Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

RIKTHEHET JETA NE BEOGRAD

Kryeqyteti i Serbise eshte rikthyer ne normalitet pas pefundimit te gjendjes se jashtezakoneshme.
By Marko Romcevic

Per gjashte jave, policia e armatosur ka qendruar neper ura dhe kryqezime rrugesh. Kontrolle te shumta jane zhvilluar neper biznese te ndryshme. Media ka vepruar praktikisht nen nje terr informative. Dhe kafenete e klubet kane qene pothuajse te boshatisura.


Por pas heqjes se gjendjes se jashtezakoneshme te vendosur pas vrasjes se kryeministrit Zoran Gjingjiq, jeta ka filluar te kthehet ne normalitet.


Presidentja ne detyre, Natasha Miciq e ka deklaruar te perfunduar krizen me 22 Prill, pas 42 dite kontrollesh dhe disa mijera arrestime, te cilat kane arritur kulmin ne ndalimin e figurave me te rendesishme te mafias te implikuara ne vrasjen e 12 Marsit.


"Njerezit kane qene te trembur gjate gjendjes se jashtezakoneshme," thote Katarina, nje shitese, "vecanerisht kur ata shihnin police me pushke pothuajse ne cdo cep te qendres se qytetit".


Qytetaret e kryeqytetit i kane mbeshtetur veprimet e policise, dhe shume njerez kane duatrokitur vendosmerine e autoriteteve per te luftuar krimin e organizuar, i cili per shume kohe ka mbizoteruar ne vend.


Nikola, nje student i ekonomise, ka thene per IWPR se ndersa "eshte habitur" nga ato qe kane arritur autoritetet gjate gjendjes se jashtezakoneshme, ai eshte i kenaqur qe tanime jane hequr shtrengimet mbi median te cilat nuk i kane lejuar asaj te njoftoje hollesi mbi hetimin per vrasjen e Gjingjiq.


"Ne fakt, jemi ngopur me deklarimet monotone te qeverise te cituara cdo dite nga te gjitha gazeat dhe stacionet televizive. Te gjitha lajmet ishin njesoj, dhe nuk mund te degjoje asgje tjeter," thote ai.


"Per tre dite me rradhe, televizionet kane transmetuar pamje te shkaterrimit te nje qendre tregtare [e cila mendohet se ka qene ne pronesi te bandes se Zemun] sikur po jepnion pamje te nje njeriu qe ecte mbi Hene".


Gjate goditjes ndaj mafias, makinat luksoze - simbole te mafias - jane pare shume rralle neper rruge, dhe gangsteret kane munguar nga klubet e klasit te larte dhe restorantet e shtrenjta.


Maja, nje tjeter studente, tani ndjehet sikur kjo krize nuk ka ndodhur kurre. "Tanime kane kaluar pothuajse dy jave, dhe mua me duket se gjerat jane kthyer ne normalitet. Klubet jane mbushur si me pare, dhe muzikantet e njohur jane rikthyer ne Beograd. Cdo gje eshte si me pare - te pakten per njerezit e thjeshte," thote ajo.


Ndersa klubet e nates dhe restorantet kane filluar te mbushen perseri si me pare, ka pak shenja te kujdesit qe tregonin njerezit ne ditet e para pas vrasjes se Gjingjiq. "Klientet bejne zhurme si me pare. Mendoja se njerezit do te beheshin pak me serioze, por mesa duket e kam pasur gabim," thote nje kamarier.


Nikola ka shprehur mendimin e shume studenteve kur ka thene per IWPR se ai mendon se vrasja ka qene nje thirrje per zgjim ndaj njerezve, duke thene se ata do te duhet te kujdesen dhe te jene te vemendeshem qe politikanet e tyre ta cojne vendin ne drejtimin e duhur.


"Nese gjithsecili prej nesh nuk permiresohet pak pas kesaj qe ndodhi, atehere e gjithe kjo do te kete qene me kot. Ne kemi perpara nje pune te veshtire dhe une shpresoj qe gjithsecili te beje perpjekjet maksimale per ta rregulluar kete vend".


Marko Romceviq eshte nje student i gazetarise ne Universitetin e Beogradit.