Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

Revolucioni I Basketbollit

Mijera demonstrues kane kerkuar doreheqjen e Miloshevicit ne nje qytet i cili deri me tani ka qene nje bastion i mbeshtetjes per Presidentin Jugosllav.
By Bojan Toncic

Ne se vala e protestave e cila po pershkallezohet tani ne Serbine e jugut ia del te rrezoje Presidentin Jugosllav Slobodan Miloshevic, largimi i tij do te hyje ne histori si revolucioni i basketbollit.


Turmat e medha te njerezve qe kane demonstruar qe prej se Henes ne rruget e Leskovacit, nje qytet ne Serbine jugore me vetem 70,000 banore, duke bere thirrje per doreheqjen e presidentit, fillimisht i filluan keto demonstrime ne pergjigje te nje deklarate te lexuar ne nje televizion lokal gjate pushimit te nje ndeshjeje te rendesishme basketbolli te ekipit kombetar e vlefshme per kampionatin Europian qe po zhvillohej ne France.


Ndersa telespektatoret po prisnin per fillimin e pjeses se dyte te ndeshjes, Ivan Novakovic, nje montazhier ne kete stacion, hyri ne studio per te transmetuar nje deklarate te rregjistruar 20 minuteshe. Ne te, ai rradhiste krimet e kryera nga autoritetet - perfshire dergimin e te rinjve nga qyteti per te luftuar nje lufte qe nuk mund ta fitonin kurre - dhe i beri thirrje banoreve lokal te demonstronin kundershtimin e tyre ne rruge per te rrezuar Zivojin Stefanovic, administratorin e rrethit.


Dashamiresit e basketbollit - nje pjese e madhe e popullsise ne kete vend shume te apasionuar pas sportit - mbeten te shtangur. Dhe megjithese autoritetet lokale kane bere publike nje deklarate te tyre po ate mbremje ne te cilen ata e pershkruanin nderhyrjen e paplanifikuar te Novakovic si nje “akt klasik armiqesor qellimi i te cilit ishte destabilizimi i gjendjes se tanishme te vendit”, tashme gjishka kishte filluar. Burgimi i Novakovic per 30 dite si denim per organizimin e demonstratave ne qytet, i nxorri perseri njerezit ne rruge diten e Marte ku ata u perleshen me policine.


Ndersa perpara luftes ne Kosove, kjo nderhyrje e rrezikeshme do te ishte kujtuar si nje shaka e parrezikeshme, nderprerja e transmetimit ka shkaktuar nje reagim te madh ne popullsine e nxehur.


Gjate javeve te fundit qe prej perfundimit te fushates se bombardimeve te NATO-s, gjendja ne Leskovac ka qene e tensionuar. Qyteti shtrihet vetem 40 km nga kufiri i Kosoves dhe 100 km nga Prishtina. Ushtaret qe kthehen nga fronti kane shfaqur simptoma te shqetesimeve te stresit pas traumatik dhe duken ne gjendje depresive, ndoshta si rezultat I krimeve te kryera ndaj Shqiptareve te Kosoves, vrasjeve dhe djegjeve te shtepive, ne te cilat ata kane marre pjese ne menyre aktive apo pasive. Shume prej tyre duken prane nje shkaterrimi nervor.


Sipas Dobroslav Nesic, presidenti i nje grupi te te drejtave te njeriut ne Leskovac, paraushtaraket besnike te Frenki Simatovic, famekeq per krimet e kryera nen urdherat e tij, shetisin neper qytet. Ushtare te dehur levizin neper rruge duke vene zjarre dhe duke qelluar ne ajer. Njerezit kane frike ti lene femijet e tyre te dalin nga shtepite.


Anetare te familjeve te ushtareve, te cilet vetem tani po degjojne per ato qe kane ndodhur me te vertete ne Kosove, jane te zemeruar. Duke qene se ata kane votuar vazhdimisht per te gjate nente viteve te fundit, tani besojne se Miloshevici i ka mashtruar.


Perpara fushates se bombardimeve te NATO-s dhe perpara se disa qindra te rinj nga Leskovaci te dergoheshin per te luftuar ne Kosove, qyteti ka qene nje nga bastionet me te forta te mbeshtetjes per Miloshevicin dhe Partine Socialiste ne pushtet. Sot, banoret e qytetit po numerojne te vdekurit e tyre dhe llogarisin demet materiale. Zemerimi I tyre po rritet gjithnje e me teper.


Statistikat e humbjeve akoma nuk jane njoftuar zyrtarisht. Megjithate, Ushtria Jugosllave I ka dhene Kishes Ortodokse Serbe nje liste me 157 emra te te vrareve, secili me nje shpjegim per rrethanat e vrasjes. Ketu perfshiheshin “vrare nga NATO”, “vrare nga Ushtria Clirimtare e Kosoves”, “vetevrasje”, “vdekje nga semundje” dhe “vdekje nga shkaqe natyrore”.


Ne mes tyre eshte nje 20-vjecar dhe dy apo tre burra vdekjet e te cileve kane lene dy apo tre femije pa baba.


Njerezit ne Leskovac thone se ata ju kundervune NATO-s per arsye te budallallekut te autoriteteve te tyre dhe se cmimi qe kane paguar ka qene teper i larte. Pjesa me e madhe e ushtareve te cmobilizuar akoma nuk kane marre pagat nga ushtria dhe familjet e tyre kane mbetur pa ndonje mjet jetese.


Per shkak te mungese se lendes se pare dhe energjise elektrike, te gjitha fabrikat e qytetit jane mbyllur, dhe nuk po kryhet as edhe ndonje pune ndertimi sezonale e cila tradicionalisht ka ndihmuar punonjesit e industrise te kene disa te ardhura shtese. Familjet jetojne me friken e dimrit sepse ata parashikojne mungesa te medha te energjise elektrike dhe inflacion te larte.


Partia Demokratike e opozites ne Leskovac kohet e fundit ka publikuar nje pamflet ku akuzohet Miloshevici per krijimin e “me teper varreve Serbe dhe humbjen e me teper territoreve te Serbise.” Me pas, dy aktivist te partise jane thirrur nga policia per pyetje; presidenti lokal i Partise Sinisa Peric ka marre disa telefonata kercenuese; dhe gjate fundit te javes, mesazhi “paralajmerimi i tradhetareve” eshte gdhendur mbi deren e zyres qendrore te partise.


Autoritetet lokale jane perjekur te qetesojne situaten duke organizuar mbremje per rezervistet dhe duke u premtuar familjeve te ushtareve te vrare se do tu jepen apartamente, dhe se femijet e tyre do te marrin grante per shkollimin e tyre. Ata jane perpjekur gjithashtu edhe te mbysin te gjitha njoftimet kunder rregjimit. Aktivistet e opozites thone se po planifikohet nje ndeshkim i gazetareve te televizionit te Leskovac.


Meqenese pothuajse e gjithe media e pavarur ne Serbi eshte ndaluar gjate muajve te fundit, aktivistet e opozites ne Leskovac kane gjetur nje menyre tjeter per te nxjerre informacionin. Tashme kane filluar te shfaqen postera neper mure ku jepen emrat e politikaneve dhe drejtoreve te firmave te cilet kane pervetesuar para. Disa postera kane dhene edhe numrin e llogarise ne nje banke te Budapestit ku ata mendohet se kane depozituar parate e fituara pa drejtesisht.


Pasi i ka dhene pothuajse mbeshtetje te pakufishme Miloshevicit gjate dhjete viteve te fundit, jugu i Serbise tani po zgjohet nga pasojat e vendimit te tij. Realiteti I kthjellet duket si nje enderr e keqe.


Bojan Toncic eshte gazetar ne Beograd dhe nje bashkepunetor i rregullt i IWPR.