Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

REFUGJATËT E FUNDIT

Derisa shumica e serbëve të cilët ikën nga ofensiva e vitit 1995 në Kroaci kanë ndërtuar jetëra të reja, gati 500 të tjerë janë ngujuar në një kamp të refugjatëve në rrethinë të Beogradit.
By Vladimir Sudar

Rruga drejtë qendrës së refugjatëve në Krnjaca, në lagjen industriale të Beogradit, është e mbushur me mbeturina. Vendqëndrimi është i rrethuar me tela, me një vendbanim të romëve dhe ndërtesa të fabrikave përreth.


Brenda kampit gjinden baraka me mure të holla. Jashtë, nuk ka asnjë hije nga dielli i pamëshirshëm i verës – asnjë pemë nuk është mbjellur aty.


“Ne e quajmë këtë kamp burg sepse gjindemi prapa gardhit me tela,” tha një refugjatë. “Nëse largohemi për më shumë se tri ditë, ne duhet ta lajmërojmë drejtuesin e vendqëndrimit dhe nëse largohemi për më shumë se pesë ditë duhet të raportojmë për këtë komisariatin për refugjatë."


Kampi i Krnjacës është shtëpi e 477 refugjatëve dhe personave të zhvendosur. Disa nga ata janë nga Bosna dhe Hercegovina apo Kosova, por shumica janë serbë të cilët kanë ikur në vitin 1995 gjatë ofanzivës kroate Operacioni Oluja me qëllim të futjes nën kontroll të rajonit të Krajinës të kontrolluar nga serbët.


Refugjatë të rinjë arrijnë gati çdo ditë në Krnjaca pasi qendrat e tjera në Serbi mbyllen dhe shumica e banorëve atje kanë lëvizur në strehime më të përshtatshme.


Krnjaca do të mbyllet e fundit, sipas drejtorit të saj, Branislav Spasic.


Banorët e kësaj qendre janë ata të cilët kanë rrethanat më të vështira - ata mund të jenë tepër të vjetër apo të sëmurë për tu kthyer në shtëpi apo të fillojnë jetë të re në Serbi. Shumë lëngojnë nga sëmundjet psikike, kanceri, diabeti, sëmundjet e veshkave dhe sëmundje të tjera.


Në temperatura prej 38 gradë, rreth dhjetë të moshuar qëndrojnë ulur pranë kabinave të tyre. Ata nuk kanë mjaft karrige për tu ulur prandaj përdorin enë të vjetra.


Anëtarët më të rinj të familjes të cilët mund të punojnë gjinden jashtë duke gjetur punë, shumica si punëtor krahu me paga të ulëta. Por ata janë teknikisht punëtorë ilegal.


“Vajza ime punoj për një ndërmarrës privat në një kantier sharrash afër këtu për tri muaj, por ajo kurrë nuk morri pagë,” u ankua gruaja në të gjashtëdhjetat e veshur në të zezë.


Refugjatët janë të zemëruar për ndihmat e pakta të cilëve iu ofrohen. Ata thonë se askush nuk kujdeset për ata – se Serbia i ka harruar ata derisa Kroacia e bënë të vështirë për ata që të kthehen atje.


“Ky është vendqëndrimi im i pestë,” tha një grua. “Kur ne arritëm në Serbi, ata na dërguan në Kosovë, dhe pastaj pas bombardimeve të NATO-s në Rakovic [një lagje e Beogradit].”


Ajo shtoj, “Dy vajzat tona studente nuk jetojnë me ne dhe e kanë vështirë të mbijetojnë në Beograd, pasi ato mezi fitojnë të paguajnë qiranë,”


Kompania ndërtuese PIM, e cila posedon kampin qëndrues, nënshkroi një kontratë me komisariatin e Serbisë për refugjatë në vitin 1993, duke hapur këtë vend për refugjatë.


Shtëpitë e ndërtuara kanë nga 16 dhoma, me hapësirë prej tetë deri 15 metra katrorë. Shumica e dhomave strehojnë tre njerëz, varësisht nga situatat familjare, kështu secili bllok strehon 30 deri 40 refugjatë të cilët ndajnë katër tualete.


Tri refugjatë kanë kryer vetëvrasje në këtë kamp në dekadën e fundit, derisa 15 fëmijë janë lindur.


Republika e vetëemëruar serbe në Krajinë, e cila përbënte një pjesë të madhe të Kroacisë jugperëndimore, u shpartallua pasi presidenti Franjo Tudjman urdhëroj një ofanzivë të madhe ushtarake me 4 gusht, 1995.


Nga 230,000 serbët të cilët jetonin në këtë rajon, rreth 220,000 ikën brenda 24 orëve. Rreth 180,000 u vendosën në Serbi, edhe pse qeveria e Sllobodan Millosheviqit në Beograd tentoj t’i ndaloj ata.


Sipas Qendrës për Dokumentim dhe Informim Veritas, një grup joqeveritar i cili avokon në emër të të zhvendosurve, 1934 serbë janë vrarë apo janë zhdukur gjatë ofanzivës.


“Operacioni Oluja është kryer si pjesë e një fushate spastrimi qëllimi përfundimtar i së cilës ishte të bëhet e pamundshme kthimi i serbëve,” tha drejtori i Veritas, Savo Strbac.


Refugjatët ankohen se ndihmat po zvogëlohen çdo vit.


“Para dimrit të kaluar, basketbollisti Sasa Djordjevic bleu disa qindra xhaketa dimri për ne – por dikush i vodhi dhe neve na ofruan mbathje të shkatërruara,” tha një grua.


Derisa refugjatët akuzojnë autoritetet për injorim, Sanda Raskovic-Ivic, ish komisionere i Serbisë për refugjatë, insiston se shteti ka dhënë kontributin e vet, duke harxhuar shuma të mëdha për vendosje, ushqim, ngrohje, energji elektrike dhe shkollim.


“Unë kuptoj se kjo nuk do të thotë asgjë për këta njerëz të cilët nuk kanë vende pune apo shtëpi të tyre, por ata janë mbështetur për dhjetë vite tani nga një shtet i cili vet është në një situatë të vështirë ekonomike,” ajo tha.


Raskovic-Ivic kujtoj se para emërimit të saj si udhëheqëse e komisariatit për refugjatë menjëherë pas rënies së Millosheviqit në vitin 2000, nuk kishte pasur strategji për menaxhimin e krizës së refugjatëve.


Pas emërimit të saj, ajo përpiloj një strategji të re e cila përfshinte ndërtimin e 670 apartamenteve për refugjatët më të varfër të kampit, dhe kredi me kushte të volitshme të cilët dëshironin të blinin një banesë.


“Një strategji e cila parasheh mbylljen e të gjitha qendrave të refugjatëve është strategji e mirë,” ajo tha. “Në vend të një jetë të mjerë në kamp refugjatësh, këtyre njerëzve iu është ofruar mundësia për t’u kthyer në shtëpitë e tyre apo për t’u integruar në shoqërinë lokale


“Qendrat e refugjatëve do të mbyllen në atë moment kur shteti do të ofroj alternativë për secilin refugjat.”


Megjithatë, ata të cilët dëshirojnë të kthehen në shtëpi pohojnë se ata pengohen nga autoritetet në Zagreb. “Kroatët nuk kanë zgjidhur problemin e kthimit të 50,000 apartamenteve të marra nga serbët,” tha Strbac.


“Besoj se nëse të drejtat e pronës do të ktheheshin tek pronarët e vjetër të këtyrë apartamenteve në Kroaci, së paku 100,000 serbë do të ktheheshin.”


Raskovic-Ivic, gjithashtu pohon se zyrtarët e Kroacisë po pengojnë kthimin e refugjatëve serb. “Zyrtarët e lartë i thirrin ata të kthehen, por autoritetet lokale tentojnë të pengojnë procesin. Të kthyerit ndonjëherë arrestohen, edhe pse më pak tani se sa në vitin 2001 kur procesi i kthimit filloj.


Derisa Kroacia thotë se 120,000 serbë janë kthyer, Raskovic-Ivic thotë se numri vetëm i referohet atyre që kanë fituar shtetësinë kroate, e jo numrin e vërtetë.


Raskovic-Ivic dhe Strbac thonë se numri i vërtetë i të kthyerve është rreth 40,000-50,000, shumica e tyre të moshuar të cilët kthehen për të jetuar vitet e fundit. Kjo, ata thonë, është arsyeja pse më shumë serbë vdesin në vit në Kroaci se sa që kthehen.


Serbët dhe kroatët do të shënojnë përvjetorin e dhjetë të Operacionit Oluja në mënyrë shumë të ndryshme. Derisa serbët nga Krajina – përfshirë ata në kampin Krnjaca – do ta kujtojnë një humbje katastrofale dhe dëbim masiv, Kroacia do ta kremtoj kremten shtetërorë të quajtur “Dita e Falënderimit të Mëmëdheut.”


Vladimir Sudar është gazetar i lirë në Beograd.