REDAKTORET MAQEDONAS RREZIKOJNE TE ARRESTOHEN

Redaktori i nje reviste te njohur ne Maqedoni, ka thene sot me 6 Shtator, se ai ka mundesi te arrestohet ne kuader te nje plani te qeverise per te arrestuar gazetaret e pavarur.

REDAKTORET MAQEDONAS RREZIKOJNE TE ARRESTOHEN

Redaktori i nje reviste te njohur ne Maqedoni, ka thene sot me 6 Shtator, se ai ka mundesi te arrestohet ne kuader te nje plani te qeverise per te arrestuar gazetaret e pavarur.

Friday, 6 September, 2002

Ministri i brendeshem, Ljube Boshkovski, ka njoftuar dje, me 5 Shtator, se ministria e tij po planifikon arrestimin e disa redaktoreve te gazetave dhe revistave me akuza se po "perhapin skenaret perendimore me qellim qe te shkaterrojne qeverine e kryeministrit Ljubcko Georgievski".


Saso Ordanoski, kryeredaktor i revistes se perdyjaveshme Forum dhe redaktor i projektit te Institutit per Raportimin e Luftes dhe Paqes, IWPR, mendon se ai eshte nje nder objektivat e Boshkovskit per tu arrestuar.


"Sot, jam informuar nga nje burim shume i besueshem se Boshkovski po finalizon listen e atyre te cilet duhet te arrestohen, dhe mesa duket emri im eshte ne krye te asaj liste," ka thene ai per IWPR.


Ordanoski ka thene se momentalisht ishte "nen nje survejim teper te forte".


Njoftimi i Boshkovskit vjen vetem pak dite perpara mbajtjes se zgjedhjeve te pergjitheshme te 15 Shtatorit ne Maqedoni dhe pas nje presioni te madh ndaj gazetareve vendas, politikaneve te opozites dhe perfaqesuesve te organizatave nderkombetare ne Maqedoni, te cilet jane akuzuar nga mediat pro qeveritare se po komplotojne per te rrezuar qeverine.


Gazetare vendas, punonjes te huaj te Organizatave jo Qeveritare dhe diplomate perendimore jane perballur me presione ne rritje ne javet e fundit perpara mbajtjes se zgjedhjeve.


Ne deklarimin e tij publik te dites se djeshme ne te cilin ai ka njoftuar arrestimet e mundeshme, Boshkovski ka thene gjithashtu se policia ka informacione se disa diplomate te huaj jane te perfshire ne nje komplot per te demtuar reputacionin e qeverise ne planin e brendeshem dhe ate nderkombetar. Mendohet se disa diplomate te huaj mund te debohen nga vendi si rezultat i ofensives se Boshkovskit.


Ordanoski mendon se ministria e brendeshme po pergatitet te shpalle nje liste personash te huaj te cilet konsiderohen persona non grata - dhe se kjo liste do te perfshije qytetarin Amerikan Agim Fetahaj, drejtorin e projektit te IWPR-se ne Shkup.


E perditeshmja Maqedonase Dnevnik ka shkruajtur, duke cituar burime te policise, se Boshkovski ka ne plan te "parandaloje disa organizata te huaja ne Maqedoni te cilat po perdorin skenare te pegatitura mire per te shkaterruar reputacionin nderkombetar te Maqedonise dhe reputacionin e qeverise se tanishme ne Shkup".


Gazetat e perditeshme shteterore Nova Makedonija dhe Vecer kete jave kane botuar nje seri te gjate artikujsh ne te cilet akuzoheshin organizata te huaja - perfshire IWPR dhe Grupin Nderkombetar te Krizave, ICG, NATO, OSBE dhe te tjera - se po nderhyjne ne ceshtjet e brendeshme te Maqedonise dhe po planifikojne te shkaktojne nje humbje ne zgjedhje te partise se Boshkovskit dhe Georgievskit, VMRO-DPMNE, Organizates Revolucionare te Brendeshme Maqedonase - Partia Demokratike per Unitetin Kombetar Maqedonas.


Ministri i Jashtem Slobodan Casule ka akuzuar, ne permjet faqeve te Nova Makedonija me 6 Shtator, gazetaret dhe drejtuesit e opozites se jane te perfshire ne nje plan kunder qeverise, duke perseritur po ato akuza te bera prej tij ne faqet e Vecer disa dite me pare.


Sipas anketimeve te fundit, VMRO-DPMNE ka shume pak mundesi per te rifituar zgjedhjet, dhe disa e konsiderojne kete vale te re kercenimesh si nje perpjekje te deshperuar per te ruajtur pushtetin, duke e ditur se nje humbje ne keto zgjedhje do te ishte me teper se vetem humbje e posteve dhe e pushtetit.


Sic eshte pershkruar me hollesi ne nje raport te fundit te ICG-se, figura te rendesishme politike jane te implikuara ne korrupsion ne nivelet me te larta te qeverise Maqedonase. Shuma te medha parash kane shkuar ne arken e partive dhe ne xhepat e zyrtareve, jo vetem nga aktivitetet e tregtise lokale por edhe direkt nga ndihmat nderkombetare. Humbja e pushtetit do te mund te thoshte humbje e kontrollit mbi keto kandale, dhe ndoshta edhe hapjen e hetimeve per akuzat per korrupsion.


Periudha ne prag te zgjedhjeve ka qene e mbushur me incidente te dhuneshme: dy police Maqedonas jane vrare me 26 Gusht; Shqiptare te armatosur kane marre peng pese civile Maqedonas per nje dite ne fund te muajit Gusht; dhe dy Shqiptare etnik jane vrare me 4 Shtator. Shperthimet e vogla dhe te shtenat e armeve jane bere nje gje e zakoneshme. Analistet vendas thone se keto veprime behen ose per te krijuar tensione te cilat do te rezultonin ne nje pjesemarrje te ulet te votuesve ne diten e zgjedhjeve (gje e cila do te shkonte ne favor te qeverise se tanishme) ose per te provokuar nje mungese te tille stabiliteti saqe mbajtja e zgjedhjeve do te behej krejtesisht e pamundur.


Ne nje deklarate te leshuar te Merkuren nga Komiteti i Helsinkit per te Drejtat e Njeriut te Republikes se Maqedonise, thuhej se ne gjendjen e tanishme, eshte e veshtire te dallohet nese disa veprime te policise jane brenda kuadrit ligjor apo ato jane te motivuara politikisht.


Macedonia
Support our journalists