Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

RAPORT INVESTIGATIV

SERBI: TE NDALUARIT NGA POLICIA ANKOHEN PER PERDORIM TORTURASH
By IWPR Balkans

Nga Dragana Nikoliq-Solomon dhe Gordana Igriq ne Londer, dhe bashkepunetoret e IWPR ne Beograd


IWPR ka mbledhur deshmi sipas te cilave te ndaluarit gjate operacionit te policise i cili ka pasuar vrasjen e kryeministrit Zoran Gjingjiq, u jane nenshtruar torturave dhe formave te tjera te keqtrajtimit gjate kohes qe kane qene te ndaluar nga policia.


Provat tregojne se keqtrajtimet e te ndaluarve kane qene me te medha se sa thuhet ne deklarimet e qeverise Serbe dhe nga ato te Kombeve te Bashkuara dhe OSBE-se.


Nje ekspert nderkombetar per te drejtat e njeriut ne Beograd i cili ka kerkuar qe emri i tij te mos permendet ka thene se rreth 30 perqind e te ndaluarve kane vuajtur keqtrajtime ne nje forme apo nje tjeter.


Operacioni i policise me emrin e koduar Kosa i cili ka cuar ne arrestimin e te pakten 10,000 veteve, eshte kryer gjate gjendjes se jashtezakoneshme te vendosur ne vend diten e vrasjes se Gjingjiq me 12 Mars dhe qe ka vazhduar deri me 22 Prill.


Hetimet jane perqendruar ne zbulimin e vrasesve dhe ne shkaterrimin e bandave kriminale. Akuza jane ngritur ndaj te pakten 3,400 personave. Me 29 Prill, autoritetet kane akuzuar 45 persona, pjesa me e madhe e te cileve anetare te bandes famekeqe te Zemun, se kane organizuar dhe kryer vrasjen e Gjingjiq.


Nje mije persona mbahen ende te ndaluar nga policia ne baze te rregullave te reja te cilat kane shkaktuar shume diskutime, sipas te cilave te dyshuarit mund te mbahen per periudha dy muaj dhe me te gjata pa u lejuar te takohen me avokatet apo anetaret e familjeve, dhe pa u marre nje vendim gjyqi ne séance degjimi para nje trupi gjykues. Pjesa tjeter jane liruar.


TREGIME PER TORTURA


Format kryesore te keqtrajtimit te cilat jane njoftuar deri me tani kane qene rrahjet e forta dhe mbytjet. Ka pasur njoftime edhe per perdorimin e goditjeve elektrike. Disa te ndaluarve u eshte bere presion te nenshkruajne dokumente ku pranojne fajesine nen efektin e torturave. Shkeljet e njoftuara kane ndodhur ne disa vende te ndryshme.


Milan Vukoviq, pronar i nje restoranti ne Beograd, eshte arrestuar me 13 Mars, nje dite pas vendosjes se gjendjes se jashtezakoneshme. I akuzuar se bente pjese ne grupin qe mendohej se kishte vrare kryeministrin, ai eshte mbajtur i ndaluar per nje muaj. Me pas eshte liruar pa u akuzuar zyrtarisht.


Vukoviq ka treguar per trajtimin qe i ka bere policia ne Makis, zyra qendrore e njesise speciale te ministrise se brendeshme e cila ka per detyre luften ndaj krimit te organizuar, prane Beogradit.


"Nje grup prej pese ose gjashte policesh te maskuar me lidhen duart pas nje karrikeje e cila ishte e gozhduar ne dysheme, dhe me vendosen nje qese ne koke," ka thene ai per IWPR. "Pas pak kohesh ndjeva qe po me mbaronte oksigjeni. Qesja mu ngjit pas fytyre, dhe nuk mbushesha dot me fryme. Kur pothuajse po mbytesha, ata e cane qesen. E perseriten kete gje dy here me rradhe".


"Ata me kerkonin qe te pranoja se isha nje kontrabandist droge, armesh dhe qe kisha vendosur gjoba njerezve te ndryshe, dhe se kisha kryer kontrabande me nafte, cigare dhe monedhe te huaj. Ata nuk me rrahen. Por kur me derguan ne burgun qendror te Beogradit, kam pare dhjetra njerez te rrahur te cilet ndodheshin ne korridoret e burgut".


Vukoviq eshte nje prej te pakteve njerez te cilet nuk kane frike te flasin mbi torturat te cilave u jane nenshtruar, pa fshehur emrin.


Nje burre i cili ka pranuar te flase per IWPR me kusht qe te mos i permendet emri ka thene se ai eshte arrestuar dhe eshte mbajtur per 30 dite. Me pas eshte liruar pa i dhene asnje shpjegim. I shqetesuar per vete dhe familjen e tij, ai nuk ka dashur te flase fillimisht, por me pas ka pranuar se eshte rrahur gjate kohes qe ka qene i ndaluar nga policia. "Ata nuk ishin banore lokale, ishin prej diku tjeter, dhe mbanin kapuce leshi ne koke," ka thene ai.


Nje numer deshmish jane mbledhur ne lidhje me nje grup njerezish nga qyteti i Krusehvac, te cilet jane akuzuar se ishin te perfshire ne krimin e organizuar. Pjesa me e madhe e tyre jane ende te ndaluar, keshtu qe IWPR ka pasur mundesi te flase vetem me avokatet dhe te afermit e atyre te cilet kane pasur mundesi te kene kontakte me jashte. Disa te ndaluar te tjere nuk kane pasur mundesi te kontaktojne me avokate qe prej arrestimit te tyre.


Bashkeshorti i Sandra Petroviq, Goran dhe vellai i saj Igor Gajiq jane arrestuar ne Krushevac me 14 Mars. Ajo ka thene per IWPR se te dy burrat jane zhdukur pa lene gjurme dhe familja nuk ka pasur mundesi te kontaktonte me ta per me teper se nje muaj. Ajo e ka takuar burrin e saj me 13 Maj, kur ai eshte nxjerre perpara nje gjykatesi hetues.


"Mezi e njoha. Ai ecte me veshtiresi dhe kishte humbur te pakten shtate ose tete kile ne peshe," ka thene ajo per IWPR.


Burri i kishte treguar se policia e kishte cuar ate ne nje pyll pasi i kishin vene nje thes ne koke me nje vrime per te marre fryme dhe past e kishin lidhur me shirit ngjites. Ata e kishin rrahur, dhe ai kishte humbur ndjenjat dy here.


Duke folur me 26 Maj, avokati Dejan Jovanoviq ka thene se Goran Petroviq i kishte treguar atij te njejten histori, dhe se ai dhe te ndaluar te tjere kane thene se ata "jane rrahur ne menyre shume te eger". Avokati ka thene se ata "kishin pasoja te dukeshme fizike dhe mendore". Ai ka thene se Petroviq kishte pesuar nje demtim te shtylles kurrizore.


Kur Sandra Petroviq ka pare vellain e saj Igor, ai kishte humbur mbi 10 kile. Ajo ka thene se edhe ai ishte derguar ne pyll pasi i kishin vene nje thes ne koke. Vellai i saj i ka thene se policet i kishin hedhur uje ne trup dhe i kishin dhene goditje elektrike me tela te zhveshur. Ai kishte kerkuar qe gjykatesi hetues te perfshinte kete deklarim ne raportin e tij.


Sipas Sandras, pasi i kane rrahur, te dy burrat jane derguar ne rajonin e policise ne Krushevac, ku u jane marre deklarimet. Ata me pas jane transferuar nga burgu Cuprija per ne Beograd me urdher te prokurorit special per krimin e organizuar. Atje ata jane zhdukur pa asnje gjurme, deri sa familja me ne fund i ka gjetur me ndihmen e dy avokateve.


Violeta Kojiq, burri i se ciles Vladan eshte arrestuar gjithashtu ne Krushevac me 14 Mars, ka thene per IWPR se ai ishte rrahur rende dhe tani kishte veshtiresi te ecte. Ajo ka thene se gjendja e tij fizike dhe mendore ishte e rende, dhe se ai ishte perpjekur dy here te priste damaret e duarve, dhe se ishte derguar ne Spitalin Ushtarak ne Beograd.


Avokati i Kojiq, Momir Vuckoviq, e ka mbeshtetur tregimin e saj. "Nuk kam pare kurre ne jeten time nje njeri te rrahur aq keq," ka thene ai ne nje interviste per IWPR me 25 Maj. "Nuk ka as edhe nje pjese te trupit te tij ku te mos kete hematoma".


Ai ka konfirmuar per IWPR se klienti i tij eshte perpjekur te vrase veten, dhe se Kojiq i ka thene se "Me mire te vras veten se sa te me vrasin ata".


Pas ndalimit te tij prej 60 ditesh, Kojiq dhe te tjere jane transferuar ne Beograd me urdher te prokurorit special i cili merret me ceshtjet e krimit te organizuar. Avokatet nuk jane informuar.


Nje person i trete, Slavoljub Markoviq, i arrestuar ne te njejten kohe me Kojiq dhe Petroviq eshte lejuar te takohet vetem nje here me avokatin e tij mbrojtes.


"Klienti im nuk i ngjan me personit qe une kam njohur perpara se te arrestohej. Ai ka probleme mendore dhe eshte perpjekur te vrase veten," ka thene avokati, i cili ka kerkuar te mos permendet me emer, per IWPR me 26 Maj.


"Ai me ka treguar se i kane cuar ne nje pyll," ka thene gruaja e Markoviq, Emina. "Ne koke i kishin vendosur nje thes, dhe aty e kane qelluar me teper".


"E kam pare burrin te Premten e kaluar ne burgun e hetuesise ne Krushevac," vazhdon ajo. "Pothuajse nuk e njoha. Ai kishte humbur 12 kile dhe hunden e kishte te thyer. Ne rrobat qe kam marre nga burgu kishte shenja gjaku. Pantallonat e tij ishin grisur ne lartesine e gjunjve, ndoshta ngaqe e kane detyruar te qendroje ne gjunje.


"Burri me tha se e kishin rrahur kater here - dy heret e fundit pasi ishte hequr gjendja e jashtezakoneshme. Ai thote se ata jane perpjekur te sigurojne nje deklarim fajesie per gjera qe nuk i ka bere, duke perdorur tortura".


Te pakten Markoviq eshte takuar me avokatin e tij. Avokati ka thene per IWPR se Zivorad Zivkoviq, i cili ndodhet ne burgun e Krushevac qe prej tre muajsh nuk eshte lejuar te takohet me ndonje avokat mbrojtes. Pasi ka kaluar 30 dite i ndaluar, ai eshte mbajtur i ndaluar edhe per 60 dite te tjera ne baze te ligjit te miratuar nga parlamenti ne muajin Prill.


Raste abuzimesh jane njoftuar edhe nder 45 njerezit e akuzuar per pjesemarrje ne vrasjen e Gjingjiq. IWPR ka marre informacione per dy nga keta persona nga nje ekspert nderkombetar i te drejtave te njeriut. Nje prej tyre ka te beje me nje person nga Beogradi i cili ka qene duke fjetur ne apartamentin e tij kur Njesia Speciale Anti Terror e ministrise se brendeshme, SAJ, e ka arrestuar.


As ai dhe as dy te tjeret te cilet kane qene ne apartament nuk kane degjuar policine te hynte ne apartament. Policia e ka zgjuar dhe "ka filluar te me qelloje me shkelma dhe me shkopinj. Kjo ka zgjatur per 15 deri 20 minuta. Ata kane bere te njejten gje edhe me dy te tjeret - nje prej tyre ka lagur pantallonat per shkak te rrahjeve". Deshmitari eshte derguar me pas ne nje rajon policie dhe eshte akuzuar me pas.


FORMA TE TJERA TE KEQTRAJTIMIT


Deshmi te tjera te mbledhura nga IWPR kane te bejne me forma te abuzimit dhe trajtime degraduese pervec dhunes fizike.


Pagjumesia njoftohet se eshte aplikuar ndaj Svetlana Raznatoviq, nje kengetare e njohur dhe vejusha e drejtuesit para ushtarak Zeljko "Arkan" Raznatoviq. E njohur ndryshe edhe me emrin Ceca, ajo ka thene per ekspertet nderkombetare se policia nuk e ka lejuar te fleje per 35 ore rresht duke e marre ne pyetje me turne pa nderprerje. Slobodan Pazin, nje ish zyrtar i policise i cili eshe marre me rastet e krimeve te renda ne Beograd, ka thene se ai nuk eshte lejuar te fleje per te pakten 40 ore ne te njejten menyre. Te dy keta jane arrestuar gjate Operacionit Kosa, dhe ndodhen ende te ndaluar.


Nje avokat i njohur ne Beograd duke folur ne gjendje anonimiteti ka thene per IWPR se per mendimin e tij e gjithe procedura e ndalimit ka qene nje keqtrajtim me dashje.


"A nuk eshte torture kur nje njeri hidhet ne nje bodrum dhe lihet pa asnje kontakt me familjen e tij dhe boten e jashteme per dite me rradhe? Njerezit nuk jane lejuar te bejne dush apo te nderrojne nderresat per 30 dite," ka thene ai.


"Shume prej tyre jane liruar pasi kane kaluar jave te ndaluar pa i pyetur askush gjate gjithe asaj kohe.


"Gjeja qe kane degjuar me teper nga policia si pjese e torturave psikologjike ka qene: 'Ju jeni kriminele, dhe nuk keni asnje te drejte.".


Ai ka vazhduar: "Une kam folur me nje njeri i cili ka kaluar 22 dite ne bodrumin e rajonit te policise ne Zemun. Atij nuk i kane dhene fare ushqim gjate tre diteve te para, dhe nuk kishte me se te mbulohej gjate nates ku flinte ne nje stol ne nje qeli me xhama te thyer. Ai eshte liruar pa u marre asnje here ne pyetje dhe pa u akuzuar".


Shume njerez te tjere nuk kane pranuar te flasin per IWPR. Ne disa raste per te cilat IWPR ka mbloedhur informacion, viktima ne fjale ndodhej ende ne burg. Ne keto raste, deklarimet jane marre nga avokatet dhe bashkeshortet e tyre. Ata te cilet jane liruar nuk kane pasur deshire te flasin duke pasur frike se do te ri arrestohen apo nga ndonje forme tjeter viktimizimi. Pjesa me e madhe e atyre te cilet kane folur, kane pranuar te flasin pa dhene emrat.


Pervec mbledhjes se deklarimeve nga deshmitaret, IWPR ka folur edhe me nje numer ekpertesh vendas dhe nderkombetare te cilet punojne ne sistemin e drejtesise te Serbise apo jane te perfshire ne monitorimin e shkeljeve te te drejtave te njeriut. Ne ndryshim nga raporti i botuar nga OSBE dhe Komisioni i Larte i Kombeve te Bashkuara per te Drejtat e Njeriut, UNHCHR, per te cilet do te flasim me poshte, keto burime kane treguar se problemet kane qene te medha.


PUSHTETI I POLICISE PER TE ARRESTUAR DHE MBAJTUR TE NDALUAR


Thuhet se ka pasur shkelje per sa i perket nje numri te madh arrestimesh te kryera sipas rregullave te reja te cilat lejojne mbajtjen e fshehte te personit te ndaluar per deri ne dy muaj. Praktika te tilla do te thone qe te ndaluarit te mos kene asnje mundesi per te komunikuar dhe per te pasur ndihmen e nevojeshme ligjore ne periudhen perpara formulimit te nje akuze zyrtare kriminale.


Pjesa me e madhe e shkeljeve jane njoftuar pikerisht ne kete faze. Pasi te dyshuarit akuzohen dhe transferohen nga rajonet e policise ne nje burg, ata mund te vizitohen nga nje doktor i cili eshte i detyruar te dokumentoje demtimet fizike.


Ne nje rast te njoftuar per IWPR, anetaret e nje organizate nderkombetare kane pare nje document te tille kur ata kane hetuar rreth nje te burgosuri te vecante (te cilin nuk kane arritur ta vizitojne). Dokumenti thoshte se i ndaluari kishte pasur nje nxirje te syrit dhe hematoma ne shputat e kembeve te cilat tregonin se ai ishte rrahur.


Disa burime nga sistemi i drejtesise, profesioni ligjor dhe organizmave nderkombetare kane thene per IWPR se pjesa me e madhe e keqtrajtimeve fizike kane ndodhur gjate arrestimeve apo periudhes se ndalimit paraprak. Keto burime thone se SAJ ka qene nje nder njesite qe ka shkelur me teper ligjet.


"Pothuajse te gjithe ata te cilet kane rene ne duart e SAJ u jane nenshtruar torturave," ka thene nje prej ketyre burimeve.


Fuqite e dhena policise per te ndaluar persona te dyshuar kane ardhur fillimisht nga nje urdher urgjent i cili eshte nenshkruar nga presidentja ne detyre e Serbise, Natasha Miciq, kur eshte vendosur gjendja e jashtezakoneshme. Ky urdher i jepte te drejte policise te ndalonte cilindo qe konsiderohej se "rrezikonte sigurine e qytetareve te tjere te republikes" dhe ti mbante ata te ndaluar per nje periudhe kohe deri ne 30 dite. Gjate asaj kohe te dyshuarit nuk lejoheshin te takonin nje avokat, te dilnin para nje gjykatesi, apo te kontaktonin me familjen e tyre.


Urdheri ka skaduar me perfundimin e gjendjes se jashtezakoneshme, por me 11 Prill, parlamenti i Serbise ka ndryshuar legjislacionin per krimin e organizuar duke i dhene policise nje pushtet edhe me te madh. Tani policia mund te mbaje te dyshuarit per nje periudhe deri 60 dite pa i lejuar ata te kontaktojne as avokatin dhe as familjen. Gjykatesi hetues mund te urdheroje gjithashtu ne raste te vecanta edhe zgjatjen e kesaj periudhe edhe per 90 dite te tjera.


Ne disa raste, te dyshuarit jane ndaluar fillimisht ne baze te urdherit te gjendjes se jashtezakoneshme por jane mbajtur ne ndalim ne baze te ligjit te ri, keshtu qe shume prej tyre nuk kane mundur te kontaktojne me nje avokat per tre muaj.


Human Rights Watch, ka thene se mbajtja e te dyshuarve ne izolim per nje kohe te gjate perben nje shkelje te standarteve nderkombetare. "Specialistet e Gjykates Europiane per te Drejtat e Njeriut kane percaktuar se edhe ndalimi i dikujt per nje periudhe me te shkurter se ajo qe eshte praktikuar ne Serbi ne kushte izolimi, eshte nje shkelje e konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut," thuhej ne nje deklarate te organizates te leshuar me 10 Maj.


Te dyshuarit lejohen te takohen me nje avokat mbrojtes vetem kur ata jane nxjerre para nje gjykatesi hetues. Ata me te cilet IWPR ka folur kane thene se ata jane lejuar te takohen vetem per nje kohe te shkurter me klientet dhe nje pjese e tyre me pas jane transferuar ne qendra te tjera burgimi pa u njoftuar avokatet. Autoritetet kane ushtruar presion ndaj nje numri avokatesh qe ata te nenshkruanin nje premtim sipas te cilit ata do te mbanin konfidenciale materialet e dosjeve.


Zerat se gangsteret e njohur kane qene pas vrasjes se kryeministrit kane bere qe ne Serbi te kete pak simpati per ta. Kjo mungese interesi tregohet edhe jashte vendit, ku tronditja e shkaktuar nga vrasja, aprovimi per goditjen kunder krimit, dhe nje deshire per te mbeshtetur demokracine ende te brishte duket se kane nenvleftesuar shqetesimet ne lidhje me fatin e personave te arrestuar.


Por Konventa Nderkombetare e Kombeve te Bashkuara per te Drejtat Politike dhe Civile, e cila ndalon torturat dhe "trajtimin mizor, jo human apo fyes", nuk ben dallim ndermjet te dyshuarve te cilet mund te jete fajtore dhe atyre te cilet jane te pafajshem.


Kodi penal i Jugosllavise i cili eshte tani ne fuqi ne Serbi dhe Malin e Zi nuk e ndalon ne menyre te qarte perdorimin e tortures. Por neni 190 i ketij kodi thote se "zyrtaret te cilet, gjate ushtrimit te detyres, perdorin forcen, kercenimet apo masa te tjera te ndaluara apo metoda me qellim per te siguruar nje pranim apo ndonje deklarim tjeter nga personi i akuzuar, deshmitari, persona te tjere, denohen me tre muaj deri pese vjet burgim". Dhe Neni 191 gjithashtu percakton te njejtin afat burgimi per zyrtaret te cilet "shkaktojne dikujt vuajtje serioze fizike apo mendore, kercenojne apo fyejne dike, apo sillen ne ndonje menyre tjeter e cila demton dinjitetin njerezor te personit".


PERGENJESHTRIMI ZYRTAR


Autoritetet Serbe kane thene ne menyre te vazhdueshme se nuk ka pasur shkelje serioze te te drejtave te njeriut.


Rasim Ljajiq, minister i te drejtave te njeriut dhe te pakicave i Serbise dhe Malit te Zi, ka thene per IWPR se ne disa raste njerezit mund te jene rrahur gjate arrestimit - por kjo nuk ka ndodhur ne shkalle te gjere, dhe as nuk ka perbere nje shkelje sistematike te te drejtave te njeriut.


Ai ka kundershtuar akuzat per perdorim torturash. Edhe pse disa njerez jane rrahur ne momentin e arrestimit, askush nuk eshte rrahur gjate kohes qe ka qene i ndaluar, ka thene ai.


Duke iu referuar vizites se grupit te OSBE dhe UNHCHR ne nje burg ne muajin Prill, Ljajiq ka thene se "Nese ne do te ishim fajtore, nuk do ti lejonim ata te vizitonin burgun".


Ljajiq ka thene se ministria e tij kishte hapur nje linje telefonike ne te cilen njerezit mund te telefononin per te njoftuar mbi shkelje te te drejtave te njeriut.


Kur IWPR ka telefonuar ne ministrine e brendeshme te Serbise me 3 Qershor pasi nuk ka marre asnje pergjigje per pyetjet e derguara me faks ne lidhje me akuzat, zedhenesi Kolonel Vladan Coliq, ka thene se "Organizatat nderkombetare te cilat kane vizituar te ndaluarit e kane dhene vleresimin e tyre. Ministria nuk ka asgje per te shtuar".


Megjithese njoftimet e para per keqtrajtime te te ndaluarve kane dale vetem disa dite pas 12 Marsit, autoritetet u jane pergjigjur vetem zerave qe kane dale pasi me 7 Prill organizata e mbrojtes se te drejtave te njeriut, Human Rights Watch, me qender ne SHBA, i ka derguar nje leter qeverise Serbe duke kerkuar prej saj nderprerjen e mbajtjes ne izolim te te dyshuarve te ndaluar.


Ministri i drejtesise, Vladan Batiq, eshte pergjigjur me nje mohim te thjeshte. "Asnje mase si forca, mashtrimi apo veprime ne kundershtim me ligjin nuk jane marre ndaj personave te ndaluar," ka thene ai.


Nje dite pasi eshte bere publike letra e Human Rights Watch, zevendes kryeministri Cedomir Jovanoviq u ka thene gazetareve se nuk kishte "aresye per tu shqetesuar" dhe se "policia, prokuroret dhe gjykatat po punojne ne perputhje me ligjet dhe kompetencat e tyre".


Per te theksuar bindjen e tij se shqetesimet e Human Rights Watch kane qene te pabazuara, Jovanoviq ka bere edhe nje deklarate te habiteshme: "Gjate javes se kaluar, perfaqesues te OSBE, Keshillit te Europes dhe BE kane vizituar burgun qendror ne Beograd dhe kane pare nga afer se ne cfare mase mbrohen te drejtat e njeriut atje".


Kjo deklarate me pas eshte mesuar se ka qene krejtesisht e pavertete. Ne ate kohe, asnje perfaqesues i organizatave te huaja nuk ishte lejuar te vizitonte ndonje burg. Te pakten nje organizate e rendesishme kishte kerkuar ne fakt leje per te vizituar burgun, por nuk kishte marre pergjigje gjate tre javeve pas vendosjes se gjendjes se jashtezakoneshme.


"Une jam habitur me faktin qe zevendes kryeministri Jovanoviq kishte kete informacion. Ne kemi kontrolluar dhe kemi dijeni se asnje organizate nderkombetare nuk ka bere ndonje vizite te tille," ka thene nje zyrtar nga kjo organizate.


"Edhe dy apo tre dite pas deklarimit te Jovanoviq, ne kemi marre nje leter zyrtare ku thuhej se ne nuk mund te vizitonim burgun sipas kushteve qe kishim kerkuar," ka thene ai, duke shtuar se organizata e tij kishte pasur mundesi te pakufizuara te vizitonte burgjet ne Serbi gjate kohes qe Sllobodan Millosheviq ka qene ne pushtet.


EKIPI NDERKOMBETAR VIZITON BURGJET


Te gjendura perballe nje presioni te fuqishem nderkombetar, autoritetet jane detyruar te bejne leshime. Me 14 dhe 15 Prill, me teper se nje muaj pas vendosjes se gjendjes se jashtezakoneshme, perfaqesues te UNHCHR, misionit te OSBE ne Beograd dhe Zyres per Institucione Demokratike dhe te Drejta te Njeriut te OSBE, ODIHR, kane vizituar burgun qendror dhe rajonin qendror te policise ne Beograd. Ne nje raport te perbashket mbi rezultatet paraprake te kesaj vizite, te botuar me 13 Maj, keto organizata kane njoftuar per dy raste te mundeshme torture dhe nje numer problemesh te tjera.


"gjate vizites, delegacioni ka degjuar akuza dhe ka pare prova te torturave dhe keqtrajtimit te pakten ndaj dy te ndaluarve. Ka qene e pamundur te kontrollohej vertetesia e ketyre deklarimeve, por delegacioni mendon se eshte e rendesishme qe te ndaluarit te kene mundesi te paraqesin keto ankesa dhe te presin qe ankesat e tyre te merren ne konsiderate sa me shpejte te jete e mundur," thuhej ne raport.


Ekipi gjithashtu ka thene se "periudhat e gjate te ndalimit se bashki me kushtet jo normale te ndalimit per shume te burgosur kane qene trajtime degraduese".


Deklaratat publike te bera nga OSBE kane treguar nje deshire per te kufizuar kritikat ndaj qeverise Serbe. Me 17 Prill, menjehere pas vizites ne burg, shefi i misionit te OSBE-se ne Serbi dhe Malin e Zi, Maurizio Massari, ka thene per median Serbe se ekspertet e OSBE nuk kane regjistruar as edhe "nje shkelje te vetme te rendesishme" apo fakte "vecanerisht te pafavoreshme" ne lidhje me kushtet e te burgosurve. Massari nuk ka marre pjese ne viziten ne burg dhe rajonin e policise.


Zedhenesi i OSBE-se Rory Keane ka thene per IWPR se organizata e tij ka pasur akses te pakufizuar me te burgosurit dhe se ata nuk kishin marre asnje ankese direkte as gjate dhe as pas heqjes se gjendjes se jashtezakoneshme.


A ESHTE ZBUKURUAR RAPORTI?


Raporti i perbashket i UNHCHR dhe OSBE ka denuar procedurat e ndalimit, por sipas tij provat e siguruar nuk perbejne nje abuzim fizik sistematik. Megjithate, nje anetar i delegacionit ka thene per IWPR se raporti perbente nje kompromis te arritur nga UNHCHR, OSBE dhe ODIHR, dhe se kishte zbutur tonet e kushteve te verteta qe anetaret e delegacionit kane gjetur.


"Ajo qe kemi pare ne ishte vertete e tmerrshme. Askush nuk duhet lejuar te rrahe dike," ka thene burimi. "Kushtet ne izolim kane qene aq te keqia saqe ato kane perbere nje torture me vete. Ne nuk mundeshim as te merrnim fryme ne keto dhoma keshtu qe kemi folur me te ndaluarit ne dhoma te tjera".


I njejti burim ka konfirmuar rezultatet e torturave fizike ndaj te ndaluarve dhe ka thene se ata mezi kane arritur te njohin disa prej ketyre te ndaluarve.


"Nje prej te ndaluarve, me shenja keqtrajtimi fizik qe ishin te dukeshme edhe 20 dite pas arrestimit te tij, ka thene per delegacionin se ai dukej si nje 'njeri elefant' pasi e kishin rrahur heren e pare," ka thene burimi.


HUMAN RIGHTS WATCH NUK LEJOHET TE VIZITOJE TE NDALUARIT


Gjithsesi, dyert e burgut jane hapur vetem per OSBE dhe OKB. Organizata jo qeveritare Qendra Ligjore Humanitare dhe Komiteti i Helsinkit per te Drejtat e Njeriut ne Serbi nuk jane lejuar. Po ashtu, nuk eshte lejuar as Human Rights Watch. Ne nje deklarate e bere nga kjo e fundit me 14 Maj thuhet se "Nje muaj pas premtimit per te lejuar takimin e Human Rights Watch me te ndalurit, autoritetet tani duket se po bejne sa kane mundesi te bllokojne kete vizite".


Bogdan Ivanisheviq, nje perfaqesues i Human Rights Watch ne Beograd, ka thene per IWPR se organizata e tij nuk eshte lejuar te hyje ne burgun qendror per te biseduar me te ndaluarit, megjithese ajo ka marre leje per nje vizite te tille nga ministri i drejtesise.


"Kjo te ben te mendosh se qeveria Serbe nuk po lejon Human Rights Watch te intervistoje te ndaluarit, vecanerisht po te kemi parasysh raportin e pergatitur nga UNHCHR dhe OSBE, i cili citon edhe nje akses te kufizuar ndaj te ndaluarve dhe shpreh shqetesime dhe kritika serioze ne lidhje me kushtet e keqia te burgimit dhe plaget e shkaktuara te ndaluarve," ka thene Ivanisheviq.


MOSDENIMI I POLICISE DHE GJYKATAT


Megjithese eshte pranuar se ka pasur raste te izoluara qe kane ndodhur ne fazat fillestare te procedurave te ndalimit, qeveria nuk ka ndermarre asnje veprim, me aq sa ka dijeni IWPR, per te hetuar mbi veprimet e forcave te saj te rregullta dhe atyre speciale. Sipas Nenit 2 te Konventes kunder Torturave, vendet qe kane nenshkruar ate jane te detyruara te "marrin masa te efekteshme legjislative, administrative, gjyqesore apo te tjera per te parandaluar torturat".


Te pandehurit ne gjyqet qe do te zhvillohen do te permendin ndoshta perdorimin e torturave, dhe nje numer rastesh mund te nderpriten ne seancen e pare ose ne apel. Kjo do te vendoste ne nje situate te pakeanqeshme qeverine ne perpjekjet e saj per te crrenjosur krimin e organizuar, dhe ne perpjekjet per te bindur institucionet Europiane se po afron kuadrin e saj ligjor dhe praktikat e saj ne perputhje me standartet e BE ne pritje per anetaresim ne kete organizem.


"Shume gjera duhet te dalin ende ne drite. Heret apo vone, ajo qe ka ndodhur me te ndaluarit gjate fazes se gjendjes se jashtezakoneshme do te paraqitet ne gjykate ne Strasburg. Ky vend do te paguaje shume kompensime," ka thene burimi i IWPR ne ekipin nderkombetar i cili ka vizituar burgun e Beogradit.


Nje person i arrestuar gjate Operacionit Kosa, Mihajlo Coloviq, po planifikon tanime te ngreje akuza ndaj Dejan Joksimoviq, shef i policise ne qytetin qendror te Serbise ne Arandjelovac. Te dhenat e gjykates perfshijne edhe deklarimet e Coloviq se Joksimoviq e ka rrahur me nje tel telefoni, e ka qelluar me grusht, e ka goditur me nje shkop bejzbolli, ne nje perpjekje per ta detyruar ate te bente nje akuze ndaj nje personi tjeter. Coloviq ka thene pwr IWPR se atij i ka plasur daullja e veshit gjate rrahjes dhe se ai ka pasur nevoje per kujdes mjeksor.


Beogradi gjithashtu do te perballet me presione per te rishikuar ligjet te cilat i japin shume pushtet policise.


"Per shkak te nenit per ndalimin per 60 dite, vendi une mund te perballet me probleme nga institucionet nderkombetare," ka thene Profesor Momcilo Grubac, nje figure e njohur e legjislacionit penal. "Meqenese ne jemi anetare te Keshillit te Europes, cdo qytetar i cili eshte perballur me shkelje te tilla mund te drejtohet gjykates se te drejtave te njeriut ne Strasburg".


Dragana Nikoliq-Solomon eshte Ndihmes Redaktore dhe Gordana Igriq eshte Drejtuese e Projektit per Ballkanin e IWPR ne Londer.