Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

Rambouillet Dhe Pas Saj: Pse nuk Pranoi UCK-ja ne Rambouillet

UCK nuk pranoi sepse shpreson te jete me e fuqishme si politikisht ashtu edhe ushtarakisht ne bisedimet qe do te vazhdojne ne Mars. Ata vazhdojne te vonojne arritjen e nje marreveshjeje duke kerkuar pavaresine, por rrezikojne te humbasin mbeshtetjen Peren
By IWPR

Qe ne fillim, delegacioni Shqiptar -- i Kryesuar nga Ushtria Clirimtare e Kosoves (UCK)--i kuptoi bisedimet ne Rambouillet si fillimi i nje procesi politik qe do te conte ne te ardhmen ne pavaresi. Grupi i Kontaktit, vecanerisht Shtetet e Bashkuara te Amerikes, besonin se Rambouillet do te ishte shtytesi qe me ne fund do te conte ne bombardimin e objektivave ushtarake Serbe nga ana e NATO-s.

Shqiptaret dhe Grupi i Kontaktit kishin te njejtin mosbesim ndaj Beogradit se ai do te pranonte ndonje marrveshje pa perdorimin e forces ushtarake nga ana e Perendimit. Nderkaq delegacionet Shqiptare dhe Serbe ishin qe te dy te kompromentuar nga fakti qe vendimi perfundimtar per secilen pale nuk merrej ne Rambouillet por respektivisht ne Prishtine dhe Beograd.

Vendosja e Hashim Thacit, 29 vjecar, perfaqesues i UCK-se, ne krye te delegacionit Shqiptar shkaktoi debat rreth faktit se cili eshte zeri kryesor ne mes te Shqiptareve per ceshtjen e Kosoves. Gjate bisedimeve, Ibrahim Rugova i Lidhjes Demokratike te Kosoves (LDK) u la me nje ane, ndersa Thaci u be njeriu me i rendesishem. Megjithate, gjate dy javeve, mbeti velloja e misterit rreth faktit se cili komandon aktualisht UCK, per t`u pakesuar vetem gjate javes se dyte te bisedimeve.

Per habine e Washingtonit dhe te anetareve te tjere te Grupit te Kontaktit, Thaci nuk pranoi te nenshkruaje asnje marreveshje e cila nuk permbante nje klauzole per nje referendum per pavaresine. Me keshillen e udheheqesit te vjeter Shqiptar Adem Demaci, i cili deri te Marten e fundit konsiderohej vetem si nje zedhenes i UCK-se, i riu Thaci refuzoi te nenshkruante marrveshjen e propozuar. Sipas burimeve brenda delegacionit, nga 14 delegatet Shqiptare (perfshire pese nga UCK-ja), Thaci ishte i vetmi i cili kundershtoi nenshkrimin e marreveshjes. Duke qene se ishin kujdesur shume per Thacin, SHBA u gjenden ne nje pozicion te veshtire kur pane se Demaci, e vetmja figure e rendesishme qe nuk pranoi te merrte pjese ne kete valle ishte ai qe praktikisht ishte ne krye te orkestres. Ne momentet e fundit, u pergatit nje formule qe shpetonte fytyren e te gjitheve, sipas te ciles ishte arritur nje pranim paraprak nga ana e Shqiptareve te Kosoves, por per shkak te UCK-se marrveshja nuk ishte nenshkruar.

Kjo vonese per te nenshkruar perfaqeson nje loje bixhozi te rendesishme per UCK-ne. Pa asnje dyshim, manovra e UCK-se, te pakten per momentin, i ka lidhur duart NATO-s. Por UCK-ja priste, qe pavaresisht nga fakti ne se arrihet apo jo nje marrveshje ne Rambouillet, Beogradi do te niste nje ofensive te re ne Kosove pas perfundimit te bisedimeve. Nga kjo pike veshtrimi, dukej qe nenshkrimi i nje marreveshje qe nuk parashikon pavaresine nderkohe qe ne terren do te shperthejne luftime te reja, nuk do te kishte kuptim. Por UCK-ja po rrezikon sepse edhe po te kete luftime te ashpra ndermjet UCK-se dhe forcave Serbe, UCK-ja e re dhe e perforcuar do te gjendej ne mes te ketyre luftimeve. [Shih. Rreziku i Bisedimeve, nga Fron Nazi, Balkan Crisis Report, Nr. 2]. Ne rast se ndodh kjo, UCK-ja mendon se deri ne bisedimet e tjera, ajo do te jete ne nje pozite me te forte per te negociuar per pavaresi.

Ne te njejten kohe, te ndergjegjshem per deshtimin e tyre per te paraqitur nje front te besueshem te bashkuar ne Rambouillet, UCK dhe LDK kane rene dakort per te formuar nje qeveri te re (ne hije). Ne strukturen e re te propozuar, Rugova do te mbetet President, ndersa Thaci i UCK-se do te jete Kryeminister. Ai qe do te humbase eshte Bujar Bukoshi, Kryeministri i tanishem jashte vendit, i cili qe prej vitit 1992 eshte izoluar nga Rugova dhe konsideruar si nje ndeshkim per UCK-ne. Ai do te perjashtohet, dhe per me teper, do te ktheje kontrollin e rezervave financiare te mbledhura jashte vendit (te cilat llogariten nga shume njerez se jane rreth 300 milion USD) qeverise se re. Ndersa UCK-ja dhe LDK-ja gjejne pika te perbashketa takimi, sprova e vertete do te jete mbajtja bashkuar e UCK-se dhe parandalimi i percarjes ne mes perkrahesve te linjes se ashper (pavaresi ose asgje) dhe te moderuarve (te cilet mund te lene me nje ane pavaresine ne kembim te prezences se trupave tokesore te NATO-s).

Per te qetesuar Perendimin, luftetaret e rinj te UCK-se te shnderruar ne politikane, kerkuan dy jave kohe per te bindur Shqiptaret ne Kosove per te pranuar marrveshjen. Shume vezhgues besojne se Shqiptaret do ta nenshkruajne marreveshjen ne kembim te vendosjes se trupave te NATO-s ne terren. Por ketu qendron reziku i tyre me i madh politik. Ceshtja eshte se deri ne cfare shkalle arrin vendosmeria e Perendimit per te dislokuar trupa pas zhgenjimit te pesuar ne Rambouillet. Tashme, ne SHBA, Senatoret Bob Smith, Republikan nga New Hampshire, dhe Kay Bailey Hutchinson, Republikan nga Texas, kane paraqitur nje rezolute kunder dergimit te trupave Amerikane ne Kosove.

Fron Nazi eshte nje redaktor i vjeter i IWPR.