Rambouillet Dhe Pas Saj: Akoma Duke Praktikuar Procesin E Paqes
Humbja me e dukeshme nga Rambouillet eshte besueshmeria nderkombetare. Konsensusi i dobet qe u arrit per afatin e dhene nga NATO mund te mos arrihet me ne Mars. Ne se Miloshevici nuk pranoi ne Rambouillet, cfare do ta bindete ate te pranoje vetem disa jav
Rambouillet Dhe Pas Saj: Akoma Duke Praktikuar Procesin E Paqes
Humbja me e dukeshme nga Rambouillet eshte besueshmeria nderkombetare. Konsensusi i dobet qe u arrit per afatin e dhene nga NATO mund te mos arrihet me ne Mars. Ne se Miloshevici nuk pranoi ne Rambouillet, cfare do ta bindete ate te pranoje vetem disa jav
Ndryshimi ndermjet nje shkaterrimi te plote dhe nje deshtimi te argumentueshem ne bisedimet mbi Kosoven ne France ishte vetem nje ore.
Gjate gjithe dites se fundit te bisedimeve mbi Kosoven ne Rambouillet, zedhenesi Amerikan James Rubin mbajti buzeqeshjen e tij prej nje nxenesi te shqetesuar perpara nje provimi, duke u perpjekur te tregonte anen pozitive te asaj cka dukej si nje humnere e thelle. Pas 17 dite bisedime intensive dhe nje presion te madh me ane te kercenimeve per bombardime te NATO-s kunder Jugosllavise, mundesite per nje marreveshje dukeshin te pakta. « Paqja nuk eshte nje ngjarje, » i kishte deklaruar Rubin turmes se gazetareve pasdite, « eshte nje proces ».
Kjo ishte nje deklarate e jashtezakoneshme pikerisht nga ata njerez te cilet ishin arkitektet e te gjithe « evenimentit te paqes » ne Rambouillet. Konferenca ishte organizuar me nxitim pas rreth nje muaji nga masakra e kryer ne Racak, dhe puna e veshtire pergatitore per arritjen e nje marreveshjeje ishte zevendesuar me teper me kercenime per leshimin e raketave me rreze te gjate veprimi.
Ne se bisedime te ngjashme, me dyer te mbyllura kishin qene te sukseseshme per Bosnjen dhe Irlanden e Veriut, pse mos ti bihej shkurt dhe te provoheshin edhe per Kosoven ? Ne fakt, nje takim i planifikuar i Shqiptareve te Kosoves ne Viene, teper i rendesishem per te percaktuar nje platforme te unifikuar Shqiptare per krizen, u parakalua nga Rambouillet. Por me shpresen qe Shqiptaret e Kosoves do te pranonin pothuajse gjithcka--ne bisedimet e vjeshtes se kaluar Amerikanet pothuajse nuk i konsultuan fare Shqiptaret--fuqite Perendimore besuan se me fund ata e kishin futur Presidentin Jugosllav Slobodan Miloshevic ne nje qoshe te ringut. Te pranonte nje marreveshje mbi Kosoven brenda afatit, ose te ndeshkohej nga NATO-ja.
Por ne kohen e daljes se Rubin me thenien « paqja eshte nje proces » ne Place de la Liberation, ndermjetesuesit nuk kishin asgje ne duar. Jugosllavet, te udhehequr nga Presidenti Serb Milan Milutinovic, por qe jepnin llogari drejt e tek Miloshevici, po e refuzonin vendosjen e NATO-s ne Kosove--te quajtur si parakushtin e cdo marreveshje te qenesishme. Natyrisht, edhe pavaresia ishte e pamundur.
Megjithate, zhgenjimi i madh (dhe surpriza) per komunitetin nderkombetar, ishte mos pranimi i Shqiptareve. Hashim Thaci, 29 vjecar, nje komandant i Ushtrise Clirimtare te Kosoves (UCK) dhe kryetar i delegacionit te Shqiptareve te Kosoves, nuk pranonte te nenshkruante asgje--pavaresisht nga kercenimet, te pakten keshtu qarkullonin zera, se SHBA do te etiketonte zyrtarisht UCK-ne si « nje orgnizate terroriste » ne se ajo nuk pranonte programin e paraqitur.
Natyrisht qe celesi ishte pavaresia : Shqiptaret kerkonin nje gjuhe qe do te lejonte legjitimitetin per nje referendum mbi statusin e provinces pas periudhes tre-vjecare te protektoratit nderkombetar. Megjithate, e nje rendesie te vecante ishte edhe statusi i vete UCK-se, e cila sipas dokumentit te paraqitur do te carmatosej dhe shperndahej. Shume prej detajeve te mareveshjes politike kane te bejne kryesisht me rivendosjen e autonomise ne Kosove dhe me zvogelimin ne minimum te mundesive te forcave Serbe per te shtypur Shqiptaret ne province. Por sidomos kur Beogradi nuk pranonte te nenshkruante komponentin e rendesishem ushtarak te mareveshjes, perfaqesuesit e UCK-se nuk kishin ndermend te nenshkruanin perfundimin e luftes se tyre.
Pra kjo ishte endra e keqe e ndermjetesuesve. Per sa kohe qe edhe Shqiptaret refuzonin marreveshjen, kercenimi i bombave te NATO-s mbi Miloshevicin--skenari i kerkuar nga Ministri i Jashtem Britanik Robin Cook dhe Sekretarja e Shteti Madeleine Albright--behej i paqarte. Kur edhe afati i fundit po « skadonte », gjashte ministrat e jashtem te mbledhur, dhe gazetaret te cilet po niseshin drejt gazermave ushtarake per konferencen e fundit per shtyp, Rubin perseri kerkonte kohe. Por nuk ishte arritur nje marreveshje, dhe e gjithe kjo histori u duk si nje rremuje e vertete. Telefonet celulare te gazetareve ishin te zene me njoftimet e fundit mbi luftime te reja ne Kosove, dhe ne horizont po dukej nje lufte e re Ballkanike.
Ne kete rast, Rambouillet u shpetua vetem nga nje fjali e pergatitur me shume art ne momentin e fundit nga Veton Surroi, nje redaktor i njohur i gazetave ne Kosove, i cili kishte punuar me pare edhe me BBC-ne, dhe per nje kohe te gjate kishte qene nje aktivist politik. Christopher Hill, Ambasadori Amerikan ne Maqedoni dhe ndermjetesuesi kryesor i bisedimeve, u perpoq per nje terheqje te fundit te Shqiptareve me shprese se edhe Thaci do te pranonte kete zgjidhje. Surroi nenvizoi rendesine e arritje se nje « Po-je » te bashkuar, dhe propozoi nje formule te veshtire me te cilen do te binin dakort te gjithe : « Delegacioni i Kosoves me konsensus deklaron se ai mund ta nenshkruaje Marreveshjen pas dy javesh pas konsultimeve me popullin e Kosoves dhe institucionet politike dhe ushtarake. » Pranimi ne heshtje ne dhome tregoi se kjo formule mund te funksiononte.
Kjo dhe dy pika te tjera rreth ceshtjeve te sigurimit dhe referendumit te ardheshem per pavaresi u shtypen me shpejtesi dhe kopje te shumta ne Anglisht u printuan per ministrat qe prisnin me padurim, perpara se te printohej versioni ne Shqip per vete delegatet Shqiptare.
Pak minuta me vone, Sekretari i Jashtem Robin Cook do te njoftonte « nje marreveshje substanciale » ndermjet paleve, me detaje mbi « zbatimin » e marreveshje te cilat do te vendoseshin ne nje konference tjeter, qe do te mbahet ne France me 15 Mars. Albright shpalli se, « Kriza e Kosoves e cila ka zgjatur kaq shume, me ne fund po zgjidhet ».
Mire, ne se paqja eshte nje proces, ky eshte nje fare procesi. Ne rastin me te keq, Miloshevic ka fituar perseri. Kur vetem disa dite me pare, forcat ushtarake po mobilizoheshin per sulm, ai shpetoi pa rene dakort per asgje. Per me teper, ai ka konfirmuar edhe nje here, mbeshtetjen Perendimore per synimin e tij kryesor politik per ruajtjen e paprekur te kufijve te Jugosllavise. Edhe disa jave gjakderdhje ne terren perpara bisedimeve te reja do te percajne konsensusin e dobet ndermjet Shqiptareve. Megjithese e artikuluar me shume art, fjalia e Surroit i le te gjitha opsionet e hapura.
Mund te thuhet se, perkrahesit e vijes se ashper te UCK-se kane vendosur nje predominim politik ne mes te Shqiptareve te Kosoves. Natyrisht, dominimi i krahut paqesor te udhehequr nga Rugova, i cili u duk se nuk ishte me nje faktor ne Rambouillet, ka mbaruar.
Perendimi i nxehur duke bere fajtor « te dyja palet » (hijet e Bosnjes) dhe i kenaqur qe te pakten i dha nje shans Kosoves, shume lehte mund te laje duart nga kjo ceshtje dhe te lejoje spiralet e luftes. Eshte koha per te fshire skenaret makabre te nje lufte ne front te gjere ne Ballkanin e jugut. Ndalesa tjeter, Maqedonia.
Kjo humnere nuk eshte e paevitueshme, megjithate, dy javet e ardheshme do te jene percaktuese. « Ne beme sa mundem », tha Hill i cili dukej teper i lodhur ndersa ne ikje e siper dha nje interviste per nje grup gazetaresh, « dhe mendoj se kemi bere shume ». Ne fakt hapesira qe ofroi Rubin fshiu titujt e gazetave qe mund te ishin edhe me te keqinj te nesermen. Por paqja eshte ne te vertete nje proces, dhe ne se Rambouillet ka hapur ne fakt nje rruge per negociata konstruktive, kjo eshte nje arritje e rendesishme. Ka pasur konferenca te panumerta per Bosnjen perpara asaj me kryesores se Dayton-it e cila me ne fund pushoi luften.
Manaxhimi i keq i delegacionit te Kosoves--dhe pavendosmeria e tyre--ishin gabime strategjike. Por ne se nje marrveshje perfundimtare--dhe firmat e UCK-se--mund te sigurohen gjate javeve te fundit, do te jete arritur shume ne mes te delegacionit Shqiptar. Si shume grupe te tjera te nendheshme apo disidente ne vendet post-komuniste, Shqiptaret jane shume me teper nje levizje nacionaliste se sa politike, dhe Rambouillet mund te kete ndihmuar edhe vete tranzicionin e tyre politik.
« Negociatat e verteta ishin ndermjet kraheve civile dhe atij ushtarak te Shqiptareve », tha me vone nje Shqiptar prane delegacionit, « dhe krahu civil fitoi. » Pyetja tjeter eshte se kur do te shnderrohet UCK-ja ne Parti Clirimtare te Kosoves ? Ne fakt, nje nga shqetesimet kryesore te Thacit u zgjidh nepermjet nje marreveshje per te mos kerkuar shkrirjen e UCK por per t`a transformuar ate ne nje force profesionale policie/sigurimi--edhe vete Cook hodhi idene e nje force multi-etnike te mundeshme.
Nderkohe, Beogradi e sheh veten ne pozicion te veshtire dhe me sa duket ka pranuar nje fare vete qeverisje te Shqiptareve, dhe nje fare forme te nje prezence ushtarake nderkombetare ne Kosove. Zevendes Kryeministri Vuk Draskovic, kameleoni i madh i politikes Serbe, ka filluar te flase rreth « asistences nderkombetare » per « carmatosjen e terroristeve ». Ne rast se kjo gjuhe sinjalizon nje fushate te Miloshevicit per te gjetur nje aresye per pranimin e trupave brenda Serbise, ndoshta takimi i ardheshem ne mes te Marsit ne Normandi mund te sjelle nje marreveshje te mundeshme. T`i kerkosh Miloshevicit te pakesoje kontrollin e vertete mbi Kosoven brenda nje sesioni te shkurter negociatash eshte shume e veshtire.
Edhe ne se forca duhet te jete nje pjese e rendesishme e procesit te negociatave, udheheqesit Ballkanike nuk e pelqejne idene e dorezimit para kercenimeve kaq lehte. Veshtiresit kryesore te komandimit dhe kontrolli mbeten : Beogradi do OKB, Amerikanet insistojne per NATO-n, por ndoshta edhe ketu mund te gjendet ndonje emertim i ri per te qepur nje arrne kompromisi.
Humbja me serioze nga Rambouillet ndoshta eshte ne anen nderkombetare. Washingtoni dhe Londra paten shume veshtiresi ne arritjen e perbashket te nje pranimi te afatit per nderhyrjen e NATO-s heren e pare, dhe ndoshta ata nuk do te mund ta bejne te njejten gje perseri.
Gjate konferences per shtyp ne mbyllje te konferences se Rambouillet, pyetjet e gazetareve u dhane Albright dhe Cook mundesi te madhe per te folur per kete ceshtje, por ata ne menyre te dukeshme e anashkaluan. I kudondodhuri Rubin me vone u tha gazetareve se sapo Shqiptaret te nenshkruajne presioni ushtarak ndaj Beogradit do te rikthehet. "Eshte ne dore te tyre [Shqiptareve] ta bejne ate », tha Rubin.
Nga ana e tyre, te pakten nje burim prane delegacionit Shqiptar theksoi se ata presin te marrin mbeshtetje te gjithaneshme per marrveshjen e tyre paraprake. Pastaj ceshtja per te bindur Miloshevicin, insistoi ai, « do te jete edhe nje here problem i NATO-s ». Por heshtja e ministrave per kete ceshtje flet shume. Dhe nese kercenimi per bombardime ka qene gjithmone i pasigurte dhe mos bindes, tani qe eshte shtyre (dhe sipas Beogradit tejkaluar), eshte e veshtire te kuptohet se cfare menyrash te tjera mbeten per t`i bere presion Miloshevicit per te pranuar nje marrveshje. Ne se ai nuk pranoi ne Rambouillet, cfare do te mund te binde ate qe te pranoje vetem disa jave me vone ?
Eshte folur shume rreth koincidimit ne kohe te krizes ne Kosove, me 50-vjetorin e krijimit te NATO-s kete pranvere. Shume analiste kane argumentuar se shtytja kryesore e Perendimit per te arritur nje marreveshje eshte kryesisht shmangia e prishjes se festimeve nga njoftimet per gjakderdhje ne familjen Europiane. Ne kete kohe natyrisht do te flitet shume per paqen 50-vjecare ne Europe. Megjithate, edhe pas Rambouillet reziqet e mungeses se stabilitetit ne Kontinent mbeten teper te larta. Cilido qe te jete rezultati i bisedimeve, pas nje gjysem shekulli duke u praktikuar me procesin e paqes, duket se Aleanca ka akoma disa mesime per te mesuar.
Anthony Borden eshte Drejtor Ekzekutiv i IWPR.