RADIKALËT E NOVI SADIT HUMBIN IMAZHIN E PASTËR

Përkundër premtimeve se do të luftojnë korrupcionin, Radikalët e Novi Sadit duket se do të qeverisin sikur paraardhësit e tyre.

RADIKALËT E NOVI SADIT HUMBIN IMAZHIN E PASTËR

Përkundër premtimeve se do të luftojnë korrupcionin, Radikalët e Novi Sadit duket se do të qeverisin sikur paraardhësit e tyre.

Gjashtë muaj pas marrjes së qeverisjës së nacionalistëve radikal Partia Radikale Serbe, SRS, në Novi Sad, minoritetet në rajonin e Vojvodinës ende pyeten se a kanë ardhmëri afatgjate në këtë vend.


Megjithate shumë duken të shliruar që partia ka lënë prapa retorikën militante, dhe se nuk ka mundësi që gjërat të kthehen në vitet e errëta 1990, kur shumë kroatë dhe hungarez u detyruan të emirgrojnë.


“Ne nuk frikësohemi. Pse të frikësohemi?” pyet Erszika 47 vjeçare me përkatësi hungareze. “Ne jetojmë mirë me fqinjët tanë. Askush nuk e besdisë askend.”


Maja Gojkovic, një zyrtare e lartë e SRS, morri pozitën e kryetarës së komunës së Novi Sadit në tetorin e kaluar, pas mposhtjes së Borislav Novakoviqit, rivalit të saj kryesor nga partia e moderuar Partia Demokratike, DS, me vetëm 700 vota.


Erszika punon në një kafene në Telep, pjesë e Novi Sadit ku shumë hungarezë jetojnë dhe punojnë. Në këtë pjesë të qytetit, shumë pak votues votuan për Radikalët, njerëzit e rëndomtë ngurojnë të komentojnë publikisht rreth ndërrimit të qeverisjes në qytet.


Ngurimi i tyre për të folur është i kuptueshëm duke marrur parasysh kujtimin e ngjarjeve të nëntëdhjetave, kur SRS qeveriste Novi Sadin në koalicion me Partinë Socialiste të Serbisë, SPS, të udhëhequr nga Sllobodan Millosheviq.


Atëherë, lideri i Radikalëve Vojisllav Sheshel i cili tani ballafaqohet në Hagë me akuza për krime lufte, publikoj listën e qytetarëve kroat të cilët më pas u larguan me forcë nga Vojvodina.


“Shumë njerëz lëshuan Vojvodinën atëherë,” kujton Erszika. “Tani po shpresojmë se Radikalët kanë ndërruar. Ata kanë premtuar se nuk do të na bezdisin, dhe për momentin ashtu është.”


Në dallim prej Sheshelit, kryetarja e komunës Gojkovic i tha IWPR-së se ajo ishte lindur dhe rritur në një rreth të njerëzve me prapavija të ndryshme nacionale dhe religjioze dhe se nuk dëshironte që askush të ndihej keq për faktin se ajo po e udhëheqte qytetin.


“Unë përsonalisht ndihem përgjegjëse nëse vetëm një qytetar i Novi Sadit ndihet i rrezikuar për shkak të përkatësisë së tyre religjoze apo politike,” tha Gojkovic.


Megjithate, Aleksandar Popor, udhëheqës i Qendrës për Rajonalizim në Novi Sad, një OJQ e cila mbshtetë bashkëpunimin rajonal dhe iniciativat civile në Ballkan, tha se deklaratat e tilla nuk kanë bërë shumë për të ndërruar imazhin e partisë së saj.


Me marrjen e qeverisjes së qytetit nga Radikalët, tha Popov, projektet të cilat synojnë avancimin e bashkëpunimit rajonal, si motërzimi i Novi Sadit me Osjekun në Kroaci dhe Tuzllën në Bosne dhe Hercegovinë, janë rrezikuar.


Pasi Gojkovic morri përsipër udhëheqjen, homologu i saj në Tuzëll, Jasmin Imamovic, tha se ai nuk do të bashkëpunonte me autoritetet Radikale në Novi Sad për shkak të pjesëmarrjes së tyre në luftë.


Radikalët nuk kanë fituar vota vetëm në bazë të profilit të qartë nacionalist. Antikorrupcioni ishte çështje kryesore në fushatë dhe SRS premtoj të pastronte qeverisjen e qytetit dhe ndihmoj policinë dhe gjyqësinë që të dënoj personat që gjinden fajtorë për korruptim.


“Sinqeritet!” deklaronin reklamat e vendosura nga partia gjatë fushatës së zgjedhjeve.


“Unë votova për Radikalët pasi ata premtuan të luftojnë korrupcionin dhe krijojnë vende pune për të papunësuarit,” tha 32 vjeçari Darko. “Unë votova për Majën pasi ajo ishte e jona, një grua e lindur dhe rritur në Novi Sad nga një familje e rrespektuar avokatësh.”


Gojkovic siguroj IWPR se ajo kishte përmbushur ato premtime. Ajo kishte “hapur të gjitha dyert” ajo tha, dhe kishte hapur të gjitha arkivat e qytetit për hetime (edhe pse askush nuk është akuzuar për korrupcion si rezultat i kësaj).


Kryetarja gjithashtu theksoj me mburje “demilitarizimin” e Novi Sadit, projekt ky i filluar pas marrjes së emrimit të saj në këtë pozitë. Kjo kishte të bëntë me nënshkrimin e një kontrate me ministrinë e mbrojtjes sipas të cilës armata premtonte tërheqjen e trupave nga rajoni i Novi Sadit.


Largimi i tyre do të liroj një hapsirë të madhe të pronës dhe ndërtesave, të cilat janë të vendosura në vende mjaft të kërkuara.


Sipas analistëve politik, SRS është larguar nga politika e vjetër e nxitjes së konflikteve rreth çështjeve të nacionalizmit, por politika e tyre rreth pastrimit të qeverisë së qytetit nuk është aq e pastër.


Një aspekt ku politika e partisë Radikale është në pikëpytje ka të bëjë me patronazhin politik.


Në kundërshtim me premtimet e tyre të fushatës, menjëherë pas arritjes së mazhorancës në kuvendin komunal me ndihmën e Partisë Socialiste te Serbisë, koalicioni i ri qeverisës filloj ndarjen e pozitave udhëheqëse në kompanitë publike vetëm në mes të anëtarëve të saj.


Goran Vasic, udhëheqës i degës së DS për Novi Sad, i tha IWPR-së se Radikalët dhe aleatët e tyre filluan shumë shpejtë të punësojnë njerëzit e tyre në kompanitë publike të cilat vetëm kishin shumë punëtorë, edhe përkundër premtimeve se do të bënin të kundërtën.


“Nepotizmi dhe lidhjet familjare janë forcat kryesore këtu, dhe kështu njerëzit që punësohen në këto punë shpesh nuk kanë shkollimin dhe ekspertizën e mjaftueshme,” tha Vasic.


Gojkovic mohon këto akuza. “Këto deklarata rreth nepotizmit dhe si punëtorët nuk kanë ekspertizën e nevojshme janë vetëm një promovim i opozitës,” ajo tha.


“Opozita nuk po tenton të mirret me çështje serioze për të mirën e qytetit,” ajo shtoj. “Humbja e qeverisë ishte e dhimbshme për opozitën dhe ankesat e tyre burojnë nga lëngimi për humbjet e të kaluarës.”


Si një shembull të ndërshmërisë së partisë së saj, ajo citoj dorëheqjen e Milosh Vucicevic si kryesues i bordit të Farmacistëve.


Menjëherë pas emërimit të babait të tij, Zoranit, si anëtar Radikal i asamblesë komunale, ai dha dorëheqje për të mos lejuar akuzat rreth nepotizmit.


Opozita ka ankesa të tjera.


Ajo instiston se asambleja komunale është krijuar në mënyrë ilegale sepse procedura nuk është rrespektuar. Katër muaj pas ankesës, opozita ende nuk ka marrur ndonjë përgjigje.


Gjithashtu ka protestuar kundër largimeve dhe emërimeve të motivuara politikisht në stacionin lokal televiziv, Apolo, i financuar nga qyteti.


Dy gazetarë u larguan në shkurt pasi u shpallën “surplus teknik”, derisa disa të tjerë vullnetarisht u larguan pasi Sasa Adamovic, një gazetar relativisht i panjohur, dhe anëtar i SRS, u emërua drejtor.


Gojkovic vetëm është ballafaquar me mediat, duke ndërruar fjalë të rrepta me të përditshmën rajonale të Novi Sadit, Dnevnik, tani në pronësi të gjigantit medial gjerman WAZ.


Në një letër të rreptë të drejtuar për Dnevnik, ajo akuzoj gazetën për një fushatë kundër saj dhe se i shërbente intereseve të partive opozitare.


Dnevnik mohoj këto akuza, duke u përgjigjur se Gojkovic po tentonte të ndikonte në politikën editoriale të mediave.


Goran Vasic nënvizoj si problem të posaçëm humbjen e investimeve të huaja në Novi Sad, kjo si rezultat i profilit të dobët të SRS jashtë vendit.


Ai ilustroj këtë me kujtimin e festimeve të Ditës së Qytetit me 1 shkurt, kur gati asnjë nga musafirët e thirrur nga qytetet e motërzuara nuk i’u përgjigjën ftesës.


Dimitrije Boarov, një analist ekonomik nga Novi Sadi, gjithashtu ka frikë se investimet e huaja në qytet mund të humben derisa Radikalët janë në qeverisje.


Derisa SRS kundërshton politikën pro-Evropiane të qeverisë, Evropa mbetet vendi i vetëm prej nga mund të vijnë investorët potencial, thotë ai.


“Edhe nëse Radikalët fillojnë sot të ndërrojnë qëndrimin e tyre ndaj Evropës, dhe këtë ende nuk e kanë bërë, Evropa nuk do të ndërronte qëndrimin ndaj tyre edhe për një kohë,” Buarov tha për IWPR.


Gojkovic nuk pajtohet duke shtuar se investorët nuk janë të brengosur se Radikalët janë në udhëheqje të qytetit. “Shumë është bërë për të hapur qytetin ndaj të huajve,” deklaroj ajo për IWPR.


Ajo theksoj vizitat e shpeshta të delegacioneve të huaja dhe faktin se buxheti i qytetit për këtë vit do të përqendrohet në investim.


“Nga i gjithë buxheti prej 10.6 bilion dinarësh, më shumë ses 6 bilion do të investohen ne infrastrukturë publike,” ajo tha.


Në anën tjetër, diplomatët e huaj ende ngurojnë të krijojnë kontakte publike me zyrtarët e SRS.


Kur Michael Polt, ambasadori amerikan për Serbi dhe Mal të Zi, vizitoj Novi Sadin para disa javësh, ai refuzoj të takohet me Gojkovic.


Sipas mediave, bojkoti nënvizonte politikën e Amerikës që “mos të bashkëpunoj me partitë politike të cilat kundërshtojnë bashkëpunimin me tribunalin ndërkombëtar për krime lufte.”


Shumica e qytetarëve të Novi Sadit si duket nuk anojnë as nga Radikalët e as nga opozita. Dalja e qytetarëve në zgjedhjet e fundit lokale ishte vetëm 35 përqind, që do të thotë se shumica e votuesve qëndruan në shtëpi.


Bojkotimi i votuesve është pasojë e “paraqitjes së dobët të kualiteteve politike”, sipas Pavel Domonji, nga Komiteti i Helsinkit për Drejta të Njeriut, që nënvizon zhgënjimin e votuese si me nacionalistët ashtu edhe me bllokun e ashtuquajtur demokratik.


“Ata të gjithë janë të njejtë,” ishte një përgjigje tipike e një gruaje 50 vjeçare, e cila kishte humbur vendin e punës në bankën shtetërore. “Ata gjejnë punë për familjet dhe miqët e tyre, derisa njerëzit e tjerë mezi ia dalin të mbijetojnë.”


Dinko Gruhonjic është udhëheqës i agjensisë së lajmeve Beta në Novi Sad.


Frontline Updates
Support local journalists