QEVERIA E RE E BOSNËS ZHGËNJEN
Shenjat janë të pakta se qeveria e udhëhequr nga SDS është e gatshme të kënaq komunitetin ndërkombëtar me arrestim të dyshuarve për krime lufte.
QEVERIA E RE E BOSNËS ZHGËNJEN
Shenjat janë të pakta se qeveria e udhëhequr nga SDS është e gatshme të kënaq komunitetin ndërkombëtar me arrestim të dyshuarve për krime lufte.
Emërimi i nacionalistit Pero Bukeljoviq si kryeministër i entitetit serb të Bosnës duket se nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e krizës së pafund rreth kërkesavë të bashkësisë ndërkombëtare për reforma dhe arrestim të dyshuarve për krime lufte – e cila detyroj paraardhësin e tij, të moderuarin Dragan Mikereviq, të jep dorëheqje nga ky post.
Analistët thonë se qeveria e re e udhëhequr nga Partia Demokratike Serbe, SDS, do të jetë edhe më e kokëfortë rreth bashkëpunimit për reforma institucionale – posaqërisht në polici dhe mbrojtje – të cilat Zyra e Përfaqësuesit të Lartë, OHR, është duke shtyer para me qëllim përforcimit të Bosnës dhe Herzegovinës për bashkangjitje eventuale në NATO dhe Bashkim Evropian.
Republika e Srpska, RS, ka kohë deri në prill që të përmbush dy kërkesa kryesore ndërkombëtare: dorëzimin e të dyshuarve kryesor për krime lufte dhe zbatimin e reformave në sektorin e sigurisë.
Me 10 janar, Presidenti i RS-së Dragan Caviq emëroj ish ministrin e industrisë dhe anëtarin e SDS Bukeljoviqin, për kryeministër, tri javë pasi që bisedimet e liderëve të partive serbe dështuan në zgjidhjen e vakuumit politik.
Mikereviq dha dorëheqje me 17 dhjetor, një ditë pasi Përfaqësuesi i Lartë Paddy Ashdown urdhëroj largimin e nëntë komisionerëve të policisë dhe shefave të qeverisë lokale në RS dhe deklaroj gjithashtu se entiteti do të duhej ti dorëzonte niveleve shtetërore të Bosnës kontrollin mbi policinë dhe ushtrinë.
Për Ashdown ishte e qartë se sankcionimi i mëtejshëm ishte i nevojshëm pasi aplikimi i Bosnës për t’u bashkangjitur Programit të NATO’s për Partneritet dhe Paqe, PIP, u refuzua për të dytën herë në samitin e organizatës në Bruksel me 8 dhjetor.
Arsyetimi për mospranimin e Bosnës në PIP, ishte i njejtë si ai i dhënë gjatë samitit të fundit të NATO-s në Stamboll me 28 qershor – mungesa e bashkëpunimit nga entiteti serb me tribunalin e Hagës për krime lufte. Dy të dyshuarit kryesor – ish lideri serb i Bosnës Radovan Karagjiq dhe kryekomandanti i tij gjenerali Rakto Mlladiq – janë ende në në arrati, dhe supuzohet se të dy kalojnë një pjesë të kohës së tyre në RS.
Veprimet e kaluara nga Ashdown – posaçërisht shkarkimi nga detyra në korrik i 58 zyrtarëve të SDS përfshirë këtu edhe liderin Dragan Kaliniq – nuk rezultoj në përmirësime të dëshiruara rreth bashkëpunimit me tribunalin.
Vendimi që forcat policore dhe ushtarake të këtij entiteti të kalojnë nën përgjegjësinë e shtetit të Bosnjës ka për qëllim krijimin e institucioneve te centralizuara të cilat mund ti përballojnë problemet e këtilla.
Vendimi i Përfaqësuesit të Lartë në dhjetor ishte pika e fundit për Mikereviqin, i cili sikurse politikanët e tjerë të RS, është kundër centralizimit të institucioneve të Bosnës dhe krijimit të një shteti më të fortë. Ndryshe nga homologët e tyre në Federatë, politikanët serb të Bosnës dëshirojnë të mbajnë kompetencat e dhëna çdo entiteti në marrëveshjen e Dejtonit më 1995, marrëveshje e cila vendosi pikat kushtetuese të cilat tani janë në fuqi.
Gjatë dorëheqjes së tij, Mikereviq tha se vendimi i Përfaqësuesit të Lartë ishte një përpjekje për të ndikuar në ndërrimet kushtetuese të cilat ai “ngurronte ti implementoj”.
Mikereviq ishte anëtar i Partisë për Progres Demokratik, PDP, e cila ishte partner koalicioni së bashku me SDS.
Në shenjë të pakënaqësisë ndaj marrjes së kompetencave të Republikës Serbe, politikanët serb të Bosnjës reaguan ndaj dorëheqjes së kryeministrit me nënshkrimin e “marrëveshjes për veprim të koordinuar politik” me 22 Dhjetor.
Pika kryesore e marrëveshjes ishte denoncimi kundër çfarëdo ndërrimeve kushtetuese në Republikën Serbe dhe shtetin e Bosnës pa aprovim të përbashkët të tri nacionaliteteve të vendit – serbëve, muslimanëve dhe kroatëve.
Këto parti gjithashtu deklaruan se do të ofrojnë mbështetjen e tyre në krijimin e një qeverie të re. Por SDS dhe Aleanca e Demokratëve të Pavarur Socialist, SNDS, nuk arritën marrëveshje rreth përbërjes se kabinetit të ri, dhe rreth kohëzgjatjes së veprimit të tij.
Kjo shtyri Presidentin Caviq që të emëroj anëtarin e SDS-it Bukeljoviq për kryeministër – vendim të cilin parlamenti i RS-së duhet të aprovoj – dhe gjithashtu e urdhëroj të krijoj qeveri të re.
Gjykuar nga deklaratat nga SDS dhe PDP-ja dhe partitë e tjera si Partia Patriotike Demokratike, Partia e Pensionistëve dhe Partia Radikale Serbe, Bukeljoviq do të arrij të siguroj shumicën e nevojshme në parlament për krijimin e qeverisë së re. Me 11 janar Presidenti Caviq u deklarua se përfundimi do të jetë një qeveri minoritare në të cilën SDS do të ketë rol dominues.
Emërimi i Bukeljoviqit u kritikua ashpër si rezultat i vendosmërisë së partisë së tij për të mbajtur lidhjet me luftën e kaluar, dhe gjithashtu kritikët përmendin periudhën 2000-2002 kur ai ishte ministër i industrisë, e cila koincidoj me një rënie të jashtzakontë në prodhim.
Caviq mohoj këto kritika dukë thënë, “Ne në SDS nuk kemi vrarë apo plaçkitur askend, dhë në katër vjetët e fundit në kemi vërtetuar se jemi në gjendje të implementojmë reforma. Ne fuqimisht i hodhëm poshtë të gjitha pohimet se SDS dhe kryeministri i emëruar nga kjo parti nuk janë të gatshëm apo të pranueshëm për të udhëhequr me këtë qeveri”.
Megjithate, fakti se SDS do të udhëheq me polikën e këtij entiteti nuk duket se do të kënaq komunitetin ndërkombëtar. Gjithashtu nuk pritet që qeveria e re të punoj më shumë në arritjen e kushteve të vendosura nga komuniteti ndërkombëtar.
Këtë javë Lordi Ashdown vendosi muajin prill si afat për arrestimin e të dyshuarve të akuzuar nga tribunali – mbi të gjitha Karagjiq dhe Mladiq – dhe paralajmëroj se dështimi në këtë rast do të rezultoj në një raund tjetër të sanksioneve. Samiti i ardhshëm i NATO-s gjithashtu pritet të mbahet në fillim të muajit prill.
Ka mjaft mosbesim se politikanët e SDS-it do ti përmbushin këto kushte, apo se do të ndërtojnë marrëdhënie frutdhënëse me qeveritë perëndimore të cilat janë duke bërë trusni për progres të mëtejmë.
Qeveria e Shteteve të Bashkuara, për dallim nga qeveritë e Bashkimit Evropian, ka thënë qartë se nuk dëshiron të bashkpunoj me SDS-in, dhe në dhjetor ndaloj hyrjen e të gjithë anëtarëve të SDS-it për në SHBA.
Nebojsha Radmanoviq, nënkryetari i SNDS-it, e cila kundërshton qeverinë e udhëhequr vetëm nga SDS, tha për IWRP se një parti që “nuk gëzon kurfarë kredibiliteti” ndër komunitetin ndërkombëtar nuk do të zbatoj kërkesat e këtij komuniteti.
“Si një qeveri e ngarkuar me një të kaluar të asociuar me SDS, dhe me njerëz hyrja e te cilëve ndalohet në SHBA, nuk do të jetë në gjendje ti përballoj obligimet të cilat priten të përmbushen nga ky kabinet,” thotë ai.
Liderët e partive të tjera kundër një qeverie të dominuar nga SDS ndajnë mendim të njejtë. Lideri i Partisë Socialiste Petar Djokiq tha se “për çdo parti që i bashkohet SDS-it në qeverinë e re, kjo do të jetë një puthje e vdekjes.”
Sipas Marko Paviq, liderit të edhe një partie kundër udhëheqjes qeveritare nga SDS, Aleanca Nacionale Demokratike, DNS, si pasojë e kësaj rrjedhoje Republika Serbe do të vazhdoj në drejtim i cili vetëm ka dështuar.
“Politikat e ndjekura deri me tani - të cilat kanë rezultuar në dësfata – janë ringjallur përmes Pero Bukeljoviqit,” thotë ai.
Tanja Topiq, një analiste politike në zyrën e Fondacionit Friedrich Ebert në Bosnje, është skeptike se një kabinet i udhëhequr nga Bukeljoviq do të mund të arrij shumë, edhe në qoftëse kërkesat rreth arrestimit të të dyshuarve kryesor do të ishin më fleksibile.
“Edhe nëse Përfaqësuesi i Lartë tërheq kërkesat e tij që Republika Serbe të arrestoj Karagjiqin dhe Mlladiqin në afat të caktuar, do të ketë obligime të tjera të cilat kjo qeveri nuk është në gjendje të përmbush,” tha ajo.
Gordana Katana është një korrespondent i rregullt i IWPR nga Banja Lluka.