QENDRIMI I UASHINGTONIT PER GJYKATEN NDERKOMBETARE I VESHTIRE POR I DREJTE
Mosmarreveshjet ndermjet SHBA dhe BE per ceshtjen e ICC kane shkaktuar shqetesim ne vendet e Ballkanit, por ne fund te fundit Uashingtoni ka te drejte.
QENDRIMI I UASHINGTONIT PER GJYKATEN NDERKOMBETARE I VESHTIRE POR I DREJTE
Mosmarreveshjet ndermjet SHBA dhe BE per ceshtjen e ICC kane shkaktuar shqetesim ne vendet e Ballkanit, por ne fund te fundit Uashingtoni ka te drejte.
Ndersa Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Europa ende nuk kane sheshuar mosmarreveshjet ne lidhje me luften ne Irak, duket se po zien nje mosmarreveshje tjeter. Nen presion nga Uashingtoni, perfshire edhe kercenime per te nderprere ndihmen ushtarake, 42 vende ne te gjithe boten kane pranuar te mos dorezojne qytetaret Amerikane ne Gjykaten Nderkombetare te Krimeve, ICC, e cila ka anetaresuar 139 shtete nenshkruese te statutit te saj (90 nga te cilat e kane ratifikuar). BE, e zemeruar nga ajo qe e konsideron si sjellje Amerikane e cila demton gjykaten, po pergjigjet me presione te medha nga ana e saj.
Perplasja ndermjet Europes dhe SHBA ne lidhje me ICC ka shkaktuar shqetesim ne shume vende, vecanerisht ne ato te Ballkanit. Te gjitha republikat e ish Jugosllavise kane perfituar si nga nderhyrjet Amerikane ashtu edhe nga ndihma e BE-se. Te gjitha keto vende synojne te anetaresohen ne NATO dhe BE. Te zgjedhin ndermjet Uashingtonit dhe Brukselit eshte nje vendim i veshtire dhe i dhimbshem.
Si nje qytetar Amerikan i cili do te preferonte te shihte nje ICC ku do te anetaresohej edhe vendi im, mua kjo gjendje me duket shume e dhimbshme. Por fakti eshte se nuk mund te mendohet qe nje Senat Amerikan te ratifikoje statutin e tanishem te gjykates, sepse nuk nenshtrohet autoritetit te Keshillit te Sigurimit te OKB-se, ku Uashingtoni ka te drejten e vetos. Presidenti Clinton, ashtu si presidenti Bush, nuk ka pranuar te rekomandoje statutin e ICC per ratifikim. Qeveria Amerikane, me pelqen mua apo jo, me perfaqeson edhe mua ne kete ceshtje - nese ajo nuk e ratifikon, une nuk do te mund te vendosem nen juridiksionin e gjykates.
Europianet thone se gjykata ka shume ndalesa ndaj akuzave te pabaza ndaj qytetareve Amerikane, te cilat megjithate jane shume te pamundura. Ata e thone me gjysem zeri, se ekziston praktikisht nje garanci qe asnje nenshtetas Amerikan nuk do te transferohet. Por nese do te ishte keshtu, atehere perse kundershton Europa faktin qe SHBA do te perdore nje nen te statutit te gjykates (Nenin 98 i cili lejon marreveshjet e ketij lloji qe kerkon SHBA) per te garantuar qe vendet e tjera nuk do te dorezojne qytetaret Amerikane ne ICC?
Aresyeja eshte domethenese. Europianet thone se gjykata eshte nje institucion qendror per te ardhmen e rendit ligjor ne bote, dhe per rrjedhim juridiksioni i saj duhet te jete universal. Por ne fakt kjo nuk eshte aresyeja e vertete e cila eshte se ata deshirojne te zgjerojne autoritetin nderkombetar mbi qytetaret Amerikane pavaresisht pikpamjeve te qeverise se tyre. Europianet kundershtojne me te drejte me force kur Uashingtoni perpiqet te zgjeroje autoritetin e tij, por ata duket se kete here jane teper te gatshem te nderrojne pozicion dhe qendrim per te bere pikerisht te njejten gje. Per ta shtuar edhe me teper kete hipokrizi, Franca ka perdorur nje nen te statutit te ICC-se per te perjashtuar qytetaret e saj, te pakten per shtate vjetet e ardheshem (dhe Kolumbia ka bere te njejten gje, nderkohe qe shume vende te tjera po e bejne).
Disa ne Europe e keqinterpretojne perpjekjen e SHBA per te perjashtuar qytetaret e tyre nga dorezimi per ne ICC sikur te reflektonte nje mungese deshire te pergjitheshme per t'ju nenshtruar ligjeve nderkombnetare. Kjo nuk eshte e vertete. Amerika ka pranuar Gjykaten Nderkombetare per ish Jugosllavine, ICTY - ne fakt, ajo eshte mbeshtetesja me e fuqishme e gjykates se Hages. Ceshtja nuk shtrohet nese qytetaret Amerikane u nenshtrohen standarteve nderkombetare, por kush ka autoritetin per te vendosur se kur ata do ti nenshtrohen dhe kur jo. ICC, duke qene se nuk eshte krijuar nga Keshilli i Sigurimit, nuk duhet te lejohet te dale mbi qeverine Amerikane.
Rezultati i deritanishem ne Ballkan eshte "ne avantazh te SHBA". Bosnja, Shqiperia, dhe Rumania tanime kane nenshkruar marreveshjet me Uashingtonin. Maqedonia - e cila ndjehet e keqtrajtuar nga Europa e cila nuk pranon ta therrase me emrin e saj te vertete - ka mundesi qe te beje te njejten gje. Bullgaria do te humbase shpresat e saj per nje baze ushtarake Amerikane nese bashkohet me Europen, por Brukseli mund ti ofroje edhe me teper. Kroacia, e cila ka nevoje per me pak ndihme ushtarake Amerikane se vendet e tjera per faktin se ka perfituar shume gjate dhjete vjeteve te fundit, mund te vendose te tregohet mosmirenjohese dhe te shkoje me Europen, sepse ajo e shikon atje te ardhmen e saj ekonomike.
Serbia dhe Mali i Zi perballen me nje zgjedhje vecanerisht te veshtire. SHBA vetem pak muaj me pare ka nisur bashkepunimin ushtarak dy palesh. Nderprerja e ketij bashkepunimi kaq shpejte do te ishte nje humbje e rende per Beogradin. Por Beogradi zynon te bashkohet me BE - dhe do ti pelqente te mos mbetej pas Kroacise. Kjo i jep avantazh Brukselit. Per fat te keq, Brukseli dhe Uashingtoni po perdorin influencen e tyre per ceshtjen e ICC, dhe jo per te detyruar Beogradin dhe Zagrebin te arrestojne njerezit te cilet tanime jane akuzuar nga ICTY per krime lufte. Mosmarreveshja ne lidhje me gjykaten e re po u jep krimineleve nje "karte per te dale nga burgu".
Eshte per te ardhur keq qe Europa dhe SHBA kane detyruar vendet e Ballkanit te zgjedhin ndermjet tyre. Do te kishte qene shume here me mire qe Brukseli te kishte kuptuar se vendosja e qytetareve Amerikane perpara nje gjykate e cila nuk pranohet nga qeveria e tyre nuk eshte ne perputhje me parimet e vete Europes. Ajo megjithate mund te shpallte fitoren e saj. Ne fund te fundit, Amerikanet jane detyruar te nenshkruajne marreveshje te cilat parashikohen ne statutin e ICC, pra ne nje fare menyre ata tregojne se e pranojne qe gjykata ka autoritet te vertete dhe legjitim nga i cili Amerikanet kerkojne nje perjashtim.
Amerikanet nuk do te dorezohen. Legjislacioni i cili kerkon nderprerjen e ndihmave ushtarake per vendet te cilat nuk nenshkruajne nje marreveshje per mosdorezimin e qytetareve Amerikane, perfshin gjithashtu edhe nje nen i cili autorizon presidentin Amerikan "te perdore te gjithe mjetet e nevojeshme" per te arritur lirimin e qytetareve te tij ne rast se ata transferohen ne gjykate. Kjo eshte dicka e cila nuk qendron - SHBA nuk do te shkoje te shpetoje ndonje qytetar te saj nga burgu ne Hage - por kjo gjithashtu tradheton bindjen ne Kongres se, pervec veprimeve te Keshillit te Sigurimit, vetem Uashingtoni mund te marre vendime ne emer te qytetareve Amerikane. Dhe ne kete pike Kongresi i SHBA-se ka te drejte.
Daniel Serwer eshte Drejtor i Inisiatives se Ballkanit dhe Operacioneve te Paqes ne Institutin Amerikan te Paqes.