QËNDRIMI HUNGAREZ NDAJ KROACISË ZEMËRON PARTNERËT E BE-së

Vendimi i Budapestit që të ndërroj qëndrimin rreth anëtarësimit të Kroacisë nënvizon faktin se Hungaria konsideron vehten si vend kyç në Ballkan.

QËNDRIMI HUNGAREZ NDAJ KROACISË ZEMËRON PARTNERËT E BE-së

Vendimi i Budapestit që të ndërroj qëndrimin rreth anëtarësimit të Kroacisë nënvizon faktin se Hungaria konsideron vehten si vend kyç në Ballkan.

Vonimi i bisedimeve rreth anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian ka shkaktuar fërkim brenda unionit, dhe disa nga fqinjët e vendit po luftojnë në mbështetje të aplikimit të Zagrebit në kundërshtim të një opozite të fortë nga Britania dhe të tjerët.


Derisa shumica e debateve kanë ndodhur në dhomat e mbyllura të komisioneve në Bruksel, kryeministri i Hungarisë, Ferenc Gyurcsany, ka zemëruar Britaninë, Francën dhe Gjermaninë duke i kundërshtuar publikisht politikat e tyre ndaj Kroacisë.


Në mars, ministrat e jashtëm të BE-së vendosën të shtyenin bisedimet me Kroacinë rreth anëtarësimit, duke pohuar se Zagrebi nuk kishte bashkëpunuar plotësisht me Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, TPNJ.


Ata konkretisht akuzuan Kroacinë se nuk kishte bërë mjaft për të siguruar arrestimin e ish gjeneralit të armatës kroate Ante Gotovinën, i cili është akuzuar nga gjykata e Hagës për vdekjen dhe përndjekjen e civilëvë serbë gjatë ofenzivës së vitit 1995, të njohur si Operacioni Oluja.


Kryeministri kroat, Ivo Sanader, tha gjatë marsit se Zagrebi nuk ishte në gjendje të arrestonte Gotovinën. “Sipas gjitha informatave tona, ai nuk gjindet në Kroaci. Kjo është e vërteta e plotë,” tha ai.


Por derisa Britania, mbi të gjitha, hedh poshtë këtë qëndrim, Hungaria, Austria, Sllovakia dhe Sllovenia kanë pozita të kundërta dhe fuqimisht kanë mbështetur rastin e Kroacisë për bisedime të menjëhershmë.


Asnjëra, megjithatë, nuk ka shkuar aq largë sa lideri i Hungarisë i cili deklaroj për BBC javën e kaluar se vendimi i BE-së kundër Kroacisë ishte i bazuar në thashethëme dhe deklarata dhe nuk ishte i mbështetur në fakte.


Gyurcsany ka bërë pohime të njejta, edhepse jo aq direkte, disa herë gjatë muajve të fundit, përfshirë edhe gjatë vizitave në Holandë dhe Suedi. Por komentet e tij në BBC, të cilat haptaz kundërshtonin pozitën anglo-franceze, nxitën irritime më të shumta.


Një diplomat nga një vend i BE-së i cili ka luajtur rol kyç në shtyerjen e bisedimeve të Kroacisë, i tha IWPR-së, “Shtetet mund të kenë vlerësime të ndryshme. Por Hungaria ka vendosur që publikisht të pranoj verzionin kroat të ngjarjeve në kundërshtim të vlerësimeve të Hagës, të cilat janë të mbështetura nga rezoluta e Këshillit të Sigurimit të KB-së si dhe nga partnerët e Hungarisë në BE dhe NATO.”


Më herët gjatë këtij viti, disa qeveri të BE-së i ofruan Hungarisë vlerësime të kundërzbulimit në mbështetje të rastit të tyre, por Gyurcsany ka kundërshtuar këto informata si asgjë më shumë se thashethëma.


Dr Istvan Gyarmati, ish ambasador hungarez dhe anëtar i Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin, tha se Budapesti kishte të drejtë të ngriste skepticizmin rreth vlerësimit, posaqërisht duke marrë parasysh fiaskon e agjensive të kundërzbulimit në Irak. “Vlerësimet nuk janë kredibile,” tha ai.


Në shkallë më të vogël, ky fërkim përsëritë rastin e Armëve të Shkatërrimit Masiv në Irak. Dyshimi vihet në materialet e kundërzbulimit të cilat nuk janë mirë të mbështetura. Dhe, pas dështimit të gjetjes së këtyre armëve në Irak, skeptikët janë në pozitë edhe më të fuqishme se para disa viteve.


Victor Polgari, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Hungarisë, tha, “Hungaria, së bashku me disa anëtarë të BE-së, është e mendimit se bisedimet rreth anëtarësimit të Kroacisë duhet të fillojnë pa vonesë.”


Pozita e Hungarisë qëndron në pohimet se në muajt e fundit Kroacia ka bërë mjaft në intensifikimin e bashkëpunimit me tribunal. Për më shumë, ajo thotë se nuk ka fakte që tregojnë se Kroacia nuk është duke bërë të gjitha për të kapur Gotovinën.


Edhe pse qëndrimi i Hungarisë mbështet verzionin e Kroacisë në kundërshtim me verzionet e disa partnerëve të BE-së, Polgari mohoj se Hungaria po i kthente faktet në të mirën e Kroacisë.


Për ironi, brenda institucioneve të BE-së, Austria e jo Hungaria ka pasur iniciativën për të mbështetur anëtarësimin e Kroacisë. Diplomatët shohin këtë mbështetje interne si një pjesë normale e punëve brenda unionit; por deklarimet publike ata i shohin si të papranueshme.


Gyurcsany është relativisht i papërvojë në diplomaci të tillë dhe edhe më herët ka qenë i hapur. Në shkurt, pas një takimi futbolli ndërmjet Hungarisë dhe Arabisë Saudite, ai uroj ekipin e tij në shfaqjen e trimërisë kundër çka ai quajti “terroristëve” sauditë. Arabia Saudite u përgjigj ndaj këtij komenti me tërhjeqjen e ambasadorit saudit.


Disa strategjist mendojnë se mbështetja e Budapestit për Zagrebin mund të jetë rezultat i një nostalgjije ndaj ditëve të Perandorisë Austro-Hungareze, kur Kroacia ishte ngushtë e lidhur me Hungarinë.


Dr Gyarmati, në anën tjetër, thotë se Hungaria ka rol të rëndësishën në mbështetjen e vendeve të Ballkanit sikur që Polonia ka mbështetur Ukrainën.


Sidoqoftë, ndikimi ekonomik i Hungarisë në Ballkan po rritet shpejtë. Kompania hungareze e naftës MOL dhe banka kryesore e këtij vendi, janë duke u zgjeruar në Ballkan.


MOL vetëm ka interese në kompaninë kroate të naftës INA, të cilën sigurisht do të tentoj ta zgjeroj në vitet e ardhshme, derisa në prill OTP ka zgjeruar financimet në njërën nga bankat e mesme të Kroacisë, Nova Banka, duke marrë nën kontroll 96 përqind të akcioneve të bankës.


Në fillim të këtij viti, drejtuesi i OTP-së Lszlo Wolf deklaroj se kompania kishte plane ambicioze për zgjerim në Rumani, Serbi dhe Turqi.


Jo vetëm se Hungaria po bëhet një lojtar i rëndësishëm në biznesin e Ballkanit, por mbështetja e saj për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në BE sigurisht se do të shkoj në interes të kompanive si MOL dhe OTP.


Për Kroacinë, vonesa momentale rreth bisedave duket se nuk do të dëmtoj seriozisht mundësinë e anëtarësimit në BE. Vendi vetëm ka siguruar statusin e kandidatit dhe Olli Rehn, komisionieri i BE-së për anëtarësim, konfirmoj në mars se ai dëshironte “të theksonte se ardhmëria e Kroacisë është në familjen Evropiane.”


“Kroacia është vend kandidat, dhe asgjë nuk ka ndërruar në këtë aspekt. Kroacia gjithashtu ka bërë mjaft përparim, përparim të madh, dhe shpresoj se pengesa e fundit mund të tejkalohet së shpejti,” tha ai.


Por derisa kjo pengesë të tejkalohet, politika e BE-së duket të jetë e determinuar, dhe asnjë fushat mbështetjeje nga aleatët e Kroacisë nuk mund të ndërrojnë këtë.


Një burim diplomatik deklaroj për IWPR, “Bashkëpunimi i plotë me tribunalin është shtyllë kryesore e politikës së BE-së ndaj Ballkanit. Disa shtete dëshirojnë të rrespektojnë këtë mbi të gjitha. Procesi [i anëtarësimit] është i ndërtuar në një kushtëzim rigoroz. Në mënyrë që ky proces të funksionoj ne duhet të korrim sukses, por jo me çfarëdo çmimi.”


Neil Barnett është korrespodent për marrëdhënie me jashtë: www.neil-barnett.com


Frontline Updates
Support local journalists