”Pseudo” Mbretërit kthehen në Serbi

Serbët duken të habitur nga rikthimi i ish familjes mbretërore në atdhe.

”Pseudo” Mbretërit kthehen në Serbi

Serbët duken të habitur nga rikthimi i ish familjes mbretërore në atdhe.

Wednesday, 25 July, 2001

Pas më tepër se 60 vjet në mërgim, familja mbretërore e Karaxhorxheviçëve është kthyer për të jetuar në Beograd. Ngjarjet kanë rrjedhur shumë shpejt.


Nisur nga President Koshtunica, qeveria jugosllave ka vendosur me 12 korrik të lejojë familjen mbretërore të përdorin Pallatin e Bardhë në zonën ekskluzive të Dedinjës. Pesë ditë më vonë, në ditëlindjen e tij të 56, Princi Kurorës Aleksandri qe gati për të lëvizur atje.


Por shpresat - ose frika - që princi do të ndjekë shembullin e rikthimit të trashëgimtarit mbretëror Simeon II dhe të shpallë kandidaturën për zgjedhje, duken të keqndodhura. Princi u tha gazetarëve, “Gruaja ime dhe unë nuk do të përfshihemi në politikë. Gruaja ime do të ndihmojë popullin serb mes punës së saj humanitare and unë do të përpiqem të restauroj prosperitetin ekonomik të vendit,” duke shtuar për më tepër se, “Unë nuk dua një referendum përsa I takon restaurimit të monarkisë.” I ati Aleksadrit, Mbreti Petar u largua nga vendi më 1941 pasi deklaroi kapitullimin. Djali dhe trashëgimtari I tij u lind në një dhomë hoteli në Londër. Kur Tito erdhi në pushtet gjatë Luftës II Botërore, familjes mbretërore iu ndalua kthimi në vend dhe pasuria e tyre u konfiskua nga shteti. Princi vizitoi për herë të parë tokën e shtëpisë së tij në 1991 - një vizitë që u lejua me hezitim nga Slobodan Miloseviç, i cili në atë kohë ndiqte politika të hapura nacionaliste. Kthimi i familjes është hapi final në një proces të filluar disa muaj më parë, kur atyre përfundimisht iu lëshuan pasaporta jugosllave.


Me hyrjen në pallat të mbretërorëve, një grup i vogël gazetarësh dhe fqinjësh shikonin. Një grup të moshuarish, të cilët i mbanin mend Karagjorgjeviçët që nga rinia e tyre, i mirëpritën trashëgimtarët me lule, ndërsa të tjerëve në turmë iu kujtuan rezidentën e mëparshëm të kësaj adrese - duke përfshirë si Titon edhe Milosevicin.


Një pyetsor i shpejtë bëri të ditur se ndërsa shumica e Beogradasve nuk kanë asgjë kundra rikthimit të familjes mbretërore, pak prej tyre mendojnë se monarkia mund t’u zgjidhë hallet me të cilat ballafaqohet vendi i tyre. “Nuk jam kundra kthimit të Karagjorgjeviçëve, por nuk dua që dikush që nuk flet gjuhën serbe të drejtojë këtë vend,” tha një kalimtar. “Nuk mendoj se kjo është koha e përshtatshme për të ndryshuar natyrën e shtetit tonë,” tha dikush tjetër. Një i tretë theksoi se monarkia, nga vetë natyra e saj, është regresive. Sipas Institutit të Shkencave Sociale në Beograd, popullsia serbe në shifrat 16-18% është rojaliste e linjës së ashpër dhe 30% “të vonuar” mbretëror - pra më pak se gjysma e popullsisë.


Politikanët kanë dyshime të së njëjtës natyrë. Edhe pse ka shprehur simpati për Karogjogjerviçët në të shkuarën, Kostunica duket i pavullnetshëm për të shprehur publikisht opinionin mbi restorimin e monarkisë. Vëzhguesit në Serbi besojnë se presidenti mund të thërrasë në ndihmë popullaritetin e tij për ta çuar këtë ide përpara, nëse zgjedh të bëjë kështu - por tani për tani ai duket të rezervojë gjykimin.


Kryeministri serb dhe presidenti i Partisë Demokratike Zoran Djindjiç ka shprehur ndenjat e tij anti-monarkiste në të shkuarën, por nuk e kritikoi vendimin e qeverisë federale për të lejuar kthimin e familjes. Kritika më e ashpër erdhi nga Unioni Social-Demokratik (USD), një nga partitë e vogla në koalicionin qeveritar. Udhëheqësi i tij Zarko Korac, i cili është edhe zëvendes kryeministër i Serbisë, i quajti Karagjorgjeviçët një “pseudo familje mbretërore” dhe e sulmoi kthimin e tyre duke e quajtur skandaloz dhe duke kujtuar se gjatë sundimit të dinastisë së tyre parlamenti u pezullua në favor të diktaturës. Ai gjithashtu deklaroi se familje mbretërore i pat siguruar të ardhurat e saj mes mashtrimit dhe abuzimit të pushtetit.


Si ish-partia në pushtet ajo Socialiste dhe Partia Radikale e Shesheljit janë tërësisht kundra kthimit, ndërsa Partia e Unitetit Serb, themeluar nga udhëheqësi paramilitar Zejlko Raznatoviç “Arkan” janë pothuajse indiferentë, edhe pse presidenti i partisë Borislav Peleviç theksoi, “Karagjorgjeviçët kurrë nuk kanë bërë shumë për Serbët. Ishte ideja e tyre për t’u bashkuar me Kroatët dhe Sllovenët, të cilët na sollën aq shumë të këqija dhe shkaktuan gjithë këto luftëra,” duke shtuar, “ata duhet të kishin shitur pallatet e tyre dhe përdorur ato para për të paguar pensionet.”


Vetëm dy anëtarë të rëndësishëm te koalicionit DOS janë monarkistë te hapur: Vladan Batic, president i Demo-Kristianëve dhe ministër serb i drejtësisë dhe Velimir Iliç i Serbisë së Re. Atëherë çfarë fshihet pas kësaj lëvizje që oponentët e kanë konsideruar si manovër të pavlerë?


Përgjigja është kryesisht simbolike. Nuk është aksident që kthimi i Karagjorgjeviçëve u mbështet nga Kostunica në një kohë kur udhëheqja shtetërore malazeze e udhëhequr nga Milo Gjukanoviç po kërkojnë shkëputjen nga federata. Përpara Luftës II Botërore, familja e Karagjorgjeviçëve mbretëronte jo vetëm mbi Serbinë por edhe mbi të gjithë Jugosllavinë. Vendimi për t’i siguruar familjes një rezidencë në Beograd u nënshkrua nga Zoran Ziziç (i cili është nga Partia Malazeze e opozitës Partia Popullore Socialiste) pak përpara se ai të hiqte dorë nga posti i kryeministrit federativ. Kthimi i Princit të Kurorës mund të interpretohet si një përpjekje për të dhënë sinjalin se Jugosllavia ka një të ardhme.


Për më tepër, ndërsa shumë qytetarë të zakonshëm e konsiderojnë monarkinë të dalë jashtë mode dhe të parëndësishme, kthimi i tyre mbetet një gjest potent në korigjimin e gabimeve të bëra nga komunistët. Qeveria është kritikuar për mospërmbushjen e premtimeve të mëparshme për të korigjuar gabimet e periudhës së Titos. Duke lejuar familjen mbretërore për të banuar në Pallatin e Bardhë, edhe pse ata nuk do të fitojnë pronësinë mbi të, autoritetet u dërgojnë mesazhin se ata janë gati të nisin procesin e denacionalizimit të pasurisë të cilën komunistët e morën nga qytetarët në vitin 1945.


Progresi i Karagjorgjeviçëve po ndiqet me kujdes nga pasardhësit e familjeve të tjera të pasura serbe të cilat shpresojnë që mund të rifitojnë të drejtën për të përdorur pronat që iu konfiskuan nga stërgjyshërit e tyre. Ato familje kanë pasuri, fabrika dhe miniera të cilat u shtetëzuan dhe shpresojnë se Ligji i Premtuar i Denacionalizimit do të adoptohet përpara Ligjit të Privatizimit - ose përndryshe pasuria e tyre, e cila i përkiste shtetit për dekada, do t’i shitet pronarëve të rinj.


Ndërkohë, siç u tha edhe gazetarëve, prioriteti i Princi të Kurorës është zgjedhjave e dhomave të gjumit për djemtë e tij, Peter, Filip dhe Andrej. Dedikimi i tij për atdheun nuk përfshin arsimimin e djemve aty. Ata mbeten në shkolla private jashtë, nga ku së shpejti do të kthehen për pushime në Beograd.


Ana Cesiq ështe gazetare me të përditshen e Beogradit Glav Javnosti.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists