Protestuesit E Rinj Trima Te Serbise

Protestuesit ne provincen Serbe jane ndryshe nga ata te cilet kane demonstruar ne Beograd gjate viteve te kaluara - dhe mund te kene rezultate me te medha.

Protestuesit E Rinj Trima Te Serbise

Protestuesit ne provincen Serbe jane ndryshe nga ata te cilet kane demonstruar ne Beograd gjate viteve te kaluara - dhe mund te kene rezultate me te medha.

Sunday, 11 July, 1999

Megjithese Serbet kane demonstruar kunder udheheqesit te tyre edhe me pare, demonstratat me te fundit jane ndryshe. Kete here, Slobodan Miloshevic do te bjere.


Dikur e konsideruar si pika kryesore e opozites, Beogradi, kryeqyteti i Serbise akoma nuk ka filluar te levize. Tashme eshte Serbia e brendeshme, dikur nje bastion i mbeshtetjes se padiskutueshme per Miloshevicin, qe eshte vene ne krye te protestave, dhe ku gjendet celesi i shkaterrimit te presidentit Jugosllav.


Mitingjet e para kunder Miloshevicit, ne te cilet protestuesit kane hedhur parrulla “Slobo-Sadam”, jane organizuar ne Mars 1991 ne Beograd duke i dhene kryeqytetit Serb famen e djepit te opozites. Demonstratat e veres se vitit 1992, dhe, vecanerisht, protestat e tejzgjatura neper rruge te dimrit te vitit 1996-1997 e shtuan edhe me teper kete imazh - me te cilin liberalet e Beogradit u pelqejne te krenohen.


Megjithate keto nuk kane qene kurre protestat e atyre qe me te verte “nuk kane asgje”. Ne ndryshin me bashkekombasit e tyre ne pjesen tjeter te Serbise, banoret e kryeqytetit kane qene gjithmone te privilegjuar. Ata gjithmone kane pasur mundesi per te pasur media te pavarura - si gazeta, radio apo televizione - dhe kane gezuar edhe nje prosperitet ekonomik relativ.


Beogradi eshte kursyer nga shumica e nderprerjeve te energjise elektrike gjate viteve te sanksioneve te OKB. Ndersa qytetet dhe fshatrat ne Serbine jugore shpesh kane qene te detyruara te kalojne ore, dhe ndonjehere edhe dite, ne erresire, autoritetet kane qene teper te kujdeseshme qe Beogradi te mos mbetej pa energji elektrike per ndonje dite te tere. Kursimet ne valute te forte e kane bere jeten me te perballueshme, megjithese asnje here nuk mund te thuhet te kenaqeshme, edhe ne kohet me inflacion me te larte.


Sipas standarteve Serbe, Beogradasit jane marre me te mire. Ata dolen neper rruge te sigurte qe nuk do te porballeshin me pasoja serioze per kundershtimin e tyre. Ata kerkonin nje ndryshim te “ndricuar” - qe do te thote nje tranziocion ne demokraci dhe pluralizem politik.


Demonstruesit ne Beograd asnje here nuk jane interesuar per axhenden nacionaliste te Miloshevicit, por vetem deshtimin e tij per te arritur Serbine e Madhe. Protestuesit kerkuan largimin e Miloshevicit sepse rrezimi i tij dhe tranzicioni per ne demokraci permbante premtimin per nje jete me te mire, dhe jo per shkak te krimeve te kryera ne emer te tyre.


Miloshevici mund te jete tallur me thirrjet per doreheqjen e tij. Por ai menjehere e kuptoi aresyen e demonstratave ne Beograd. Ai gjithashtu e dinte se protestuesit nuk ishin aq te vendosur per rrezimin e tij sa u pelqente te mendonin.


Per me teper, Miloshevic e dinte se ai mund te mbeshtetej ne ndarjet e brendeshme - ndarje te cilat ai vete i kishte nxitur, ushqyer dhe shfrytezuar - ndermjet te ashtuquajturve udheheqes te opozites. Si rezultat, ata gjithmone i erdhen ne ndihme, duke u percare dhe duke e ndihmuar ate te dilte nga kriza me e thelle me nje fuqi akoma edhe me te madhe.


Pakenaqesia e sotme vjen nga masat ne Serbine provinciale. Gjate dekades se kaluar, regjimi eshte perpjekur me te gjitha forcat per te bindur keta njerez per mbeshtetjen e tyre te verber me ane te propagandes me cinike dhe me te vazhdueshme.


Ne fakt, kjo fushate ka qene kaq e fuqishme sa ka pasur rezultat deri diten e pare pas perfundimit te fushates se NATO-s. Por tani kjo nuk mund te vazhdoje. Asnje kthese nuk mund te erresoje realitetin e hidhur.


Zerat qe bejne thirrje per doreheqjen e Miloshevicit vijne nga qytete te cilat po mbajne zi per ushtaret e rene ne lufte te cilet u mobilizuan dhe u vrane ne numer te madh ne perpjekjen vetevrasese prej kamikazeje te Miloshevicit per ti rezistuar NATO-s.


Bombardimet e NATO-s ne keto qytete e sollen popullsine e tyre prej kohesh te varferuar ne piken e fundit. Fabrikat e tyre jane shkaterruar, mundesite e tyre per te punuar dhe per te fituar pothuajse nuk ekzistojne, dhe familjet e tyre shume shpejt do te perballen me urine.


Demonstruesit e tanishem jane me te verte ata qe nuk kane asgje, qe jane detyruuar te dalin ne rruge per shkak te deshperimit te tyre te thelle.


Ne menyre paradoksale, u desh fushata e bombardimeve te NATO-s kunder Jugosllavise qe tu jepte atyre forcen dhe kurajon per tu ngritur. Pasi kane mbijetuar gjate pothuajse tre muajve bombardimesh nga aleanca me e fuqishme ne historine e botes, protestuesit e rinj te Serbise jane bere me teper kurajoz.


Rezervistet e ushtrise te cilet protestojne per pagat qe duhet te kishin marre per kohen qe kane sherbyer ne Kosove po tregojne te njejtin kundershtim ndaj policise se Miloshevicit si ai qe kane treguar ndaj bombave te NATO-s. Ata kane marre kurajo nga eksperienca e tyre ne Kosove, dhe regjimi mund ta ndjeje kurajon e tyre te perforcuar.


Obsesioni i Serbeve per nje udheheqes te fuqishem e ka ndihmuar Miloshevicin ne te kaluaren. Por tani nuk mundet me. Tani ai eshte i ekspozuar dhe lehtesisht i identifikueshem si fajtori per shume te keqija te njerezve te thjeshte.


Udheheqesit karizmatike do te mbeten nje karakteristike e politikes Serbe. Por udheheqes te rinj, popullore, si Ivan Novakovic, montazhieri i burgosur i cili nderpreu transmetimin e nje ndeshjeje te rendesishme basketbolli per te transmetuar nje thirrje per protesta ne Leskovac, tashme po dalin nga provincat e Serbise.


Si rezultat i bombardimeve te NATO-s dhe shkaterrimit te infrastruktures se vendit, sistemi politik i centralizuar i Serbise eshte decentralizuar pothuajse brenda nates. Ne baze, shume milje larg Beogradit, tashme ai po shkaterrohet. Protestat po perhapen me shejtesi dhe jane perkrahur edhe nga Kisha Ortodokse Serbe, e cila edhe ajo ka bere thirrje per doreheqjen e Miloshevicit.


Protestuesit thone se Serbia e brendeshme do te shpetoje imazhin e Serbise. Por ata nuk po protestojne apo kerkojne falje per aktet qe jane kryer ne emer te tyre ne Kroaci, Bosnje dhe Kosove. Ata po protestojne per buke, uje dhe energji elektrike. Por me kalimin e kohes, mund te shpresohet qe keto ceshtje jetike te cojne edhe ne nje fare pranimi te renies morale te kombit.


Autori eshte nje aktivist i te drejtave te njeriut ne Beograd dhe nje bashkepunetor i rregullt i IWPR emri i te cilit nuk publikohet. Nje version i ketij artikulli eshte botuar edhe ne gazeten The Wall Street Journal.


Support our journalists