PROJEKTI RUMUN I ARIT I BLLOKUAR

Investimet e huaja për të ringjallur qytetin e vjetër të minierës së arit janë ndaluar për shkaktë të kundërshtimeve politike dhe ambientaliste.

PROJEKTI RUMUN I ARIT I BLLOKUAR

Investimet e huaja për të ringjallur qytetin e vjetër të minierës së arit janë ndaluar për shkaktë të kundërshtimeve politike dhe ambientaliste.

Qyteti i minierë së arit Rosia Montana, në malet e larta të Rumanisë Apusëni, është vend i shkatërruar dhe i zymtë ku ndotja e ujit acidik nga miniera ka shëndërruar lumenjëtë në ngjyrë të kuqe.


Miniera e arit është pronë shtetërorë dhe ka humbje të mëdha, dhe kur të mbyllet pas disa viteve nuk do të mbesin shumë vende pune.


Prandaj mundsia e investimit të madh në një minierë më të madhe dhe moderën e cila mund të krijojë vende te reja pune mund të shihet si gjë e mirë.


Korporata e Arit Rosa Montana, RMGC, me pronë 80 përqind nga Gabriel Resources të Kanadës, është duke blerë pronë në qytet qe tri vite për të liruar vend për ndërtimin e një kompleksi të ri të minierës dhe përpunimit të mineralit.


Por është shëndërruar në pikë të debatit dhe mosmarrëveshjeve, posaqërisht me fqiun e Rumanisë, Hungarinë.


Përderisa projekti mbetet i ndaluar – duke pritur dritën e gjelbër nga qeveria, e cila pritet të marrë vendim në dy vitet e ardhshme – të gjithë mbështetësit dhe kundërshtarët e këtij projekti janë duke organizuar fushata pro dhe kundër këtij vendimi.


Nëse projekti aprovohet, RMGC do të kërkoj deri 600 milion dollarë amerikan nga kreditorët e huaj për të zhvilluar minierën. Projekti i minimit – nëse fillon – do të vazhdoj deri 17 vjet, duke prodhuar rreth 10 onsa të mineralit të arit.


Kundërshtimet më të mëdha janë rreth ndërtimit të liqenit të vogël, i cili do të përmbaj ujë të kontaminuar nga cianidi i cili do të përdoret për ekstraktimin e arit nga minerali.


Në vitin 2000 një liqen i tillë në Baia Mare, Rumaninë veriore, çau pendën gjatë vërshimit, duke kontaminuar lumin Tizsa në Hungari.


Por sipas presidentit dhe menaxherit të RMGC Richard Hill, një anglez me përvojë rreth minimit në botë, sistemet e përdorura në Rosia Montana do të jenë shumë më të sigurta se në Baia Mare.


“Në biznesin modern të minierave ku ju huazoni kapital të huaj, standarded ambientaliste zbatohen në mënyrë rigoroz,” ai tha.


RMGC posaqërsisht nënvizon dallimet në liqenin artificial të saj dhe liqenit në Baia Marë për shkak të një filmi Hungarez të kohëve të fundit i cili shfrytëzoj klipe nga fatkeqësia e vitit 2000 për të paralajmëruar rreth pasojave të mundshme të projektit të ri.


Filmi, i quajtur Uj Eldorado (Eldorado i Ri), fitoj dy çmime ne Festivalin e Filmit në Trieste në janar të këtij viti.


Hill thekson se në krahasim me Baia Maren, uji i përdorur në përpunimin e minerialit do të ketë ekstraktuar cianidin para se të dal në rezervar.


“Baia Mare përdorë liqenin artificial si depo për ujë përpunues. Ne nuk do të bëjmë këtë; ne do ta mbajmë në fabrikën e përpunimit dhe pasi të kryejmë punën, do të lëvizim në deponim,” ai tha.


RMGC thotë se përpunime të tilla përdorën në mënyrë rutine në Spanjë, Zelandë të Re, Suedi dhe Finlandë pa probleme serioze.


Hill shtoj, “Nëse gjërat shkojnë keq, atëherë ne duhet të përgjigjemi këtyre problemeve më mirë se në vitin 2000.”


Si nga ambientalistët lokal, planet rreth Rosia Montanës janë ballafaquar me kundërshtime të forta edhe nga Hungaria.


Viktor Orban, lider i partisë opozitare Fidesz, ka përmendur se Hungaria duhet të ketë veto ndaj aplikimit të Rumanisë për anëtarësim në BE për shkakt të këtij projekti.


Në një intervistë me IWPR, zëdhënësi për marrëdhënie me jashtë i Feidesz Zsolt Nemeth, i cili gjithashtu kryeson komitetin për marrëdhënie me jashtë në parlamentin e Hungarisë, tha, “Kundërshtimi më i rëndësishëm i ynë është në baza ambientaliste. Hungaria është drejtpërdrejtë e rrezikuar nga ndotja e ujit. Ndotja nga Baia Mare shkatërroj gati gjithë jetën në lumin Tisza.”


Lumenjët Tisza dhe Murës – të cilat rrjedhin përgjatë Rosia Montanaës – rrjedhin nga territori Rumun te ai Hungarez për t’ju bashkangjitur Danubit. Por përpos brengave ambientaliste, interesi në Rosia Montana është rritur pasi që shtrihet në Transilvani, një rajon me popullatë të konsiderueshme hungareze e cila ka mbetur çështje kontraverze për Hungarinë që nga koha kur i është dhënë Rumanisë në vitin 1919.


Nemeth pati në mend posaçërisht interesin e vendit të tij ndaj Transilvanisë kur kritikojë blerjen e pronës në fshat për të hapur vend për ndërtim të minierës, duke shtuar, “Kemi edhe brenga kulturore. Nuk mendoj se rialokimi ekonomik i fshatrave duhet të inkurajohet.”


“Kam frikë se ky mesazh nuk po kuptohet nga Brukseli, dhe se negociatat e Rumanisë për anëtarësim në BE nuk do të mbylleshin aq shpejtë nëse ata do të kuptonin rëndësinë e këtij projekti. Ndoshta ekziston mungesë e vetëdijes.”


Keto brenga nuk ndahen nga raportuesja e Këshillit të Evropës Eddie O’hara, e cila hetoj projektin në dhjetor të vitit 2004 dhe deklaroj, “Projekti i RMGC do të ofroj një bazë ekonmike për zhvillim afatgjatë të rajonit, me përfitime pozitive ambientaliste, sociale dhe kulturore.”


Disa dyshojnë se Fidesz është duke përdorur Rosia Montana si një shkopë për të goditur Rumanisë, për të marrur më shumë vota shoveniste në zgjedhjet hungareze të vitit të ardhshëm.


Kryeministri hungarez Ferenc Gyurcsany ka kërkuar nga Rumania që të mos hap minierën, edhepse qëndrimi i qeverisë nuk është aq konfrontues si ai i opozitës dhe ministrit i ambientit Miklos Persanyi ka thënë se miniera nuk do të parashtroj rrezik serioz për Hungarinë krahasuar me Baia Maren.


RMGC në të kaluarën është kritikuar rreth themeluesit dhe ish drejtorit, Vasile Frank Timis.


Hill thotë, “Frank Timis, themeluesi i Gabriel Resources, nuk ka deklaruar dy dënime në Australi për trafikim të drogës kur ishte duke kërkuar fonde për projektin e Këmbimorës së Torontos, dhe në fund ky lajm u morr vesh.”


Kompania, thotë Timis, nuk është e involuvar as me Gabrielin as me RMGC. Por Hill pranoj se kjo aferë “nuk ka ndihmuar.”


Nemeth gjithashtu ka aluduar rreth spekulimeve se fondet për këtë projekt mund të kenë arritur nga ish policia sekrete e kohës komuniste, Securitate. “Është vështirë të vërtetohen këto thashethëma, por transparenca është problem,” ai tha.


Hill kundërshtoj pohimet rreth Securitate, “Njerëzit në pozita si Nemeth nuk duhet të mirren me thashethëme. Regjistri ynë është transparent.”


Pjesërisht si rezultat i kësaj, RMGC është duke u ballafaquar me një numër të madh të masave kontrolluese.


Që kur Calin Tariceanu u emërua kryeministër i Rumanisë në dhjetorin e kaluar, ai ka paralajmëruar se mund të pajtohet me kërkesa për studime të tjera dhe konsultime me vendet fqinje. Në fillim të shkurtit, ombudspersoni i Rumanisë filloj një hetim në këtë projekt në kërkesë të homologut të tij hungarez.


Në muajt e fundit, RMGC ka përmirësuar marrëdhëniet me publikun për t’ju shmangur kritikavë të cilat kanë vërshuar këtë projekt.


Stephanie Roth nga Alburnus Maior, asociacion i qytetarëve i cili organizon fushatë kundër minierës, thotë e irrituar, “Kompania ka këto prezentime të mrekullueshme me PoëerPoint. Brengosem se ne nuk mund të përcjellim mesazhin si duhet.”


Alburnus Maior posaçërisht kundërshton pohimet e kompanisë se ndërtimi i minierës është mënyra e vetme për të siguruar vende punë për këtë komunitet, dhe të financioj dekontaminimin e mundshëm të gropave të tanishme.


“Njerëzit në fshat kanë ide. Unë kam një djalë 20 vjeçar i cili dëshiron të hapë një galeri të minierave të kohës romake për turistë. Minatorët i njohin galeritë, ne mund ti rehabilitojmë ato, dhe gjithashtu ka fonde nga BE-ja të cilat mund të na ndihmojnë. Lajmi i mirë rreth RMGC është se ajo ka zgjuar njerëzit dhe i ka shtyrë të mendojnë për të ardhmën e tyre,” thotë Roth.


Rosia Montana ka profokuar përgjigje të zjarrta edhe nga grupet e shoqërisë civile – aktivitete vendore të cilat ende mungojnë në Rumaninë pas qeverisjes së Ceaucescut.


Por, derisa kompanitë e minierave, politikanët, krijuesit e filmave, gazetarët dhe aktivistët vazhdojnë të përleshen rreth projektit të minierës, ndonjëherë duket se fshati i rrethuar është në rend të dytë. Atje, shumica e brengave të banorëve janë natyrisht më praktike dhe lokale.


Imre Eckhardt, minator 65 vjeçar tani i pensionuar nga disa familje hungareze që jetojnë në komunitetin me shumicë rumune, thotë, “Njerëzit janë të shqetësuar sepse puna nuk është e sigurtë në minierën e tanishme, dhe ne e dimë se gërmimi sipas sistemit të vjetër nuk mund të vazhdoj.


“Miniera e re është e vetmja gjë që mund të shpëtoj fshatin, dhe ne kemi nevojë për investime si nga vendorët ashtu edhe nga të huajt. Kundërshtarët e minierës nuk propozojnë asgjë në vend të kësaj.”


Neil Barnet është korrespodent i jashtëm me fokus në Ballkan. (www.neil-barnett.com)


Frontline Updates
Support local journalists