Problemi i Parave Ne Kosove

Ndersa komuniteti nderkombetar e pranon se per rindertimin e Kosoves do te duhen miliarda dollare Amerikan, investitoret e huaj perballen me rreziqe serioze nese duan te investojne parate e tyre.

Problemi i Parave Ne Kosove

Ndersa komuniteti nderkombetar e pranon se per rindertimin e Kosoves do te duhen miliarda dollare Amerikan, investitoret e huaj perballen me rreziqe serioze nese duan te investojne parate e tyre.

Thursday, 10 November, 2005

Sipas Bankes Boterore dhe Komisionit Europian, Kosova ka nevoje per 1.2 miliarde dollare per rindertimin gjate vitit 2000.


Kjo shifer ka dale gjate nje takimi ne Bruksel me 18 Nentor te zyrtareve te larte nga 47 vende donatore dhe 34 organizata nderkombetare per te diskutuar programet per rindertimin e Kosoves. Takimi eshte pergatitur ne bashkepunim nga eksperte te KE dhe Bankes Boterore, ne mbeshtetje te Misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove (UNMIK).


Donatoret kane premtuar 970 milion dollare per Programin e Rindertimit dhe Rimekembjes - perfshire 88 milion dollare per mbeshtetje buxhetore per 1999 dhe 2000. Per me teper, 47 milion jane premtuar per aktivitetet e zbatimit te paqes, si mbeshtetje per median dhe zgjedhjet, dhe 18 milion per aktivitete humanitare.


Shuma mund te duket e aresyeshme meqe konferenca e pare e donatoreve premtoi 2.2 miliard dollare. Por UNMIK nuk eshte i kenaqur, duke deklaruar se "ky premtim nuk eshte mbajtur".


Perfaqesues te Bankes Boterore dhe KE ngulin kembe se mbi 900 milion dollare jane shpenzuar tashme ne projekte te ndryshme ne Kosove.


Megjithate UNMIK dhe te tjere ne Kosove nuk jane te kenaqur me shpejtesine e mberritjes se parave per programet e rindertimit te provinces.


Konsensusi eshte se rindertimi i ekonomise perfaqeson zgjidhjen me te mire per problemet e Kosoves. Megjithate rindertimi nuk mund te kryhet pa investime te huaja.


Administrata e UNMIK perpiqet te afroje investitoret e huaj dhe biznesin lokal, si edhe ato shteterore me private. "Interesi i investitoreve te huaj eshte jashtezakonisht i madh," thote Lucja Cannon e UNMIK. "Ne po bejme sa kemi mundesi per te zgjidhur problemin por kjo nuk eshte e lehte." E kaluara ekonomike dhe ligjore qe ka pasur province nen Jugosllavine e komplikon edhe me teper situaten.


Cannon shpjegon se nje pjese e punes se UNMIK eshte te pergatise terrenin per "tregun" dhe privatizimin. Eshte teper e rendesishme qe UNMIK po punon per te vendosur nje kuader te shendoshe ligjor dhe nje prerekuizite per tregetine.


Procesi i investimeve dhe privatizimit ne Kosove filloi 10 vjet me vone se ne te gjithe vendet e Europes Lindore. Po te shtosh ketu edhe shkallen e larte te shkaterrimeve nga lufta, atehere situata behet edhe me e qarte.


Dhjete vjet me pare Ante Markovic, kryeminister i atehershem i Jugosllavise, filloi nje program per te modernizuar ekonomine. Por Miloshevic kishte ide te tjera. Nacionalizmi Serb i Miloshevicit doli me i forte se reformat e Markovic.


Ne vitin 1989 Miloshevic anulloi te gjitha planet per privatizim ne nje perpjekje per te forcuar ndermarrjet shteterore Serbe. Fondi i Zhvillimit Serb ishte pronar i pjeses me te madhe te ketyre ndermarrjeve. Pas vitit 1989 Miloshevic filloi nje proces per shkrirjen e detyrueshme te ndermarrjeve Serbe dhe atyre Shqiptare te Kosoves.


Keta investitore te huaj te perfshire ne kete proces konsiderohen "si shume te dyshimte" nga UNMIK.


Qe prej perfundimit te konfliktit te fundit, rreth 300 kompani te huaja kane shprehur interes te investojne ne 200 ndermarrje shteterore dhe private. Deri tani, vetem Alcatel ka perfunduar nje marreveshje. Edhe kjo marreveshje e pare eshte erresuar nga shume diskutime se Siemens kishte bere nje oferte me te mire.


UNMIK duhet te jete teper i kenaqur me nivelin e "interesit" te treguar nga kompanite e huaja. Por ne te vertete, vetem pak prej tyre jane te gateshme te investojne shuma ne momentin e tanishem.


Sektori privat ne Kosove relativisht nuk ka shume probleme. Por statusi ligjor i papercaktuar i ndermarrjeve publike ka dekurajuar shume investitore te huaj te ndermarrin hapa serioze.


Ne disa zona ligjet Serbe jane ngrire dhe nuk zbatohen, duke kontribuar keshtu ne shtimin e konfuzionit rreth se ardhmes se Kosoves. Ne baze te Rezolutes 1244 te OKB, Kosova zyrtarisht eshte pjese e sovranitetit Jugosllav, por Jugosllavia praktikisht nuk ka asnje kontroll mbi ekonomine apo procesin e berjes se ligjeve ne Kosove.


Ne shume raste eshte e veshtire te percaktosh pronesine e ndermarrjeve ne Kosove. Perpara se te terhiqeshin, forcat Serbe kane shkaterruar te gjithe dokumentacionin e pronesise dhe veprimtarise te ndermarrjeve shteterore.


Pas 1989, punetoret Shqiptare shume shpesh pushoheshin nga puna dhe zevendesoheshin me Serbe, te cilet vinin nga Serbia. Ish punetoret Shqiptare po kerkojne kompensime per 10 vjetet e kaluara. Pjesa me e madhe e fabrikave tani nuk punojne dhe jane ne gjendje te mjere. Per me teper, investitoret e huaj do te duhet edhe te trajnojne forcen e punes.


Sipas Cannon te UNMIK, disa investitore kane shprehur interes ne fabriken e cementos SHARR, e cila ndodhet ne kufirin midis Kosoves dhe Maqedonise. Per momentin fabrika e rrenuar prodhon vetem pak tone cimento ne dite. Grupi KA Holdings ka shprehur interes ne kete fabrike. Isuf Zejnullahu, ish kryeministri i Kosoves ne periudhen e regjimit komunist, dhe Shemsi Doda, asistenti i tij, perfaqesojne Grupin KA Holding ne Prishtine.


Zejnullahu deklaron se "Grupi KA Holdings eshte me i madhi dhe me i miri. Edhe Lafrage dhe Blue Circle jane gjithashtu te interesuara. Ne duhet te fitojme sepse bejme oferten me te mire." Grupi KA Holding ka ofruar 37 milion marka Gjermane, nje ambjent te paster dhe trajnim per punetoret. Per me teper ata deklarojne se do te rrisin prodhimin deri ne 560,000 ton ne vit.


Investimet e huaja te sukseseshme do te varen se tepermi nga zhvillimet politike ne Kosove. Trepca - nje miniere qymyri ne Mitrovice - eshte shqetesimi me i madh i UNMIK. Mitrovica mbetet nje qytet i ndare dhe vazhdon te jete nje burim shqetesimi per KFOR, per Shqiptaret dhe per Serbet. Ne horizont nuk duket akoma asnje zgjidhje politike.


Sic thote edhe Cannon, "Ne kemi vetem nje zgjidhje te pjeseshme, dhe jo te plote." Eshte e veshtire te mendohet se kush do te rrezikoje nje investim te madh ne nje ndermarrje si Trepca kur problemet e saj zgjidhen vetem pjeserisht.


Daut Dauti eshte redaktor i projektit te IWPR ne Prishtine.


Frontline Updates
Support local journalists