Problemet e Ardheshme

Ndersa OKB perpiqet te ndertoje prezencen e saj ne Kosove, problemet qe ajo duhet te perballoje rriten cdo dite.

Problemet e Ardheshme

Ndersa OKB perpiqet te ndertoje prezencen e saj ne Kosove, problemet qe ajo duhet te perballoje rriten cdo dite.

Saturday, 14 March, 1998

Dy muaj pas perfundimit te luftes ne Kosove, po behet gjithnje e me e dukshme madheshtia dhe veshtiresia e detyres qe kane administratoret e rinj nderkombetar te provinces.


Nje dekade represioni Serb dhe tre muaj lufte kane lene pas nje ekonomi te shkaterruar, kane shkaterruar shtepi dhe biznese, tensione etnike dhe nje shkalle ne rritje kriminaliteti. Per me teper, pavaresisht prezences se trupave paqe ruajtese te drejtuara nga NATO, rendi dhe ligji akoma nuk jane vendosur, dhe sherbimet baze, si uji, telefonat, energjia elektrike dhe grumbullimi i mbeturinave, ose mungojne ose jane shume te pakta.


Ndihma per rikonstruksionin po arrin ngadale dhe akoma nuk jane perpiluar planet per nje rimekembje ekonomike. Si rezultat, ndoshta ne menyre jo te drejte, Misioni i Kombeve te Bashkuara ne Kosove (UNMIK) po gjendet gjithnje e me teper ne qender te kritikave si nga Shqiptaret e Kosoves ashtu edhe nga nje pjese e komuniteti nderkombetar.


Zyrtaret e Kombeve te Bashkuara thone se aresyeja per problemet qe ata kane eshte ngadalesia e marrjes se burimeve dhe personelit te nevojshem per ta. Pavaresisht nga shpjegimi, kritikat e kane vendosur misionin e OKB ne pozicion mbrojtes pikerisht atehere kur ai duhet te ishte me aktivi.


Per te qene te ndershem me UNMIK, ai po perballet me nje situate qe do te ishte e veshtire te perballohej edhe nga nje qeveri e stabilizuar mire. Per me teper, UNMIK po vepron pa nje buxhet te vertete dhe sistem financiar, me me pak se nje te pesten e numrit te policeve te planifikuar prej 3,100 vetesh, dhe me nje staf civil te perbere prej me pak se 1,000 njerez.


Ne te njejten kohe, kohezgjatja e mandatit te UNMIK nuk eshte e qarte. Megjithese Sekretari i Pergjitheshem i Organizates se Kombeve te Bashkuara Kofi Annan ka thene se OKB do te qendroje ne Kosove ndoshta edhe dhjete vjet, UNMIK duket se eshte i pasigurte rreth rolit te tij pas zgjedhjeve, te cilat per momentin mendohet se do te organizohen ne Shtator 2000.


Mosmarreveshjet ne mes Shqiptareve dhe Serbeve, si edhe ne rradhet e komunitetit Shqiptar rreth apartamenteve, dyqaneve dhe pronave te tjera shume shpesh perfundojne ne dhune. Refugjatet qe kthehen dhe kane humbur shtepite kerkojne te marrin shtepite qe dikur kane qene prona te Serbeve, i nxjerrin jashte ata qe ndodhen aty me force.


Shqiptaret te cilet dikur jane debuar me force nga shtepite e tyre prej gjykatave Serbe tani jane kthyer dhe kerkojne ish shtepite e tyre nga Serbet qe i kane perfituar ato ne baze te vendimeve te gjykatave, por ne vend te Serbeve ata shohin qe ne to kane hyre Shqiptare te tjere.


Ne ish kompanite ne pronesi shteterore-edhe ne ato qe jane mbyllur apo jane shpallur te falimentuara-Shqiptaret te cilet jane debuar nga vendet e tyre te punes pas heqjes se autonomise se Kosoves po kthehen. Ata po krijojne keshillat drejtuese te udhehequra nga ish drejtoret, apo nga persona te emeruar nga "qeveria provizore" e veteshpallur nga Shqiptaret etnik, e dominuar nga Ushtria Clirimtare e Kosoves (UCK).


Me perkrahjen e KFOR, UNMIK ka qene ne gjendje te ushtroje autoritetin e tij ne sherbimet postare, telekomunikacion, dhe sherbimet publike elektrike. Megjithate, ceshtjet e fillimit te prodhimit dhe pagimit te rrogave nuk jane zgjidhur, per te mos permendur ato te pronesise dhe privatizimit.


Dyqane, restorante, kafene dhe kioska te reja kane mbire ne te gjithe Prishtinen dhe shitesit ambulant i gjen ne cdo qoshe rruge. Cdo gje eshte e lejueshme ne mungese te ndonje autoriteti lokal dhe ligjeve planifikuese.


Mungesa e nje sistemi ligjor te pranuar mund te shnderrohet ne burim mosmarreveshjesh te medha. UNMIK ka deklaruar te vlefshem te gjitha ligjet Serbe qe zbatoheshin ne Kosove perpara mberritjes se tij, pervec atyre te konsideruar si ne kundershtim me normat nderkombetare per te drejtat e njeriut. Megjithate, "qeveria e perkoheshme" e Shqiptareve te Kosoves thote se ajo nuk do te punoje me "ligjet qe jane perdorur per te dhunuar Shqiptaret". Dhe gjykatesit Shqiptare kerkojne qe te gjitha ligjet e aprovuara pas heqjes se autonomise se Kosoves me 1989 te deklarohen te pavlefshem.


Ne mungese te nje menyre per gjenerimin e pasurise, nje sektor sherbimesh po zhvillohet rreth komunitetit nderkombetar ne Kosove. Fluksi i monedhes se huaj permes rreth 50,000 punetoreve te ndihmave dhe personelit tjeter nderkombetar, ka krijuar tashme nje ekonomi si flluske sapuni.


Organizatat nderkombetare jane punedhenesit me te mire, duke paguar shofere, perkthyes dhe recepsioniste paga rreth 1,200 marka Gjermane ne muaj. Kjo nuk krahasohet me rreth 200 Marka ne muaj qe paguhet nje profesor ne Universitetin e Prishtines. Menyra me e shpejte per tu pasuruar eshte te japesh me qera nje shtepi apo apartament per te huajt te cilet jane te gatshem te paguajne rreth 1,000 deri 2,000 Marka Gjermane ne muaj.


Ne euforine e fitores se tyre dhe te lirise se fituar rishtazi, shume Shqiptare te Kosoves kane filluar te rindertojne shtepite dhe jetet e tyre me kenaqesi dhe jane optimiste per te ardhmen. Megjithate, nje ekonomi e rrenuar, mundesi te kufizuara punesimi, dhe mungesa e vendosjes se ligjit akoma mund te shtyjne shume njerez drejt krimit, radikalizmit politik, apo migrimit drejt Perendimit.


Besnik Pula eshte nje artikullshkrues nga Kosova dhe nje student i diplomuar ne Georgetown University, Washington, DC.


Frontline Updates
Support local journalists