Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

Prishtina Ne Ekzil

Shqiptaret e Kosoves ne Shkup ndjehen cuditerisht ne shtepi: ne rruge dhe ne kafene, cdonjeri eshte atje. Por dicka nuk shkon, dhe shume akoma mungoje.
By Gjeraqina Tuhina

Kur arrita nga Kosova, prisja te gjeja Maqedonine qe kisha njohur gjithmone, Maqedonine qe pashe ne viziten time te fundit pak jave me pare. Por ne vend te saj une pashe Prishtinen.


Me te vertete, ne te gjithe Maqedonine, ne Tetove, ne Gostivar, ne Kicevo dhe sidomos ne Shkup, kryeqyteti i Kosoves eshte ne Maqedoni. Kudo qe shkova pashe miq nga vendlindja, disa nuk i kisha pare qe prej nje jave, disa qe prej nje kohe te gjate. Rruget i perkisnin nje qyteti tjeter, por ndjenja ishte sikur po ecje ne mes te Prishtines.


Ne fillim, dukej shume mire, dhe dukej sikur njerezit edhe po kenaqeshin. Kafenete ishin plot, me njerez qe i njihje. Pashe gjithe miqte e mij. Ne shkuam tek tregu i madh, i hapur ne Shkup per te blere sende personale qe sigurisht nuk i kishim marre me vete. Dhe njerezit ne Maqedoni-pra, Shqiptaret e Maqedonise- jane shume mikprites. Vete Maqedonasit flisnin rreth " ndryshimit te demografise" te vendit, dhe nuk ishin ne humor te mire: mund ta ndjesh tensionin. Por Shqiptaret--u ofronin Kosovareve aq shume mikpritje sa te prekte.


Mbi te gjitha eshte nje kohe ne te cilen ne mund te sigurohemi kush eshte gjalle. Ne nuk flasim akoma per vdekjet, pasi asgje nuk mund te konfirmohet. Por te pakten ne dime se kush eshte gjalle, pasi ne kemi pare njeri-tjetrin.


Per mua, gjeja me e mire ishte te shihja shuma nga koleget e mij gazetare, te cilet nuk i kisha pare prej te pakten nje jave. Dhe prej tyre, mendinin se kishte vdekur.


Ne fakt e pashe ate per here te pare ne rradhen e madhe ne kufi. Njoha makinen e tij dhe targen e makines se tij, qe shtate kilometra brenda kufirit Jugosllav. Por kurre nuk mendova se mund te ishte ai.


Kishte vene nje kapele, dhe kishte hequr mjekrren e tij. Sigurisht, ai ishe akoma i vdekur zyrtarisht, pra sigurisht ai ishte i terrorizuar, dhe donte te fshihej. Kishte shume fjale per agjente Serbe dhe askush nuk ndjehej i sigurte deri sa te kapercente kufirin.


Kur me ne fund une e njoha une u cmenda. Doja te hidhesha e ta puthja. Por veshtrimi i syve te tij ishte i qarte: ti nuk me ke pare mua.


Shume Shqiptare te tjere, njerez me te mprehte se une, e kishin pare ate, gjithashtu. Por ato nuk i dhane te njohur atij aspak. Ata vetem kishin nevoje ta shihnin ate, te dinin: " Batoni eshte gjalle."


Une, u ndjeva sikur po enderroja. Sikur nuk do ta besoja derisa une do te mund ta prekja ate. Diten tjeter, kur ne me ne fund u takuam perseri, ne vetem qanim e qanim. Une i ulerita atij se ai me kishte shkurtuar pese vjet te jetes time. Ai qeshi.


Megjithekete , njerezit me te vertete qanin ne Prishtine. Une u cudita, vecanerisht me burrat. Qanin e qanin per cdo gje qe kishin kaluar.


Sepse ne jemi akoma te shokuar. Ne jemi shume krenare per te pranuar qe ne jemi refugjate. Njerezit po perdorin shprehje te reja, si " te shperngulur". Bejne cdo gje per te mos pranuar ate qe ka ndodhur ne te vertete.


Ne shume kafene, njerezit po diskutojne seriozisht se si mund te kthehen ne shtepite e tyre brenda dy javesh. Ata besojne qe NATO do te vazhdoje dhe do ta fitoje luften, dhe pastaj ata mund te jene te afte te kthehen. Ata madje jane te paduruar.


Por ne te vertete ajo qe ata kane eshte kjo shprese—ndersa une, kam frike, nje shprese shume e veshtire per tu realizuar, nje enderr. Ata duan qe keto dy jave te jene dicka e perkohshme, nje enderr ne vetvete. Ata duan te pretendojne qe kjo nuk ka ndodhur dhe qe cdo gje te kthehet ne vendin e vet. Megjithese ne nuk kemi me organizim. Megjithese shume kane vdekur. Megjithese ne jemi ne fak ketu ne Maqedoni.


Per te kujtuar, mjafton vetem nje gjysme ore rruge deri ne kufi. Vetem ti shikosh mijerat e refugjateve te mbetur atje qe presin ne te ftohte, te ben te ndjehesh keq. Dhe kur ulesh me njerezit neper kafene dhe bisedon me ta, te gjitha historite jane te njejta: policet, largimi me dhune, trenat.


Disa te tjere jane perpekur edhe te telefojne ne shtepi. Kam folur me shtate tete shoke te cilet u kane telefonuar shtepive te tyre. Perseri e njejta gje. Dikush pergjigjet ne Serbisht. Ata pyesin,"A eshte kjo shtepia e familjes filani". Pergjigjia eshte e qarte: " Nuk e di se e kujt ka qene me pare, por tani eshte e imja".


Pra pavaresisht atmosferes neper rruge, dicka eshte keq. Dicka nuk shkon. Ne e dime se c’fare eshte. Por nuk duam te mendojme per ate.


Gjeraqina Tuhina eshte nje korrespondente e IWPR.