Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

PRIFTERINJTE TREGOJNE MUSKUJT

Influenca e kishes ndaj politikes eshte theksuar kohet e fundit kur ajo nuk ka lejuar qe nje prej kritikeve te saj te marre nje post ne qeveri.
By Goran Vezic

Kisha Katolike ne Kroaci nuk ka lejuar emerimin e nje historiani anti klerik ne postin e ministrit te shkences, ne nderhyrjen me te hapur ne politike gjate ketyre viteve te fundit.


Kryeministri Ivica Racan eshte nenshtruar dhjete dite me pare presionit te kishes, duke terhequr oferten e tij per Profesor Neven Budak per te marre pjese ne administraten e tij te re.


Budak ka merzitur peshkopet duke kundershtuar marreveshjen ndermjet shtetit Kroat dhe Vatikanit, e cila perjashton kishen nga pagimi i taksave. Ai gjithashtu ka kundershtuar mesimin e fese ne kopshtet e femijeve dhe ka kundershtuar emerimin e Profesorit Katolik Tomislav Ivancic si rector i Universitetit te Zagrebit.


Ne nje vend ku 88 perqind e popullsise jane Katolik, Racan ka pasur frike se kisha katolike mund te demtoje Partine e tij Social Demokrate, SDP, anetaren me te madhe te koalicionit qeveritar.


Racan i ka ofruar me pas postin e ministrit te shkences Gvozden Flego, nje filozof dhe ideology i cili eshte i afert me SDP pa qene anetar i saj dhe nuk eshte njohur si person me pikpamje te papelqyeshme nga kisha.


Kjo ka qene nderhyrja me e dukshme e kishes ne ceshtjet shteterore qe pas periudhes se sundimit te Franjo Tugjman partia ultra nacionaliste e te cilit Bashkimi Demokratik Kroat, HDZ, mbeshtetej haptazi nga kisha.


Ky incident ka shkaktuar frike per influencen e kishes ne politiken Kroate. Shume analiste mendojne se nderhyrja ka qene nje kercenim i madh per demokracine ne vend qeveria e te cilit ka premtuar se do te siguroje standarte Europiane ne politike.


Partnerja me e rendesishme e SDP-se ne koalicion, Partia Fshatare Kroate, HSS, dhe presidenti i saj Zlatko Tomciq, tani kryetar i parlamentit, ka kundershtuar me force emerimin e Budak, duke thene se kisha ishte kunder ketij emerimi.


Ne vitet ndermjet lufterave, HSS, partia me e vjeter Kroate, ka kundershtuar influencen e kishes ne politike. Tani, ka thene Vuskoviq, partia ka hequr dore nga ky qendrim dhe mbeshtet kishen.


Kisha ka luajtur nje rol te rendesishem ne ngritjen e HDZ-se ne pushtet gjate viteve Nentedhjete duke promovuar perkrahjen per te. Pa dyshim, kisha ka influencuar ndjeshem rezultatin e referendumit te vitit 1990 ne Kroaci duke mbeshtetur haptazi pavaresine.


Por gjate dhjete vjeteve te ardheshem, ka pasur disa perplasje te ashpra ndermjet kishes dhe HDZ-se. Ne prag te zgjedhjeve parlamentare te vitit 2000, Josip Bozaniq, peshkopi i Zagrebit dhe kryetari i Konferences se Peshkopeve te Kroacise, ka kritikuar politikat e partise dhe nje gje e tille ka ndikuar ne renien e popullaritetit te partise ne rradhet e besimtareve Katolik.


Analistet ne Zagreb mendojne se Racan dhe SDP, koshient per te kaluaren e tyre komuniste, kane frike se nje perplasje me Kishen Katolike mund tu kushtoje rende atyre.


"Kroacia ka nje qeveri e cila vuan nga mungesa e vete besimit kombetar, nje qeveri e cila e konsideron veten si jo aq patriotike, dhe kjo eshte aresyeja qe anetaret e saj jane shume te gatshem dhe te vendosur te paraqesin veten si Kroate te mire," ka thene Zarko Puhovski, nje filozof dhe kryetar i Komitetit Kroat te Helsinkit.


"Anetaret e qeverise po veprojne sikur ata te jene fajtore per dicka. Per kete aresye, ne perpjekje per tu paraqitur si Kroate te mire, ata mundohen te afrohen me kishen edhe me teper se HDZ-ja e Tugjmanit".


Puhovski ka thene se asnje parti nuk ka guxim te kundershtoje hierarkine e Kishes Katolike sepse ata e dine se mund te vuajne pasojat e nje qendrimi te tille ne zgjedhjet e arsheshme. Prifterinjte dhe shtypi Katolik jane shume te gatshem te organizojne fushata te cilat mund te demtojne rende karriera politike.


Srdjan Vrcan, nje socialog i specializuar ne ceshtjet e fese, ka thene se kisha eshte rikthyer ne jeten publike ne Kroaci ne vitet Nentedhjete pas rrezimit te sistemit komunist. Ai ka thene se HDZ dhe autoritetet e kishes kane pasur nje interes te perbashket te punojne se bashku, sepse secili prej tyre e konsideronte palen tjeter si nje mjet te mire per te shtuar perkrahjen popullore.


Influenca e kishes ne Kroaci ka ardhur gjthnje ne rritje gjate dhjete vjeteve te fundit - regjistrimi i vitit 2001 ka treguar se perqindja e Katolikeve ne popullsi eshte shtuar me 11 perqind ne krahasim me vitin 1991.


Pas ngritjes se nje koalicioni te qendres se majte ne pushtet, kisha ka vendosur te qendroje perkrah partive nacionaliste te krahut te djathte. Nje pjese e klerikeve kundershton haptazi bashkepunimin me gjykaten e Hages. Ata gjithashtu jane ne favor te nderprerjes se gjyqeve per krime lufte ne gjykatat e vendit dhe e kane quajtur publikisht qeverine e Racan si "anti Kroate, mashtruese dhe komuniste".


Me heret kete vit, Peshkopi Marin Barisiq i Splitit dhe Makarska ka mbeshtetur publikisht shtate ushtare Kroat te cilet kane filluar nje greve urie ne shenje proteste ndaj akuzave te ngritura ndaj tyre se kane kryer krime lufte kunder civileve dhe te burgosurve te luftes ne burgun ushtarak te Lora ne Split ne vitin 1992.


Mbeshtetja per te dyshuarit per krime lufte nga nje pjese e kishes mendohet se shkon pertej mbeshtetjes morale. Dyshohet se kleriket po ndihmojne te fshihet Ante Gotovina, nje ish general i cili po fshihet nga gjykata e Hages.


Rasti i Gotovina dhe mbeshtetja e klerikeve per te dyshuarit si kriminele lufte ne pergjithese e ka vene qeverine nen nje presion te madh. Ajo eshte e interesuar te ruaje marredhenie te mira me Hagen - si nje mjet per te promovuar imazhin e vendit ne fushen nderkombetare - por e di se nje gje e tille mund ti kushtoje rende ne planin e brendeshem.


Goran Veziq eshte nje gazetar i agjensise se lajmeve Stina ne Split.