Pretekste te Jashteme per nje Lufte te Brendeshme

Koalicioni i ri qeveritar dhe administrata e pafuqishme presidenciale ne Maqedoni jane perfshire ne nje lufte te hapur, dhe provokimet e koheve te fundit rreth Kosoves dhe disa ceshtjeve te tjera te kryesuara nga Presidenti Gligorov rrezikojne te krijojne

Pretekste te Jashteme per nje Lufte te Brendeshme

Koalicioni i ri qeveritar dhe administrata e pafuqishme presidenciale ne Maqedoni jane perfshire ne nje lufte te hapur, dhe provokimet e koheve te fundit rreth Kosoves dhe disa ceshtjeve te tjera te kryesuara nga Presidenti Gligorov rrezikojne te krijojne

Friday, 19 February, 1999

Sikur te mos mjaftonin vetem rreziqet e mungeses se stabilitetit, politikanet Maqedonas po shfrytezojne konfliktin ne Kosove dhe ceshtje te tjera rajonale per te nisur nje lufte politike te brendeshme. Rreziqet perfshijne edhe prishjen e nje fare marreveshje te brishte te vendosur rishtazi ndermjet partive nacionaliste Maqedonase dhe Shqiptare ne gjirin e koalicionit qeveritar. Ne krye te ketyre provokimeve eshte vene vete Presidenti Kiro Gligorov.

Nje rast i mire per te nxitur mosmarreveshjet ishte nje takim 4-oresh i Keshillit te Sigurimit te Maqedonise i mbajtur me 15 Shkurt. Keshilli, i kryesuar nga Gligorov, ka ne perberje te tij Kryeministrin Ljubco Georgievski, ministrat e brendshem, te jashtem dhe te mbrojtjes, dhe tre anetare te zgjedhur nga presidenti. Pra Keshilli eshte i ndare ne mes midis kampeve te presidentit dhe kryeministrit, dhe marredheniet midis tyre mund te pershkruhen si nje lufte e hapur.

Asnje deklarate publike nuk u be e ditur pas mbledhjes se Keshillit te Sigurimit. Por me perpara takimit u tha se sesioni do te diskutonte rreth « Kosoves, problemit te pa zgjidhur te kufirit me Republiken Federale te Jugosllavise, problemet qe dolen pas vizites se Ministrit te Jashtem te Greqise [Theodoros] Pangalos, dhe cdo gje tjeter qe ka qene subjekt i bisedimeve dhe negociatave me Shqiperine .» Gjate nje vizite te koheve te fundit ne Shkup, Pangalos eshte shprehur se grupet e pakicave ne Maqedoni mbeshteten vetem nga Staliniste dhe homoseksuale. Gjate nje vizite te koheve te fundit te kryeministrit Georgievski ne Tirane, kryeministri Shqiptar Majko tha se ne rast te nje shkallezimi te metejshem te situates ne Kosove, Shqiptaret ne Maqedoni, Shqiperi dhe kudo tjeter ne rajon do te ndermarrin nje qendrim te perbashket, perfshire edhe "vetmbrojtjen kolektive."

Presidenti Maqedonas i hodhi edhe me teper benzine ketij zjarri. Ne nje interviste per Start, ai iu referua mosmarreveshjeve te koheve te fundit rreth njohjes se Taivanit nga qeveria Maqedonase dhe tensioneve qe u shkaktuan si rrjedhim ne marredheniet me Kinen. Ai tha se ne rast se tensionet mbi kete ceshtje zgjaten, "Une mund te them pa medyshje se siguria dhe pavaresia e Maqedonise jane te rrezikuara .» Per te zgjidhur kete situate ai theksoi se mund te ndermerrte "te gjitha masat ne dispozicion te tij."

Me vone, ai tha se kjo deklarate ishte keq interpretuar. Megjithate, ai e kishte quajtur me pare njohjen e Taivanit nga qeveria Maqedonase si "nje grusht shteti te vogel" dhe i kishte kerkuar njerezve te influenconin qeverine "ne nje menyre ose nje tjeter" per te ndryshuar kete vendim. Mesazhi per shume njerez ne Maqedoni ishte se Gligorovi po mendonte seriozisht per te deklaruar nje gjendje te jashte zakonshme--megjithese ky vendim eshte pergjegjesi e parlamentit, dhe mund te merret nga presidenti vetem ne ato raste kur asambleja nuk mund te mblidhet.

Lufta ndermjet qeverise se re (e cila erdhi ne fuqi ne fund te vitit te kaluar) dhe presidentit qe po largohet (ai e le postin ne fund te ketij viti) po e konsumon politiken Maqedonase, por asnje njeri nuk duket te jete i sigurte se cila eshte aresyeja apo cili shpreson te perfitoje prej saj. Pervec komenteve alarmante rreth mbledhjes se Keshillit te Sigurimit dhe detajeve te tjera--si psh. mos pershendetja nga ana e Gligorovit te zgjedhjes se kryetarit te ri te parlamentit--ka shperthyer edhe nje korrespondence e shpeshte dhe e tendosur ne mes te presidentit dhe parlamentit. Megjithese zyrat jane ne te njejten godine, kane lulezuar marredheniet me shkrim, nepermjet kerkesave me shkrim per shpjegime dhe sqarime rreth refuzimit nga ana e presidentit per te firmosur ligjin e pare te kaluar nga parlamenti i zgjedhur rishtas, mbi amnistine per me teper se 800 te burgosur, si edhe firmosjes se komunikates per vendosjen e marredhenieve diplomatike me Taivanin.

Presidenti Gligorov kerkoi mbledhjen e parlamentit ne nje sesion urgjent dhe kryetari i parlamentit i ktheu nje leter me ane te se ciles e pyeste Presidentin se cfare deshironte te diskutonte ne kete sesion. Presidenti ka kritikuar ashper Ministrin e Jashtem Aleksandar Dimitrov dhe drejtorin e Agjensise per Rindertim dhe Zhvillim te krijuar rishtas pas kthimit te tyre nga Taivani. Dimitrovi u pergjigj me nje mbrojtje te fuqishme te politikes se Taivanit, e cila ishte edhe nje shuplake per presidentin. Ne parlament, Aleanca Social Demokrate e Gligorovit ka kerkuar per nje votebesim per kryetarin e parlamentit dhe per ministrin e jashtem. Ne kontekstin Maqedonas, bashkejetesa i ngjan shume me teper nje marredhenieje ndermjet nje burri dhe gruaje qe grinden se sa nje bashjetese dinjitoze, si ne France, ndermjet nje presidenti dhe nje kryeministri te cilet vijne nga dy parti te ndryshme.

Natyrisht qe ka me teper aresye se thjeshte politike pas takimit te Keshillit te Sigurimit dhe debatit mbi Taivanin. Situata ne Kosove eshte shqetesuese per Maqedonine. Ne rast se Pekini vendos veton ndaj zgjatjes se mandatit te Forces Parandaluese se OKB (UNPREDEP) si hakmarrje per Taivanin, siguria e Maqedonise mund te jete e rezikuar. Ne rast se kjo ndodh, Gligorovi thote se i gjithe faji do te jete i qeverise. Burime te qeverise megjithate thone se Maqedonia ka mundesi te ofroje territorin e saj per te pakten 8,000 trupa te NATO-s--aq sa me pare i gjithe numri i ushtareve ne ushtrine Maqedonase--per shkak te situates ne Kosove.

Por duket qarte se pas kaq shume grindjeve te brendeshme, jane ceshtjet e jashteme te cilat po perdoren per te hapur nje lufte te ashper politike ne vend. Shqetesimi eshte, se sidomos rreth ceshtjes Kosoves, ndarjet behen me te thella. Gjate konferences se tij te pare per shtyp, Ministri i Mbrojtjes Nikola Kljusev i Partise se Organizates se Brendeshme Revolucionare Maqedonase te Bashkimit Kombetar Maqedonas (VMRO-DPMNE), e cila eshte forca kryesore ne koalicionin qeveritar, tha se Ushtria Clirimtare e Kosoves (UCK) eshte nje organizate terroriste dhe se zgjidhja e problemit te Kosoves mund te gjehet vetem nepermjet dhenies se autonomise ne kuader te Serbise. Pas vizites se tij ne France nga 9-12 Shkurt, Gligorov tha se "per momentin, rrethanat nuk lejojne pavaresine e Kosoves, pa folur pastaj per krijimin e Shqiperise se Madhe.» Ai gjithashtu shtoi edhe nje paralajmerim se, ne qofte se nuk arrihet nje marreveshje ne Rambouillet, UCK, te cilen ai e quajti ilegale, "mund te perdorej ne rajone te tjera ku banojne Shqiptare etnike, pra mund te transferohej ne Mal te Zi, Maqedoni ose Greqi, gje e cila do te conte ne nje konfrontim te pergjithshem ne Ballkan."

Partia per Prosperitet Demokratik (PPD), partia Shqiptare e cila eshte ne opozite, i kritikoi ashper keto deklarata. PPD-ja theksoi se Shqiptaret ne Maqedoni mbeshtesin pavaresine e Kosoves, dhe se ligjshmeria e UCK eshte e konfirmuar edhe nga fakti qe perfaqesuesit e saj kryesojne, dhe dominojne numerikisht, delegacionin e Shqiptareve te Kosoves ne bisedimet e mbajtura ne France. VMRO-DPMNE dhe Partia Demokratike e Shqiptareve--te cilat jane kosideruar per nje kohe te gjate si ektremiste nacionaliste, te cilat me pare kane qene armike te betuara, dhe qe tani jane partnere ne koalicionin qeveritar--kane ruajtur qetesine. Ata e dine se hapja e ketyre ceshtjeve mund te nderprese shume lehte marredheniet e qeta nder etnike ne Maqedoni dhe mund te nxjerre ne siperfaqe nacionalizmin radikal te mbuluar prej aleances se tyre te re. Duket se Gligorovi dhe Social Demokratet e tij duan ta shqetesojne ate.

Iso Rusi eshte gazetar i Focus ne Shkup

Support our journalists