PRESHEVA PRET KESHILLIN KOMBETAR

Zhgenjimi me politikanet vendas dhe nje deshire per bashkim me Kosoven ka shkaktuar krijimin e nje organizmi te ri perfaqesues.

PRESHEVA PRET KESHILLIN KOMBETAR

Zhgenjimi me politikanet vendas dhe nje deshire per bashkim me Kosoven ka shkaktuar krijimin e nje organizmi te ri perfaqesues.

Tuesday, 6 September, 2005

IWPR ka mesuar se popullsia Shqiptare e Serbise se jugut do te krijoje keshillin e saj kombetar per te zgjidhur problemet lokale dhe ndikuar mbi diskutimet rreth statusit perfundimtar te Kosoves.


Burime lokale thone se Keshilli Kombetar i Shqiptareve, i cili duhet te bashkerendoje interesat politike te Shqiptareve lokal, do te krijohet kete muaj, perpara fillimit te dialogut te shume pritur ndermjet perfaqesuesve Kosovare dhe autoriteteve Serbe.


Njerezit ketu e shohin dialogun ndermjet Prishtines dhe Beogradit si nje mundesi per te kerkuar qe Serbia e jugut, te cilen ata e konsiderojne si Kosova lindore, te behet pjese e Kosoves.


Popullsia kryesisht Shqiptare ne rajonin e Presheves ka deshiruar prej kohesh shkeputjen nga Beogradi. Qe ne vitin 1992, Shqiptaret kane organizuar nje referendum jo zyrtar ne te cilin 95 perqind e pjesemarresve kane votuar ne favor te bashkimit me Kosoven.


Nese do te kete shkembim territoresh, banoret vendas shpresojne qe rajoni i Presheves do te aneksohet Kosoves, ndersa zonat e banuara kryesisht nga Serbet ne Kosoven veriore do te bashkoheshin me Serbine.


Rreth 70,000 Shqiptare etnik jetojne ne bashkite e Presheves, Medvegjes dhe Bujanovcit - ku ka shperthyer edhe nje konflikt ndermjet militanteve vendas, te UCPMB, dhe forcave Serbe te sigurise nga Nentori i vitit 2000 deri ne Maj te vitit 2001, kur UCPMB ka pranuar nje armepushim.


Ne shkembim, popullsise lokale i jane dhene garanci per me teper te drejta njerezore dhe perfaqesim me te mire ne strukturat e qeverisjes lokale dhe policise.


Autoritetet ne Beograd, megjithese nuk jane shprehur ende ne lidhje me lajmin per krijimin e keshillit kombetar, mendohet se nuk do ta shikojne me sy te mire kete organizem - i cili pritet te nxise politikanet vendas te zgjidhin probleme te tilla si arsimi, kujdesi shendetesor dhe ceshtje te tjera sociale dhe te vendosin komunitetin Shqiptar ne te njejtin nivel me Serbet ne Kosoven veriore, te cilet kane nje organizem te ngjashem i cili perpiqet qe kjo zone te mbetet pjese e Serbise.


Krijimi i organizmit te ri - i cili teknikisht lejohet te krijohet ne baze te ligjit per pakicat kombetare - eshte mirepritur nga shume Shqiptare vendas. Jetoni, nga Bujanovci, ka thene per IWPR se te rinjte nuk kane arsim dhe vende pune, dhe se partite lokale duken se nuk jane ne gjendje apo nuk kane deshire te ndihmojne. Abdullahu, nga Presheva, ka thene se ai nuk sheh rruge dalje tjeter nga veshtiresite e tanishme politike dhe ekonomike, duke thene se nje "Organizem pan Shqiptar duhet te krijohet sa me shpejt - dhe fati yne eshte ne dore te tij".


Ragmi Mustafa, drejtues i Partise Demokratike te Shqiptareve, PDSH, partia e dyte me e madhe e Shqiptareve etnik ne zone, fillimisht nuk e ka pritur mire idene per krijimin e keshillit kombetar. "Partite politike nuk mund te zgjidhin problemet e popullsise ne kete zone," ka thene ai.


Dhe Orhan Rexhepi, nje ish komandant i UCPMB i cili tani eshte nje zyrtar i larte i Partise per Progres Demokratik, PPD, ka thene se "Keshilli Kombetar i Shqiptareve duhet te krijohet sa me shpejt te jete e mundur pavaresisht se cfare thote Beogradi. Ne nuk u kemi kerkuar atyre leje kur filluam luften ndaj regjimit te Millosheviqit ne dirmin e vitit 2000".


I vetmi fraksion politik i cili ka shprehur rezerva ndaj organizmit te ri eshte partia me e madhe e Shqiptareve etnik ne rajon, Partia per Veprim Demokratik, PVD, e cila ne syte e shume njerezve ka deshtuar ne perpjekjet e saj per te zgjidhur problemet sociale dhe ekonomike te zones.


Partia, e drejtuar nga ish kryetari popullor i bashkise se Presheves, Riza Halimi, ka luajtur nje rol te rendesishem ne bisedimet e paqes ndermjet Beogradit dhe komunitetit nderkombetar ne vitin 2001, por me pas eshte akuzuar nga popullsia vendase se nuk ka qene e afte te mbroje interesat e tyre.


Ne te vertete, ajo tani po kritikohet edhe nga anetaret e saj, sic ka qene rasti i zyrtarit te larte te partise Skender Destani i cili ka thene kete jave se PVD ka krijuar pak vende pune ne rajon, dhe se pjesa me e madhe e tyre u jane dhene njerezve te afert te drejtuesve te partise.


Nje nder anetaret themelues te PVD, Xhemaludin Salihu, ka akuzuar kohet e fundit drejtuesit e partise Riza Halimi dhe Behljulj Nasufi ne nje leter te hapur ne median lokale se sillen si "sulltanet ne perandorine Turke".


Skender Latifi eshte nje korrespondent i IWPR ne Presheve.


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists