A po Kthehet Ushtria ne Kosove? 'Do ta Shohim', Thone Gjeneralet

Nga Srdjan Staletovic ne Leskovac. (Botuar ne 24 Shtator 1999)

A po Kthehet Ushtria ne Kosove? 'Do ta Shohim', Thone Gjeneralet

Nga Srdjan Staletovic ne Leskovac. (Botuar ne 24 Shtator 1999)

Thursday, 10 November, 2005

Ndersa jane te shumte njerzit ne Beograd, Serbine veriore, dhe Vojvodine qe jane te gatshem te mbeshtesin opoziten ne perpjekjet e tyre per rrezuar rregjimin, po ashtu jane te shumte edhe ata qe duan te bashkohen me VJ-ne per nje lufte te re ne Kosove, dhe kryesisht ne qyetet si Kraljevo, Krusevaci, Aleksandrovaci, Nishi dhe Leskovaci.


Nje njesi vullnetaresh nga Nishi qe ka luftuar perkrah trupave VJ ne Kosove, i shkroi nj e leter komandanit lokal te ushtrise ne fillim te muajit, duke ofruar gadishmerine e tyre per tu kthyher ne Kosove. Letra ishte neneshkruar nga 40 ushtare, dhe perfshinte veterane te luftes ne Kroaci, Bosnje dhe Kosove. “Vetem na thuaj se kur, dhe si?” kerkonin ata.


Komandanti i njesise BJ i tregoi BCR-se, se “Te 40 njerezit e mi jane te armatosur, megjithese lame shume arme ne Kosove. Duke i pasur njerezit tane ne terren, nuk na duhet gje tjeter, ne po presim vetem urdherin”. Ushtaret nga Nishi, thane se po ktheheshin ne Kosove: “Ka pasur ca vonesa. Na kane thene per ne 10 ose 25 Tetor, por kjo nuk ka rendesi. Ne jemi gati”.


Nje tjeter oficer i ri, qe sherben ne zonen e Leskovacit, i tregoi gazetarit te BCR-se, ditarin e tij, fleten e 16 Qershorit, dita kur ushtria pranoi te linte kosoven. Shenimet e tij ne ditar, e pershkruanin marreveshjen si “kapitullim”. Ai nuk kishte banese dhe te ardhura tre mjaftueshme per te mbajtur familjen, megjithate ai ishte i gatshem qe te kthehej ne krahine. “Me vjen keq, qe nuka kam shkuar akoma atje”, tha ai.


Shume oficere VJ, dhe shume nga paisjet ushtarake te terhequra nga Kosova ne Qershor, jane ristacionuar ne Serbine Jugore. Sipas deshmive te ndryshme, shume prej trupave ushtarake kane ngelur ne Kosove si civile. Nje oficer i vendosur ne Leskovac ne komanden verore te nje njesie te madhe VJ qe u kthye nga Kosova, tha se keta ish-ushtare, “kane kohe qe po presin qe te kthehen forcat”.


“Ata kane arritur te mbijetojne dhe te qendrojne ketu”, tha ai, “por ajo qe me nevrikos tani eshte se asnjeri nga Ushtria nuk ka kurajon qe te shkoje ne Prizren (nje qytet Kosovar 50 km ne jug-perendim te Prishtines) dhe tu çoje atyre rrogat e tyre. Edhe sikur asgje tjeter te mos behet ne duhet te shkojme atje per kete”.


Ai verejti me gezim se forcat Serbepo veprojne aktualisht ne disa zona te Kosoves, ku jetojne Serbe,dhe me te vertete, forcat e NATO-s ne Kosove konfirmojne futjen e grupeve te vogla te paramilitareve Serbe ne krahine.


Oficeri ne Leskovac, tha se forcat Serbe ishin tashme te rehatuara mire. “Infrastruktura e sigurise, ne pjesen veriore te Mitrovices (nje zone e populluar nga Serbet) eshte nen kontrollin tone”, thote ai. AI shton, se rezistenca serbe ne Mitrovice, eshte e organizuar nga disa qindra police Serbe ne rroba civile, te cilet jane “ te shkelqyer ne kordinimin e punes se tyre me ate te ushtarakeve ne qytet”.Informacionet e koheve te fundit, i mbeshtesin pjeserisht keto deklarata. Nje pre tre Serbeve te vrare ne nje beteje me arme paqeruajtesit Ruse te KFOR-it ne fshhatin Korminjane me 6 Shtator, mbande nje dokument identifikimi policor.


Rezoluta e OKB-se dhe marreveshja e mevonshme tekniko-ushtarake ndermjet NATO-s dhe VJ-se, lejon kthimin e ardheshem te “nje numri te rene dakort te personelit Jugosllav dhe Serb” ne Kosove, per te ruajtur vendbanimet dhe monumentet Serbe, por pa percaktuar ndonje date se kur mund te ndodhe kjo. NATO thote se nuk ka ardhur akoma koha per kete.


Por shume prej Serbeve te Kosoves qe ngelen pas terheqes se ushtrise, jane te gatshem te mirepresin kthimin e “perforcimeve” Serbe ne krahine, ne kundershtim te hapur me deshiren e NATO-s.


Shume kane frike prej sulmeve hakmarrese te Shqiptareve te Kososves. A.S, nje ish gazetar i Radio Proishtines nuk do te flasi ne telefon me familjen tij ne pjesen veriore te Mitrovices, per situaten. “Ju edini qe une nuk mund te flas, por qe kur kane ardhur perforcimet nga Beogradi, une e bej gjumin me te qete”.


Gjenerali Nebojska Pavkovic, Komandanti i Korpusit te Trete tte Ushtirse – VJ me qender ne Kosove (perpara terheqes se Qershorit), ka vizituar njsite e ushtrise ne Leskovac dhe Nish. Ai nuk do qe te flasi mbi kthimin e ushtrise ne Kosove.


“Gjerat po ecin”, pergjigjet ai. “Do ta shohim”.


Disa veterane ne konflikt, besojne se ata nuk u munden, por u urdheruan te ktheheshin nga politikanet. Ata argumentojne se kane lene nje pune te pambaruar dhe qe mund te luftojne dhembe per dhembe me NATO-n. “Tani ne e njohim terenin, dhe dime si te te luftojme”, tha rezervisti R.S., shites nga Aleksovaci. “Shpresoj qe te fitojme kete here”.


Te tjere nga Aleksovaci mendojne ndryshe. Nje grup rezervistesh qe dezertuan nga njesite e tyre ne Kosove kur filluan bombardimet e NATO-s thane se nuk do ti pergjigjeshin thirjes perseri. “Ajo e fundit, nukishte lufte, dhe nuk do te jete lufte as heren tjeter”, tha njeri prej tyre. “Ne do te behemi si nje bande e shformuar”.


Ne Krusevac, ku zhvilluan revoltat me te medha nga trupat VJ, gjate 78 diteve te fushates se NATO-s, shumica e te intervistuarve thane se nuk do te ktheheshin me ne Kosove.


Por sergjenti rezervist M.K. nga nje fshat afer Krusevacit tha se:"te pakten dhjete shoke jane te gatshem te shkojne ne Kosove si patriote". Ai e quajti kete nje çeshtje nderi. "Une nuk vajta aty per tu larguar. Ne do te shkojme perseri, por kesaj rradhe do te qendrojme, ashtu si. Ne do te shkojme perseri, por kesaj rradhe do te qendrojme, ashtu si. Ne do te shkojme perseri, por kesaj rradhe do te qendrojme, ashtu siç kane bere gjithmone Serbet".


Te Enjten, njerezit e Pavkovicit filluan ushtrimet taktike prane qytetit Serb te Prokupljes, 20 km ne Jug-Perendim te Nishit. Javen e kaluar, nje brigade tankesh, qe ka luajtur nje rol te madh ne operacionet e para Qershorit ne Kosove, shkoi nga Krusevaci per ne zonen e Kraljevos. Keto levizje po sherbejne si baze per thashthemet lokale, se ushtria, me te vertete po planifikon te shkoje andej poshte (ne jug, per ne Kosove).


Nje kapiten rezervist, D.R. nga Kraljevo, gjen arsye te tjera per te shkuar. "Ne qofte se une nuk kam pune dhe nuk mar rroge ketu, atehere pse te mos shkloj ne Kosove per te marre dietat?", pyet ai.


Ai deklaron se njesite elite te Ushtrise, duke perfshire edhe brigaden e 63 te parashutisteve dhe brigaden 72, jane rivendosur ne zone dhe jane ndare ne njesi operacionale. "Une shpresoj se tani do te shkojme ne Kosove me nje plan te qarte se çfare dhe se si do ta bejme", shtoi ai.


Anlistet ne Beograd, tentojne ti mbyllin fjalet e dala per pushtimin e Kosoves, si nj pike vendimtare per rregjimin. Opozita, sapo ka filluar nje program mbare-kombetar protestash qe synojne te rrezojne qeverine aktuale, ne favor te nje autoriteti tranzitor. Ata gjithashtu i kane syte tek Mali i Zi, partneri i vogel i Serbise ne ate qe ka ngelur nga Federata Jugosllave.


Rregjimi do te prese nje apo dy jave, per te pare nese demonstrimet do te behen masive. Ne qofte se opozita ka sukses me to, rregjimit do ti duhet ta drejtoje vemendjen ne Kosove, dhe ne Mal te Zi", teorizojne analistet.


Te tjere argumentojne se ushtria, deri me sot nuk eshte ne nje lufte te pergjitheshme me paktin e NATO-s. "Duket sikur kane ngelur akoma njerez ne Ushtrine Jugosllave, te cileve po u hane duart dhe duan te fillojne nje tjeter raund", i tha ish koloneli i ushtrise Dragan Vuksic, gazetarit te BCR-se kete muaj.


Sipas sondazheve te opinionit publik te javes se shkuarushtria eshte institucioni me i besueshem ne vend. Te ndergjegjeshem per kete dhe ne ankth per ta drejtuar diku tjeter vemendjen, qeveria tashme, vetem mund te marre vendimin se kur do ta filloje krizen tjeter - Kosoven, Malin e Zi, ose ndonje zone tjeter te nxehte, si zona Serbe e populluar nga Myslimane ne rajonin e Sanxhakut.


Rregjimi tani nuk ka shume mundesira zgjedhjeje. Ne qofte se vendos qe te perdore ushtrine per te zgjatur qendrimin ne pushtet, nuk do te beje gabim qe ta filloje punen ne jug te Serbise. Atje tani per tani, se paku qytetaret me teper do te shkonin ne lufte pas autoriteteve sesa te bashkoheshin me marshimin e protestes se opozites.


Srdjan Staletovic eshte nje kontribues i rregullt i IWPR-se nga Beogradi.


Frontline Updates
Support local journalists