Petric Paralajmeron Ashper Boshnjaket

Perfaqesuesi i Larte i komunitetit nderkombetar ne Bosnje-Herzegovine, i ka kerkuar Republikes Srpska te heqe dore nga paragjykimet etnike dhe te permiresoje gjendjen te drejtave te njeriut nese deshiron te mbijetoje.

Petric Paralajmeron Ashper Boshnjaket

Perfaqesuesi i Larte i komunitetit nderkombetar ne Bosnje-Herzegovine, i ka kerkuar Republikes Srpska te heqe dore nga paragjykimet etnike dhe te permiresoje gjendjen te drejtave te njeriut nese deshiron te mbijetoje.

Me lejoni ta bej krejtesisht te qarte. Pa nje vendosmeri serioze per te zbatuar reforma kushtetuese, sociale, ekonomike dhe njrezore, Republika Srpska, RS, mund te shperbehet. Sjellja e drejtuesve te saj po sjell mungesen e stabilitetit ekonomik dhe politik ne kete entitet.


RS ka nevoje per reforma te ndershme dhe rrenjesore - veprime dhe jo fjale. Eshte e qarte se ne kete vit te shtate te marreveshjes se Dejtonit, RS eshte ende nje strukture mono etnike nacionaliste, nje model anormal i ekskluzivitetit ku sundimi i ligjit ende nuk eshte vendosur.


Nje komunitet i tille nuk ka vend ne Europen e shekullit te 21-te. Ka shume fusha ku autoritetet e RS-se mund te bejne me teper me qellim qe t'u sherbejne qytetareve te tyre dhe te provojne para botes se huaj qe ajo eshte pjese legjitime e Bosnje Herzegovines, e cila po perpiqet te permbushe detyrimet e Marreveshjes se Paqes se Dejtonit dhe kerkesat e koheve moderne.


Zbatimi i vendimit historik te gjykates kushtetuese per barazine e te gjithe popujve ne te dy entitetet ofron shansin per nje ndryshim rrenjesor ne RS. Entiteti duhet te tregoje deshiren e tij per te ofruar mbrojtje per te gjithe qytetaret e tij, perfshire edhe ata te cilet jane jo Serbe. Karakteri i tij multi etnik, te cilin e ka konfirmuar edhe gjykata kushtetuese, duhet te reflektohet ne kushtetuten e saj.


Reforma kushtetuese ofron nje mundesi unike per RS-ne te zbatoje ndryshime fondamentale dhe pozitive dhe te shmange rrezikun e zhdukjes se saj. RS eshte e kercenuar nga brenda sepse ajo nuk permbush standartet Europiane; sepse ajo nuk i trajton te gjithe qytetaret e saj me barazine e cila i takon ne nje entitet multi etnik; sepse ajo nuk garanton te gjithe qytetareve te saj te drejtat e njeriut; sepse ajo nuk mirepret ata qe deshirojne te rikthehen ne shtepite e tyre. Te gjitha keto e deligjitimojne dhe e dobesojne RS-ne.


Por ajo mund te ndryshoje. Une do te thosha gjithashtu qe kjo eshte edhe nje mundesi unikale per autoritetet e RS-se qe te tregojne esencen e pronesise, dhe qe te tregojne se ato kane kapacitetin te arrijne ate kompromis i cili eshte teper i rendesishem ne nje shoqeri shume etnike si Bosnje Herzegovina.


Gjate takimeve te mija te koheve te fundit ne Banja Luka kam degjuar shprehje inkurajuese te mirekuptimit per sa i perket shume prej ketyre ceshtjeve. Megjithate, kam degjuar shume shprehje te tilla ne te kaluaren. Tani une dua te shohe veprime.


Une mbeshtes me force sugjerimet e Kryeministrit Ivaniq per te organizuar nje tryeze te rrumbullaket ne te cilen drejtuesit e partive politike te diskutojne per keto ceshtje dhe te perpiqen te gjejne zgjidhjen me te drejte. Kjo nuk do te jete e lehte - por Bosnja dhe Herzegovina eshte nje vend shume etnik, e cila do te thote se drejtuesit e saj politik duhet te jene ne gjendje te gjejne pikat e perbashketa dhe konsensusin dhe te bejne kompromise. Kjo eshte e vetmja menyre ne te cilen mund te funksionoje dhe te shkoje perpara Bosnje Herzegovina. Dhe nje gje e tille mund te arrihet vetem me gjithe perfshirje dhe jo me perjashtim.


Qytetaret e RS, pavaresisht perkatesise se tyre etnike, deshirojne nje jete normale. Ata kerkojne standarte jetese te ngjashme me Europen e shekullit te 21. Momentalisht, e ardhmja e ekonomise se RS-se eshte ende e zymte. Ligje teper te rendesishme dhe urgjente per reformimin dhe permiresimin e ekonomise jane bllokuar per shkak te kalkulimeve politike - dhe jo ekonomike.


Lufta kunder korrupsionit sapo ka filluar. Nje pjese e madhe e problemit eshte gjithashtu edhe sjellja penguese e perfaqesuesve Serbe ne parlamentin shteteror. Taktikat e tyre dhe humbja e kohes nuk kane lejuar miratimin e ligjeve te rendesishme te cilat do te permiresonin gjendjen ekonomike ne te gjithe Bosnje Herzegovinen dhe do te rrisnin efikasitetin e institucioneve shteterore. Nje gje e tille nuk mund te tolerohet me.


Deshtimi i drejtuesve politik te RS-se per te pasur zhvillimin ekonomik si prioritetin numer nje eshte aresyeja qe papunesia eshte kaq e larte ne RS. Per te njejten aresye edhe ata qe jane me fat dhe e kane nje vend pune paguhen shume pak.


Pagat e ulta dhe qe shpesh nuk paguhen ne kohe jane aresyeja qe ne RS gjate vitit 2001 ka pasur kaq shume greva. Nese autoritetet deshirojne te permiresojne gjendjen ekonomike, ato duhet te veprojne me shpejtesi dhe me vendosmeri per te krijuar nje ambjent pozitiv per biznesin.


Une kam shprehur ne menyre te perseritur shqetesimin tim per shkallen e ulet te rikthimit te Kroateve dhe Boshnjakeve ne RS. Buxheti i percaktuar per lehtesimin e rikthimit te refugjateve nuk eshte i mjaftueshem; pengesat e zyrtareve per rikthimin jane nje gje e zakoneshme, ashtu sic jane edhe debimet e paligjeshme; mbeshtetja e dhene nga qeveria per zyrat e strehimit ne RS eshte e paperfilleshme, dhe ne te gjithe territorin e RS-se ka nje mungese vendesh alternative per strehim gje te cilen autoritetet jane te detyruara me ligj ta gjejne.


Autoritetet e RS-se kane vene ne rrezik edhe vete ekzistencen e entitetit te tyre duke mos permbushur standartet Europiane dhe duke mos garantuar te drejtat baze te te gjithe qytetareve te tyre.


Mungesa e respektit per te drejtat e njeriut eshte nje pike tjeter e dobet per qeverine e RS-se. Nje rast i cili eshte zgjatur ne menyre skandaloze eshte ai i kolonelit Avdo Paliq, i cili eshte zhdukur ndersa ka qene i arrestuar nga ushtria Serbe e Bosnjes ne vitin 1995. Mosbindja e RS ndaj vendimit te Dhomes per te Drejtat e Njeriut per te hetuar rrethanat e zhdukjes se Kolonelit Paliq si edhe per ti paguar shumen prej rreth 30,000 dollare Amerikan kompensim familjes se tij, eshte nje gje e turpshme.


Perpjekja e RS-se per te paguar vetem 7,000 dollare eshte nje shembull tipik i zvarritjeve. Une gjithashtu nuk mund te pranoj arsyetimin e dhene nga ministria e mbrojtjes se ata nuk dine vendndodhjen e oficerit i cili e ka pare Kolonelin Avdiq per here te fundit. Kjo eshte e turpshme. Kjo eshte e papranueshme.


Bashkepunimi me Gjykaten Nderkombetare per Krimet e Luftes ne ish Jugosllavi, ICTY, eshte nje fushe tjeter ku premtimet kane mbetur vetem ne kuadrin e fjaleve dhe nuk eshte ndermarre asnje veprim. Megjithese ne Tetor asambleja kombetare e RS-se miratoi nje ligj per bashkepunimin me ICTY dhe Partia Demokratike Serbe ne Dhjetor njoftoi se ajo kishte ne plan te largonte nga rradhet e saj personat e akuzuar per krime lufte, keto premtime nuk kane shume vlere. Ne nuk kemi pare ende ndonje veprim konkret.


Te akuzuarit duhet te arrestohen; gjendja e tyre e lire nuk duhet te lejohet qe te hedhe nje hije mbi procesin e rikthimit te refugjateve. Autoritetet e RS-se kane vendosur ekzistencen e entitetit te tyre ne rrezik duke mos permbushur standartet Europiane dhe duke mos garantuar te drejtat baze te te gjithe qytetareve te tyre. Me lejoni te shprehem teper qarte. Pa nje vendosmeri per te zbatuar reformat kushtetuese, sociale, ekonomike dhe per te drejtat e njeriut, RS mund te zhduket - veprimet e drejtuesve te saj e kane dobesuar mjaft gjendjen ekonomike dhe politike te entitetit.


Volfgang Petric eshte Perfaqesuesi i Larte i komunitetit nderkombetar ne Bosnje-Herzegovine.


Frontline Updates
Support local journalists