Perforcime Trupash Ne Sanxhak

Dislokimi i trupave te tjera ne rajonin e dominuar nga Muslimanet ne Serbi kane shkaktuar frike se Miloshevic mund te pergatise nje konflikt te ri ne shtepine e tij.

Perforcime Trupash Ne Sanxhak

Dislokimi i trupave te tjera ne rajonin e dominuar nga Muslimanet ne Serbi kane shkaktuar frike se Miloshevic mund te pergatise nje konflikt te ri ne shtepine e tij.

IWPR

Institute for War & Peace Reporting
Thursday, 10 November, 2005

Ushtria Jugosllave ka dislokuar nje brigade te koracuar shtese ne rajonin e banuar kryesisht nga Muslimane te Sanxhakut, duke shtuar friken se Beogradi mund te jete duke pergatitur nje konflikt te ri.


Brigada e 7te e krijuar rishtazi i eshte bashkuar asaj te 168 dhe 37 ne Sanxhak, nje rajon qe shtrihet ndermjet Serbise dhe Malit te Zi. Ne kontakt direkt me popullsine Muslimane, brigada rrit tensionet dhe friken e popullsise lokale ndaj establishmentit Serb.


Sipas disa parashikimeve thuhet se rreth 15,000 ushtare Jugosllave jane ne kete zone, si edhe nje numer i madh policesh dhe anetaresh te policise sekrete. Per me teper, shume civile Serb jane gjithashtu te armatosur. Pra, nga popullsia e pergjitheshme e Sanxhakut prej 150,000 banoresh, me teper se 10 per qind e saj jane perfaqesues te armatosur te rregjimit te Beogradit.


Sanxhaku eshte konsideruar prej kohesh si nje pike e mundeshme krize ne Ballkan. Popullsia e tij eshte Sllave, por kryesisht muslimane, dhe shtrihet ne kufi me disa fqinj me te cilet Serbia ka pasur marredhenie te tendosura dhe shume te dhuneshme: Shqiperia, Bosnja dhe Herzegovina, dhe Kosova.


Megjithese popullsia nuk ka kerkuar autonomi apo pavaresi, marredheniet me autoritetet Serbe kane qene te tensionuara, te shenuara nga incidente represioni te drejtperdrejte - vecanerisht gjate kohes se krizes ne Kosove gjate ketij viti.


"Marredheniet armiqesore te ushtrise Jugosllave ndaj Boshnjakeve te Sanxhakut jane evidentuar gjate sulmeve ajrore te NATO-s," thote Sulejman Ugljanin, politikani kryesor Musliman ne Sanxhak - duke perdoru termin kombetar te adoptuar nga Muslimanet ne Bosnje. "Urrejtja me te cilen ushtria ka shkaterruar te gjitha simbolet Boshnjake eshte vecanerisht shqetesuese."


Ugljanin thekson se Ushtria Jugosllave ka debuar Muslimanet dhe Shqiptaret nga fshatrat Kaludjerski Laz, Bukelj dhe Dacic gjate fushates ajrore te NATO-s. Ne total, rreth 25,000 Muslimane jane larguar nga Sanxhaku gjate krizes. Shumica e tyre jane rikthyer, por kane humbur vendet e tyre te punes meqenese nuk kane kryer detyrat ushtarake ne kushte lufte.


Shume Muslimane te cilet kane qendruar kane mbledhur shuma te medha parash, si edhe ushqime dhe cigare, si "dhurata" per ushtrine me shprese qe ajo te mos i ngacmoje. Por ne Prill, Grujica Davidovic, komandant i Korpusit te Uzice hyri me force ne ndertesat e bashkive te Sjenica dhe Tutin me ushtare te armatosur dhe ka rrahur personalisht kryetaret e ketyre bashkive, Dzamail Suljevic dhe Semsudin Kucevic.


Beogradi tani perdor pretekstin e gjendjes se pasigurte ne kufi per te justifikuar rritjen e numrit te trupave ne Sanxhak. Por politikanet Muslimane e konsiderojne dislokimin e ketyre trupave si nje shenje te qarte paralajmeruese. Ata thone se nje shpjegim per kete mund te jete se qeveria synon te parandaloje ushtarakisht ndonje perpjekje nga radikale Muslimane per ta kthyer Sanxhakun ne nje keshtjelle rebele, gje e cila mund te conte ne nje nderhyrje te re nga Perendimi. Por politikanet ketu thone se nuk ka asnje mundesi per nje radikalizim serioz te popullsise Muslimane ne Sanxhak.


"Shqiptaret ne Kosove, te cilet jane dy milion, mund te rrezikojne te humbasin 100,000 vete," thote Rasim Ljajic, President i Koalicionit te Sanxhakut, partia e dyte politike ne rajon. "Per ne, te cilet jemi inferior ne numer, as autonomia dhe as pavaresia nuk perbejne ndonje fitore, ne se disa dhjetra mijera njerez vriten."


Te tjere thone se ka shume mundesi qe dislokimi i trupave te jete nje shembull tjeter i taktikave te mbijeteses se Miloshevicit - duke hapur nje pike te re krize per te drejtuar vemendjen nga humbja ne Kosove dhe protestat anti rregjimit si edhe per te mbledhur nacionalistet Serbe rreth tij. Ashtu si edhe ne Bosnje dhe Kosove me pare, presidenti ndoshta do te beje thirrje per mbrojtjen e nje hapesire te shenjte per Serbet kunder "fondamentalizmit Islamik." Sido qe te jete ka me teper mundesi qe te rezultoje nje strategji e humbur.


"Ne te gjithe e dime qe Sanxhaku eshte pika e re e krizes," i ka thene Zoran Djindjic, president i Partise Demokratike dhe figura kryesore e Aleances per Ndryshim IWPR pak kohe me pare. "Por kudo qe ai hyn me tanke, Serbet largohen me traktore si refugjate."


Miroslav Filipovic eshte nje gazetar i pavarur nga Kraljevo ne Serbi.


Frontline Updates
Support local journalists