Perdorimi I Armeve Konfirmon Nevojen Per Keshillin Kombetar Serb Ne Kosove

Goditja me arme e Momcilo Trajkovic te Dielen ka konfirmur rendesine e Keshilli Kombetar Serb per Serbet e mbetur ne Kosove te krijuar rishtazi.

Perdorimi I Armeve Konfirmon Nevojen Per Keshillin Kombetar Serb Ne Kosove

Goditja me arme e Momcilo Trajkovic te Dielen ka konfirmur rendesine e Keshilli Kombetar Serb per Serbet e mbetur ne Kosove te krijuar rishtazi.

Ne se Momcilo Trajkovic kishte nevoje per nje konfirmim te rendesise te krijimit te Keshillit Kombetar te Serbeve per Kosoven dhe Metohine per Serbet e mbetur ne province, ai e morri, dhe ndoshta me shume, te Djelen vone ne mbremje kur ai u godit ne kembe me arme zjarri perpara deres se shtepise se tij.


Udheheqesi i Levizjes Serbe per Rezistence (SPO) dhe presidenti i komitetit ekzekutiv te Keshillit Kombetar Serb, po qendron tani ne shtepine e nje miku te tij ne Caglavica, nje enklave Serbe, vetem pak larg nga Prishtina, se bashku me djalin e tij 29 vjecar Aleksandar. Plumbi i ka mbetur ne kemben e tij te djathte, vetem pak siper gjurit, dhe nje operacion do te nevojitet per ta nxjerre ate.


Megjithese i tronditur nga plagosja e tij, Trajkovic, mbetet i vendosur per te vazhduar fushaten e tij per te drejten e Serbeve qe mbeten ne Kosove.


"Ky sulm ishte nje sulm mbi te gjithe Serbet te cilet kane mbetur ne Kosove, dhe jo vetem mbi mua," i tha ai IWPR. "Spastrimi etnik po vazhdon, por tani ata qe e kryejne ate jane Shqiptaret. Situata po del jashte kontrollit, por nje Kosove shume etnike duhet te mbijetoje."


Pas sulmit, Keshilli Kombetar Serb nxorri nje deklarate per shtyp qe e pershkruante sulmin, i cili sipas saj ishte kryer nga dy burra Shqip foles, dhe menyren me te cilen Trajkovic u zvarrit deri ne nje telefon per te thirrur patrullat e KFOR per ndihme. Deklarata pershkroi Trajkovic si "kundershtari politik me i rendesishem i Presidentit Jugosllav Slobodan Miloshevic dhe terrorizmit etnik Shqiptar".


Megjithese ne vitet 1980 Trajkovic e ndihmoi Miloshevicin te hypte ne pushtet ne Serbi duke shfrytezuar trazirat ne Kosove dhe fillimisht mbeshteti heqjen e autonomise se Kosoves, ai u prish me presidentin Jugosllav sapo e pa qe politikat e tij afatgjata po e demtonin popullsine Serbe ne Kosove.


Keshtu, Trajkovic krijoi SPO si nje alternative politike per Serbet e moderuar dhe nisi nje dialog nder Serb mbi Kosoven per te zhvilluar nje qendrim te ndryshem Serb ne province, duke udhetuar edhe jashte per ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe France perpara pershkallezimit te dhunes ne Shkurt 1998 per te promovuar idete e tij.


Pas fushates se bombardimeve te NATO-s dhe terheqjes se ushtrise Jugosllave nga Kosova, Trajkovic qendroi ne Kosove dhe me 24 Tetor u bashkua me Serbe te tjere te njohur ne Kosove ne manastirin e Gracanica per te formuar Keshillin Kombetar Serb.


Ne takimin e pare Trajkovic ka thene: "Serbet e Kosoves kane nevoje per udheheqes te cilet jetojne me popullin e tyre, dhe jo per kukulla te cilet kryejne qorrazi cdo gje qe u thuhet." Per me teper, duke aluduar per politikat e deshtuara te Miloshevicit, ai shtoi se kishte ardhur koha qe "Serbet ne Kosove te marrin fatin e tyre politik ne duar."


Sipas vleresimeve nderkombetare me optimiste, rreth 100,000 Serbe vazhdojne te mbeten ne Kosove, shumica e tyre ne enklava te vogla apo duke qendruar kryesisht neper shtepi, te rrethuar nga Shqiptaret armiqesore.


Megjithate, shifra prej 100,000, eshte ndoshta e larte, sepse Serbet vazhdojne te largohen nga provinca cdo dite per shkak te kercenimeve sistematike nga ana e Shqiptareve. Ne fakt, nje jave perpara qellimit te tij, Trajkovic ishte viktime e nje vjedhjeje me thyerje dhe Telekomi i Kosoves, qe tani drejtohet nga Shqiptaret, i ka prere te dyja linjat telefonike ne zyre ne firmen e tij bujqesore.


Serbet e thjeshte nuk inkurajohen nga fakti qe anetare Serb te Keshillit Ekzekutiv Tranzitor te Kosoves, perfshire Zoran Andjelkovic, president, nuk jetojne me ne Kosove. Keta individe, te cilet konsiderohen si te afert me Beogradin, e vizitojne provincen vetem me raste.


"Eshte e lehte per Miloshevicin te marre vendime per ne, kur nuk kujdeset per ate qe do te na ndodhe ne dhe familjeve tona," thote nje Serb, i cili eshte larguar nga Prishtina, per ne Kaglavica, enklaven Serbe, i cili kerkon te mbetet anonim. Ai ka lene pas apartamentin e tij dhe e ka derguar gruan dhe femijet tek disa te aferm te tij ne Serbi. "Asnje nga korieret e Miloshevicit nuk ka ardhur per te na pare, per te mos folur per te na ndihmuar. E si mund ta mbeshtes une ate?" thote ai. "Ne se ai nuk mund te na zgjidhe problemet tona, ndoshta dikush tjeter mundet, dikush me te cilin bota do te jete e gateshme te bisedoje dhe te degjoje problemet tona."


Keshilli Kombetar Serb drejtohet nga Arqipeshkvi Artemije Radoslavijevic i Raska dhe Prizrenit dhe shpreson te perfaqesoje dhe te jete zeri i te gjithe Serbeve te mbetur ne Kosove, ne menyre te pavarur nga Beogradi. Partia Socialiste Serbe e Miloshevicit (SPS) ka akuzuar Trajkovic se ai eshte vete plagosur ne nje perpjekje per te terhequr publicitet.


Petar Jeknic eshte nje gazetar i pavarur nga Beogradi.


Frontline Updates
Support local journalists