Perandoria Kontrabandiste e Arkanit

Zhelko Raznatoviq njihej më shumë si bos i luftës. Por Arkan ishte edhe një kontrabdist jashtëzakonisht i suksesshëm, që u bë i pasur duke u marrë me çdo gjë që nga nafta deri tek kimikatet për bujqësi.

Perandoria Kontrabandiste e Arkanit

Zhelko Raznatoviq njihej më shumë si bos i luftës. Por Arkan ishte edhe një kontrabdist jashtëzakonisht i suksesshëm, që u bë i pasur duke u marrë me çdo gjë që nga nafta deri tek kimikatet për bujqësi.

Zhelko Raznatoviq, krimineli serb i luftës dhe baroni i mafias i vrarë në Beograd javën e kaluar, kontrollonte një perandori të madhe biznesi mbështetur në mallrat që nuk lejoheshin nga sanksionet e vendosura ndaj vendit të tij.


Arkani, që mendohej se zotëronte disa dhjetëra millionë marka gjermane në momentin kur vdiq, thuhet se e ka siguruar pasurinë e tij duke mbështetur shtetin, importuesit, bankierët dhe policinë.


Ekonomia e zezë, që jozyrtarisht mbështetej edhe nga qeveria, ka qënë forma dominuese e jetës ekonomike në Serbi për disa vjetë me rradhë. Kjo shpjegon faktin se si Serbia, pavarësisht nga sanksionet, ende mundet të ofrojë ushqime, lëndë djegëse dhe ngrohëse për qytetarët e saj.


Mendohet se kontrabanda e lëndëve djegëse ishte aktiviteti më fitimprurës i Arkanit. Gjatë shtatë viteve të fundit janë shfaqur tre kanalë kontrabandë e madhe në Serbi.


I pari dhe më i madhi ishte kanali "shtetëror", përmes të cilit në vend mbërrinin të gjithë llojet e lëndëve djegëse. Avantazhi që të punoje me shtetin ishte që nuk kishe nevojë të prisje për dokumenta nga qeveria. Disavantazhi ishte se zyrtarët shtetërorë merrnin një pjesë të madhe të këtij keku.


Dy muaj më parë ky kanal kaloi në duart e Marko Millosheviq, djali i presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviq. Shtypi i pavarur i Beogradit njoftoi se kompania e tij u bashkua në një konsorcium të bankave shtetërore, duke bërë në këtë mënyrë që furnizimi kyresor i lëndëve djegëse në Serbi të ishte nën kontrollin e tij.


Kanali i dytë i kontrabandës i përkiste botës së zezë malazeze, të mbështetur jozyrtarisht nga autoritetet në Podgoricë.


Avantazhi që të bëje biznes me klanin malazez të naftës ishte furnizimi i rregullt me lëndë djegëse, kurse disavantazhi ishte detyrimi që pagesat duhet të bëheshin ekskluzivisht në monedhë të huaj. Kanalin e tretë e kontrollonin klane të ndryshme kriminale në Serbi. Importuesit ishin firma private që mbështeteshin në punonjësit shtetërorë të korruptuar për të mbuluar marrëveshjet e tyre.


Ndërkohë që biznesi kryesor i Arkanit ishte futja kontrabandë e naftës, ai fitonte shumë edhe nga shpërndarja e saj.


"Kur nuk donim të përziheshim në shitjen e lëndës djegëse ose nëse çmimi nuk i pëlqente, ai jepte me qira transportuesit e tij për një gjë të tillë," tha një mik i tij.


Transportuesit që kishin shenjat e kompanisë së tij, SDG, ishin të mbrojtura meqë ishte e qartë se malli i përkiste një njeriu të rrezikshëm.


Me kontaktet e tij në forcat e policisë, Arkani kishte mundësi të shihte dosjet dhe ndonjëherë analizat strategjike konfidenciale që shpesh e lejonin atë të ishte një hap para rivalëve të tij.


Aktiviteti që i solli atij më shumë para në tre vitet e fundit ishte kontrabanda e kafesë dhe e cigareve të huaja. Në këto marrëveshje Arkani gjithnjë kishte partnerë ose vepronte si një ndërmjetës.


Një biznesmen beogradas pretendon se Arkani përdori lidhjet e tij me Malin e Zi në këto marrëveshje. Përfshirja e shtetit malazez në kontrabandën e cigareve dhe shpërndarja e tyre në Itali përmes familjeve të mafias ka rezultuar kohët e fundit në heqjen e një ministri.


Arkani nxori fitime edhe nga importimi i kimikateve bujqësore. Gjatë tre vjetëve, prodhues suedezë dhe gjermanë të kimikateve bujqësore kanë bërë një biznes me fitim me një kompani të regjistruar në Hungari, e cila i eksportonte kimimatet në Serbi. Mendohet se Arkani dha fondin për këtë veprim.


Gjatë këtyre viteve Arkani dhe të tjerë u bënë të pasur nga operacionet tërheqëse kontrabandiste të Serbisë. Toleranca e Millosheviqit për aktivitetet e tyre i lejoi ata të nxirrnin fitime menjëherë dhe të bëheshin milionerë.


Por çmimi që duhej të mbështesnin Millosheviqin dhe të begatonin nën të ka qënë i rëndë. Bashkimi Europian publikoi emrat e 600 qytetarëve jugosllavë që nuk lejohen të udhëtojnë në vendet e tij anëtare për shkak të lidhjeve të tyre me regjimin e Millosheviqit.


Srxhan Staletoviq është kontribues i rregullt i IWPR-së nga Beogradi.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists