Pastrimi I Kosoves
Forcat Serbe po perzene Shqiptaret nga nje territor ne forme trekendeshi, nga Peja ne Prizren ne Prishtine-duke djegur shtepite dhe grisur dokumentat e identifikimit. Ata nuk jane te mirepritur te kthehen.
Pastrimi I Kosoves
Forcat Serbe po perzene Shqiptaret nga nje territor ne forme trekendeshi, nga Peja ne Prizren ne Prishtine-duke djegur shtepite dhe grisur dokumentat e identifikimit. Ata nuk jane te mirepritur te kthehen.
Rrefugjate Shqiptare te Kosoves vazhdojne te dynden ne qytetin e vogel verior te Kukesit ne Shqiperi. Gjate tre diteve te kaluara mbi 82,000 refugjate kane kaluar ne territorin Shqiptar.
Ata tregojne histori te ngjashme. Forcat Serbe kane hyre ne shtepite e tyre dhe u kane thene te mbledhin plackat dhe te largohen nga Kosova.
Dokumentat personale te identifikimit, pasaportat, dhe atyre qe udhetojne me makina, targat, dhe te gjitha dokumentat u jane konfiskuar dhe djegur.
« Na morren dokumentat dhe na thane te mos kthemi kurre me, » thote muma nje burre 64 vjecar nga Prizreni. Ai ishte ulur mbi nje karroceri te terhequr nga nje traktor me te gjithe familjen e tij te madhe, perfshire dy djemte e tij, grate e tyre dhe kater nipat, te moshes 4-10 vjecare.
« Sapo dolem ne rruge te shtruar, » thote Muma, « Serbet na dogjen shtepite. Ne e lame Prizrenin ne flake. » Rrefugjatet vijne nga qytetet e veriperendimit te Kosoves, Peja dhe Gjakova, nga qyteti ne jugperendim i Prizrenit dhe nga fshatra shume te vegjel midis ketyre. Zakarai Kiwa, keshilltar ligjor i Komisariatit te Larte te Refugjateve te OKB (UNHCR) , theksoi, « pjesa veriperendimore e Kosoves ka nje popullsi prej rreth 250,000 vetesh.
Eshte shume e qarte ajo qe po bejne Serbet »--po e zbrazin ate.
Refugjatet tregojne per forca Serbe te veshur me rroba te zeza dhe me maska te zeza ne fytyre te cilet kane hyre ne qytetet dhe fshatrat e tyre per ti perzene ata. Nje pjese e rrefugjateve nga rajoni veriperendimor jane derguar ne Prizren me autobusa nga autoritetet.
Nga Prizreni, ata kane ecur me kembe per 18 kilometra deri ne kufirin e Kukesit.
Agim Lluki, pronar i shtepise botuese Dukagjini ne Peje, tregoi per djegien e Pejes dhe te kompanise se tij botuese. Por ai dukej me i shqetesuar per fatin e miqve te tij ne Prishtine, sidomos shkrimtare veprat e te cileve deri disa muaj me pare i ka botuar ne publikime elegante.
« A dini ndonje gje rreth Eqremit, apo Rexhepit dhe Skenderit ? » pyet ai, duke dashur te dije per fatin e disa poeteve dhe shkrimtareve.
Pastaj ai nuk flet dhe shperthen ne lote. « E dini qe ata kane vrare Baton Haxhiun ? » redaktori i Koha Ditore.
Sipas rrefugjateve, cdo qytet, apo fshat Shqiptar ne pjesen veri perendimore te Kosoves eshte diegur. Duket se Beogradi ka nje strategji te planifikuar mire per « pastrimin » e Shqiptareve te Kosoves.
Duke u perqendruar ne qytetet dhe fshatrat ne kufij, Beogradi ka ndjekur nje model te pastrimit etnik ne Kosove. Duke filluar me qytetin Peje ne pjesen veriperendimore deri ne Prizren dhe siper ne Prishtine, ne veri lindje, ata po detyrojne Shqiptaret te largohen nga Kosova per ne Shqiperine dhe Maqedonine fqinje.
Rrefugjatet nga pjesa Perendimore e Kosoves po dergohen me force drejt Kukesit, dhe drejt Hasit, 20 kilometra me ne veri. Njerezit nga Prishtina dhe zona jugore e Kosoves po detyrohen te shkojne drejt Maqedonise. Sipas Kiwa te UNHCR, ne kryeqytetin Prishtine, baza e udheheqesve politike Shqiptare dhe aktivisteve, forcat Serbe vazhdojne ti ndjekin ata, Duket se jane ashpersuar luftimet gjate tre diteve te fundit ne mes te UCK-se dhe forcave Serbe. Ushtria Clirimtare e Kosoves (UCK) ka njoftuar per luftime te ashpra ne rajonin veriperendimor te Decanit, ne kufi me Shqiperine. Nje luftetar i UCK-se i cili sapo kishte mberritur nga fronti tha se, « Naten e kaluar ne luftuam per kater ore. Demet tona ishin shume me te vogla ne krahasim me demet qe i shkaktuam Serbeve. » Por ai nuk dha ndonje shifer te ketyre demeve.
Me luftimet qe vazhdojne, vala e refugjateve nuk eshte ndaluar. « Jane mbi 3,000 refugjate ne anen tjeter te kufirit, » thote Kiwa. « Ne presim me teper gjate diteve ne vazhdim. » Ka zera qe thone se 100,000 refugjate nga Prishtina jane nisur per ne kufirin Shqiptar ne zonen e Kuksit.
Nga tregimet e refugjateve, pjesa me e madhe e qyteteve Shqiptare me popullsi te madhe ne Kosove, jane boshatisur dhe djegur. « Ne se NATO do te bombardoje ushtrine Serbe ne Kosove, thuaj atyre te vazhdojne.
Sepse grate dhe femijet Kosovare jane larguar, » thote Muma.
Fron Nazi eshte nje redaktor i vjeter i IWPR.