Pas Parisit

Kosova eshte i vetmi ngjites politik qe mban te bashkuar koalicionin e thyeshem qeverises te Beogradit. Problemi i vertete i Miloshevicit do te jete pas nje marrveshjeje, kur Serbia me ne fund do te duhet te perballet me vetveten.

Pas Parisit

Kosova eshte i vetmi ngjites politik qe mban te bashkuar koalicionin e thyeshem qeverises te Beogradit. Problemi i vertete i Miloshevicit do te jete pas nje marrveshjeje, kur Serbia me ne fund do te duhet te perballet me vetveten.

Friday, 12 February, 1999

Regjimi i Presidentit Jugosllav Slobodan Miloshevic eshte dobesuar shume, dhe me teper se cfare duket. Kur me se fundi bisedimet mbi Kosoven filluan ne Rambouillet, shume vezhgues mbeten te habitur nga niveli relativisht i ulet i delegacionit Serb. Ai ndoshta mund edhe te mos quhet dot « Serb », meqenese shumica e anetareve te tij nuk jane Serb, por perfaqesues te kolaboracionisteve Shqiptare « besnik », dhe komuniteteve te vogla etnike (Turq, Rome, « Egjyptiane »). Shume analiste arriten ne konkluzionin se kjo levizje e udheheqesit Serb synonte uljen e nivelit te bisedimeve, dhe mundesisht venien ne dyshim te rezultateve eventuale.

Pavaresisht se c`duket, ka mundesi qe kjo te mos jete pikerisht ashtu. Ekipi i Miloshevicit perfshin disa lojtare te fuqishem te perzgjedhur me kujdes, prezenca e te cileve konfirmon legjitimitetin e bisedimeve. Njeri prej negociatoreve eshte Nikola Sainovic, zevendes kryeministri federal, i cili ne fakt (megjithese jo zyrtarisht) eshte personi qe merret me problemet e Kosoves ne krah te Miloshevicit, duke mbajtur nje lidhje direkte mes presidentit Jugosllav dhe zyrtareve lokale dhe oficereve te sigurimit ne province. Nje tjeter eshte Ratko Markovic, i cili ka pershtatur kushtetuten Serbe te 1990 dhe ate Jugosllave te 1992 sipas kerkesave dhe interesave te Miloshevicit. Vladan Kutlesic, keshilltari ligjor dhe njeriu i besuar i Miloshevicit, eshte i vetmi keshilltar presidencial i cili ka mbijetuar ne ate pozite gjate dhjete vjeteve te gjate te pushtetit te Miloshevicit. Pra, kjo treshe tregon se Rambouillet eshte nje ngjarje e rendesishme per Miloshevicin, megjithese ai vete nuk eshte atje.

Por lind pyetja pse Egjyptianet dhe te tjeret ? Ndoshta nje pjese e aresyes eshte sensi i semure i humorit qe ka Miloshevici. Por ka gjithashtu edhe nje ane pragmatike, qe ne menyre paradoksale eshte nje ceshtje e brendeshme qe nuk ka te beje aspak me Kosoven. Miloshevici perfshiu gjithe keta inekzistente politike sepse klika e tij eshte kaq thellesisht e percare ne keto momente saqe nje dyzine perfaqesuesish te rendesishem Serb ndoshta do te shpenzonin me teper kohe duke u perpjekur ti ngulin thiken pas shpine njeri tjetrit se sa te bisedojne me palen tjeter. Ne pamundesi per te gjetur 12 njerez te besueshem, Miloshevici dergoi tre, dhe mbushi vendet e tjera me njerez te parendesishem.

Pavaresisht se Miloshevici duket i forte nga jashte, popullariteti i tij ne Serbi ka vazhduar te bjere me ngadale por ne menyre te vazhdueshme qe prej vitit 1994. Ai tani mund te mbeshtetet vetem ne rreth 25 per qind te elektoratit. Kjo nuk eshte e mjaftueshme per te siguruar nje qeverisje te qete, dhe per kete aresye Miloshevici u detyrua te krijoje nje koalicion me parti te tjera. Partneri i tij i pare ishte gruaja e tij, Mira Markovic, nje komuniste e linjes se ashper dhe udheheqese e Te Majtes se Bashkuar Jugosllave (YUL), e cila i beri nje transfuzion ideologjik Partise anemike Socialiste Serbe, te drejtuar nga Miloshevici. Me pas ishin radikalet nga Partia Radikale Serbe, te udhehequr nga ultranacionalisti Vojislav Seselj, te cilet e ndihmuan Miloshevicin te ruante nje shumice komode ne parlament. Se fundi, Vuk Draskovic, ish udheheqes i opozites me Levizjen per Riperteritje Serbe (SPO) i cili udhehoqi protestat e rruges dhe me pas u arrestua dhe u rrah egersisht nga policia e Miloshevicit, tashme ka rene dakort te mbeshtese njeriun e forte te Serbise ne shkembim te pak vendeve ne kabinetin qeveritar. Tashme Miloshevici mbeti pa kundershtare, sepse te gjitha partite parlamentare ishin te perfshira ne qeveri. Opozita ne Serbi tashme ishte deklaruar e vdekur nga shkaqe natyrore. Mbetet vetem Miloshevici dhe qeveria e tij.

Ata e quajne « Qeveria e Unitetit Kombetar », por ne te vertete eshte nje koalicion i paqendrueshem i perbere nga disa njerez te cuditshem : komuniste dhe fashiste dhe oportuniste te cilet hiqen si centriste. Miloshevici qendron ne fuqi duke balancuar me kujdes keto fraksione kundra njeri tjetrit, dhe duke frikesuar opoziten jashte parlamentare, si studentet e universiteteve dhe median e pavarur. Pervec diferencave ideologjike, te cilat dobesohen perpara ceshtjeve me interes kombetar sic eshte Kosova, kater partite qe perbejne koalicionin qeveritar jane ne nje lufte te ashper, ndonjehere edhe te pergjakshme per pozicionet shteterore fitimprurese dhe licensat e dhena nga qeveria per importet, te cilat ata i shohin si nje cmim qe duhet te perfitojne ne shkembim te besnikerise se tyre ndaj Miloshevicit. Gjithsesi, besnikeria ndaj Miloshevicit nuk eshte e vlefshme edhe per partneret e tjere te koalicionit, dhe qe ketej rrjedh edhe lufta e vazhdueshme e brendeshme, e cila con ne ndryshime te shpeshta te pozicioneve zyrtare.

Problemi i Miloshevicit eshte se ai nuk do te jete ne gjendje te kenaqe te gjitha keto interesa konfliktuale edhe per shume kohe. Pas disa vitesh te sanksioneve tregtare direkte ose indirekte, kombinuar me efektet pothuajse aq shkaterruese te nje ekonomie te drejtuar keq, Serbia eshte ne nje gjendje te tmerrshme. Po behet gjithnje edhe me e veshtire per te fituar para edhe per sipermarresit me lidhje shume te forta biznesi, dhe si rrjedhim edhe parate nen dore dhe favorizimet nuk jane me ato te dy vjeteve me pare. Cmimi i besnikerise po bie, si edhe vete besnikeria. Si rezultat, qeveria po behet gjithnje e me e shtrenguar, duke vene taksa pertej cdo kufiri te lejuar mbi ekonomine dhe njerezit.

Miloshevici mund ta kaperceje dobesine e sistemit te tij duke tundur karten e ceshtjeve te interesit kombetar--si Kosova--perpara sejcilit dhe duke akuzuar me ze te larte per tradheti te gjithe ata te cilet nuk binden. Megjithate, kjo nuk mund te kete sukses pergjithmone. Sistemi ekonomik dhe politik ne Serbi po shkaterrohet, dhe ne fakt vetem Kosova e mban ate ne kembe.

Leshimi i deklaratave te ashpra, te ndjekura nga terheqje pa turp vazhdojne--pa pasur ndonje reagim te rendesishem nga palet e tjera. Vitin e kaluar, Miloshevici refuzoi te pranonte nje delegacion te vogel nga Organizata per Siguri dhe Bashkepunim ne Europe (OSBE), dhe arriti deri aty sa te organizonte nje referendum per te konfirmuar kundershtimin e Serbise ndaj cdo perfshirje te huaj ne token Serbe. Dy muaj me vone ai pranoi 2,000 vezhgues te OSBE-se. Ne prag te bisedimeve ne Rambouillet , qeveria Serbe deklaroi se ishte « absolutisht e papranueshme » qe te zhvilloheshin negociata rreth Kosoves jashte kufijve te Jugosllavise. Pak me pas, dhe me nje vule parlamentare, Miloshevici dergoi nje delegacion ne France. Tani Miloshevici po perserit se Jugosllavia nuk do te pranoje kurre trupa te huaja ushtarake ne Kosove. Ndoshta ai kerkon te thote krejtesisht te kunderten.

Miloshevici ndoshta e kupton qe atij do ti duhet ta leshoje Kosoven ne nje menyre ose nje tjeter. Megjithate per te shmangur nje terheqje te hereshme, dhe me qellim per te mbajtur vemendjen politike ne Kosove ne vend qe ta drejtoje ate ne ceshtje te tjera te brendeshme, eshte ne interesin e tij qe te zgjaten bisedimet. Megjithate, edhe aty, ai perballohet me nje balancim delikat, sepse fuqia e tij per te bere pazarlleqe me Perendimin mund te pakesohet nese nuk arrihet nje pakt perpara pervjetorit te pesedhjete te NATO-s ne Prill. Por ka mundesi, qe ai te dorezohet. Prandaj sfida e vertete per te--dhe per Serbine--do te vije pas Rambouillet. Ne se ceshtja e Kosoves nuk e mbulon gjendjen e kombit, Serbia me se fundi do te detyrohet te shohe veten ne pasqyre. Dhe nuk do te jete nje pamje e bukur.

Dejan Anastasijevic eshte gazetar i Vreme ne Beograd.

Frontline Updates
Support local journalists