Partite Serbe te Opozites Bashkohen

Partite e opozites Serbe jane bashkuar duke i derguar nje ultimatum Presidentit Miloshevic: te dekretoje zgjedhjet deri ne fund te muajit Prill ose te perballet me protesta masive te bashkuara dhe te vendosura.

Partite Serbe te Opozites Bashkohen

Partite e opozites Serbe jane bashkuar duke i derguar nje ultimatum Presidentit Miloshevic: te dekretoje zgjedhjet deri ne fund te muajit Prill ose te perballet me protesta masive te bashkuara dhe te vendosura.

Ne nje takim ne Beograd me 10 Janar, udheheqesit e 17 partive politike te opozites dhe aleanca kane arritur me se fundi ne nje qendrim te perbashket, duke leshuar nje kerkese publike per Presidentin Jugosllav Miloshevic, qe ai te dekretoje zgjedhje ne te gjitha nivelet e qeverisjes deri ne fund te muajit Prill.

Takimi i opozites u organizua nga Vuk Draskovic, udheheqesi i Levizjes per Riperteritje Serbe (SPO). Te gjitha partite pjesemarrese ne takim nenshkruan nje dokument strategjie te perbashket per te detyruar qeverine te organizoje zgjedhje te lira dhe demokratike te parakoheshme. Ne se qeveria e Miloshevic nuk pranon, nenshkruesit kane premtuar se do te organizojne protesta masive ne Beograd dhe qytete te tjera ne te gjithe Serbine duke filluar ne muajin Mars. Protestat do te vazhdojne deri ne thirrjen e zgjedhjeve te parakoheshme.

Nje marreveshje e mepareshme e opozites e nenshkruar ne 14 Tetor, e cila kerkonte organizimin e zgjedhjeve te parakoheshme me nje sistem proporcional ne maksimumi tete zona elektorale, ofron bazat per negociata me regjimin e Miloshevicit rreth kushteve te organizimit te ketyre zgjedhjeve.

Ne nje deklarate te perbashket opozita eshte shprehur: "Sundimi dhjete vjecar i regjimit te Miloshevicit e ka shnderruar Serbine ne nje humbetire. Vendi eshte shkaterruar biologjikisht, materialisht dhe moralisht. Te gjitha institucionet e nevojeshme per nje demokraci te sukseseshme jane shkaterruar dhe kane humbur cdo vlere. Serbia eshte shnderruar ne nje shtet njepartiak, i sunduar nga shtypja e eger dhe terrorizmi shteteror, shembulli me i qarte i te cilit eshte perpjekja per te vrare udheheqesin e SPO dhe vrasja e kater udheheqesve te SPO me 3 Tetor te vitit te kaluar."

Deklarata vijon me pohimin se jo vetem udheheqesit politik te partive opozitare, por edhe gazetare, anetare te medias se pavarur, profesore te universiteteve, gjykates, studente, mesues, nxenes, dhe refugjate kane qene viktime e ketij terrori shteteror te organizuar.

Ne nje dokument te vecante, udheheqesit e opozites i kane bere nje ftese Bashkimit Europian, Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Rusise dhe Kines per te hequr sanksionet e vendosura ndaj Serbise dhe Ish Republikes Jugosllave (FRY) sapo te arrihet nje marreveshje per organizimin e zgjedhjeve te parakoheshme.

Ketyre kater fuqive ju kerkua gjithashtu te sigurojne zbatimin e Rezolutes 1244 te Kombeve te Bashkuara per Kosoven, duke lejuar veteadministrimin e popullsise jo-Shqiptare. Per me teper, opozita ka bere thirrje per nje rritje te ndihmes humanitare per nje milion refugjatet dhe dy milion njerez qe kane nevoje per to ne Serbi dhe Mal te Zi. Gjithashtu, nenshkruesit kane kerkuar rianetaresimin e FRY ne Organizaten per Siguri dhe Bashkepunim ne Europe (OSBE), dhe rikthimin e institucioneve dhe policise se FRY ne Kosove, ne baze te marreveshjes se nenshkruar me NATO-n ne Kumanove.

Udheheqesit e opozites kane rene dakort te respektojne statusin e barabarte te Serbise dhe Malit te Zi ne kuader te FRY, respektojne te drejtat e minoriteteve, te rregullojne legjislacionin e FRY ne perputhje me ate te BE, te nenshkruajne Paktin e Stabilitetit per Europen Juglindore dhe te rivendosin marredheniet diplomatike me SHBA, Francen, Britanine, dhe Gjermanine.

Gjenerali Momcilo Perisic, ish shefi i shtabit te Ushtrise Jugosllave (VJ) dhe tani udheheqes i Levizjes Demokratike te Serbise, eshte i vetmi udheheqes i opozites qe nuk ka nenshkruar keto dokumente. Ai ka insistuar qe anetaret e parlamentit federal duhet ti pergjigjen pyetjes se cili eshte "fajtori me i madh per krizen ne Serbi".

Udheheqesit te cilet nenshkruan marreveshjen e 10 Janarit kane pranuar ne menyre unanime se Serbia me se fundi ka nje opozite te bashkuar - megjithese opozita nuk eshte e bashkuar ne nje parti te vetme.

Por komuniteti nderkombetar pret nje qendrim te perbashket, gje qe eshte bere e qarte udheheqesve te opozites nga perfaqesuesit e SHBA dhe BE gjate takimeve te mbajtura ne Berlin dhe Bruksel ne Dhjetor.

Publiku Serb, i zhgenjyer nga nje sere aleancash afat shkurtra te opozites, deshiron te njejten gje. Per shkak te historise se tyre me shume ndarje, cdo plan per bashkimin e opozites duhet te konsiderohet me shume kujdes. Por ndoshta kete rradhe natyra gjithnje e me teper represive e regjimit te Miloshevicit e ka detyruar opoziten te bashkohet.

Marreveshja perfaqeson nje kompromis mirefillte dhe disa politikane te opozites kane bere shume leshime per arritjen e kesaj marreveshjeje. Duke folur gjate nje konference per shtyp pas takimit me te fundit, Draskovic ka lene te kuptohet se te gjitha mosmarreveshjet e vjetra jane lene pas, duke thene se "shqetesimi per popullin dhe Serbine eshte gjeja me e rendesishme".

Vladan Batic, perfaqesues i Aleances per Ndryshim, thote se "tanime opozita e ka bindur publikun vendas, komunitetin nderkombetar dhe me se fundi edhe regjimin diktatorial, se ajo mund te bashkohet."

Mos pjesemarrja ne kete takim e presidentit te Partise Demokratike, Zoran Djindjic, beri shume pershtypje. Por partia e tij u perfaqesua nga Aleanca, dhe partia e Djindjic ka dhene siguri se marreveshja do te respektohet.

Eshte pothuajse e sigurte qe nje opozite e bashkuar do te fitonte ndaj koalicionit qeveritar ne zgjedhje te ndershme dhe demokratike. Fushata e eger anti opozitare e nisur nga mediat pro-qeveritare nuk ka arritur te fitoje perkrahjen e gjere popullore. Draskovic dhe "tradhetia" e tij kane qene ne qender te kesaj fushate. Ne Dhjetor, televizioni shteteror Serb ka ritransmetuar shume here pamje qe tregonin Draskovic duke puthur doren "e gjakosur" te Sekretares Amerikane te Shtetit Madeleine Albright.

Ne nje ceremoni ne perkujtim te pervjetorit te 55 te "Film News", ministri Jugosllav i Informacionit, Goran Matic, ka akuzuar Draskovic per kontakte me sherbimet sekrete Franceze. Sipas Matic, "Draskovic e shet veten tek cdo sherbim i huaj sekret per para, dhe pranon te beje ne vendin tone cdo gje qe i kerkohet prej tyre."

Me 10 Janar gazeta e kontrolluar nga shteti Borba, ka akuzuar Draskovic se po pergatit nje amnisti per NATO-n per bombardimin e Jugosllavise; keto akuza u botuan edhe ne Politika, nje gazete tjeter e kontrolluar nga shteti. Dega e Partise Radikale Serbe ne Nish e ka denoncuar Levizjen per Riperterite Serbe si nje nga sektet me te rezikeshme ne Serbi.

Te njejtat taktika jane perdorur edhe gjate protestave te mbeshtetura nga Aleanca per Ndryshim te organizuara nga Shtatori deri ne Dhjetor, kur Djindjic dhe udheheqes te tjere te partise denoncoheshin vazhdimisht si tradhetare.

E fuqizuar nga nje fushate e sukseseshme rreth rindertimit te pas luftes, Partia Socialiste Serbe e Miloshevicit ka pasur nje fare ringritje ne anketimet me te fundit te opinionit publik. Por kjo rritje e lehte nuk do te mjaftoje per te siguruar nje fitore ne zgjedhje. Anketimet tregojne se vetem nje e pesta e elektoratit perkrah Miloshevicin dhe partneret e koalicionit te tij.

Milenko Vasovic eshte nje gazetar i se perditeshmes Blic ne Beograd.

Frontline Updates
Support local journalists