Paraushtaraket Marrin Prishtinen

Ekstremistet Serbe po ushtrojne hakmarrjen e tyre mbi Shqiptaret e Kosoves te lidhur me opoziten politike apo me Perendimin--perfshire edhe punonjesit lokale te organizatave te ndihmes, grupeve te te drejtave te njeriut dhe gazetaret.

Paraushtaraket Marrin Prishtinen

Ekstremistet Serbe po ushtrojne hakmarrjen e tyre mbi Shqiptaret e Kosoves te lidhur me opoziten politike apo me Perendimin--perfshire edhe punonjesit lokale te organizatave te ndihmes, grupeve te te drejtave te njeriut dhe gazetaret.

Te shtena armesh dhe shperthime granatash u degjuan neper Prishtine te Premten ne mengjes perpara se sulmet ajrore te NATO-s gjate dites te boshatisnin perseri rruget. Serbet plackiten Qendren Amerikane te Informacionit ne Prishtine, dhe lane pas nje godine te boshatisur.


Atmosfera eshte teper e tensionuar. Pavaresisht njoftimeve se guerrilat e Ushtrise Clirimtare te Kosoves (UCK) po planifikonin te conin luften deri ne Prishtine, vetem policia paraushtarake Serbe (MUP) jane prezente ne cdo kend te qytetit.


Autoritetet Serbe e kane kontrolluar gjithnje Kosoven, por tani kontrolli po shtrengohet dhe eshte bere pothuajse e pamundur te shpetosh. Rruget nuk jane te sigurta. Une fola me nje person i cili ishte perpjekur te largohej te Enjten me te dy femijet e tij per ne Maqedoni, por ajo ishte ndaluar nga ushtaraket. Ishte fati i saj i mire qe e lejuan te kthehej ne Prishtine. Duke ditur se cfare bejne trupat paraushtarake, ndoshta mund edhe mos te kishim degjuar me per te.


Ka njoftime se trupat e 10 njerezve te vdekur, me sa duket te vrare ndersa po perpiqeshin te largoheshin nga fshati i Obranca, jane gjetur prane qytetit te Produjevo. Dy te tjere jane gjetur te vrare ne nje makine pergjate rruges jashte qytetit, i cili sipas njoftimeve eshte krejtesisht i bllokuar nga milicia dhe paraushtaraket Serbe. Ka patur edhe njoftime, te pamundura per tu konfirmuar, per 20 mesues te vrare, dhe per rreth 20,000 njerez te grumbulluar dhe te mbajtur peng.


Nje korrespondent lokal i nje gazete te madhe nderkombetare i cili eshte rrahur nga forcat Serbe ne Grand Hotel te Prishtines tani eshte zhdukur fare. Ai eshte nje shok i ngushte imi, dhe askush nuk e ka pare apo degjuar ate qe prej dites se Enjte pasdite kur policia eshte pare te kontrolloje makinen e tij.


Une kalova naten e pare te bombardimeve duke komunikuar me boten e jashteme me ane te Internetit, dhe tani ndjehem shume e rene psikologjikisht. Kjo gjendje behet edhe me e rende tani qe koleget e mij gazetare te huaj jane larguar, se bashku me shume korrespondente te tjere lokale. Shtypi i huaj, i sulmuar dhe kercenuar prej grupeve te policise paraushtarake te cilet hyne ne hotelin e tyre me qellimin per ti trembur ata, u larguan me shpejtesi me anen e nje karvani prej 19 makinash diten e Enjte.


Une ndjehem shume e frikesuar dhe nuk fle ne shtepine time. Gazetaret jane rraca me e urryer per milicet, ne keto momente, sepse ata njoftojne rreth asaj qe po ndodh. Une nuk di se ku gjendet asnje nga koleget e mi.


Pjesa tjeter e medias lokale praktikisht ka heshtur. Zyrat e gazetes se perditshme ne gjuhen shqipe Koha Ditore, ku nje roje u vra nga nje bande menjehere pas fillimit te sulmeve eshte mbyllur, dhe shtypshkronja e se perditshmes Kosova Sot eshte shkaterruar. Mesazhi eshte i qarte.


Njoftimet per rrembime dhe sulme jane jo te plota por te shpeshta. Nje zyrtar i Lidhjes Demokratike te Kosoves ( LDK), eshte vrare ne Mitrovice, dhe zyrat qendrore te Partise ne Prishtine jane djegur krejtesisht ne oret e para te mengjesit te dites se premte. Nje numer dyqanesh ne Djakovica eshte djegur prej nje bande dhe nje xhami e vjeter 500 vjet eshte demtuar me dashje prej nje grupi njerezish.Tre trupa jane nxjerre me vone, dhe sipas njoftimeve njeri ishte pa koke.


Te premten Komisariati i Larte per Refugjate i OKB-se (UNHCR) ka njoftuar te dhena nga nje grup prej 174 refugjatesh se njezet burra ishin masakruar te enjten ne fshatin Goden, prane Dobrunje, ne kufirin Kosove-Shqiperi.


Avokati dhe aktivisti i te Drejtave te Njeriut Bajram Kelmendi dhe dy djemte e tij jane arrestuar ne oren tre te mengjesit diten e enjte. Gruaja e tij Nekibe eshte rrahur dhe akoma nuk ka asnje lajm prej tyre. Policia vazhdon mospranoje se ka dijeni per vendin se ku gjendet Ai. ( Shenim i redaktorit: Kelmedi dhe dy djemte e tij jane gjetur te vrare, spas njoftimeve te Human Rights Watch te premten ne mbremje.)


Nderkohe luftimet vazhdojne ne te gjithe provincen. Ka pasur njoftimje se forcat ushtarake serbe po perpiqen te rrethojne forcat e Ushtrise Clirimtare te Kosoves ne Malin Cicavica, prane Drenices, qendra e operacioneve te UCK-se ne rajon. Bombardime te renda jane njoftuar rreth shpatit te Malit deri ne oret e para te mengjesit.


Aeroporti ushtarak i Prishtines ne Slatina eshte goditur rende, dhe shperthimet degjohen qarte ne nje largesi prej 20 km nga qendra e qytetit. Zjarri i raketave nga ajri dhe nga toka dukej qarte. Gjate gjithe dites se premte dukej tymi qe dilte nga baza qe digjej akoma. Gjithashtu nje baze ushtarake ne fshatin e afert te Lukare dhe Grmija, si dhe nje qender stervitje e policise ne Hajvalija u goditen.


Pavaresisht nga prezenca e policise paraushtarake ne cdo kend te Prishtines, udheheqja politike e Shqiptareve te Kosoves po perpiqet te ruaj prezencen dhe te jete aktive ne prapaskene. Njeri prej te pakteve qe ka folur publikisht ka qene udheheqesi i Delegacionit te Shqiptareve te Kosoves ne bisedimet e paqes ne Rambouillet, Hashim Thaci.


Ai i tha Televizionit Shqiptar te Tiranes se " Ai i mirepriste sulmet e NATO-s" dhe tha se ato ishin " nje hap i pare" per zbatimin e marreveshjes te cilen pala e tij e kishte firmosur ne France. Ai gjithashtu i beri thirrje te gjitha paleve te Shqiptareve te Kosoves te perfaqesuara ne Rambouillet qe t'i permbaheshin afatit fillestar te 31 marsit per propozimet mbi krijimin e nje qeverie te perkoheshme. Ai dhe figura te tjera te Rambouillet, perfshire Veton Surroi, redaktor i se perditshmes tashme te mbyllor Koha Ditore, mendohet se jane akoma ne Prishtine. Por ata nuk jane shfaqur ne publik, dhe asnje prej figurave te tjera politike kryesore te Shqiptareve nuk jane degjuar prej ditesh.


Emri i gazetarit nuk jepet per te mbrojtur ate nga raprezaljet.


Macedonia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists