Paramilitaret nga Kosova Kane Hyre ne Mal te Zi

Paramilitaret e detyruar te largohen nga Kosova jane zhvendosur ne Mal te Zi, disa per te gjetur nje vend per tu fshehur dhe disa per te zene nje vend ne polici.

Paramilitaret nga Kosova Kane Hyre ne Mal te Zi

Paramilitaret e detyruar te largohen nga Kosova jane zhvendosur ne Mal te Zi, disa per te gjetur nje vend per tu fshehur dhe disa per te zene nje vend ne polici.

Thursday, 10 November, 2005

Kerkimet e koheve te fundit nga Fondi per Ligjin Humanitar tregojne per nje zhvillim alarmant ne Mal te Zi - nje numer i madh paraushtarakesh kane ardhur ne province pas mberritjes se trupave te KFOR ne Kosove.


Anetare te grupeve si Frenkijevci (qe e kane marre emrin e udheheqesit te tyre "Frenki"), Tigrat e Arkan dhe Munja ("Shkreptima") kane hyre ne Mal te Zi se bashku me refugjatet Kosovare. Te rekrutuar perpara fushates se bombardimeve te NATO-s keta njerez jane pergjegjes per djegien e fshatrave Shqiptare ne Kosove, debimin e Shqiptareve etnik nga shtepite e tyre, plackitje, perdhunime dhe vrasje.


Shume prej tyre kane nje te kaluar kriminale dhe disa prej ketyre te rekrutuarve thuhet se jane liruar nga burgjet per tu derguar ne frontin e Kosoves. Vecanerisht njerezit qe kishin eksperienca te mepareshme nga luftimet ne Kroaci dhe Bosnje ishin teper te mirepritur ne rradhet e tyre.


Ajo qe eshte e veshtire te vleresohet eshte shkalla e lidhjeve te tyre momentalisht me autoritetet Serbe. Mendohet se paraushtaraket jane akoma ne kontakt me komanden e tyre dhe jane te gatshem per detyren e tyre te ardheshme.


"Njerez me eksperience ne lufte, kriminele, grupe kohezive dhe te disiplinuara jane rekrutuar ne formacionet paraushtarake qe vazhdojne te kontrollohen krejtesisht nga autoritetet. Pasi ata permbushin nje detyre atyre u jepen zakonisht detyra te reja dhe dergohen ne pika te krizave te reja," thote Natasa Kandic, drejtore e Fondit per Ligjin Humanitar, bazuar ne rezultatet e kerkimeve ne Kosove.


Te dhenat e grumbulluara nga Fondi ne terren, si nga Serbet ashtu edhe nga Shqiptaret, tregojne se nje numer i madh i atyre qe morren pjese ne krimet brutale ne Kosove jane larguar per ne Mal te Zi.


"Ate zakonisht jane te perfshire ne krime. Megjithate, keto aktivitete jane pothuajse te padukeshme. Ativiteti kriminal per fat te keq, shpesh, nuk eshte e lehte te dallohet ne nje shoqeri si kjo e jona ne Mal te Zi," thekson Kandic.


Kandic shton se disa burime, te mireinformuara per gjendjen ne Peje, qytet ne perendim te Kosoves, thone se pergjegjesit e debimit me force te civileve nga kjo zone, tani jetojne ne Mal te Zi. Disa deshmitare citojne raste vjedhjesh dhe vrasjesh.


Provat e grumbulluara nga Fondi nga deshmitare ne Kosove sugjerojne se Milo Misljanin, nga fshati Krusevac prane Pejes, tani qendron ne Mal te Zi. Deshmitaret theksojne se ai ishte nje nga ekzekutoret kryesore dhe pjesemarres ne debimin me force te popullsise civile nga Peja dhe zonat perreth.


Neno Milacic, nje ish oficer policie rrugore dhe zevendes shef i policise Serbe ne Peje, eshte gjithashtu ne Mal te Zi. Disa deshmitare deklarojne se Milacic ka qene nje nxites i debimit te popullsise civile, i vjedhjeve dhe dhunes se ushtruar ne qytet. Deshmitare Serb nga Kosova deklarojne se te dy keta njerez kane grumbulluar pasuri te madhe duke plackitur viktimat Shqiptare etnik.


"Sipas ketyre deshmive, Misljanin dhe Milacic qendrojne here pas here ne Podgorica, dhe ndonjehere ne Berane, ku bejne tregetine e makinave," thote Kandic.


Ndoshta fakti me shqetesues nga te gjithe, jane njoftimet se policia Malazeze mund te kete rekrutuar dhe perdor sherbimet e ketyre grupeve paraushtarake. Eshte nje fakt i pamohueshem qe disa nga paraushtaraket jane Malazez, apo kane qene residente te perhershem ne Mal te Zi. Ne Kosove ata kane vepruar nen kontrollin e Ministrise Serbe te Puneve te Brendeshme (MUP). Tani qe jane kthyer ne Mal te Zi ata kane siguruar vende pune me MUP e Malit te Zi.


Michael Montgomery, nje gazetar i Radios Nacionale Publike, ka bere nje cikel intervistash me anetare te forcave paraushtarake ne Kosove, te policise dhe te policise sekrete.


Keta njerez kane folur hapur per krimet qe kane kryer ne Kosove - spastrimin etnik, vrasjen e civileve, lidhjet ndermjet formacioneve paraushtarake dhe ushtrise dhe qendres se policise ne Beograd. Te gjitha intervistat jane bere ne Mal te Zi. Policia Malazeze nuk pranon te beje te ditur te dhena per sa njerez te tille mund te jene ne Mal te Zi.


Por sic thekson Kandic eshte e detyrueshme qe autoritetet Malazeze te dine se cilet jane keta njerez, ku ndodhen ata, sa prej tyre jane tani pjesetare te policise ne Mal te Zi, dhe ne cfare aktivitetesh sekrete jane perfshirea ata.


Per here te pare gjate ketyre 10 vjeteve Mali i Zi nuk morri pjese zyrtarisht ne nje konflikt Serb. Mali i Zi nuk mund te akuzohet se ka kryer krime ne Kosove. Por autoritetet Malazeze duhet te ndjekin dhe te denojne ata persona qe dyshohen per krime lufte dhe qe jane ne territorin e saj dhe kjo jo vetem ne emer te drejtesise.


Cdo shenje qe popullsia e provinces mund te deshiroje ndonje forme pavaresie nga Serbia shkakton friken e nje kunderpergjigje Serbe. Dhe cilet mund te jene njerezit me te pershtatshem per kete rol se sa paraushtaraket veterane te Kosoves?


Milka Tadic eshte redaktore e revistes se pavarur Monitor ne Podgorica.


Frontline Updates
Support local journalists