Paqe ne Pranvere?

Nga Dejan Anastasijevic

Paqe ne Pranvere?

Nga Dejan Anastasijevic

Shumica e udheheqesve te Shqiptareve etnik kane rene tashme dakort te marrin pjese ne konferencen e paqes ne France ne fillim te muajit Shkurt, dhe njeriu i forte Serb, Sllobodan Miloshevic ka dhene sinjalin se edhe ai eshte dakort. Te dyja paleve do t`u jepet nje jave kohe per bisedime, pas te cilave sipas diplomateve, ata do te nenshkruajne nje marrveshje e cila do te siguroje nje shkalle te larte autonomie per Kosoven ne kuadrin e Jugosllavise te pakten per nje periudhe kohe tre vjecare.

Ne se hedh veshtrimin nga zhvillimet e vitit te kaluar nuk mund te jesh shume entuziast. Ndersa dhuna perfshiu provincen, duke lene te pakten 2,000 te vrare dhe disa dhjetra mijere te pastrehe, bota shikonte e pafuqishme dhe konfuze. Edhe vizitat e njepasnjeshme per muaj me rradhe nga ana e te derguarve nderkombetar ne Beograd dhe Prishtine deshtuan ti afronin te dyja palet ne tavolinen e bisedimeve, dhe kercenimet e NATO-s per sulme ajrore nuk paten rezultat. Rezultati i vetem i dukshem ishte vendosja e rreth 2,000 vezhgueve te pa armatosur nga Organizate per Siguri dhe Bashkepunim ne Europe (OSBE), per te cilen u ra dakort ne Tetor ndermjet Miloshevicit dhe Ambasadorit Amerikan Richard Holbrooke. Por qe para se keta vezhgues te ishin vendosur plotesisht, ata u gjenden ne nje situate problematike, sepse miusioni nuk mund te ndalonte dhe as te verifikonte masakren disa dhjetra Shqiptareve ne Racak ne mes te muajit Janar. Nderkohe, ndarjet u thelluan edhe me jo vetem ne mes te vendeve Perendimore dhe vendeve te cilat jane me teper perkrah Serbise si Rusia dhe Kina, por edhe ne mes te SHBA dhe disa prej aleateve te tyre Europiane.

Papritmas komuniteti nderkombetar tani po flet me nje ze, te qarte dhe te vendosur. Ai kerkon paqe dhe e kerkon tani, ose me sakte deri ne mes te muajit Marsit. Gjithashtu, per habi, SHBA jane te gateshme te dislokojne trupa tokesore per te ndihmuar zbatimin e marrveshjes, megjithese dera perpara nje jave nuk kishin qene shume entuziaste.

Ka nje aresye prapa kesaj deshire per nje zgjidhje politike. Kriza ne Kosove po kercenonte te zbehte, ne mos te prishte fare festimet per 50 vjetorin e krijimit te NATO-s ne Prill te 1999. Politikanet perendimore papritmas kuptuan se festimet, te planifikuara jo vetem per te shenuar kete rast por edhe per te promovuar zgjerimin e NATO-s dhe rolin e saj te ri ne boten e re te pas luftes se ftohte, nuk do te dukeshin mire duke pasur ne sfond fshtara ne flake dhe civile te masakruar ne Kosove. Idea qe pikerisht ate dite e gjithe bota do te shihte NATO-n e madhe si te pafuqishme per te ndaluar qe forcat e pakta Serbe dhe ato te pajisura keq dhe te paorganizuara te Ushtrise Clirimtare te Kosoves (UCK) t`i vene flaken gjithe rajonit do te ishte natyrisht shume, dhe qe ketej rrjedh edhe deshira e madhe per te vene te gjitha burimet politike dhe ushtarake ne dispozicion te arritjes se nje marrveshjeje.

Per Shqiptaret e Kosoves ne pergjithesi, dhe vecanerisht per udheheqesin e tyre politik Ibrahim Rugova, dislokimi i mundshem i trupave te NATO-s eshte shume i mirepritur. Nje prezence ushtarake Perendimore jo vetem qe do te mbante forcat e sigurimit Serbe larg nga fshatrat Shqiptare, por gjithashtu nuk do te lejonte qe provinca te zhytej ne kaos pas terheqjes se forcave Serbe. Deri tani, UCK nuk ka bere ndonje gje per te vendosur rregullin e ligjit mbi territoret qe ajo kontrollon, dhe gjithmone ka ekzistuar mundesia per nje lufte te hapur ndermjet fraksioneve rivale brenda kesaj levizjeje. Prezenca e NATO-s do te rivendoste gjithashtu nje pjese te autoritetit te humbur te Rugoves. Si nje perkrahes i qendreses paqesore, Rugova pothuajse u shtyp nga njera ane prej cekanit Serb dhe nga ana tjeter prej kudhres se UCK-se, dhe mbijetesa e tij politike, por edhe ajo vizike u rrezikua shume.

Mund te duket me pak e qarte se si Miloshevici do te mund te perfitonte nga nje marrveshje, por edhe per te ka disa perfitime. Qe prej fillimit, vendosmeria e tij per te kontrolluar Kosoven eshte fryre me qellim tej mase. Pavaresisht vleres se saj historike dhe simbolike, Kosova eshte dhe ka qene qe prej shume kohesh nje litar rreth qafes se Serbise. Mbajtja e Kosoves i kushton Beogradit te pakten rreth 1 milion USD por ndoshta edhe dyfishin. Vendosmeria e madhe e komunitetit nderkombetar i jep tani Miloshevicit nje rast te shkelqyer per ta hedhur problemin ne duart e dikujt tjeter. Ne shperblim per firmen e tij ne nje marrveshje paqeje, ai do te kerkoje - dhe ndoshta - do te perfitoje heqjen e murit te jashtem te sanksioneve te cilat jane ne fuqi qe nga koha e luftes ne Bosnje, dhe ripranimin e asaj cka mbetet nga Jugosllavia ne OKB, Fondin Monetar Nderkombetar, dhe Banken Boterore. Per te treten here gjate ketyre viteve te fundit, ai do te mund te shkembeje toke per fuqi, te dale si nje paqeberes dhe ashtu sic parapelqen ta quaje edhe propaganda e tij, « nje faktor kyc i stabilitetit ne Ballkan ».

A do te thote kjo qe me te vertete do te kete paqe ne Kosove brenda muajit Prill ? jo domosdoshmerisht. UCK-ja, e cial humbet me shume ne rast te cdo marrveshjeje, mbetet e pakontrolluar. Te pakten disa prej fraksioneve te saj do te vazhdojne luften, ndoshta duke ju kthyer terrorzmit klasik, dhe Serbet vendas mund te pergjigjen ne te njejten menyre. Gjithashtu, nuk duhet te nenvleftesohet aftesia e Miloshevicit per te filluar nje krize te re diku tjeter ne rajon - Maqedoni 'Mal te Zi' apo edhe brenda ne Serbi. Nje gje eshte e sigurte : perfshirja e NATO-s ne Ballkan sapo ka filluar.

Dejan Anastasijevic eshte gazetar i revistes Vreme ne Beograd.

Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists