Opozita Serbe Gjen Nje Platforme

Opozita e percare me se fundi ka gjetur nje qendrim te perbashket ndaj zgjedhjeve. Por sulmet po shtohen, dhe Miloshevic vazhdon te kontrolloje cdo votim.

Opozita Serbe Gjen Nje Platforme

Opozita e percare me se fundi ka gjetur nje qendrim te perbashket ndaj zgjedhjeve. Por sulmet po shtohen, dhe Miloshevic vazhdon te kontrolloje cdo votim.

Thursday, 10 November, 2005

Per here te pare qe nga lejimi i sistemit shume partiak rreth nje dekade me pare, perfaqesues te opozites ne Serbi kane aritur nje marreveshje per kushtet minimale te mbajtjes se zgjedhjeve. Por vetem Presidenti Jugosllav Slobodan Miloshevic e di se kur dhe cfare lloj zgjedhjesh do te organizohen.


Marreveshja per zgjedhjet u nenshkrua nga te gjithe partite kryesore te opozites dhe koalicionet me 14 Tetor. Kjo perfshin Aleancen Per ndryshime, te udhehequr nga Partia Demokratike e Zoran Djindjic, dhe Levizjen e Riperteritjes Serbe (SPO) te Vuk Draskovic.


"Opozita demokratike ne Serbi deshiron te zgjidhe problemet e medha te vendit ne menyre paqesore dhe konstruktive dhe te hape nje mundesi per rindertimin e vertete te vendit," tha Dragoljub Micunovic, president i Qendres Demokratike te opozites, ne perfundim te bisedimeve. "Krizat e medha zgjidhen vetem me ane te zgjedhjeve, dhe cilido qe nuk pranon te bisedoje do te marre persiper pegjegjesine e nje perfundimi te ndryshem."


Sipas marreveshjes, opozita kerkon zgjedhje te parakoheshme parlamentare, deri ne fund te vitit. Ajo gjithashtu propozon nje tryeze te rrumbullaket me pjesemarrjen e autoriteteve dhe opozites per te pecaktuar kushtet per zgjedhjet.


Partia Socialiste ne pushtet duhet te ktheje nje pergjigje deri ne fund te muajit Tetor. Por vendimi per zgjedhjet, ashtu si shume gjera te tjera ne Serbi, varet nga Miloshevic.


Marreveshja e opozites per zgjedhjet bazohet ne nje version te rishikuar te rregullave zgjedhore te percaktuara nga Organizata per Sigurim dhe Bashkepunim ne Europe (OSBE). Per zgjedhjet republikane dhe ato federale, propozimi kerkon nje sistem elektoral proporcional me nje numer te vogel ndarjesh te zonave elektorale, maksimumi tete ne vend te 29 te tanishme.


Me qellim parandalimin e perseritjes se mashtrimeve te mepareshme elektorale, rolet ne zgjedhje duhet te rishihen dhe te ndryshohen, kontrolli i printimit dhe numerimit te fleteve te votimit te hiqet krejtesisht nga duart e qeverise, dhe te garantohet prezenca e vezhguesve te huaj dhe vendas.


Marreveshja kerkon si dicka teper te rendesishme qe Ligji i tanishem teper i ashper per Informimin, nepermjet te cilit qeveria ka qene ne gjendje te vendose denime financiare teper te ashpra mbi median qe publikon pikpamje te pavarura, te revokohet dhe te miratohet nje ligj i ri per mediat.


Marreveshja mund te shenoje nje arritje te rendesishme per opoziten. Qe nga 21 Shtatori, Aleanca per Ndryshime ka organizuar protesta ne rreth 20 qytete ne te gjithe Serbine, duke kerkuar doreheqjen e Miloshevicit. Draskovic dhe SPO nuk kane pranuar te bashkohen me keto protesta, duke thene se menyra me e mire per ndryshime politike jane zgjedhjet, dhe jo demonstratat.


SPO e ka bere te qarte se ajo nuk do te marre pjese ne ndonje proteste ne rruge deri sa Parlamenti Serb te pergjigjet kerkeses per zgjedhje te parakoheshme. Presidenca e SPO i ka bere gjithashtu drejtuesve ne 17 qytete te Serbise ku opozita eshte ne pushtet per te kerkuar zgjedhje ne te gjitha nivelet perpara fundit te vitit.


Marreveshja zgjedhore e opozites mund te kontribuoje ne uljen e tensioneve strategjike dhe personale ndermjet dy figurave kryesore te opozites, Djindjic dhe Draskovic, e cila ka penguar deri tani rritjen e nje levizjeje efektive.


Koordinatori i Aleances Vladan Batic dyshon se Parlamenti i kontrolluar nga Socialistet, i cili do te mblidhet ne 26 Tetor, do te therrase vetem zgjedhjet lokale. Ai ka frike se kjo, do te jete nje levizje strategjike per te percare perseri opoziten, megjithese duket sikur ofron nje fare hapjeje - megjithese minimale. Opozita dyshon se Miloshevic do te manipuloje zgjedhjet vetem per te konfirmuar kontrollin e tij, duke u perpjekur te jape idene e nje administrate ligjore dhe demokratike.


Miloshevic duket se tashme e ka filluar fushaten. Ne nje "feste kombetare" te organizuar kohet e fundit ne Leskovac - nje keshtjelle e rregjimit, ku megjithate opozita po rritet kohet e fundit - Presidenti Jugosllav inauguroi personalisht stacionin e ri te trenave. Megjithese dy vjet e gjysem me vonese, perfundimi i ketij objekti u shenua si nje sukses i madh per regjimin dhe procesin e rindertimit. Serbia "po rindertohet me shpejtesine e raketave qe e shkaterruan ate," deklaroi Miloshevic.


Punetoret nga qytetet aty prane u derguan me autobuse per kete rast, sipas njoftimeve nen kercenimin qe do te humbin vendin e punes ne rast se nuk merrnin pjese dhe nuk e mireprisnin presidentin. Studentet vendas gjithashtu u detyruan te merrnin pjese. Politika, e perditeshmja proregjimit, citoi nje fermer pa emer i cili "kishte ardhur direkt nga fusha" per te takuar Miloshevicin, qe te kishte deklaruar me pas, "Une tani mund te vdes i qete."


Ne menyre domethenese, per here te pare Miloshevici pranoi publikisht se jeta per njerezit eshte e veshtire ne Serbi. Por natyrisht, ai tha se ai dhe partia e tij nuk kane asnje pergjegjesi per veshtiresite qe po kalon vendi. Nderkohe, po rriten kercenimet ndaj kundershtareve politik, dhe regjimi nuk po ben asgje per te pergenjeshtruar perfshirjen e tij ne nje sere sulmesh te dyshimta dhe ne ngjarje te tjera. Te rinj te panjohur kane sulmuar protestuesit ne Beograd me shkpinj bejzbolli. Nje bombe ka shperthyer perpara shtepise se Nebojsa Andric, president i keshillit bashkiak te Martise Demokratike te Valjevo. Per fat te mire, askush nuk eshte plagosur.


Policia ka ndaluar disa figura te njohura se bashkepunojne me partite e opozites ne Beograd, me akuza jo te qarta. Udheheqesi i SPO Draskovic i qendron akuzes se tij se aksidenti me makine perpara dy javesh, ne te cilin vdiqen te aferm dhe bashkepunetore te tij, ishte nje perpjekje per vrasjen e tij. Asnje deklarate zyrtare nuk eshte bere per kete rast dhe duket se asnje here nuk do te kete nje hetim te mirefillte per kete ngjarje.


Pra opozita po ben thirrje per zgjedhje, por akoma frikesohet nga me e keqja. Ashtu si paralajmeron edhe zevendes Presidenti i Partise Demokratike Slobodan Vuksanovic, "Tani eshte e qarte se kush e desheron nje lufte civile ne Serbi."


Gazetari Milenko Vasovic, eshte nje bashkepunetor i rregullt i IWPR.


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists