Opozita Autonome e Vojvodines
Thirrjet per autonomi po shtohen ne provincen e mbetur ne Serbi, duke shkaktuar mosmarreveshje brenda levizjes se opozites.
Opozita Autonome e Vojvodines
Thirrjet per autonomi po shtohen ne provincen e mbetur ne Serbi, duke shkaktuar mosmarreveshje brenda levizjes se opozites.
Mitingjet e opozites ne Vojvodine jane te ndryshme nga ato qe zhvillohen ne vende te tjera te Serbise. Ne protestat e perditeshme ne rruge ne kryeqytetin e krahines Novi Sad, parrulla “Poshte Miloshevic!” pasohet nga nje kerkese tjeter e vecante, “Na Ktheni Ate Qe Na Eshte Vjedhur!”
“Vjedhja” i referohet autonomise politike te cilen Vojvodina e ka pasur gjate federates se vjeter Jugosllave dhe te cilen, ashtu si Kosova, e ka humbur 11 vjet me pare nga udheheqesi i Beogradit Slobodan Miloshevic.
Kerkesa ka percare opoziten ne Vojvodine nga ajo ne vete Serbine. Dhe me thirrjen per autonomi qe po rritet ne province, levizja e opozites ne Vojvodine tanime eshte ndare nga opozita kryesore ne Serbi per shkak te strategjise se protestave, duke u terhequr nga protestat ditore.
Qe prej Shtatorit, demonstratat ne Vojvodine jane organizuar ne bashkepunim ndermjet Aleances se Partive Demokratike, qe bashkon tre partite kryesore te opozites ne Vojvodine, dhe Aleances per Ndryshime, te kryesuar nga Partia Demokratike e Zoran Djindjic.
Protestat kane vazhduar, megjithese ne to kane marre pjese gjithnje e me pak njerez. Ndersa ne fillim te tyre merrnin pjese rreth 10,000 njerez, tani ne keto mitingje ndonjehere marrin pjese vetem disa qindra njerez.
Aleanca per Ndryshime mendon se efektiviteti i tyre nuk duhet te matet vetem me numrat e pjesemarresve. Ajo argumenton se rrezimi i rregjimit eshte nje detyre e gjate, e veshtire dhe bile edhe fizike, ne te cilen vazhdimesia eshte kyci kryesor. Pavaresisht pjesemarrjes se njerezve, ajo insiston se demonstrimet e perditeshme tregojne vendosmerine e opozites.
Tani, dy nga partite kryesore ne province, Partia Demokratike Reformiste e Vojvodines, dhe Lidhja e Social Demokrateve te Vojvodines, jane terhequr. “Ne kemi vendosur te ndryshojme taktika, te shperndajme forcat tona me mire,” thote Miodrag Isakov, udheheqesi i Partise Demokratike Reformiste. “Ne te ardhmen ne do te ftojme qytetaret [te protestojne] kur kemi dicka per t’u thene.”
Isakov thote se ndryshimi i strategjise nuk do te thote nje prishje e partneritetit politik me Aleancen per Ndryshime. Ai, ashtu si koleget e opozites ne Beograd, insiston se kjo eshte vetem nje taktike e ndryshme ne rrugen drejt synimit te perbashket.
Partia e trete ne koalicionin opozitar ne province, Aleanca e Hungarezeve te Vojvodines, nuk ka marre pjese asnje here ne protestat e rruges gjate vjeshtes. Perfaqesuesit e saj vecojne mitingun masiv te organizuar prej tyre ne Subotica ne veren e ketij viti, ndersa opozita ne vete Serbine nuk ishte akoma aktive. Ata thone se do te bashkohen me protestat e reja kur me shume njerez te dalin neper rruget e Beogradit.
Pavaresisht nga frazat diplomatike, sense i kritikes ndaj koalicionit kryesor opozitar te Serbise eshte i forte.
Mosmarreveshjet e forta ndermjet partive nga Vojvodina dhe atyre ne vete Serbine nuk jane nje gje e re. Autonomia e Vojvodines eshte revokuar nen presionin e mitingjeve nacionaliste te organizuara ne Vojvodine nga Serbet dhe Malazezet nga Kosova. Me pretekstin e Kosoves, Beogradi shtriu kontrollin e tij te plote mbi te dyja provincat. Me pas, ai filloi te thithte shume nga burimet e Vojvodines, rajoni me i zhvilluar ne Serbi.
Njerezit ne Vojvodine e ndjejne qe provinca vetem eshte vjedhur. Si rezultat, pavaresisht nga pikpamja e tyre e perbashket rreth Miloshevicit, partite e opozites me qender ne Novi Sad dhe Beograd tani po shohin se ata kane axhenda politike shume te ndryshme nga njeri tjetri.
Anketimet e opinionit publik ne province tregojne se mbi gjysma e popullsise deshiron nje shkalle shume me te madhe autonomie. Anketimet tregojne gjithashtu se numri i tyre eshte ne rritje. Pra, per opoziten ketu, heqja e Presidentit Jugosllav Slobodan Miloshevic nuk eshte i vetmi synim elektoral ne Vojvodine.
Predrag Filipov, president i bordit te Partise Demokratike te Vojvodines, qendra e te ciles eshte ne Beograd, ka sugjeruar se nje sistem i dyfishte monedhe, si ne Mal te Zi, duhet te futet edhe ne Vojvodine, per te “mbrojtur qeverine e Vojvodines.”
Ne fillim te protestave te rruges, nje plebishit nga i ashtuquajturi “asambleja e madhe e popullit” ne menyre simbolike hodhi poshte parlamentin zyrtar te Vojvodines. Ai zgjodhi nje “qeveri te perkoheshme tranzitore te Vojvodines” demokratike.
Autoriteteve Serbe ju paraqit nje fature sipas se ciles, gjate dhjete vjeteve te fundit, Vojvodines i jane vjedhur rreth 3.6 miliard marka Gjermane (1.9 miliard dollare Amerikan). Kjo eshte diferenca midis asaj qe provinca ka paguar ne buxhetin e Serbise me ate qe ka marre.
Shume njerez mendojne se kjo shume duhet shumzuar me kater, per te perfshire edhe shfrytezimin e burimeve te Vojvodines dhe amortizimin e tyre gjate dhjete vjeteve te fundit - plus interesat.
Partite politike te Vojvodines i kane derguar keshtu nje mesazh te qarte opozites ne Beograd. Ata vleresojne se demokratizimi i vertete ne Serbi eshte i pamundur pa nje decentralizim te pushtetit dhe rikthimit te autonomise se Vojvodines. Partite qe perfaqesojne Hungarezet ne Vojvodine, te cilet perbejne rreth 17 per qind te popullsise prej 2 milione banoresh, insistojne se nuk mund te mendohet nje Serbi demokratike pa siguruar mbrojtjen e te drejtave per pakicat.
Por asnje nga partite e opozites ne Vojvodine nuk beson se opozita ne Beograd i konsideron shqetesimet e tyre si nje prioritet. Ne fakt, Dragan Veselinov, president i Koalicionit per Vojvodinen, nje grup politik qe eshte krijuar rreth udheheqesit te tij karizmatik, deklaron se opozita ne Beograd deshiron te “shkaterroje partite rajonale per te ruajtur dominimin politik ne Serbi.”
Dy jave me pare, kur opozita Serbe nenshkroi nje platforme te perbashket me kerkesa per autoritetet per kushtet e zgjedhjeve, Veselinov refuzoi te nenshkruante. Ai e kritikoi marreveshjen sepse ne te Vojvodina nuk konsiderohej si nje njesi e vecante elektorale. Ai ka propozuar nje ligj te ri ne baze te se cilit provinca mund te organizoje nje referendum per autonomine e saj ekonomike, te mbrojtur nga fuqite e saj ekzekutive, legjislative dhe juridike.
Levizja per Vojvodinen, nje grup i perbere nga 10 parti dhe organizata jo partiake, mendon se opozita Serbe duhet te kerkoje nje asamble kushtetuese dhe jo zgjedhje te parakoheshme.
Partite ne Vojvodine kane treguar edhe nje interes me te madh per te siguruar simpatine e Europes. Te gjithe perfaqesuesit e partive politike te opozites nga Vojvodina kane pranuar ftesen e bere nga ministrat e jashtem te Bashkimit Europian per te shkuar ne Luksemburg pak kohe me pare. Udheheqesit e opozites ne Beograd e refuzuan kete ftese, duke pasur frike nga propaganda e Miloshevicit.
“Per sa na takon ne, ne kemi treguar gadishmeri, deshire dhe force per ndryshimet demokratike dhe per rikthimin e autonomise tone te revokuar,” thote Isakov i Partise Demokratike Reformiste. Ai u ka premtuar forcave opozitare ne Serbi se do te rikthehet ne rruge pasi “te mbledhe nje mase te madhe njerezish.”
Novi Sad dhe Vojvodina nuk jane vende ku Miloshevic duhet te rrezohet,” thote ai. “Miloshevic nuk eshte zgjedhur ne Vojvodine, dhe i ka humbur gjithnje zgjedhjet ketu.”
Zuzana Serences eshte nje gazetare ne Novi Sad.