Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

OKB NEN PRESION PER TE DHENE ME TEPER PUSHTET

Kosovaret ankohen se UNMIK nuk po transferon nje pjese te pushtetit per autoritetet lokale.
By Arben Qirezi

Marredheniet ndermjet drejtuesve Kosovare dhe zyrtareve te Kombeve te Bashkuara po keqesohen ndersa te paret po behen gjithnje e me te pakenaqur me mungesen e deshires se ketyre te fundit per te transferuar nje pjese te pergjegjesive dhe pushtetit te tyre.


Tani qe po provojne per here te pare eksperiencen e nje qeverie te zgjedhur ne menyre demokratike, Kosovaret po tregojne nje oreks gjithnje e me te madh per vete administrimin e tyre.


Si rezultat, ata kane filluar te jene gjithnje e me te pakenaqur nga kontrolli i forte i Misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove, UNMIK, mbi marredheniet nderkombetare, drejtesine, rendin dhe ligjin, financat dhe perfshirjen e ish luftetareve ne Trupat Mbrojtese te Kosoves, TMK.


UNMIK i ka kundershtuar keto ankesa duke i konsideruar ato si nje pretekst per te mbuluar deshtimet e vete qeverise se Kosoves. Ne nje fjalim ne muajin Janar, shefi i OKB-se ne Kosove, Michael Steiner, ka thene se ai nuk mund te mbante persiper me fajet per veprimtarine e keqe te qeverise.


Keshilli i Sigurimit te OKB-se ka krijuar UNMIK ne Qershor 1999, pas terheqjes se forcave ushtarake dhe policore Serbe nga Kosova. Synimi ka qene krijimi i institucioneve demokratike te cilat do te ishin ne gjendje te ushtronin "autonomine substanciale" gjate nje periudhe te perkoheshme deri sa te zgjidhet perfundimisht statusi i Kosoves.


Qe prej asaj kohe, UNMIK ka organizuar zgjedhje cdo vit, duke ndihmuar Kosovaret te kryejne procese te mira elektorale.


Pas zgjedhjeve parlamentare te vitit 2001, Kosova ka krijuar parlamentin e pare te dale nga zgjedhjet demokratike. Por partite nuk arriten te zgjidhnin mosmarreveshjet ndermjet tyre ne lidhje me ndarjen e posteve ministrore ne qeveri. UNMIK nderhyri duke krijuar nje kuader i cili u lejoi Kosovareve te zgjidhnin nje president, nje kryeminister dhe nje kabinet te perbere nga perfaqesues te shumices dhe pakices.


Por qeveria asnje gjithnje ka kundershtuar refuzimin e vazhdueshem te UNMIK per ti dorezuar asaj pushtetet kryesore. Kosovaret kane filluar te shohin me dyshim autoritetin nderkombetar kur parardhesi i Steiner, Hans Haekkerup, pranoi te punonte se bashku me qeverine Serbe ne Nentor 2001 ne drejtim te ceshtjeve si kthimi i refugjateve, bashkepunimi policor dhe drejtesia.


Menjehere pas caktimit te tij ne kete post ne Janar 2002, Steiner u duk se kishte tejkaluar mosbesimin qe kishte karakterizuar parardhesin e tij ne kete post.


Drejtuesi i ri i OKB-se morri nje pozicion me te ashper ndaj Beogradit, duke paralajmeruar ate te mos perpiqej te nderhynte ne punet e Kosoves, dhe inkurajoi zhvillimin e parlamentit te Kosoves.


Por kjo periudhe perfundoi shume shpejt kur Kosovaret e kuptuan se ai nuk ishte i pergatitur te dorezonte pjesen me te madhe te pushtetit legjislatures lokale te perbere nga Kosovaret.


Kjo ndjenje eshte permbledhur nga Ramush Tahiri, keshilltari kryesor politik i Kryetarit te Parlamentit te Kosoves, Nexhat Daci. "Synimi i misionit te OKB-se qe ne fillim ka qene ndertimi i institucioneve, transferimi i pergjegjesive dhe krijimi i autonomies substanciale," ka thene Tahiri per IWPR. "Duke pasur para sysh kete, tejzgjatja e procesit te transferimit te pushtetit mund te konsiderohet si nje deshtim i ketij misioni".


Nje shembull i pakenaqesise se udheheqesve politik Shqiptare ka ndodhur ne muajin Dhjetor, kur anetare te parlamentit te Kosoves kane kritikuar UNMIK se nuk kishte marre para sysh mendimin e tyre per buxhetin e vitit 2003. Sabri Hamiti, kryetar i Lidhjes Demokratike te Kosoves, LDK, ka thene se komuniteti nderkombetar po e privonte parlamentin nga nje parim elementar i vete vendosjes demokratike - kontrolli ndaj te ardhurave te tij.


OKB mendon ndryshe per kete ceshtje. Gjate takimit te javes se kaluar te Keshillit te Sigurimit, Sekretari i Pergjitheshem Kofi Annan ka akuzuar Kosovaret per perpjekje te vazhdueshme per te tejkaluar autoritetin e tyre dhe per nje "deshire ne rritje per te marre nen kontroll pergjegjesite e UNMIK ne vend qe te perqendrohen ne ceshtjet urgjente per te cilat ata kane tashme pergjegjesi".


Kosovaret i kane kundershtuar vleresimet e Annan. Ernest Luma, zedhenes i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, AAK, ka thene per IWPR se UNMIK kishte zgjedhur paternalizmin ndaj partneritetit ne qendrimin e tij ne rajon. Ai ka thene se konflikti ndermjet Kosovareve dhe UNMIK eshte "nje shprehje e natyreshme e nevojes per nje transferim me te shpejte te pushteteve".


Sipas tij, AAK, mendon se drejtesia dhe policia duhet te jene drejtimet prioritare ne kete proces. Per sa i perket te tjerave, ekonomia mbetet nje ceshtje e rendesishme.


Sahit Berisha, nje ish i burgosur politik ne Kosove dhe mesues historie ne nje shkolle te mesme ne Prishtine, ka thene per IWPR se varferia ne rritje ne Kosove mund te coje ne nisjen e protestave me orientim politik, te cilat do te demtonin edhe me tej marredheniet ndermjet Kosovareve dhe komunitetit nderkombetar.


Analistet thone se marredheniet ndermjet UNMIK dhe Shqiptareve lokale kane filluar te marrin nje forme absurde te nje partie ne pushtet e cila perballet me opoziten. Por pavaresisht nga mosmarreveshjet dhe acarimet, te dyja palet jane te kujdeseshme te mos shkojne teper larg, sepse nje gje e tille do te demtonte zhvillimin e Kosoves.


Shpetim Memshi, nje student i kimise ne Universitetin e Prishtines, i cili ne nje fare menyre perfaqeson edhe mendimin e shumices se Kosovareve te thjeshte, ka thene per IWPR se "Njerezit duan qe politikanet te kene me teper influence, por jo deri ne ate pike sa te rrezikohet nje konfrontim i hapur me komunitetin nderkombetar".


Arben Qirezi eshte nje bashkepunetor i rregullt i IWPR.