Nje Fitore E Vogel Per Familjet E Kosovareve Te Burgosur Ne Serbi

Pesedhjet e kater Shqiptare te Kosoves jane liruar te Marten nga nje burg ne Serbi dhe jane lejuar te kthehen prane familjeve te tyre ne province, por nje aktivist i te drejtave te njeriut thote se autoritetet e OKB duhet te bejne akoma me shume per te nd

Nje Fitore E Vogel Per Familjet E Kosovareve Te Burgosur Ne Serbi

Pesedhjet e kater Shqiptare te Kosoves jane liruar te Marten nga nje burg ne Serbi dhe jane lejuar te kthehen prane familjeve te tyre ne province, por nje aktivist i te drejtave te njeriut thote se autoritetet e OKB duhet te bejne akoma me shume per te nd

Thursday, 10 November, 2005

Nje fare bashkepunimi ne mes Serbeve, Shqiptareve dhe komunitetit nderkombetar ne nje drejtim u duk te Marten ndersa 54 Shqiptare te Kosoves u liruan nga Ministria e Drejtesise Serbe nga nje burg Serb dhe u lejuan te kthehen prane familjeve te tyre ne province.


Lirimi erdhi vetem pak ore pasi trupat paqeruajtese te KFOR nderhyne dhe shkaterruan nje barrikade te ngritur ne rruge ne Fushe Kosove ku Serbet dhe Shqiptaret jane perballur me njeri tjetrin gjate ketyre diteve te fundit.


Pesedhjete e kater fatlumet - pjese e mbi 1,960 Shqiptareve te Kosoves te cilet Komiteti Nderkombetar i Kryqit te Kuq (ICRC) thote se ka regjistruar ne burgjet Serbe - thuhet se jane arrestuar nga forcat Serbe ne fshatrat e Kosoves ne Maj dhe jane derguar ne burgun e Sremska Mitrovica ne Serbi.


Keta te burgosur, te cilet nuk jane akuzuar asnje here zyrtarisht nuk kane marre ndonje flete lirimi nga ministria Serbe e Drejtesise qe te thuhej sepse jane liruar. Ata u hypen ne nje autobus dhe u transportuan nga ICRC per ne Prishtine.


Disa prej tyre as nuk e dinin qe po liroheshin, sipas nje anetari te komisionit per njerezit e humbur dhe te burgosur qe i priti ata te Marten ne Prishtine. Lirimi i tyre te Marten pason lirimin e 166 Shqiptareve te Kosoves nga burgjet Serbe me 25 Qershor.


Kjo ndodhi ne diten e dyte te takimit te nje komisioni special per te humburit dhe te burgosurit te krijuar nen kujdesin e misionit te OKB ne Kosove (UNMIK), me anetare te perzgjedhur nga Komisariati i Larte per te Drejtat e Njeriut i OKB-se, dhe disa Organizata Jo-qeveritare Kosovare.


Barbara Davis, perfaqesuesja e Komisariatit te Larte per te Drejtat e Njeriut te OKB-se ne ish-Jugosllavi, thote se vete ekzistenca e komisionit per te humburit eshte nje shprehje e shoqerise civile qe punon ne Kosove.


Vecanerisht, thote ajo, komisioni bashkon profesioniste ligjor dhe ben thirrje nder te dy komunitetet per te ndihmuar per te arritur qellimin qe eshte ai i gjetjes se te gjithe njerezve qe mungojne ne Kosove, perpara, gjate dhe pas konfliktit. Ketu perfshihen disa nga mbi 5,000 vetet qe sipas Shqiptareve te Kosoves akoma mungojne me perfundimin e luftes.


"Ajo qe eshte e rendesishme te shenohet eshte se komisioni ka marre bashkepunim edhe nga Ministria e Drejtesise Serbe," tha Davis pas takimit te komisionit diten e Marte ne Prishtine. "Dhe Ministria e Drejtesise Serbe i ka rishikuar qellimet e komisionit dhe askush nuk i ka hedhur poshte ato. Te pakten ekziston nje fare konsensusi delikat."


Por Natasa Kandic, drejtoresha e Qendres Ligjore Humanitare me zyra ne Beograd dhe Prishtine, thote se lirimi i ketyre diteve dhe puna e mire e komisionit nuk mund te mbulojne deshtimin e UNMIK per te shtrire perpjekjet per vendosjen e dialogut me autoritetet Serbe.


UNMIK duhet te vendose procedura te rregullta me ane te se cilave familjet e te burgosurve te mund te vizitojne te afermit e tyre dhe te kerkojne ndihmen ligjore per ta, thote ajo. "UNMIK ka nje departament te tere ligjor me plot eksperte ligjor," tha Kandic me telefon nga Beogradi diten e Marte. "Por akoma edhe tani, pas me teper se tre muajsh nga arritja e paqes, askush ne administraten e OKB po punon per te vendosur nje fare procedure me Ministrine e Drejtesise Serbe mbi kete ceshtje.


"Njerez te zakonshem nga Kosova te cilet kane te aferm ne burgje ne Serbi akoma kane probleme te medha kur perpiqen te marrin vesh se cfare ndodh me anetaret e tyre te familjes, per te gjetur se ne cilin burg ata ndodhen, dhe kur perpiqen te kontaktojne me ta."


Kandic tha se ajo eshte ndaluar per kater ore nga policia Serbe diten e Hene prane Podujevo kur ajo ishte duke udhetuar ne makine me dy gra Shqiptare te aferme te te burgosurve dhe nje avokat Shqiptar etnik, nga Prishtina per ne Beograd.


Pasi i ndaloi ata, policia Serbe i ktheu Kandic dhe te tjeret ne Kosove, duke thene se ata kishin marre urdher te mos lejonin Shqiptare etnik te hynin. Kandic tha se ata pastaj u perpoqen te hynin ne Serbi nepermjet Leskovac, ku nje postobllok i policise Serbe i lejoi te hynin.


Kandic deklaroi se incidenti ishte shume serioz, sepse ai tregonte se disa elemente te policise Serbe dhe sistemi gjyqesor nuk e njohin te drejten qe ekziston ne baze te ligjit Serb dhe Jugosllav qe te burgosurit etnik Shqiptare kane te drejte per perfaqesim ligjor, apo qe anetaret e familjeve te kene mundesine ti vizitojne. "Kjo do te thote se asgje nuk behet sipas ligjit," shqetesohet Kandic.


"Ne nje postobllok, Shqiptaret me dokumenta te rregullta mund te ndalohen, dhe ne nje tjeter, cdo gje eshte ne rregull. Kjo do te thote se cdo gje behet pa nje procedure, sepse ne baze te ligjit Serb dhe atij Jugosllav, qytetaret kane te drejten te vizitojne te burgosurit, dhe te burgosurit kane te drejte te kene avokat mbrojtes dhe te marrin keshillime prej tij."


Kandic, nje Serbe e cila perdor ligjet ekzistuese Serbe dhe Jugosllave per te ndihmuar kauzen e te drejtave te njeriut per njerez te cdo etnie ne Jugosllavi, thote se ceshtja e te burgosurve duhet te trajtohet rast pas rasti.


Ajo thote se prioritare eshte te punohet qe Ministria Serbe e Drejtesise te liroje mbi 20 djem Shqiptare te Kosoves nen moshen 18 vjecare te cilet mbahen ne burgjet Serbe.


Ajo tha se pas kesaj, ajo do te punoje per lirimin e rreth 200 Shqiptareve te Kosoves qe mbahen te burgje Serbe si te burgosur politik, te cilet jane te plagosur - shume prej tyre si pasoje e bombardimit te NATO-s mbi burgun e Dubrava.


Kandic thote se ajo eshte perpjekur te ndjeke disa fjale sipas te cilave disa familje te te burgosurve politike Shqiptar te Kosoves kane blere lirine e te afermve te tyre, per nje cmim qe flitet se eshte rreth 50,000 Marka Gjermane. Megjithate ajo ka thene se nuk ka mundur te nxjerre as edhe nje emer te vetem prej atyre qe kane fituar lirine ne kete menyre.


Ajo thote se eshte shqetesuese edhe zhdukja e rreth 450 Serbeve dhe Romeve nga Kosova qe prej mberritjes se trupave te KFOR ne mes te Qershorit. Ajo thote se disa Rome kane dhene deshmi te besueshme se Ushtria Clirimtare e Kosoves ka disa burgje private ne Kosove.


Ajo thote se ka mesuar gjithashtu edhe per lirimin e disa Kosovareve me etni jo Shqiptare nga burgjet e UCK-se pas nderhyrjes se disa zyrtareve te larte te UCK-se, emrat e te cileve ajo nuk deshiron ti permend.


Laura Rozen eshte nje korrespondente e rregullt e IWPR ne Kosove.


Frontline Updates
Support local journalists