NJË FUSHË ME KEMIKALE ALARMON SHQIPTARËT

Zbulimi i një fushe afër Tiranës e cila përmban kemikale vdekjeprurësë të harruara ngritë shqetësime rreth ambientit.

NJË FUSHË ME KEMIKALE ALARMON SHQIPTARËT

Zbulimi i një fushe afër Tiranës e cila përmban kemikale vdekjeprurësë të harruara ngritë shqetësime rreth ambientit.

Ambienalistët shqiptarë kanë ngritur zërin e tyre rreth përmbajtes kemikale në një fushë, rreth 40 kilometra larg kryeqytetit shqiptar Tiranës, rast të cilin autoritetet së fundi kanë pranuar se përmban ndër kemikale të depozituara ndër më të rrezikshmet në rajon.


Fusha përmban rreth 600 kanisterë me 16 tonë të arsenikut dhe yperit, apo sulfur, të gjitha këto elemente që shërbejnë për ndërtimin e armëve bërthamore.


Ekzistenca e këaj rezerve, e cila mendohen të jetë dhuruar Enver Hoxhës nga Kina, është zbuluar me 10 janar nga gazeta amerikane, Washington Post.


Duke u bazuar në burime ushtarake, gazeta amerikane tha se zyrtarët vendorë ushtarak zbuluan këtë rezervë në nëntor të vitit 2002.


Me 12 janar, gjatë intervistës me gazetarë, pasi që çështja ishte bërë publike, Besnik Bare, zëvendës ministër i mbrojtjes së Shqipërisë, deklaroj se substancat ishin depozituar gjatë viteve 1970, në kohën e aleancës ndërmjet Kinës dhe Shqipërisë.


Shqipëria, shtoj ai, gjatë asaj kohe kishte treguar interesim për të krijuar armë kimike. Sabit Brokaj, ish ministër i mbrojtjes tha, “Është e qartë së Shqipëria dëshironte të renditej si një nga vendet shumë të armatosura.”


Autoritetet shqiptare si duket harruan për ekzistencën e këtyre kemikaleve pas vdekjes së Enver Hoxhës në vitin 1985.


Bare deklaroj se nuk kishte dokumente zyrtare që do të qartësonin saktësisht se si ishin trasnportuar këto kemikale në Shqipëri dhe pse ato ishin depozituar në këtë vend.


“Ne kemi informata të sakta se nuk ka kemikale të tjera të depozituara në vend përpos atyre të cilat tani vetëm janë zbuluar,” ai shtoj.


Shqipëria ka obligim të zbuloj dhe të eliminoj armë kimike sipas konventës ndërkombëtare të cilën Tirana e nënshkroj me 1993.


Kolonel lejtant Fadil Vucaj, specialist ushtarak për substanca kimike, i tha IWPR-së se ekspertët ndërkombëtarë me shumë kujdes kishin përcjellur gjendjen e kanisterëve dhe mund të garantonin për faktin se ato kishin mbetur hermetikisht të mbyllura.


Sipas Vucaj, kontejnerët ishin siguruar me së paku 10 mjete sigurimi dhe gjindeshin nën mbikqyrje 24 orëshe.


Vucaj shtoj se ishte i bindur se depozitet kimike dhe eliminimi i tyre nuk paraqesin rrezik për sigurinë dhe ambientin e vendit.


Ministri i mbrojtjes Pandeli Majko insistoj gjithashtu se këto kemikale ishin në duar të sigurta. Në një takim ndërmjet ekspertëve mbrojtës të Tiranës dhe ata amerikan, Majko tha se ushtria shqiptare kishte ndërmarrë masa adekuate për të parandaluar rrezikun nga këto substanca.


Megjithate, ambientalistët shqiptarë si Dritan Koka, anëtar i Asociacionit të Avokatëve Ambientalistë, nuk ishin edhe aq të bindur.


“Jam i sigurtë se Shqipëria nuk posedon me mjete të specializuara për të mbrojtur qytetarët dhe rrethin nga kontaminimi,” thotë Koka.


Shumë shqiptarë të zakontë gjithashtu pyeten se a janë autoritetet mjaft të aftë për tu marrur me këtë problem.


“Çka më shqetëson më së shumti është fakti se sa sigurt do të jetë për të hequr këto kemikale kur shqiptarët nuk kanë kurfarë përvoje me raste të tilla,” thotë Ilir Suni, student i Universitetit të Tiranës.


Adam Ereli, zëdhënës i qeverisë, thotë se SHBA kanë ofruar 20 milion dollarë në ndihmë të Shqipërisë për të eliminuar këto substanca. Ekspertët e armëve kimike do të ofrojnë aparaturë mobile në Shqipëri për të siguruar shkatërrimin e tyre deri më 2007, shtoj ai.


Washington Post thotë se këto rezerva kimike në Shqipëri, edhepse relativisht të ulëta, po shqetësonin zyrtarët amerikanë si një nga rezervat në botë të padokumentuara dhe shumë dobët të siguruara të cilat mund të keqpërdoren nga terroristët.


Pëllumb Qazimi, shef i shabit të përgjithshëm të ushtrisë, i tha IWPR-së se qeveria shqiptare gjithashtu do të luante rol në shkatërrimin e këtyre kemikaleve. “Shkatërrimi i tyre aspak nuk do rrezikoj popullatën civile,” ai tha.


Përkundër të gjitha sigurimeve, disa ambientalistë mbesin të brengosur. Ministri i Ambientit, Ethem Ruka, nuk ndihmoj me komentet në media se këto kemikale ishin aq toksike sa vetëm disa miligramë mund të mbytnin një numër shumë të madh të njerëzve.


Një zyrtarë në institutin shtetëror të ambientit, në kusht anonimiteti, i tha IWPR-së se largimi i këtyre kemikaleve dhe dekontaminimi i vendit përreth do të kërkonte metoda shumë të përsosura.


“Shkatërrimi [i kemikaleve] nuk garanton ruajtjen e ambientit,” ky burim paralajmëroj, “prandaj ekspertët do të duhen tu përmbahen në mënyre rigoroze rregullave ndërkombëtare për ruajtje të ambientit.”


Koka thotë se mbështetja e qeverisë shqiptare në ekspertizën amerikane për tu marrur me këtë krize nuk është shenjë e mirë për të ardhmen.


“Përkundër faktit se ekspertët amerikanë do të jenë të angazhuar në largimin e këtyre kemikaleve, ne duhet të bëjmë depozitet e kemikaleve një prioritet për planin e mbrojtjes së ambientit,” ai tha.


Rreth rastit të largimit të kemikaleve vjekjeprurëse, Vucaj tha se autoritetet ende nuk kanë vendosur për dy opcionet e mundshme të incinerimit apo neutralizimit kimik.


“Metodat ende janë duke u analizuar dhe më pas metoda më efikase për eliminim do të zgjedhet,” shtoj ai.


Komisioni i mbrojtës në parlamentin shqiptar, në seancën e fundit, kërkoj që ekspertët ndërkombëtarë të bashkpunojnë me autoritetet vendore edhe pas shkatërrimit të substancave.


Dashamir Shehi, udhëheqës i komisionit, tha se ndihma nga jashtë duhet gjithashtu të përqendrohet në mbështetjen e Shqipërisë për të gjetur dhe eliminuar armë të tjera të rrezikshme të mbetura që nga koha e Enver Hoxhës.


Suela Musta është bashkëpunëtore e rregullt e IWPR-së


China, Albania
Frontline Updates
Support local journalists