Ngec Procesi i Pajtimit Ne Transilvani

Planet per krijimin e nje parku per te ilustruar permiresimin e marredhenieve Rumuno-Hungareze jane rrezikuar qe perpara se te vendoset guri i pare ne themele.

Ngec Procesi i Pajtimit Ne Transilvani

Planet per krijimin e nje parku per te ilustruar permiresimin e marredhenieve Rumuno-Hungareze jane rrezikuar qe perpara se te vendoset guri i pare ne themele.

Thursday, 10 November, 2005

Kur ne fund te Korrikut Ministri i Jashtem Rumun Andrei Plesu dhe homologu i tij Hungarez Janos Martonyi rane dakort per ndertimin e "nje parku te pajtimit historik" ne qytetin Arad ne Transilvani, inisiativa e tyre u konsiderua si nje akt simbolik, i menduar per te ilustruar permiresimin e marredhenieve ndermjet dy popujve gjate viteve te fundit.


Por kete muaj ceremonia e planifikuar per vendosjen e gurit te pare ne themelet e ketij parku nuk u realizua si rezultat i kundershtimit te opozites se majte dhe asaj ultra nacionaliste ne Rumani. Per me teper, ky deshtim eshte vetem ai i rradhes ne nje sere deshtimesh te koheve te fundit ne marredheniet Rumuno-Hungareze.


Ne mes te Shtatorit konsulli Hungarez ne qytetin qendror te Rumanise Cluj eshte akuzuar nga kryetari i bashkise se qytetit se eshte nje spiun dhe i eshte kerkuar te largohet nga vendi. Largimi i konsullit ka pasuar nje lufte ne rritje fjalesh gjate se ciles politikane te opozites ne Rumani kane paralajmeruar pothuajse cdo dite kunder "revizionizmit" Hungarez.


Per me teper, sipas nje anketimi te opinionit publik te koheve te fundit, mbi 58 per qind e Rumuneve mendojne se Federata Demokratike e Hungarezeve te Rumanise (UDMR), partia e cila perfaqeson pakicen Hungareze ne Rumani, e cila shkon deri ne 1.6 milion njerez, po komploton kunder stabilitetit dhe unitetit te vendit. Lufta ne Kosove dhe situata e pastabilizuar ne Serbine fqinje kane shtuar friken per nje konflikt ndermjet Hungarezeve dhe Rumuneve per Transilvanine, nje rajon me popullsi te perzier etnike i cili ka qene pjese e Perandorise Austro-Hungareze deri ne renien e saj ne vitin 1918.


Megjithate, tensionet e larta nuk do te thone nje konflikt iminent ne Transilvani. Ne fakt, ato jane vetem nje shenje e afrimit te zgjedhjeve ne Rumani. Zhurma mbi parkun e pajtimit eshte me teper domethenes per politiken e brendeshme Rumune se sa per marredheniet Rumuno-Hungareze.


Sipas vendimit Rumuno-hungarez, parku i pajtimit mendohej te perfshinte dy elemente kryesore: nje monument ne perkujtim te ekzekutimit te 13 gjeneraleve Hungareze nga Austriaket ne Arad ne vitin 1849, dhe statuja te figurave historike Rumune nga Transilvania.


Monumenti i kushtuar gjeneraleve, i njohur si "Liria Hungareze", eshte peruruar ne Arad ne 1890 per te perkujtuar "martiret" Hungareze te cilet kane luftuar per pavaresine e vendit te tyre. Megjithate, pas Luftes se Pare Boterore, kur Transilvania u be pjese e Rumanise, autoritetet e reja vendosen ta shkaterrojne ate, me arsyetimin se gjeneralet kane qene pergjegjes per masakrimin e rreth 40,000 Rumuneve etnik - akuza te cilat Hungarezet etnik i hedhin poshte. Gjate 75 vjeteve te shkuara statujat jane ruajtur ne nje depo ushtarake dhe kushtet e tyre fizike jane keqesuar.


Shume politikane Rumune jane perpjekur te perfitojne kapital politik nga keto monumente. "Monumenti per 13 gjeneralet ka ne karakter thellesisht anti-kombetar dhe anti-Rumun," ka thene Partia Social Demokrate e Rumanise (PDSR) ne nje deklarate zyrtare. Sipas anketimeve publike me te fundit, PDSR, partia kryesore e opozites, eshte e favorizuar per te fituar ne zgjedhjet parlamentare te vitit te ardhshem. Udheheqesi i PDSR dhe ish Presidenti Rumun Ion Iliescu ka paralajmeruar se Hungarezet po "krijojne kushtet" per te kerkuar Transilvanine.


Gjithnje i gatshem per te treguar qendrimin e tij ultra-nacionalist, udheheqesi i Partise se Rumanise se Madhe (PRM) Corneliu Vadim Tudor ka thene se planet per te rivendosur monumentin jane te ngjashme me "nje kerkese te Hebrenjve per te ngritur nje statuje te Hitlerit ne kampin e perqendrimit te Auschwitz". Nje parti tjeter e opozites, Partia e Unitetit Kombetar te Rumanise (PUNR), ka denuar marreveshjen, duke e quajtur ate si "nje ulje te dinjitetit kombetar te Rumanise".


Edhe Partia Demokratike, nje anetare e koalicionit qeveritar ne pushtet, ka kritikuar vendimin per te rivendosur monumentin, duke thene se ai "do te ktheje kujtime tragjike te nje kohe kur ne Transilvani nuk njiheshin te drejtat kombetare te Rumuneve". Per me teper, Demokratet ne keshillin bashkiak te Arad jane bashkuar me opoziten ne mbeshtetjen e nje rezolute qe kundershton venien ne dispozicion te siperfaqes se nevojeshme te tokes per ndertimin e parkut.


Autoritetet Rumune u detyruan te terhiqen perballe ketyre kundershtimeve. Duke permendur gjendjen e keqe shendetesore, Kryeministri Radu Vasile anulloi viziten e tij te planifikuar per inagurimin e parkut te pajtimit dhe ja delegoi kete detyre nje anetari te parendesishem te qeverise.


Menjehere pas vendimit te Vasile, Kryeministri Hungarez Viktor Orban mberriti ne Arad ku morri pjese ne nje ceremoni qe perkujtoi 13 gjeneralet dhe nje drame te vene ne skene nga teatri ne gjuhen Hungareze Oradea. Megjithate, edhe ai, vendosi te mos marre pjese ne ceremonine zyrtare diten e neserme dhe asnje gur themeli nuk u vendos ne parkun e pajtimit.


Te njejten dite, nje delegacion Hungarez i kryesuar nga Ministri i Drejtesise Ibolya David morri pjese ne nje meshe ne perkujtim te gjeneraleve dhe me vone vuri kurora ne nje obelisk qe perkujton heronjte Hungarez. Nderkohe, rreth 100 simpatizante te Partise se Rumanise se Madhe dhe nacionaliste te tjere kane hedhur parulla dhe sharje kunder prezences se delegacionit Hungarez ne Rumani.


Marian Chiriac eshte redaktor i lajmeve i Agjensise se Lajmeve MediaFax ne Bukuresht dhe redaktor i Politikes se Jashteme, nje reviste qe botohet nje here ne tre muaj nga Shoqeria Akademike Rumune.


Serbia, Kosovo
Support our journalists