Ne Pritje Ne Republiken Serb Te Bosnjes

Pavaresisht nga rezultati, pasojat e bombardimeve te NATO-s do te jene teper te medha per Republiken Srpska (RS) - ku politikanet pragmatiste po perpiqen te mbajne hapur obsionet e tyre.

Ne Pritje Ne Republiken Serb Te Bosnjes

Pavaresisht nga rezultati, pasojat e bombardimeve te NATO-s do te jene teper te medha per Republiken Srpska (RS) - ku politikanet pragmatiste po perpiqen te mbajne hapur obsionet e tyre.

Thursday, 10 November, 2005
IWPR

IWPR

Institute for War & Peace Reporting

Republika Srpska nuk ka nje president, nuk eshte e sigurte ne se ka nje kryeminister dhe qeveri, dhe popullsia e saj ndihet po aq e sulmuar nga NATO-ja sa edhe vete Serbia. Ne fakt, jeta ka ndaluar deri sa te perfundoje lufta qe po zhvillohet ngjitur.


Fushata e bombardimeve te NATO-s ka qene lajmi kryesor dhe ka terhequr vemendjen nga zenkat e brendeshme politike ne RS dhe deshtimin per te krijuar nje qeveri gjate ketyre shtate muajve qe prej mbajtjes se zgjedhjeve ne Shtatorin e vitit 1998.


Sulmet ajrore erdhen menjehere pas shkarkimit ne muajin Mars te Presidentit te RS, Nikola Poplasen, nga Perfaqesuesi i Larte Carlos Westendorp dhe arbitrimin perfundimtar mbi Brckon gje e cila coi ne largimin e nje territori ne ate qytet strategjik nga RS.


Ndersa Serbet e thjeshte ne RS jane pergjigjur me te njejtin guxim si Serbet brenda Serbise, elita politike, vecanerisht ata politikane te cilet jane krijuar dhe mbeshtetur nga Perendimi, kane qene me te kujdesshem.


Duke qene se kane pesuar vete bombardimet e NATO-s ne vitin 1995, Serbet ne RS natyrisht qe jane solidare me situaten qe po kalojne vellezerit e nje gjaku pertej kufirit. Ne te vertete, shume njerez ndjehen sikur vete RS te ishte nen bombardime.


Kercenimi i nje fushate bombardimesh ndaj interesave kombetare Serbe kudo ka gjeneruar nje shperthim te zemerimit kombetar i cili eshte treguar ne nje sere takimesh proteste dhe incidente te vogla. Si rezultat, agjensite nderkombetare dhe misionet diplomatike e kane reduktuar prezencen e tyre ne RS ne minimum.


Per me teper, ne nje menyre te ngjashme me vitin 1991, shoqatat patriotike per mbrojtjen e Serbizmit jane shtuar shume ne te gjithe RS. Keto shoqata kryesisht drejtohen nga ish anetare te Partise Demokratike te Serbeve (SDS), partia qe drejtohej nga krimineli i luftes Radovan Karadzic, dhe akuzojne partite e tjera se kane tredhetuar interesat kombetare Serbe.


Ndersa SDS e ristrukturuar ka qene relativisht e frenuar, Partia Radikale Serbe (SRS), e cila tani drejtohet nga Mirko Blagojevic, eshte perpjekur te fitoj kapital politik nga situata e tanishme.


Ne fakt, fushata e bombardimeve eshte mirepritur si nga Blagojevic ashtu edhe nga Vojislav Seselj, mesuesi i tij politik ne Beograd. Duket se kjo fushate po i shfajeson ata, dhe po u jep te drejte per tezen e tyre se ka nje komplot global kunder Serbeve. Eshte shume interesante qe Poplasen, udheheqesi radikal Serb i cili eshte zgjedhur president i RS ne Shtator, eshte lene me nje ane sepse gjoja eshte shume i bute.


Udheheqes te shume partive politike Serbe takohen rregullisht per te diskutuar fushaten e bombradimeve qe vazhdon.


Ndersa ata kane bere publike deklarate te perbashketa me ane te te cilave denojne publikisht bambardimet dhe shprehin solidaritet me Serbet e Jugosllavise, me pragmatiket ne rradhet e tyre po i mbajne opsionet e tyre te hapura, duke pritur te shohin se si zhvillohet situata dhe se kush--Slobodan Miloshevici apo NATO-ja--do te dalin fitimtare, perpara se te marrin anen e dikujt ne menyre definitive.


Nderkohe, shkarkimi i Poplasenit ne Mars si president i RS nuk ka zgjidhur nyjen politike dhe, pavaresisht presionit te madh nderkombetar, parlamenti akoma nuk ka vendisur nje kryeminister.


Milorad Dodik, kandidati i preferuar i Perendimit per postin e kryeministrit, u perpoq te arrinte nje marreveshje me komunitetin nderkombetar dhe SDS dhe SRS me ane te se ciles Poplasen do te rivendosej ne postin e Presidentit dhe SDS dhe SRS do te merrnin disa ministri te rendesishme. Megjithate, SDS dhe SRS nuk e pranuan kete oferte.


Dodik mbetet kryeminister ne mungese te nje qeverie te re. Por ylli i tij po venitet qe prej fillimit te fushates se bombardimeve. Ai shihet si teper mercenar dhe pro-Perendimor. Dhe Mladen Ivanic, nje kandidat tjeter i moderuar, nuk ka mundur te arrije mbeshtetjen e nevojeshme per te formuar nje qeveri si rezultat i mbeshtetjes se hapur te Perendimit.


Zivko Radisic, anetari Serb dhe president i Presidences tre anetareshe te Bosnjes, e ndryshon qendrimin e tij vazhdimisht. Megjithese e ka nderprere zyrtarisht pjesemarrjen e tij ne Presidence, Radisic, megjithate vazhdon te vizitoje Sarajevon. Ndersa fushata e bombardimeve duket se po forcon pushtetin e Miloshevicit ne Serbi, edhe Radisic duket se eshte i gatshem te permiresoje marredheniet me Beogradin.


Ndersa politikanet grinden, kushtet e jeteses per shumicen e popullsise perkeqesohen. Inflacioni po rritet dhe kompanite biznesi i te cilave eshte i varur nga Jugosllavia, pra shumica e ndermarrjeve i kane humbur tregjet e tyre.


Serbet ne Republiken Srpska jane gjithashtu te shqetesuar per pasojat e luftes ndaj Jugosllavise edhe mbi Bosnjen. Ata kane frike se nje humbje e Serbise, do mund te conte edhe ne rishikimin e Marreveshjes se Paqes se Daytonit dhe do ti detyronte ata ne nje marrdhenie me te ngushte me Federaten (Myslimano-Kroate) me kushte te pafavorshme per ta.


Igor Gajic eshte nje gazetar i Reporter ne Banja Luka.


Frontline Updates
Support local journalists