Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

Ne Horizont Duket Reforma e Ushtrise Jugosllave

Problemet financiare ndoshta do ti bejne ushtrise Jugosllave ate qe NATO me sa duket nuk arriti te beje kete vere - te shkurtoje ndjeshem numrin e ushtarakeve.
By Daniel Sunter

Pas konfliktit me NATO-n, gjeneralet Jugosllave kane vendosur te kryejne nje transformim radikal te forcave te armatosura Jugosllave (VJ).


Burime te aferta me udheheqjen politike Jugosllave kane theksuar, se Slobodan Miloshevici e ka miratuar projektin sepse buxheti i Serbise eshte ne buze te falimentimit, dhe ushtria vazhdon te jete nje nga drejtimet kryesore te shpenzimeve te shtetit.


"Pas fushates se NATO-s, Ushtria Jugosllave eshte dashur te perballohet me situaten e saj te vertete," thote burimi nga shtabi i VJ. "Nje pjese e rendesishme e Armates se Trete, pra ato njesi qe jane pjese e korpusit te Prishtines, tani ekzistojne jashte territorit te tyre dhe momentalisht jane te teperta."


Nje burim, i cili deshiron te mbetet anonim, thekson se Miloshevici i ka ruajtur njesite e Armates se 3 per aresye politike - per ti treguar publikut se Kosova nuk eshte harruar dhe se VJ do te kthehet nje dite atje.


Tani, per shkak te krizes se rende financiare, propaganda politike eshte hedhur pas shpine.


Sipas vleresimeve te bera nga Instituti Nderkombetar per Studime Strategjike (IISS), Vj numeron rreth 120,000 njerez. Vleresimet e bera nga udheheqja ushtarake e tanishme thone se VJ ka nevoje per rreth 50,000 ushtare. Keto shifra te ulura mund te pakesojne se tepermi shpenzimet e Beogradit per nevojat e perditeshme te forcave te armatosura.


Analisti ushtarak, Ljubodrag Stojadinovic, vlereson se duhen rretj 10 miliard dollare Amerikan per te perfunduar transformimin e VJ. Kjo shifer tregon se disa elemente te kesaj reforme nuk jane te leverdiseshme.


Kjo eshte vecanerisht e vertete per pjesen me te shtrenjte te VJ- forcen ajrore.


"Forca ajrore (RV) dhe mbrojtja kunder ajrore (PVO) kane shpenzuar deri me tani pjesen me te madhe te buxhetit te ushtrise, por megjithate, jane treguar si pika me e dobet gjate luftes me NATO-n," thote burimi yne ne shtabin e VJ.


Ushtria Jugosllave nuk ka mundesi te mbaje pajisjet ekzistuese te RV dhe PVO, ndersa blerja e avioneve te rinj luftarak eshte perjashtuar si mundesi shume kohe me pare. Lufta me NATO-n tregoi se Jugosllavia nuk mund te kontrollonte hapesiren e saj ajrore sovrane. Si rrjedhim fondet duhet te dergohen per trupat tokesore, perfundon burimi i VJ.


Stervitja e fundit ushtarake e VJ ne Toplice tregoi se si duhet te jete ushtria e re e transformuar. Per here te pare, Ushtria Jugosllave kreu nje stervitje ne te cilen u integruan njesite e korracuara dhe njesite speciale, te cilat japin mbeshtetjen e kembesorise.


Forca ajrore, te cilen gjeneralet Jugosllave me perpara e kishin konsideruar si te domosdoshme nuk ishte perfshire ne kete stervitje.


Gjenerali Nebojsa Pavkovic tha se stervitja u krye ne perputhje me "eksperiencen me te fundit te luftimeve ne Kosove."


Fjalet e tij synonin komponentet me esenciale te pamjes se re te VJ. Sipas ketij plani, ushtria tokesore do te perfshije akset e Ushtrise Jugosllave. Vemendja do te perqendrohet tek njesite komando te kembesorise dhe njesite e koracuara te pajisura me tanke M-84, me te miret qe ka ne perdorim ushtria Jugosllave.


Nje ulje e numrit te forcave tokesore eshte gjithashtu pjese e projektit te planifikuar. Ekspertet ushtarake te VJ kane arritur ne perfundimin se tanket T-54/55 nuk do te perballonin ndonje skenar te mundeshem konflikti te VJ. Per kete aresye nje numer i madh i brigadave te mekanizuara te pajisura me keto lloje tankesh ndoshta do te shkrihen. Parate e planifikuara per keto njesi do te shpenzohen per mirembajtjen teknike dhe modernizimin e brigadave te mekanizuara te cilat jane te pajisura me tanke T-72 dhe M-84.


Nje prioritet tjeter i VJ eshte te kete nje sistem te levizshem te mbrojtjes ajrore efektiv i cili mund te ofroje mbrojtjen adekuate per forcat tokesore te VJ nga forcat ajrore te NATO-s te cilat perdorin avionet anti tank A-10 dhe helikopteret AH-64 Apache. Komanda e larte Jugosllave beson se sistemet Ruse "Tunguska" dhe "Tor" do te ishin ideale per kete qellim.


Vleresimet e VJ kane sugjeruar se Beogradi mund te bleje keto sisteme nepermjet kanaleve te tij ne Minsk, Kiev dhe Moske.


Rishikimi i VJ ka arritur ne perfundimin se "Forcat Speciale" duhet te luajne nje rol shume me te rendesishem ne veprimet luftarake se deri me tani.


Per momentin, VJ ka dy brigada komando, brigaden e 72 te Forcave Speciale dhe brigaden e 63 te transportueshme me ane te ajrit. Mesimet e nxjerra nga Kosova kane theksuar nevojen per te pasur me teper se dy brigada te tilla ne VJ. Pervec detyrave te tanishme, Forcat Speciale do te perdoren per te siguruar kufirin shteteror, do te marrin pjese ne veprime kembesorie dhe do te bashkepunojne me njesite e korracuara.


Megjithate nje ceshtje qe lidhet me reformen ne forcat e armatosura Jugosllave dhe qe akoma nuk eshte zgjidhur, eshte doktrina. A po rindertohet VJ si nje ushtri me rol mbrojtes ndaj NATO-s apo si nje pjesemarres i ardheshem i "Partneritet per Paqe", program ky qe perfshin te gjithe vendet fqinje te rajonit?


Pavaresisht nga konflikti me NATO-n, shume oficere te VJ besojne se Beogradi duhet ta lidhe te ardhmen e vendit me integrimin ne Europe, perfshire edhe planet per mbrojtjen. Nje fraksion i linjes se ashper brenda VJ, perkrah konceptin e nje ushtrie te pajisur per te vepruar si nje "pengese" kunder NATO-s. Por kjo strategji do te kushtoje shuma astronomike te hollash dhe ne standartet e tanishme te Jugosllavise mund te duket si nje film fantastiko shkencor.


"Doktrina eshte nje ceshtje politike per te cilen nuk vendosin gjeneralet. Por, reforma e VJ pa nje doktrine te qarte te mbrojtjes eshte si te ndertosh nje shtepi pa themele," perfundon burimi yne ne VJ.


Daniel Sunter eshte nje gazetar i agjensise VIP ne Beograd.