Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

Nderhyrja Ekstra-Ligjore

Ne ndryshim me sulmet ne Bosnje me 1995, NATO nuk e ka autorizimin e Kombeve te Bashkuara per te bombarduar. Gjithashtu ka shume mundesi qe ajo te gjendet perpara nevojes per te perdorur trupa tokesore. Sido qe te rrjedhin ngjarjet, NATO duket se do te qe
By Christopher Bennett

Pas kercenimeve per sulme ajrore kunder Serbise qe prej veres se kaluar, NATO-ja tani duket e detyruar qe t' i zbatoje ato. Megjithate akoma mbeten te paqarta baza ligjore ne te cilen aleanca mendon te mbeshtetet dhe natyra e sakte e kesaj nderhyrjeje, vecanerisht limitet e saj.


Ne rast se ne prag te 50-vjetorit te formimit te saj, NATO-ja vendos te bombardoje Serbine nga ajri, kjo do te jete ofensiva e dyte ushtarake me e madhe e aleances pas sulmeve ajrore kunder Serbeve te Bosnjes ne gusht e shtator 1995. Por kete radhe Nato-ja do te veproje ne menyre te njeaneshme pa patur mbeshtetjen e Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara. Ne rast se Serbia nuk kapitullon menjehere, edhe vete aleanca mund te perballet me ndershkimin; dhe ka shume mundesi qe t`i duhet te dergoje trupa tokesore ne Kosove per te perballuar ofensiven Serbe e cila po vazhdon.


Pengesa ligjore per nderhyrjen eshte injoruar nga strateget e NATO-s te cilet po perpiqen te detyrojne Serbet te pranojne planin nderkombetar per Kosoven. Marreveshja, e cila parashikon autonomi substanciale per Kosoven brenda jugosllavise me nje force te NATO-s per te mbikqyrur zbatim, eshte nenshkruar nga udheheqesit e Shqiptareve etnike javen e kaluar ne Paris, por eshte hedhur poshte nga pala Serbe.


Ndryshe nga Bosnja ne 1995, Keshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara nuk do te mbeshtesi sulmet ajrore te NATO-s per shkak te kundershtimeve te dy anetareve te perhershem, Kines dhe Rusise. Per me teper, eshte e qarte se nderhyrja e NATO-s nuk do te behet ne pergjigje te ndonje kercenimi nga Sebia ndja nje vendi anetar, por si rezultat i nje konflikti brenda vendit. Shume analiste kane frike se ky do te jete nje precedent i rrezikshem.


Shtetet Perendimore argumentojne se ne fakt ka nje baze ligjore per nderhyrjen, me qellim parandalimin e asaj qe ata e konsiderojne nje katastrofe humanitare. Por pavaresisht veprimeve te forcave serbe ne Kosove, ligji nderkombetar eshte ne anen e Jugosllavise. Ky fakt nuk i ka shpetuar Beogradit i cili i ka kerkuar Keshillit te Sigurimit te O.K.B-se mbrojtje nga NATO-ja.


Per me teper, nderhyrja ka mundesi te perfshije rreziqe me te medha se sa bombardimet e 1995, kur NATO humbi disa avione por nuk pati te vrare, sepse Jugosllavia eshte nje kundershtar shume me i forte sesa Serbet e Bosnjes. Jugosllavia ka mbrotje te mire kunderajrore, perfshire raketa te prodhimit sovjetik SA6; kontrollon territorin e saj; dhe ka edhe nje kapacitet sulmues. Serbet e Bosnjes, kishin vetem nje pjese te pajisjeve ushtarake, po pesonin humbje ne fushen e betejes, dhe perballoheshin me nje force te NATO-s e cila ishte dislokuar me pare ne terren.


Urdherat e aktivizimit qe autorizojne sulmet ajrore te NATO-s kunder Serbise jane dhene qe ne tetorin e vitit te kaluar. Ato kane qene gjithmone ne fuqi por nuk jane zbatuar sepse i derguari special amerikan Richard Holbrooke e bindi Presidentin Jugosllav Slobodan Miloshevic te ndalonte ofensiven serbe, te zvogelonte prezencen policore serbe ne Kosove dhe te lejonte ardhjen e vezhguesve nderkombetare per te mbikqyrur terheqjen e policise.


Qe prej perfundimit te bisedimeve te paqes ne Paris, te huajte e vendosur ne jugosllavi jane duke u larguar; qe te gjthe 1500 vezhguesit nderkombetare ne Kosove jane terhequr per ne Maqedonine fqinje; dhe Keshilli i Atlantikut Verior eshte mbledhur cdo dite per te pergatitur nderhyrjen. Shkaku i autorizimit te nderhyrjes se NATO-s ishte deshtimi i perpjerkjes se momentit te fundit nga Holbrooke per te bindur Miloshevicin per te nenshkruar planin e paqes.


Planifikuesit e NATO-s shpresojne qe nderrhyrja te jete e kufizuar vetem me sulmet ajrore dhe, per shkak te rreziqeve te mundeshme, nuk do te kerkoje vendosjen e trupave tokesore ne nje ambjent kaq armiqesor.


Nje bombardim i ashper, mundesisht me disa pauza per ti dhene kohe Beogradit te reflektoje, mund te zgjase deri ne tre jave. Kjo behet kryesisht per te shmangur nevojen per dislokimin e trupave tokesore. Pritet qe sulmi te filloje me ana te leshimit te raketave nga gjashte anijet Amerikane, dy nendetese Amerikane dhe nje nendetese Britanike ne Adriatik dhe bombarduesit Amerikane B52 qe fluturojne nga Britania. Vala e pare e bombardimeve do te synoje shkaterrimin e mbrojtjes ajrore Jugosllave dhe do te pasohet nga vale te tjera fluturimesh. Mbi 200 avione, perfshire bombarduesit B2 dhe F-117, nga 13 vende te NATO-s jane ne pritje ne rajon.


Rreth 28,000 trupa, jane planifikuar per Forcen e kosoves, ose KFOR, forcen paqeruajtese te udhehehur nga NATO per te vezhguar zbatimin e planit te paqes, por jo per te nderhyre ushtarakisht ndaj ushtrise Jugosllave. Per momentin rreth 2,400 ushtare, te cilet kishin krijuar nje force terheqjeje per te ndihmuar terheqjen e vezhguesve nderkombetare nga Kosova, jane vendosur ne Maqedonine fqinje, nen komanden e NATO-s. Rreth 10,000 trupa te tjere jane nen komanden e vendeve te tyre respektive.


Ceshtja e panjohur per NATO-n eshte vendosmeria e Serbeve. Ne rast se bombardimet nuk e bindin Miloshevicin per te pranuar planin nderkombetar per Kosoven dhe vendosjen e trupave te NATO-s ne province, NATO-ja do te duhet te konsideroje mundesine e dergimit te trupave tokesore.


Pavaresisht ne se sulmet ajrore e bindin Serbine te ndroje rruge, NATO-ja do ta kete kaluar cakun e moskthimit. Duke qene se Miloshevici eshte identifikuar si pengesa per paqen dhe pastaj, ne kundershtim me rregullat nderkombetare, ka bombarduar Jugosllavine, NATO do ta kete bere te qarte se ajo do te qendroje ne Ballkan per nje kohe te gjate. Ndersa te gjitha marreveshjet e mepareshme te paqes kane pasur Miloshevicin si garantuesin kryesor, zgjidhja perfundimtare e Kosoves ka shume mundesi qe te jete ndryshe.


Chris Bennett eshte autor i Kolapsi i Pergjakshem i Jugosllavise (Chris Hurst, 1995) dhe ish drejtor i International Crisis Group ne Ballkan.