Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

MOSMARREVESHJE NE LIDHJE ME PLANET PER BASHKIMIN E MOSTARIT

Politikanët kroatë dhe boshnjak kanë frikë se do të humbasin nëse miratohen planet për bashkimin e administratës së qytetit.
By Maria Vlaho

Guvernatorët perëndimor të Bosnjes shpresojnë se planet për rihapjen e urës së vjetër të Mostarit gjatë këtij viti do të kurorëzojnë përpjekjet e tyre për bashkimin politik të qytetit, por pak qytetarë mendojnë se rifillimi i trafikut të këmbësorëve nga të dyja anët e lumit Neretva do të shënojë edhe fundin e ndarjes së qytetit.


Një administratë e përbashkët e qytetit pritet të nisë nga puna duke filluar nga 15 mars. Pas 12 vjetësh mosmarrëveshje politike për shkak të ndarjes etnike, përfaqësuesi i lartë i OKB, Paddy Ashdoën ka urdhëruar në janar ti jepet fund ndarjes politike të qytetit në zonën boshnjake dhe atë kroate.


Vendimi i Ashdoën do të thotë që një këshill bashkiak për qytetin do të zëvendësojë gjashtë bashkitë e tanishme – tre kroate dhe tre boshnjake – ndërsa numri i përgjithëshëm i këshilltarëve do të bjerë nga 194 në35.


Megjithëse disa qytetarë do të jenë të kënaqur me shpërbërjen e qeverive lokale paralele, partitë politike nga të dyja brigjet e Neretvas kanë shprehur kundërshtimin e tyre.


Për arësye të ndryshme, si partitë kroate ashtu edhe ato boshnjake janë të shqetësuara se ato do të humbasin pushtet në rast të zbatimit të reformave të Ashdoën.


Kundërshtimet më të mëdha janë për një system shumë të ndërlikuar të “peshimit” etnik, i cili do të sigurojë që asnjë prej komuniteteve të mos ketë mundësi të marrë vendimi pa pëlqimin e tjetrit.


Këshilli do të duhet të sigurojë një shumicë prej dy të tretash për të ndryshuar rregullat e vendosur nga Ashdoën – apo edhe për të vendosur për emrin e një rruge – një cështje e cila është e rëndësishme në ish Jugosllavi.


Nga 35 këshilltarët, jo më shumë se 15 prej tyre mund të vijnë nga një prej të dyjapalëve. Komuniteti serb në Mostar – një forcë e dobët dhe e pakët në numër që pas konfliktit në ballkan – do të ketë katër këshilltarë, ndërsa një këshilltar do të jetë për pakicat e tjera.


Por ajo që dikujt mund ti duket si një masë për të siguruar barazinë, konsiderohet nga të tjerë si diskriminim. Bashkimi Demokratik Kroat, HDZ, që përfaqëson grupin më të madh etnik në qytet, thotë se kjo masë dëmton të drejtat e tye demokratike.


“Kroatët përbëjnë 60 përqind të elektoratit, por do të kenë vetëm 42 përqind të vendeve në këshill,” ankohet Josip Merdzo, drejtues i grupit të këshilltarëve të HDZ në këshill.


Partia boshnjake e veprimit demokratik, SDA, e cila kontrollon pjesën lindore të Mostar, është po ashtu e pakënaqur.


“Ata do të humbasin kontrollin që kanë tani,” thotë redaktori i revistës Start, Ozren Kebo. “Kjo është ndoshta zgjidhja më pak e keqe”.


SDA dikur ka kërkuar një qytet të bashkuar. Qëndrimi i saj ka ndryshuar për shkak të ndryshimeve demografike që kanë ndodhur në qytet pas viteve 1990.


Boshnjakët kanë qenë grupi më i madh etnik përpara shpërthimit të konfliktit në Bosnje në vitin 1991, por më vonë kroatët kanë përbërë shumicën.


Ndërkohë, drejtuesit e HDZ dhe SDA kanë konsoliduar pushtetin e tyre në zonat respective në të dyja anët e Neretva.


Gjatë 12 vjetëve të fundit, njerëzit janë mësuar të jetojnë dhe punojnë në pjesët e tyre të qytetit dhe shumë rrallë kalojnë në pjesën tjetër. Një brez i ri fëmijësh është rritur në shkolla të pastra etnike dhe as nuk e dinë se si ka qenë gjendja kur qyteti ka qenë i bashkuar.


Pasi janë mësuar të jetojnë në komunitete të ndara, shumë qytetarë në të dyja anët e lumit tani e shikojnë me frikë mundësinë e bashkimit.


“Ky është një turp!” thotë një kroat. “Serbët kanë fituar më tepër [duke iu referuar faktit që ata mund të vendosin për balancën e pushtetit]. Kroatët abuzohen në mënyrë të vazhdueshme. Nëse komuniteti ndërkombëtar vërtet dëshiron paqe këtu, Mostari duhet të ndahet në tre pjesë”.


“Përsëri janë shkelur të drejtat e kroatëve,” thotë një tjetër kroat. “Ne jemi shumica në qytet, por nuk do të kemi shumicën në këshillin e qytetit”.


Për të njëjtat arësye, boshnjakët e pyetur nga IWPR janë po ashtu të pakënaqur me rregulloren e re. “Natyrisht ne jemi kundër bashkimit të Mostar,” ka thënë një boshnjak. “Kroatët janë bërë shumicë në qytet vetëm si pasojë e luftës dhe sepse ata kanë dëbuar me forcë të gjithë serbët dhe të paktën 20,000 muslimanë”.


“Për shkak të vendimit të përfaqësuesit të lartë, si kroatët ashtu edhe boshnjakët tani e tutje do të duhet të kërkojnë mbështetjen e serbëve për të siguruar shumicën në këshillin e qytetit,” thotë një tjetër boshnjak.


Ashdoën ka paralajmëruar se vendimi i tij do të dukej si jo me vend dhe do të linte shumë njerëz të pakënaqur.


“Jo të gjithë do të kënaqen, por gjithsecili do të gjejë dicka të mirë,” ka thënë ai në një apel të transmetuar në television më 28 janar.


“Në fund të fundit, a do të arrijë Mostari ose jo të tejkalojë ndarjet dhe armiqësitë e tij, nuk është në dorën time, por të drejtuesve politik”.


Maria Vlaho është një stazhiere me IWPR në Londër dhe Vladimir Mariq një gazetar i pavarur me qendër në Mostar.