MLLADIQ FSHIHET NE MALIN E ZI

Presidenti Jugosllav Vojisllav Koshtunica dhe shefat e tij ushtarak federal kane keshilluar te akuzuarin nga Haga, Ratko Mlladiq te fshihet.

MLLADIQ FSHIHET NE MALIN E ZI

Presidenti Jugosllav Vojisllav Koshtunica dhe shefat e tij ushtarak federal kane keshilluar te akuzuarin nga Haga, Ratko Mlladiq te fshihet.

Wednesday, 10 April, 2002

Nje nder njerezit me te kerkuar ne Jugosllavi, ish komandanti i Serbeve te Bosnjes Ratko Mlladiq, eshte larguar nga Serbia ne drejtim te Malit te Zi, sipas disa zerave me ndihmen autoriteteve federale Jugosllave.


Burime ne policine Serbe dhe ne gjykaten e OKB-se per krimet e luftes ne Hage thone se Mlladiq, i kerkuar ndermjet te tjerave edhe per masakren e vitit 1995 ne Srebrenica, eshte fshehur ne fshatrat mbi qytetin e Nikshiqit ne veri te Malit te Zi, qe prej dhjete ditesh.


Gjate viteve te fundit, Mlladiq ka jetuar haptazi ne Beograd, por sipas burimeve nga qeveria Serbe, ai eshte keshilluar nga presidenti federal Vojisllav Koshtunica dhe perkrahesit e tij te fshihet, menjehere pasi prokurori i Hages i ka kerkuar Beogradit ne muajin Shkurt arrestimin e tij


Ne ate kohe, autoritetet Jugosllave njoftuan se ata do te hiqnin mbrojtjen zyrtare per Mlladiq. Rojet zyrtare te sigurimit te gjeneralit te Serbeve te Bosnjes jane larguar dhe atij i eshte ndaluar te hyje ne ambjentet ushtarake.


Por ne vend te perpiqeshin ta arrestonin ate, Koshtunica dhe besniket e tij ne ushtrine Jugosllave e paralajmeruan Mlladiq te largohej nga Beogradi. Ai e degjoi keshillen e tyre, duke kaluar nje muaj ne qytetin Valjevo ne qender te Serbise dhe pastaj, kur gjendja e keqesua edhe me tej, ai u largua per ne Malin e Zi.


Ky largim i tij ka ardhur ne nje moment te veshtire per Serbine. Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane kushtezuat dhenien e ndihmes aq te nevojeshme financiare prej 115 milion dollare me bashkepunimin e plote te Beogradit me gjykaten, vecanerisht me dorezimin e te dyshuarve.


Me heret kete jave, sekretari Amerikan i shtetit Colin Powell ka zgjatur afatin e pare te 31 Marsit per te treguar bashkepunim, por vetem me disa dite. Serbia ende kercenohet nga mundesia e nje izolimi te ri nderkombetar te ngjashem me ate qe ka kaluar gjate periudhes se sundimit te Sllobodan Millosheviqit.


Mlladiq qendron me njehere pas ish drejtuesit politik te Serbeve te Bosnjes, Radovan Karaxhiq, ne listen e personave me te kerkuar te gjykates. Ai akuzohet per genocid, er drejtimin e nje fushate vrasjesh me snajper ndaj civileve te Sarajevos, dhe per marrjen peng te trupave paqeruajtese te OKB-se.


Ai ka marre nje fame vecanerisht te keqe ne vitin 1995 kur forcat nen drejtimin e tij kane vrare mbi 7, 000 burra dhe djem te rinj ne Srebrenica, ne Bosnjen lindore.


Dorezimi i zytetareve te akuzuar nga Haga eshte nje ceshtje teper delikate ne Serbi. Ndersa kryeministri Zoran Gjingjiq mbeshtet publikisht kete proces ne kembim te ndihmes financiare perendimore, Presidenti Koshtunica e ka penguar kete proces.


Perkrahesit e Gjingjiq te cilet kane organizuar dhe drejtuar transferimin e zhurmeshem te Millosheviqit per ne gjykaten e Hages, thone se Koshtunica nuk ka nder mend te ekstradoje Mlladiq, sepse kjo do te demtonte kredencialet e tij "patriotike".


Burime nga Haga mendojne se Koshtunica dhe shefi i shtabit te ushtrise federale, Nebojsha Pavkoviq, e kane keshilluar Mlladiq nje muaj me pare te largohet nga Beogradi - ku ai shfaqej rregullisht ne publik.


Ka zera sipas te cilave ushtria Jugosllave nuk deshiron qe Mlladiq te shkoje ne Hage, sepse paraqitja e tij atje mund te jape prova per perfshirjen e ushtrise Jugosllave ne krime lufte, furnizimin me arme, financime dhe dhenien e ushtareve per ushtrine e Serbeve te Bosnjes.


Analisti ushtarak nga Beogradi Aleksandar Radiq thote se prezenca ne publik e Mlladiq ne Beograd perpara Shkurtit dhe largimi i tij i menjehershem dhe strehimi diku tjeter do te kishin qene te pamundura pa ndihmen direkte te ushtrise. "Ai ende ruhet nga njesi speciale nen urdherat e departamentit te sigurise", ka thene ai. Thuhet se ne nje moment ushtria edhe e ka fshehur Mlladiq ne kazermat e Topcider ne Beograd.


Nje zedhenes i ushtrise Jugosllave, Kolonel Svetozar Radishiq, nuk ka pranuar te komentoje per keto akuza sic ka bere edhe keshilltari i Koshtunices, Rade Bulatoviq. Dushan Prorokoviq, nje zyrtar i larte i Partise Demokratike te Serbise, DSS, te Koshtunices, ka thene se ai nuk besonte se ushtria dhe Koshtunica ishin te perfshire ne zhdukjen e Mlladiq. "Une nuk e di nese kjo eshte e vertete, por me duket e veshtire per t'u besuar", ka thene ai.


Pas nenshkrimit te marreveshjes se paqes ne Dejton per Bosnjen ne Dhjetor 1995, Mlladiq ka jetuar ne lagjen Kosutnjak te Beogradit. Sipas burimeve te policise Serbe, perpara se ai te shkonte ne Malin e Zi, ai eshte fshehur ne Bobovo, nje fshat prane Valjevos.


Ai se fundi eshte pare ne kishe ne Valjevo dhe duke drekuar ne nje hotel ne qytet me rastin e marteses se vajzes se nje ish bashkepunetori te tij. Arrestimi i tij ka aq shume interes saqe SHBA ka vendosur nje shume prej 5 milion dollare shperblim per informacione te cilat ndihmojne ne arrestimin e tij.


Ivan Nikoliq eshte nje gazetar i se perditeshmes Danas ne Beograd.


Support our journalists