Mjerimi i Drogës në Bosnje

Narkomania në Bosnje po bëhet shumë shpejt një problem serioz.

Mjerimi i Drogës në Bosnje

Narkomania në Bosnje po bëhet shumë shpejt një problem serioz.

Atje ku ushtonte artileria njëherë e një kohë, tani në Sarajevë, ajri i natës mbushet me tingujt vesh-shpues të muzikës pop që luhet për adoleshentët e gëzuar që kërcejnë nën ritme të ndezura nga droga.


Pesëmbëdhjetë vjeçarët tregtojnë tableta me relieve lepurushësh “për të të bërë më epshor” ose me zemra “për të bërë të dashurosh të gjithë botën”. Tabletat, që kushtojnë 10 marka gjermane, treten në stomak me birra për tre marka gotën. Kjo është e nata tipike e së premtes në një klub-nate të preferuar dhe popullor në Sarajevë.


Në ditët e Marshallit Tito, Jugosllavia kurrë nuk kish parë diçka të tillë. Marrja e drogave ishte e rrallë. Pastaj erdhi lufta boshnjake e cilal solli vuajtje dhe mjerim dhe i çoi njerëzit që jetonin nën bombardime të kërkonin shpëtim prej narkotikëve.


Pas vështirësive të pasluftës, një forcë policore e organizuar keqas dhe jo-kompetente, gjyqsori i korruptuar u kombinuan për të dhënë si rezultat një rritje të madhe të marrjes së narkotikëve dhe trafikimit të tyre. Problemi keqësohej prej rrymës së fortë të narkotikëve që kalojnë tranzit nga Ballkani në vendet perëndimore.


Një studente në Akademinë e Arteve të Sarajevës, e cila kërkoi të mos i jepej emri, e përmblodhi kështu situatën, “Njerëzit nuk mund të qetësohem më pa drogat. Bari (hashashi)! Eshtë kudo nëpër klube. Duket sikur s’është më i jashtligjshëm. Ata nuk e fshehin atë më.” Ajo nuk i ka provuar tabletat me emër si edhe ato më të fortat ose më të shtrenjtat tabletat e bardha të “ectasy”. Ajo e përdor marihuanën për shoqëri.


Pasi ka humbur dy shokë prej përdorimit të heroinës ajo nuk e prek atë vetë. Njëri vdiq nga overdosa gjatë luftës. Tjetra, një shitëse droge adoleshente, u qëllua pesë vjet më parë në pazarin lokal të fruta-perimeve pasi nuk e kishte paguar furnitorin e saj.


Një mik tjetër së fundi kishte shitur Walkman-in, video-regjistratorin dhe pikturat për të vazhduar përdorimin e heroinës. “Tani ai s’ka asgjë,” thotë studentja. “Të rinjtë janë thjesht të mërzitur këtu dhe të gjithë duan të largohen nga Sarajeva. Shumica prej tyre janë të interesuar vetëm për drogimin dhe gjendjen që të krijon droga.”


Ajo shpjegoi se shumica e të rriturve janë ose të painformuar për përhapjen dhe përmasat e problemit të drogës ose ata mbyllin sytë përpara këtij fenomeni. Ajo nuk ka parë kurrë policë në klubet e natës, me përjashtim të rojeve të lokaleve që kontrollojnë për armë.


Zëvendësdrejtorja e zyrës së INTERPOL-it për Bosnjën, Mirela Leko, i tha IWPR-së se sipas të dhënave statistikore të policisë, vendi nuk konsiderohet si konsumator i madh i drogave, krahasuar me vendet e tjera. Por trafikimi nëpërmjet Bosnjës është në rritje të thellë.


Sipas INTERPOL-it, 80% e heroinës së kapur në Evropën Perëndimore në vitin 1999 vinte nga Turqia mes rrugës ballkanike, kryesisht e kontrolluar nga magia shqiptare, kosovare dhe turke. Përve kësaj shton policia, kriminelët boshnjakë i janë futur edhe ata trafikimit.


Vetëm 65% e kufijve të Bosnjës kontrollohen nga policia kufitare. Pjesa tjetër është e hapur për trafikantët. Trafikimi i drogave është veçanërisht i rënduar në rrugët të cilat kalojnë përmes qyteteve të Republikës Sërbska, Trebinjës në jug dhe Banja-Lukës në veriperëndim, si edeh rrugëve përgjatë kufirit në lumin Sava në Kroaci.


Edhe pse marrja e drogave Bosnjë është relativisht e ulët me anë të standartave ndërkombëtare, ajo tani është në rritje “ me shkallë eksponenciale”, thotë Mladen Milosavljevic, një ekspert kriminalist në Ministrinë Federale të Bosnjës për punët e brendshme.


Forca e pakët dhe me mungesa në njerëz e policisë e trajton kapjen me drogë në sasi të vogla jo si krim por si një thyerje të lehtë të rendit që meriton një gjobë simbolike. Sasi të mëdha mund të sjellin një hetim për shitje/trafikim. Por përkufizimi i “sasisë së madhe” është i paqartë. Dikujt iu gjendën 2000 tableta, gjysma prej të cilave “ectasy”, dhe u la i lirë pasi ai pretendonte që ishte përdorues i rëndë i tyre.


Rinia boshnjake janë shënjestra kryesore për të tregtuesit. Dr. Nermana Basara, neuropsikiatre dhe drejtoreshë e Insititutit Publik për Alkolizmin dhe Abuzimin me substancat të kantonit të Sarajevës vlerëson se rreth 30% e boshnjakëve në moshat 14-18 vjeç marrin narkotikë.


Një ktui e vogël me një pluhur të quajtur Oksigjen fillon gjithçka. Ajo u jepet fals të rinjve të cilëve iu pëlqen stimulimi dhe etja për më tepër. Pas një fare kohe ata i hyjnë përdorimit të drogave më të rënda.


Policia dhe autoritetet mjekësore janë shprehur se tani konsumimi i narkotikëve në Bosnjë po arrin nivelet evropiane. Me burime të kufizuara, ata pi i kushtojnë gjithnjë e më tepër vëmendje krimeve të lidhura me drogën, lënies së shkollës, rritjes së numrit të shtatzanive të podëshëruara së bashku me SIDA-n, vetëvrasjen dhe mbidozat vdekjeprurëse.


Përdorimi i narkotikëve nuk ështe më i kufizuar vetëm në kryeqytet në Sarajevë, Zenica, Mostari, Banja-Luka, Trebinja dhe Tuzla po arrijnë të njëjtat nivele. Ekspertët ia vënë fajin pasigurive të situatës së pas-luftës, zhvendosjeve të familjeve, tranzicionit drejt ekonomisë së tregut, influencës në rritje të Perëndimit, dhe thjesht mërzitjes.


Edhe pse me nivel të lartë papunësie, njerëzit janë në gjendje të sigurojnë paratë për drogat. “Kur krijon varësinë gjen edhe mënyrat pËr ti siguruar paratë për drogën,” thotë një i droguar i cili ka filluar një program rehabilitimi dhe që kërkoi të identifikohej thjest si Gordan. “Paratë mund ti gjesh nga punërat e rastësishme, nga ndonjë biznes apo edhe duke vjedhur”.


Gordan ka filluar të konsumojë marijuanë gjatë kryerjes së shërbimit të detyruar ushtarak në ushtrinë Jugosllave në vitin 1988. I mërzitur nga jeta universitare pas shërbimit ushtarak, ai u largua nga shkolla dhe filloi të punojë si kamarier në një pizeri në rrethinën Ilidza të Sarajevos. Ai u zhyt në depresion nga tymosja e shumë marijuane dhe filloi heroinën. Pas shpërthimit të luftës, ai u largua nga vendi, duke udhëtuar në Gjermani, Francë, Kroaci dhe Republikën Ceke. Gjatë kësaj periudhe, vesi i tij u përkeqësua.


Gordan është kthyer në Sarajevo në vitin 1996, dhe i ka premtuar vetes të pastrohej. Aika punuar si fotograf për gazetat por pothuajse vdiq kur ra në një koma që i zgjati rreth 17 orë si pasojë e një mbidoze ekstazi, heroine dhe disa kuti me qetësues. Në fund të vitit 1998, ai ka kaluar dy vjet në një komunitet katolik rehabilitimi, ku i janë mohuar drogat, muzika TV dhe gratë. Ai i mbushte ditët me lutje, punë fizike, dhe diskutime me të droguarit e tjerë.


Tani, Gordan thotë se ai ka gjashtë muaj që nuk përdor më drogë dhe ka një punë të mirë si shitës. Babai i Gordanit, i cili ka filluar një grup në mbështetje të të droguarve në vitin 1998, po përpiqet të zgjerojë informacionin e zyrtarëve për /ështjen e drogës. Ai duket se ka arritur disa suksese.


“Përgjithësisht në të kaluarë, qeveria dhe ata që merreshin me politikat shëndetësore nuk kanë kushtuar shumë vëmendje drogës por tani ata e shohin se numri i të droguarve po rritet dhe kanë filluar të kenë në qendër të vëmendjes këtë problem," thotë Basara.


Klinika e saj, një qendër për të droguarit dhe alkoholikët, ende është e vetmja klinikë e këtij lloji në Bosnje-Herzegovinë. Në pjesën tjetër të vendit, të droguarit ende trajtohen nëpër pavione të spitaleve psikiatrike.


Zhuli Poucher Harbin është ish redaktore e agjensisë së pavarur të lajmeve, ONASA, në Bosnje.


Frontline Updates
Support local journalists