Ministri Milioner Serb Largohet
Ndersa presioni mbi Beogradin rritet, dy nga bashkepunetoret me te afert te Presidentit Jugosllav Slobodan Miloshevic jane larguar.
Ministri Milioner Serb Largohet
Ndersa presioni mbi Beogradin rritet, dy nga bashkepunetoret me te afert te Presidentit Jugosllav Slobodan Miloshevic jane larguar.
Ne ate qe mund te quhet si parathenie e gjerave qe mund te ndodhin, dy nga politikanet - biznesmene me te njohur te Serbise kane ndermarre hapa per tu distancuar nga Slobodan Miloshevici, Presidenti Jugosllav.
Bogoljub Karic dhe Mirko Marjanovic, anetare te rendesishem te elites Serbe pjesa e te cileve neper mbremje eshte te kendojne kenge romantike Ruse, kane vendosur te largohen nga postet e tyre dhe ti kushtohen karrieres se tyre te biznesit.
Karic, 45 vjec, njeriu me i pasur ne Serbi, dha doreheqjen javen e kaluar nga posti i tij si minister pa portofol ne qeverine Serbe. Ai tani eshte larguar me pushime te gjata ne Mal te Zi dhe akoma nuk ka bere ndonje deklarate publike rreth largimit te tij.
Duket se Karic tashme ishte prane humbjes se postit te tij ministerial ne kuader te ndryshimeve te ardheshme ne kabinet. Mendohet se Miloshevici ka ne plan te rrise influencen e besnikeve radikal ne qeverine Serbe, ne te njejten menyre qe ka rikonstruktuar edhe qeverine Jugosllave. Megjithese Karic ka qene pergjithesisht besnik i Miloshevicit, ai nuk eshte radikal.
Nderkohe, Kryeministri Serb Mirko Marjanovic, 60 vjec, ka kerkuar te largohet nga posti per aresye shendetesore - nje levizje te cilen Miloshevici akoma nuk e ka pranuar. Pervec postit te tij qeveritar, Marjanovic eshte drejtori i Progres, nje nga kompanite me te medha te eksport - importit ne Jugosllavi, dhe ai tani ka vendosur te perqendrohet ne biznesin e tij.
Kerkesa e Marjanovic per tu larguar nga qeveria dhe doreheqja e Karic jane shenja qe tregojne se po rritet numri i njerezve te afert me Miloshevicin te cilit deshirojne te nderpresin marredheniet me te. Analistet politik Serb ja atribuojne kete tendence faktit te akuzimit te tij dhe kater nga ndihmesit e tij per krime lufte.
Aresyet e verteta pas doreheqjes se Karic mbeten te paqarta. Disa miq te tij thone se pikpamjet e tij nuk kishin shume peshe ne kabinet dhe se ai ishte inatosur per shkak te deklarimit te tij person i padeshirueshem nga Bashkimi Europian dhe ndalimit te ushetimeve te tij ne Europen Perendimore.
Detyra e Karic ne qeveri, ne te cilen ai u fut ne Tetor 1998, ishte te hartonte programet e punes per 75 konglomerate Serbe te cilat jane ne veshtiresi te medha ekonmike. Megjithate, edhe Karic nuk kishte burimet e mjaftueshme per te rivitalizuar ekonomine Serbe.
Me origjine nga Peja, Karic e nisi karrieren e tij te biznesit ne Kosove duke hapur nje repart te prodhimit te veglave bujqesore. Ngritja e tij e shkelqyer dhe e kompanise se tij, ne te cilen punojne edhe dy vellezerit, motra dhe gruaja, filloi ne 1987 kur ai u transferua ne Serbi.
Karic hyri ne politike bazuar ne marredhenien e tij te ngushte personale me Miloshevicin. Disa vjet me pas transferimit te tij ne Beograd, ai u be fqinji i presidentit. Ne dy vjetet pas perfundimit te luftes ne Bosnje, Karic ishte miku me i shpeshte ne shtepine e Miloshevicit. Ne fakt, aq e afert ishte miqesia ne ate kohe saqe ai mburrej se shpesh shkonte ne shtepine e presidentit me pandofla.
Miqesia e Karic me Miloshevic i lejoi atij te merrte kredi shteterore, licensa importi, dhe hyrje preferenciale per ne tregjet Ruse dhe te ish vendeve te Bashkimit Sovjetik. Ai megjithate e dinte koston e mundeshme te nje prishjeje me presidentin Jugosllav, dhe prandaj krijoi miqesi te ngushte me te shoqen e Miloshevicit, Mira Markovic, duke u bashkuar me grupin e manjateve rreth partise se saj politike, te Majtes se Bashkuar Jugosllave (JUL).
Megjithese i zoti ne biznes, Karic ishte naiv ne politike. Perpara zgjedhjeve te fundit presidenciale ne Serbi ne vitin 1997, thuhet se ai i ka sugjeruar Miloshevicit qe ai te kandidohet si kandidat i pavarur. Duket se Miloshevici nuk e pelqeu kete sugjerim dhe qe prej asaj kohe marredheniet e tyre u keqesuan.
Me qellim qe te mbetej ne marredhenie te mira me Miloshevicin, Karic gjithnje ka qene i gatshem te vere pasurine e tij - mendohet te jete rreth 2 miliard dollar - ne dispozicion te ciftit te pare Serb. Karic ka financuar botimin e librave te Markovic ne Rusisht, Indisht dhe Spanjisht dhe ka paguar edhe udhetimin e saj ne Moske ku ajo ka perdorur parate e tij per te blere titullin e "akademikes se nderit" nga Akademia e Shkencave Ruse.
Karic ka vene pasurine e tij personale edhe ne sherbim te permiresimit te imazhit te Serbise jashte vendit. Rreth 40 anetare te parlamentit Britanik, nje grup deputetesh Rus, dhe Patriarku Rus Aleksei i II kane vizituar Jugosllavine me shpenzimet e Karic. Ai gjithashtu ka bashkefinancuar viziten e ish presidentit Jugosllav, Zoran Lilic, ne Kine dhe nje udhetim te Markovic ne Indi.
Nderhyrja me e rendesishme politikisht e Karic ishte financimi i vizites se te te derguarit Amerikan, Jesse Jackson, gjate fushates se bombardimeve te NATO-s. Me ate rast, Jackson bindi Miloshevicin per te liruar tre ushtaret Amerikane te cilet ishin zene rob ne kufirin Maqedonas me Kosoven.
Pervec ndihmes per partine ne pushtet, Karic ka kontribuar financiarisht edhe per krijimin e disa partive te opozites, perfshire Socialdemokratet dhe Demokracine e Re te cilat tani po bejne thirrje per doreheqjen e Miloshevicit. Ai gjithashtu eshte afruar per disa kohe me Vojislav Seselj, udheheqesi i Partise Radikale, perpara se Miloshevici ta paralajmeronte qe te nderpriste marredheniet me te.
"Bosi i Vrenjtur", sic thirret nga miqte e tij te ngushte, eshte ne krye te perandorise me te madhe Jugosllave. Duke filluar me ndertimin, ai e ka shtrire aktivitetin edhe ne banka, teknologji te larte, arsim, telefone celulare, sigurime dhe veprimtari humanitare.
Karic ka ne pronesi nje pjese te aksioneve dhe investime te tjera ne Rusi, Ukraine, Kanada, Britani te Madhe, SHBA, Qipro dhe Austri. Megjithate, tani, ai nuk eshte ne gjendje te udhetoje ne shume nga keto vende per te investuar dhe manaxhuar keto para.
Karic gjithashtu ka interesa te rendesishme ne median Serbe. Ai eshte pronari i stacionit me te madh televiziv privat, BKTV, dhe themeluesi i revistave Profil dhe Lady. Ai eshte bashkepronar i se perditeshmes se Beogradit Vecernje Novosti dhe sponsor i nje numri te madh ngjarjesh kulturore dhe festivaleve.
Ne rinine e tij, Karic ka qene muzikant ne nje kompleks te quajtur The Blue Star se bashku me vellezerit e tij. Ai ka takuar gruan e tij Milanka, e cila eshte presidente e Fondacionit Vellezerit Karic, duke dhene shfaqje ne nje mbremje. Elita politike Serbe ka frekuentuar shpesh mbremjet e organizuara ne shtepine e Karic. Shpesh, ne oret e para te megjesit, Karic i binte kitares dhe, se bashku me Marjanovic, kendojne kenge te vjetra Ruse.
Srdjan Staletovic eshte nje kontribues i rregullt i IWPR nga Beogradi.