Millosheviq dhe Genocidi: A i Ka Provuar Akuzat Prokuroria?

Ekspertët kanë frikë se ish presidenti mund tu shpëtojë akuzave për genocid për shkak se ato duhet të provohen me prova të shumta përtej cdo dyshimi.

Millosheviq dhe Genocidi: A i Ka Provuar Akuzat Prokuroria?

Ekspertët kanë frikë se ish presidenti mund tu shpëtojë akuzave për genocid për shkak se ato duhet të provohen me prova të shumta përtej cdo dyshimi.

Wednesday, 9 November, 2005

Kur prokurorët kanë nisur cështjen ndaj Sllobodan Millosheviq më 12 shkurt, 2002, ata i kanë thënë trupit gjykues se jo vetëm që ky proces do ti paraqiste botës një pamje të qartë të “egërsisë mesjetare” e cila ka mbizotëruar në ballkan gjatë viteve nëntëdhjetë, por edhe se ata do të provonin se ish presidenti serb ishte fajtor për krimin më të rëndë të njohur nga njerëzimi – genocid.


Kur kanë kaluar dy vjet nga nisja e këti procesi, pas janë dëgjuar pothuajse 300 dëshmitarë – disa prej tyre ish figura të rëndësishme të afërt me ish presidentin të cilët kanë dëshmuar kundër tij – dhe pas paraqitjes së disa mijëra faqeve dokumentacion, përfshirë biseda telefonike të regjistruara, urdhëra ushtarak dhe shënime të mbajtura gjatë takimeve politike, ata po i japin fund paraqitjes së provave.


Por shumë ekspertë ligjor thonë se ata kanë frikë se prokurorët nuk e kanë provuar në mënyrë të pakundërshtueshme me fakte akuzën për genocid, pjesërisht për shkak se gjykata e Kombeve të Bashkuara ka vendosur kritere tepër të larta për tu arritur.


Në atë që duket si një përpjekje për të paralajmëruar në një farë mënyre vëzhguesit e gjykatës për një vendim të mundëshëm pafajësie, kryeprokurorja e gjykatës Carla Del Ponte ka thënë se autoritetet e Beogradit kanë rrezikuar procesin gjyqësor për genocid duke mos i lejuar prokurorëve mundësinë për të parë dokumentat ushtarake nga arkivat shtetërore.


Millosheviq është njeriu i cili akuzohet se ka organizuar shkatërrimin e Jugosllavisë dhe krimet e tmerrshme të cilat kanë pasuar atë. Për shkak të provave të shumta të paraqitura nga prokurorët, të cilat tregojnë përfshirjen e tij active në armatosjen e serbëve në Bosnje dhe Kroaci – për të mos përmendur rolin e tij në Kosovë – pak njerëz dyshojnë se ish presidenti do të gjehet fajtor për krime kundër njerëzimit.


Por që të provohet genocidi, prokurorët duhet të tregojnë se Millosheviq ka organizuar krimet me pikësynimin e qartë për të shkatërruar muslimanët e Bosnjes si popull. Meqënëse prokurorët nuk kanë paraqitur prova të pakundërshtueshme për synimet e tij për genocid – një urdhër ushtarak i cili të kërkonte likujdimin e të gjithë muslimave të Bosnjes, për shembull – ekspertët thonë se bazuar në vendimet e dhëna kohët e fundit nga gjykata, ata dyshojnë shumë se gjykatësit do të konsiderojnë fajtor Millosheviqin për genocid.


Ata thonë se nëse ai nuk shpallet fajtor, kjo do të kishte pasoja të rënda jo vetëm për rastet e dënimit të genocidit në të ardhmen, por edhe për përpjekjet të cilat mund të ndërmerren për të ndaluar një genocid në të ardhmen.


Një vendim i tillë do të zhgënjente edhe viktimat, dhe do tu jepte më tepër zë atyre të cilët thonë se nuk ka ndodhur asnjë genocid.


“Nëse gjykata nuk e shpall Millosheviq fajtor për genocid, ky do të ishte një problem tepër i madh sepse do të thoshte që përcaktimi i genocidit është kaq specifik saqë është i pamundur për tu provuar,” ka thënë Ivo Banac, një professor i historisë në Universitetin e Yale i cili është zgjedhur së fundi anëtar i parlamentit të Kroacisë si përfaqësues i Partisë Liberale. “Një vendim i tillë do të kishte pasoja tepër të mëdha në konflikte të ardhëshme”.


Samantha Poëer, autore e librit “Një Problem nga Ferri: Amerika në Epokën e Genocidit”, i cili është nderuar me cmimin Pulitzer, dhe hedh një vështrim mbi cështjen se përse shtetet nuk veprojnë për parandalimin e genocidit, ka thënë se ajo ka frikë se shpallja i pafajshëm i Millosheviq do tu jepte qeverive një arësye më tepër për të qëndruar pasive.


“Nëse vendoset një standart kaq i lartë, atëherë do të jetë shumë më e lehtë për shtetet të thonë që dicka që po ndodh nuk është genocid,” thotë ajo për IËPR.


Kjo do ta bëjë më të vështirë dënimin e rasteve të tjera të akuzuar për genocid. “Nëse Millosheviq shpallet i pafajshëm, dhe nëse gjykata në Irak do të përdorte të njëjtat standarte të përcaktuara nga gjykata e OKB-së, Sadam Huseini i akuzuar për genocid në vrasjen e kurdëve ndoshta do të shpallej gjithashtu i pafajshëm,” ka thënë Poëer.


Por ata që do të dëmtohen më tepër nga shpallja i pafajshëm i Millosheviq për akuzën për genocid do të ishin viktimat në Bosnje.


Sipas Poëer, “Një prej pikave të dobta në krijimin e një stigme në botë në lidhje me krimin e genocidit është se viktimat shpesh ndjehen në një farë menyre sikur vuajtjet e tyre nuk kanë qenë aq të mëdha nëse nuk dënohet askush për genocid. Muslimanët e Bosnjes mund të ndjehen shumë keq nëse dikush nuk paguan për krimet e kryera ndaj tyre”.


SI ËSHTË VENDOSUR KRITERI PËR QUAJTJEN E NJË KRIMI GENOCID


Prokurorët në gjykatën e OKB-së për Ruandën kanë arritur të sigurojnë rreth dymbëdhjetë dënime për genocid.


Por sic theksojnë disa ekspertë të intervistuar nga IËPR, akuzat për genocid në rastin e Ruandës kanë qenë më të lehtë për tu provuar.


“Në Ruanda ata të cilët kanë bërë genocid kanë vrarë 75 përqind të popullsisë Tutsi, dhe i kanë njoftuar planet e tyre për një gjë të tillë përpara fillimit të genocidit,” thotë Eric Markusen, një professor në Departamentin e Studimeve të Holokaustit dhe Genocideve në Institutin për Studime Ndërkombëtare të Danimarkës. Ai shton se shumë nga të akuzuarit në gjyqin e zhvilluar në Arusha kishin deklaruar në fjalime publike dhe kishin bërë thirrje për vrasjen e popullsisë Tutsi.


“Rasti i Bosnjes nuk ka qenë kaq i qartë dhe drejtuesit, apo të paktën Millosheviq, kanë qenë më të sofistikuar dhe nuk i kanë paraqitur planet e tyre publikisht,” thotë Markusen.


Prokurorët në gjykatën për Jugosllavinë deri më tani janë përpjekur të dënojnë tre të akuzuar të tjerë për genocid.


I pari ka qenë Goran Jelesiq, komandanti i kampit famëkeq Luka në Brko ku mijëra muslimanë të Bosnjes dhe kroatë janë burgosur, rrahur dhe vrarë. Jelesiq u është prezantuar të burgosurve në Luka si “Adolfi serb”, dhe ka thënë se ai kishte shkuar në Brcko për të vrarë muslimanët.


Jelesiq është dënuar për shkelje të ligjeve dhe rregullave të luftës, krime kundër njerëzimit dhe genocid. Provat kundër tij – përfshirë edhe shumë dëshmitarë okularë të vrasjeve të tij – kanë qenë të shumta, dhe ai ka pranuar fajësinë për të gjitha akuzat përvec asaj për genocid, dhe më pas është gjykuar vetëm për këtë akuzë.


Megjithëse Jelasiq kishte shprehur haptazi planet e tij, gjë e cila mendohet të jetë edhe pjesa më e vështirë për të siguruar një dënim për akuzën për genocid, prokurorët nuk kanë mundur të sigurojnë dënimin e tij. Sapo ata kanë përfunduar paraqitjen e akuzave, përpara se avokatët e Jelesiq të nisnin mbrojtjen e tij, gjykatësit kanë vendosur në tetor 1999 se prokurorët nuk kishin arritur të paraqisnin prova të mjaftueshme për dënimin e të pandehurit.


“Prokurorët kanë paraqitur një listë të gjatë provash që mund të provonin qëllimin e tij për genocid,” ka thën Markusen, “por trupi gjykues ka thënë pak a shumë se prokurorët nuk kanë paraqitur prova të mjaftueshme për të vërtetuar se kishte ndodhur genocid”.


Gjykatësit kanë thënë se ata mendonin që Jelesiq ishte i pamundur mendërisht, dhe kanë thënë se ai nuk mund të ishte pjesë e një plani më të gjerë të organizuar.


“Në atë kohë, ka pasur një ide se gjykatësit dëshironin që dënimi për genocid të jepej për figurat më të rëndësishme,” ka thënë Poëer.


Jo shumë kohë pas rastit të Jelesiq, gjykata ka shpallur fajtor një të akuzuar për genocid. Në gusht të vitit 2001, Radislav Krstiq, gjenerali i serbëve të Bosnjes i akuzuar për organizimin e masakrës së Srebrenicës në vitin 1995 në të cilën janë vrarë mbi 7,000 burra dhe djem muslimanë, është shpallur fajtor për genocid dhe është dënuar me 46 vjet burgim.


Për të provuar akuzat e tyre, prokurorët kanë dhënë hollësi në lidhje me planifikimin e mirë të operacionit të Srebrenicës – duke treguar se për këtë qëllim ishin blerë autobusë dhe karburant, si edhe pranga dhe pëlhyrë për tu mbyllur sytë njerëzve.


Ata kanë paraqitur dëshmi jo vetëm nga disa të mbijetuar prej masakrës, por edhe nga një anëtar i një skuadre ekzekutimi, Drazen Erdemoviq, i cili ka pranuar fajësinë.


Dhe ndoshta ajo që ka qenë më e rëndësishmja, ata kanë paraqitur urdhërat ushtarake dhe përgjime të bisedave telefonike në të cilat gjenerali Krstiq urdhëronte vrasjet. Avokatët e Krstiq kanë kundërshtuar këtë vendim, dhe tani cështja është në gjykatën e apelit.


Prokurorët pasi kanë arritur një dënim për genocid, kanë shpresuar se mund të siguronin një tjetër dënim ndaj Milomir Stakiq, kryetari i bashkisë së Prijedor, ku janë krijuar kampet famëkëqia të Omarska, Trnopolje dhe Keraterm.


Nën drejtimin e Stakiq, disa mijëra muslimanë dhe kroatë të Bosnjes janë dëbuar nga rajoni. Ai është dënuar me dënim të përjetëshëm për rolin e tij në spastrimin etnik të Prijedorit, dënimi më i ashpër i dhënë nga gjykata. Por gjykatësit a kanë shpallur Stakiq të pafajshëm për krimin e genocidit. Sipas kritikëve ky vendim ka qenë tepër sipërfa qësor.


Trupi gjykues ka deklaruar gjatë shpalljes së vendimit se nuk ka pasur prova të mjaftueshme për të provuar ekzistencën e një fushate genocidi në Prijedor. Ndërsa trupi gjykues ka pranuar se shumë njerëz janë vrarë dhe pjeas më e madhe e popullsisë jo serbe është dëbuar me forcë, gjykatësit kanë thënë se deportimet nuk kanë qenë të mjaftueshme për të përbërë genocid.


Ky vendim ka qenë një zhgënjim i madh për prokurorët, dhe Samantha Poëer, ndër kritikët e tjerë, kanë qenë shumë kritik ndaj këtij vendimi.


Njeriu i cili ka përdorur për herë të parë fjalën genocid, një i mbijetuar i Holokaustit i quajtur Rafael Lemkin, nuk ka menduar kurrë se një krim duhet të përmbushë kaq shumë kritere për tu konsiderua si genocid, ka thënë ajo – “Lemkin vecanërisht nuk është përpjekur të barazojë genocidin me Holokaustin”.


Konventa e Genocidit, për të cilën Lemkin është përpjekur shumë ta krijojë, e përcakton genocidin si cdo veprim të kryer me qëllim shkatërrimin e një grupi etnik, tërësisht ose pjesërisht, përfshirë: vrasjen e pjestarëve të këtij grupi, shkaktimin e dëmtimeve të rënda këtij grupi etnik, vështirësimin e kushteve të jetesës deri në shkatërrimin fizik të këtij grupimi, vendosjen e masave për parandalimin e lindjeve të fëmijëve nga ky grupim, apo transferimin me forcë të fëmijëve të këtij grupi tek një grupim tjetër etnik.


“Lemkin ka përdorur fjalën shkatërrim për një arësye,” ka thënë Poëer. “Ai nuk ka pasur parasysh standarte si në Ruanda apo Holokaustin. Por mesa duket tani po krijohet një standart sipas të cilit genocidi duhet të jetë plani për shkatërrimin e plotë dhe jo më edhe të pjesëshëm”.


CFARË DO TË THOTË KY STANDART PËR MILLOSHEVIQIN


Millosheviq është akuzuar fillimisht për genocid në 18 bashki në Bosnje. Për shkak të mungesës së kohës, dhe pas kritikave se hapësira e akuzës ka qenë tepër e gjerë, prokurorët e kanë reduktuar këtë numër në gjashtë.


Por për shkak të përcaktimit mesa duket kaq strikt të gjykatës për genocidin, dhe faktit që genocidi është pranuar më parë nga gjykata se ka ndodhur vetëm në Srebrenica, prokurorët duket se kanë përqëndruar një pjesë të madhe të përpjekjeve të tyre në lidhjen e Millosheviq me këtë masakër.


Megjithëse më parë mendohej nga diplomatë, gazetarë dhe pjesa më e madhe e popullsisë në rajon se Millosheviq i kishte ndërprerë marrëdhëniet me drejtuesit e serbëve të Bosnjes në verën e vitit 1995, kur ushtria e serbëve të Bosnjes, VRS, morri nën kontroll Zonën e Sigurtë të OKB-së, prokurorët kanë paraqitur dokumenta ushtarake se disa forca të ministrisë së brendëshme të Serbisë – të njohur si MUP – kanë marrë pjesë në operacionin në Srebrenica.


Meqënëse MUP i Serbisë ka qenë ligjërisht nën urdhërat e Millosheviq në atë kohë, ky ka qenë një zhvillim i rëndësishëm në procesin gjyqësor – por ekspertët ligjorë thonë se vetëm prezenca e këtyre forcave serbe në Srebrenica nuk mjafton për të provuar fajësinë e tij për genocid.


Prova të mëtejëshme të cilat lidhin Millosheviqin me ngjarjet në Srebrenica janë paraqitur kur gjenerali Ëesley Clark, komandanti i përgjithëshëm i forcave aleate të NATO-s në Europë, ka dëshmuar në muajin dhjetor, duke thënë para gjykatës se i pandehuri ka pasur dijeni për planet për ekzekutimet në masë në Srebrenica.


Clark ka thënë për gjykatën se gjatë një takimi me Millosheviqin në vjeshtën e vitit 1995, ish presidenti i Serbisë ka siguruar një ekip negociatorësh amerikanë se ai fliste në emër të serbëve të Bosnjes.


Clark, i pasigurtë për faktin se mbi cfarë baze ushtronte ai autoritetin e tij – nëse ishte dicka ligjore apo thjesht cështje ndikimi personal, e ka pyetur Millosheviqin mbi masakrat.


“Zoti president, ju thoni se keni kaq shumë ndikim mbi serbët e Bosnjes, por si shpjegohet atëherë – nëse keni kaq shumë ndikim – që keni lejuar gjeneralin Mlladiq të vrasë gjithë ata njerëz në Srebrenica?” ka kujtuar Clark ti ketë thënë Millosheviqit.


Clark ka thënë se Millosheviq është përgjigjur: “Po, gjeneral Clark, unë e kam paralajmëruar Mlladiq të mos ta bënte një gjë të tillë, por ai nuk më dëgjoi”.


Fakti që Millosheviq mund të ketë pasur dijeni mbi planet e drejtuesve të serbëve të Bosnjes për të ekzekutuar burrat dhe djemtë musliman nga Srebrenica është i dëmshëm për të, pasi ai ka treguar në të kaluarën se ka ushtruar një ndikim të madh ndaj veprimeve të tyre.


Sipas Judith Armata, një juriste e cila vëzhgon gjyqin për Koalicionin për Drejtësi Ndërkombëtare, dhe shpesh shkruan për IËPR, pasja dijeni për një krim dhe mos ndërmarrja e asnjë veprimi për ta parandaluar është e mjaftueshme për të vërtetuar akuzat për krime kundër njerëzimit. Por përsëri, kjo nuk provon pasjen e një synimi, kështu që në mungesë të një urdhëri nga Millosheviq për policinë e tij për të vrarë muslimanët e Srebrenicës, do të jetë e vështirë të provohet fajësia e tij.


Nëse dënimi i Krstiq për genocid kthehet nga apeli – dhe ka pasur disa shenja që një gjë e tillë mund të ndodhë, atëherë ekspertët thonë se Millosheviq me siguri do të shpallet i pafajshëm për akuzën për genocid.


“Rasti i Krstiq është shumë i rëndësishëm. Nëse prokurorët nuk mund të bindin trupin gjykues se rreshtimi i 7,000 burrave dhe djemve dhe vrasja e tyre përbëjnë genocid, atëherë cfarë është ajo?” thotë Markusen.


Shumë seanca janë mbajtur me dyer të mbyllura, dhe shumë dokumenta janë pranuar si prova po në mënyrë konfidenciale.


Zëdhënësja e prokurorisë Florence Hartmann ka thënë se për shkak të sasisë së madhe të provave të dhëna në seanca me dyer të mbyllura, është e pamundur të spekullohet rreth përfundimit të gjyqit, megjithëse ajo ka shtuar se vështirë që të gjendet një provë krejtësisht e pakundërshtueshme që të provojë fajësinë e tij.


“Ne nuk kemi në dorë një urdhër nga Millosheviq i cili të kërkonte eleminimin e muslimanëve të Bosnjes – gjërat nuk kanë funksionuar në këtë mënyrë,” thotë ajo.


Edhe nëse një urdhër i tillë do të ekzistonte, prokurorët vështirë se mund ta siguronin, për shkak se autoritetet e Beogradit kanë bashkëpunuar shumë pak për dhënien dokumentacionit që gjendet në arkivat shtetërore. Bosnja po përpiqet të padisë në gjyq Serbinë dhe Malin e Zi për genocid në Gjykatën Ndërkombëtare, dhe prokurorët thonë se Beogradi po përpiqet me të gjitha forcat që të mos lejojë daljen e asnjë dokumenti që mund të provojë ekzistencën e një plani për genocid. Beogradi po përpiqet shumë të shmangë një mundësi e cila do të ishte hera e parë në historinë e qytetërimit njerëzor ku një shtet shpallet fajtor për krimin e genocidit.


Në një përpjekje për ti treguar gjykatës se genocidi duhet të jetë i mundur të provohet pa pasur nevojë të paraqitet një urdhër për zhvillimin e tij, prokurorët së fundi kanë kërkuar ndihmën e studjuesit të genocideve Dr. Ton Zvann i qendrës për studime të Holokaustit dhe genocidit me qendër në Amsterdam.


Zvann ka thënë para trupit gjykues se genocidi është një fushatë nga lart poshtë, e cila lind nga ata të cilët kanë pushtet. Megjithatë, në cdo rast genocidi që ai ka studjuar – Kamboxhia, Armeni, Gjermani dhe Ruanda – ai ka thënë se udhëheqja është kujdesur shumë të mos lerë asnjë shenjë apo të distancojë veten nga ato që kanë ndodhur.


Ai ka lënë të kuptohet se edhe në rastin e Hitlerit mund të kishte qenë shumë e vështirë të provohej synimi i tij për genocid. Drejtuesi nazist asnjëherë nuk ka qenë dëshmitar i një veprimi të genocidi, ka thënë Zvann, dhe ai nuk ka lëshuar asnjë urdhër direkt për vartësit e tij për të vrarë hebrenj.


Mundësia që prokurorët të sigurojnë një dënim për genocid – përkundër asaj që presin shumë vëzhgues dhe ekspertë ligjor – nuk mund të hidhet poshtë. Por nëse gjykatësit japin një vendim fajësie bazuar në prova të cilat mbeten të fshehura nga sytë e publikut të gjerë, atëherë do të lindin shumë pyetje. Një vendim i tillë nuk do të ishte në përputhje me mandatin e gjykatës për të krijuar një proces gjyqësor transparent i cili të nxjerrë në dritë të vërtetën e asaj cfarë ka ndodhur në Bosnje.


GENOCID APO BASHKËPUNIM NË KRYERJEN E GENOCIDIT


Megjithëse ekspertët ligjorë kanë shprehur dyshime rreth mundësisë që Millosheviq të dënohet për genocid, ata janë më optimist në lidhje me një akuzë më të lehtë të përfshirë nga prokurorët në akuzat e tyre: bashkëfajësi në kryerjen e genocidit.


Sipas Cecile Aptel, një koordinatore e politikës për prokurorët, provimi i fajësisë për bashkëfajësi në ushtrimin e genocidit, nuk kërkon patjetër provimin e ekzistencës së një plani dhe pikësynimi.


Për bashkëfajësi në genocid, prokurorët do të duhet të provojnë se Millosheviq kishte dijeni që serbët e Bosnjes po përgatisnin një genocid – me fjalë të tjera që ata planifikonin të vrisnin muslimanët në Srebrenica – dhe ka vazhduar ti ndihmojë ata pavarësisht këtij informacioni.


Për shkak të ekzistencës së dokumentave që tregojnë pjesëmarrjen e policëve dhe mjeteve nga Serbia, si edhe dëshmisë së Clark sipas të cilës Millosheviq ka pasur dijeni për masakrën, ekspertët ligjorë thonë se akuza për bashkëfajësi në ushtrimin e genocidit është shumë më e mundëshme për tu provuar.


Gjatë ditëve të fundit, prokurorët kanë thirrur për të dëshmuar edhe gjeneralin Philippe Morillon, ish komandant i trupave paqeruajtëse të UNPROFOR dhe diplomatin nga Venezuela, Diego Arria, të cilët kanë udhëtuar në Srebrenica gjatë ditëve të para të luftës. Të dy dëshmitarët kanë thënë para gjykatës se ata e kanë paralajmëruar Millosheviqin se në Srebrenica po zhvillohej genocid dhe se duhej bërë dicka.


Bogdan Ivanisheviq, një hetues me qendër në Beograd për Human Rights Watch, ka thënë se për viktimat, një dënim për bashkëfajësi në kryerjen e genocidit mund të jetë dicka më e pranueshme nëse Millosheviq shpallet i pafajshëm për akuzat për genocid.


Por Samantha Poëer nuk është dakort, duke thënë se kjo mund të ndodhte nëse gjykata deri më tani do të kishte pasur marrëdhënie të mira me viktimat. Megjithatë, për shkak se gjykata tanimë është kritikuar disa herë se nuk ka treguar kujdes për viktimat e krimeve për të cilat është krijuar të gjykojë, dhe mungesën e një orientimi ndaj ndjenjave të tyre, Poëer mendon se vështirë që viktimat do të kënaqen me një vendim fajësie për akuzën më të lehtë.


“Nëse Millosheviq shpallet i pafajshëm, ju duhet ta dini se cili do të jetë titulli kryesor i mediave. Në fakt do të ketë dy tituj. I pari do të jetë “Millosheviq dënohet me burgim të Përjetëshëm” – por i dyti do të jetë “I Pafajshëm për Genocid”,” ka thënë ajo.


“Në një farë mënyre, kjo do të përforcojë bindjen që ka ekzistuar përpra krijimit të kësaj gjykate. Viktimat do të zhgënjehen, dhe serbët do të thonë ‘gjykata është patetike – ajo nuk mundi as të provojë genocidin’.”


Stacy Sullivan është Drejtuese e Projektit të IWPR për Gjykatën e Hagës.


Frontline Updates
Support local journalists