Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

Miliardat e Fshehura te Millosheviçit

Padyshim qe Presidenti Jugosllav ka hequr menjane nje shume te konsiderueshme te hollash per ditet e keqija, por ndoshta kjo nuk eshte aq e madhe sa perflitet.
By IWPR Balkans

Pasuria personale e Presidentit Jugosllav Sllobodan Millosheviç, per shume vjet ka qene objekt spekullimesh si ne Jugosllavi ashtu edhe jashte saj. Tashme, flitet qe ai po planifikon te investoje nje pjese te pasurise se tij perallore (e vleresuar ne 4 miliard $) per rikonstruksionin e vendit te tij.


Sipas te perjavshmes Ruse "Komersant Vlast", e cila e ka quajtur planin rindertues te Millosheviçit "Plani Marshall 2", Presidenti Jugosllav ka ndermend te investoje nepermjet biznesmeneve Ruse, duke specifikuar qe politikani-biznesmen Vladimir Potanjin do ta menaxhoje operacionin.


Megjithate, gazeta nuk citonte ndonje burim dhe nuk jepte ndonje evidence tjeter. Kjo histori, e cila ndoshta e ka zanafillen nga Serbet e Moskes qe bejne biznes ne Rusi apo ne republikat Aziatike te ish Bashkimit Sovjetik, mund te jete nje perpjekje e thjeshte per te çuditur lexuesit gjate sezonit te veres.


Shume analiste Serbe, besojne qe Millosheviçi, ndoshta nuk ka aq para sa thuhet ne artikullin e gazetes, edhe ne qofte se asetet e te gjitha kompanive Serbe dhe llogarite e tyre jashte vendit te konsideroheshin si pasuri personale e Presidentit Jugosllav.


Sido qofte, kjo nuk do te thote qe nuk jane nxjerre para jashte Serbise.


Zerat per vjedhjen nga ana e Millosheviçit e rezervave te "valutes se forte", kane filluar qe ne periudhen e fillimit te luftes per shperberjen e Jugosllavise. Por edhe ne se Presidenti Jugosllav ka perfituar personalisht, shumat e parave jane shume me pak se miliardat qe raportohen si pasuri e tij.


Ne Mars te 1992, rezervat e "valutes se forte" te Jugosllavise, llogariteshin rreth 2.5 miliard . Ne Maj te atij viti, kur u ngrine rezervat valutore te Bankes Qendrore Jugosllave, kishin ngelur vetem 1.5 miliard $. Keshtu ne periudhen Mars-Maj 1992, Millosheviçi vodhi ose shpenzoi rreth 1 miliard $.


Keshtu qe baza e pasurise se Millosheviçit eshte ne menyre te konsiderueshme me e vogel se 4 miliard $. Per me teper nuk mund te besohet qe parate jane shtuar si rezultat i investimeve te sukseshme gjate tete vjeteve, veçanerisht per shkak se rreth 850 milion $ te kapitalit Jugosllav u "ngri" ne 31 Maj 1992 kur u vendosen sanksionet ndaj Jugosllavise.


Jane perdorur shume sisteme, te thjeshta dhe te nderlikuara, per te eksportuar parate jashte Serbise. Gjate viteve te hiper-inflacionit, autoritetet injektuar monedhe te re ne qarkullim, nepermjetshitesave te rruges, te cilet blene valute te forte nga njerezit e zakonshem. Kjo valute pastaj, u nxorr me valixhe jashte vendit.


Menyra te tjera te eksportimit te parave nga Serbia ishin nepermjet termave te pafavorshme te tregetise, kredive te juaja shume te kushtueshme, pagesat per komisione dhe falja e borxheve te cilet nuk mund te mblidheshin.


Per shembull, ne 1997 Jugosllavia pagoi 186$ / ton per nafte bruto Kineze, ne nje kohe kur nafta bruto e nje cilesie me te mire e Detit te Veriut shitej per 150$ / toni. Ne te njejten kohe, Jugosllavia pagoi rreth 95$ per meter kub gazi, ndersa çmimi ne vendet fqinje ishte rreth 80$. Ne total, mund te thuhet se ndoshta rreth 100 milion $ ne vit jane nxjerre jashte vendit nepermjet "importit te kushtueshem" te vetem ketyre dy burimeve te energjise.


Nuk eshte shume e qarte se pikerisht cilet individe perfituan nga keto transaksione, por politikanet-biznesmene mbrapa tyre sigurisht morren nga nje pjese. Kjo mund te kete qene nje nga menyrat qe Millosheviçi perdori per te transferuar parate ne llogarite e tij sekrete jashte shtetit.


Shihet se parate e eksportuara sipas kesaj metode, mund te jene riatdhesuar perseri ne rastet kur ka qene e nevojshme. Si perfundim, regjimi i Millosheviçit, ia a ka aritur te mbijetoje financiarisht, pavaresisht nga defiçiti i vazhdueshem tregetar prej 15 miliard $ gjate periudhes 1991-1998, vleresuar sipas profesor Ljubomir Madjar i fakultetit ekonomik te Universitetit te Beogradit.


Eshte pothuajse e pamundur per te dalluar parate private te Millosheviçit, kapitaleve te transferuara jashte nga bashkepuntoret e tij apo fondet sekrete ne valute te huaj, ne llogarite jashte shtetit. Seicili qe ka arritur te nxjerre para jashte Serbise, e ka bere me "bekimin" e Millosheviçit duke qene keshtu borxhli ndaj Presidentit Jugosllav.


Menyra sipas te ciles Millosheviçi menaxhoi problemet me Bogoljub Karic, i deklaruar si nje prej kanaleve kryesore te transferimit te parave te Millosheviçit jashte Serbise, eshte tregues i menyres se si ai ruante kontrollin bmi "biznesmenet e tij".


Ne kohen e protestave te rruges ne Serbi ne fund te 1996 dhe fillim te 1997, Kariçi llogariti qe Millosheviçi i kishte ditet e numeruara, dhe prandaj vendosi qe ta distanconte vehten nga rregjimi.


Si pasoje, Millosheviçi e ktheu median shteterore kunder Kariçit, duke e drejtuar te perditeshmen e Beogradit "Politika" drejt hetimeve per origjinen e parave te tij dhe abuzimet me fondet shteterore. Millosheviçi, rihapi proçesin gjyqesor mbi pronesine e kompanise se Kariçit (Bel Pagete), keshtu qe Kariçi rezikoi te humte kontrollin mbi asetet qe i jepnin atij nje fitim prej 10 milion $ ne vit.


Nje nga arsyet qe sollen deshtimin e Kariçit karshi Millosheviçit, besohet se eshte edhe heqja e kontratave te çmuara te rinderitmeve nga kompania e tij. Dukej qe Kariçi desheronte te behej kanali per riatdhesimin e kapitaleve nga Rusia ne Jugosllavi.


Shumica e interesave ndertimore dhe financiare te Kariçit, jane ne Rusi, asete te cilat gazeta Komersant, ndoshta i konsideron si pjese e pasurise private te Millosheviçit.


Dimitrije Barov eshte nje gazetar ekonomist i te perjavshmes se Beogradit Vreme.