Mesic Kryeson Ne Sondazhet Per Zgjedhjet Presidenciale

Ndersa gara presidenciale ne Kroaci po i afrohet fundit, tre kandidatet kryesore – Stipe Mesic, Drazen Budisa dhe Mate Granic – i kane lene shume pas gjashte kandidatet e tjere.

Mesic Kryeson Ne Sondazhet Per Zgjedhjet Presidenciale

Ndersa gara presidenciale ne Kroaci po i afrohet fundit, tre kandidatet kryesore – Stipe Mesic, Drazen Budisa dhe Mate Granic – i kane lene shume pas gjashte kandidatet e tjere.

Friday, 21 January, 2000

Pak dite perpara se Kroacia te zgjedhe pasardhesin e Presidentit te fundit Franjo Tudjman, duket se gara do te zhvillohet ndermjet vetem tre kandidateve, dhe ish presidenti i fundit i Jugosllavise, Stipe Mesic, kryeson ne sondazhe ndaj dy rivaleve te tij Drazen Budisa dhe Mate Granic.


Sipas sondazheve me te fundit te opinionit publik – te cilat kane qene te besueshme ne parashikimin e rezultateve te zgjedhjeve parlamentare me 3 Janar – Mesic pritet te fitoje 30% te votave ne votimet e se Henes. Pra, 5 perqind me teper se Budisa, ish disidenti anti-Komunist dhe udheheqes i Partise Social Liberale Kroate (HSLS), dhe 15 perqind me teper se Mate Granic, ish minister per nje kohe te gjate ne qeverine e Tudjman.


Kryesimi i Mesic ne sondazhe tregon nje ndryshim te madh te qendrimeve te votuesve gjate javeve te fundit.


Ne fillim te fushates elektorale presidenciale, perpara shpalljes se rezultateve te zgjedhjeve parlamentare, Granic ishte shume perpara rivaleve te tij ne sondazhet e opinionit publik. Por humbja e rende e HDZ ne zgjedhjet parlamentare dhe mosmarreveshjet e brendeshme ne parti i kane pakesuar shpresat e tij per te fituar postin e presidentit.


Granic i eshte dashur te beje nje lufte te ashper per te fituar emerimin e tij si kandidat i HDZ duke mundur rivalin e tij te vjeter Vladimir Seks, nje perfaqesues i linjes se ashper te HDZ dhe zevendes kryetar i parlamentit Kroat per nje kohe te gjate.


Granic, ne perpjekje per te ruajtur shanset e tij per tu zgjedhur ka kercenuar se do te largohet nga HDZ ne se fiton ne zgjedhjet presidenciale dhe eshte ankuar se per shkak te mungeses se popullaritetit te partise se tij dhe reputacionit te saj per korrupsion, anetaresia e tij ne HDZ ishte shnderruar ne nje peshe te rende ne qafen e tij qe po i merrte frymen.


Por pas perzgjedhjes se tij si kandidat i HDZ, Granic nuk mund te largohej nga partia. Distancimi i tij i pjeseshem nga HDZ nuk shtoi shanset e tij per t’u zgjedhur, megjithese te pakten u duk se ndaloi renien e popullaritetit te tij.


Mesic, kandidati i “Opozites se te Katerve” – nje koalicion qe perfshin Partine Fshatare Kroate, Partine Popullore Kroate, Partine Liberale dhe Asamblene Demokratike te Istrias – e filloi fushaten duke pasur perkrahjen e vetem 10 perqind te te anketuarve, duke pasur keshtu shume pak shanse per te kaluar te pakten ne balotazh.


Megjithate, pavaresisht nga sondazhet e para, Mesic ka dale gjate fushates si favoriti kryesor per fitimin e postit te presidentit. Gjate dhjete diteve te fundit sondazhet e opinionit publik e kane vendosur ate ne vend te pare dhe duket se ka pak mundsi qe rivalet e tij te shkurtojne avantazhin e tij perpara votimit te 24 Janarit.


Komentatoret ia atribuojne rritjen e Mesic ndryshimit te madh ndermjet tij dhe ish presidentit Tudjman. Mesic, i cili ka qene kryeministri i pare i qeverise se HDZ ne 1990, shfaqet si nje person me kembe ne toke, i thjeshte dhe i drejtperdrejte, qe nuk ka pasur asgje te perbashket me ekstravagancen e Tudjman.


Pasi ka luajtur nje rol te rendesishem ne vitin 1991, viti i shpalljes se pavaresise te Kroacise dhe gjate luftes ne Kroaci, Mesic u be president i HDZ dhe botoi nje liber qe shkaktoi shume diskutime, me titull “Si e Shkaterruam Jugosllavine” ne vitin 1992, nje titull i cili u ndryshua ne ribotimet e mevoneshme.


Ne vitin 1994 Mesic u nda nga Tudjman, dha doreheqjen nga posti i Kryetarit te Parlamentit Kroat dhe u largua nga HDZ se bashku me 10 deputete te tjere ne shenje proteste ndaj menyres qe Tudjman po bente luften ne Bosnje. Qe prej asaj kohe ai ka qene nje kritik i ashper dhe i hapur i Tudjman dhe HDZ.


Budisa, kandidati i perbashket i Partise Social Demokrate dhe koalicionit te HSLS, i cili ka qene nje udheheqes studentor gjate Pranveres Kroate te vitit 1971, kishte aresye te mjaftueshme per te qene optimist ne fillim te fushates pas fitores se bujeshme te koalicionit ne zgjedhjet paralamentare. Sondazhet e opinionit publik te kryera pas zgjedhjeve parlamentare tregonin se shumica e votuesve do te mbeshtesnin ate.


Megjithate me vazhdimin e fushates, popullariteti i Budisa filloi te binte. Komentatoret theksojne se aresyeja eshte se Budisa eshte paraqitur si nje njeri i ngurte. Per me teper, ai eshte rrethuar me roje trupi dhe pothuajse ka marre pozicionin e nje presidenti, te ngjashem me Tudjman.


Ivan Zvonimir Cicak, nje tjeter udheheqes studentor i Pranveres Kroate dhe nje mik i vjeter i Budisa, mendon se celesi i suksesit te Mesic qendron “ne te foluren e tij te re politike”, sjelljen e tij te qete dhe raportet e tij me njerezit e thjeshte – cilesi te cilat, Cicak mendon se ai i ka te njejta me burra shteti si Bill Clinton dhe Tony Blair.


Ne se sondazhet e tanishme jane te verteta, zgjedhjet do te duhet te ribehen ne nje tur te dyte ku do te garojne Mesic dhe Budisa dhe ne kete menyre HDZ do te jete larguar nga te gjitha nivelet e pushtetit. Fituesi i mundeshem do te jete kandidati i cili merr me shume vota nga perkrahesit e Granic dhe nga ata qe akoma nuk jane te vendosur se per ke do te votojne.


Pavaresisht nga rezultati perfundimtar, koalicionet qe perkrahin Mesic dhe Budisa kane nenshkruar nje marreveshje per bashkepunimin nderpartiak dhe do te krijojne se bashku qeverine e re. Si Mesic ashtu edhe kryeministri i zgjedhur, Ivica Racan, kane njoftuar plane per te pakesuar autoritetin e presidentit dhe per ti dhene me shume kompetenca parlamentit dhe qeverise.


Drago Hedl eshte nje korrespondent I IWPR ne Zagreb.


Balkans, Croatia
Frontline Updates
Support local journalists