Mbështetje e Gjykatës për Millosheviq

Gjykata po bën cfarë është e mundur për të ndihmuar përgatitjet e Millosheviq për mbrojtjen e tij.

Mbështetje e Gjykatës për Millosheviq

Gjykata po bën cfarë është e mundur për të ndihmuar përgatitjet e Millosheviq për mbrojtjen e tij.

Wednesday, 9 November, 2005

Që prej përfundimit të paraqitjes së akuzave të prokurorisë ndaj Sllobodan Millosheviq – e cila është bërë në formën e një mocioni duke hequr dorë nga përdorimi i dy ditëve të fundit në dispozicion – gjykata është përpjekur shumë për të ndihmuar në përgatitjen e mbrojtjes së tij.


Sipas rregullave të gjykatës, i pandehuri apo avokatët e tij mund ti kërkojnë gjykatës të rrëzojë akuzat të cilat ata mendojnë se nuk janë provuar me fakte nga prokurorët.


As Millosheviq dhe as këshilltarët e tij ligjor nuk kanë kërkuar nga gjykata një gjë të tillë, por më 5 mars, miqtë e gjykatës, avokatët e emëruar nga gjykata për të siguruar që procedurat ndaj sih presidentit jugosllav zbatohen drejt, kanë paraqitur një mocion prej 90 faqesh ku kanë kërkuar rrëzimin e akuzave për genocid.


Prokurorët kanë kohë deri më 22 mars për t’ju përgjigjur kërkesës, dhe gjykatësit do të duhet të japin vendimin e tyre përpara datës 8 qershor kur është planifikuar që Millosheviq të fillojë mbrojtjen e tij.


Për të ndihmuar Millosheviqin në përgatitjet e tij për mbrojtje, gjykata i ka dhënë atij dy zyra ku ai mund të bëjë telefonata, të nisë dhe marrë fakse, si edhe të takohet me dëshmitarë.


Një prej këtyre zyrave është në ambjentet e burgut të gjykatës.


“Unë nuk do ta quaja vërtetë zyrë,” ka thënë zëvendës administratori i gjykatës, David Tolbert, i cili është përgjegjës për rregullimin e ambjenteve për Millosehviqin. “Eshtë thjesht një dhomë”.


Dera e dhomës, e cila është në një kat të ndryshëm nga ato ku mbahen shumë prej të ndaluarve, ka dy celsa. Millosheviq ka njërin prej celsave, ndërsa tjetrin e mban roja i dhomave të burgimit. Sistemi i dy celsave është vendosur për të mos lejuar asnjë person tjetër përvec Millosheviqit të hyjë në dhomë, dhe edhe ky vetëm me dijeninë e rojës.


Millosheviq në këtë dhomë do të ketë mundësi të përdorë pa kufizim telefonin, për të cilin gjykata ka thënë se i pandehuri do të paguajë.


“Millosheviq nuk e ka shpallur veten të falimentuar, kështu që ai do të duhet të përballojë koston e telefonatave,” ka thënë Tolbert.


Ai do të lejohet të kryejë telefonta pa kufizim dhe gjykata nuk do ti kontrollojë apo përgjojë ato, ka thënë Tolbert, nëse Millosheviq nuk shkel rregullat e gjykatës, të cilat ndër të tjera, ndalojnë të pandehurit të flasin me shtypin.


Në të kaluarën, Millosheviq ka shkelur rregullat. Më parë gjatë burgimit të tij, ai ka përdorur telefonin publik të vendosur në burgun e gjykatës për ti telefonuar stacionit televiziv Fox Neës në SHBA. Megjithatë, Tolbert ka thënë se i pandehuri është sjellë mirë dhe nuk ka shkelur rregullat kohët e fundit.


Millosheviqit i është dhënë edhe një zyrë e dytë në ndërtesën e gjykatës – megjithëse Tolbert ka thënë se i pandehuri do ta përdorë zyrën vetëm për të pyetur dëshmitarët të cilët nuk pranojnë të hyjnë në ambientet e burgimit.


Gjykata do të marrë përsipër transportin e Millosheviqit dhe dëshmitarëve në gjykatë.


Përvec zyrave, gjykata ka caktuar gjithashtu edhe një zyrtar të saj për të lehtësuar komunikimin ndërmjet të pandehurit dhe trupit gjykues. Zyrtari, identiteti i të cilit nuk është bërë i njohur, do të ndihmojë gjithashtu gjykatën për transportin e dëshmitarëve për në Hagë.


Në të njëjtën kohë, gjykata po punon për të zëvendësuar gjykatësin Richard May, i cili është sëmurur dhe ka paraqitur dorëheqjen e tij. Trupi gjykues ka vendosur më 8 mars se një nga gjykatësit e tjerë në trupin gjykues, Patrick Robinson, do të zëvendësojë May.


Megjithëse gjykata ka bërë përgatitje të shumta për të lehtësuar mbrojtjen e Millosheviq, nuk është e qartë nëse vetë i pandehuri po bën ndonjë gjë për mbrojtjen e tij.


Kur prokurorët kanë përfunduar paraqitjen e provave, i pandehuri ka qenë i sëmurë dhe nuk ka marrë pjesë në seancën gjyqësore.


Zyrtarë të gjykatës nuk kanë komentuar nëse ai ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nëse ka filluar tanimë punën në zyrën e tij të re.


Stacy Sullivan është drejtuese e projektot të IWPR në Hagë.


Frontline Updates
Support local journalists