Mardheniet e Malit te Zi me Beogradin, Perkeqesohen nga Dita ne Dite

Nga Dejan Sunter ne Podgorice. (Botuar ne 24 Shtator 1999)

Mardheniet e Malit te Zi me Beogradin, Perkeqesohen nga Dita ne Dite

Nga Dejan Sunter ne Podgorice. (Botuar ne 24 Shtator 1999)

Thursday, 10 November, 2005

Te Marten, qeveria e Malit te Zi, tha se Serbia faktikisht ka hedhur poshte bisedimet mbi te ardhmen e ,ardhenieve, duke e bllokuar çeshtjen ne parlamentin e Federates Jugosllave, autoriteti i te cilit nuk njihet nga lidershipi i Podgorices. Lajmerimi u be nje dite pasi Prokurori Malazes, akuzoi Kryeministrin Jugosllav Momir Bulatovic per planifikim te grushtit te shtetit gjate sulmeve ajerore te NATO-s, pranveren e kaluar.


“Platforma e qeverise Malazese mbi rishikimi e mardhenieve me Serbine, bazohet ne kushtet e brazise absolute te te dy republikave, demokracise, dhe hapjes nda botes”, tha presidenti Malazes Milo Djukanovic, ne nje kritike ndaj Presidentit Jugosllav Sllobodan Milloshevic, javen e fundit.


Ne 5 Gusht, Mali i Zi, paraqiti planin e tij per rishikimin e lidhjeve me Serbine, sipas te cilit Malit te Zi do ti lejohet te drejtoje çeshtjet e veta monetare, fiskale, ushtarake dhe te jashme. Megjithese Podgorica u largua nga ideja e shkeputjes dhe e pavaresise, ajo e beri te qarte se nuk do ta perjashtoje kete mundesi persa kohe Beogradi refuzon te hyje ne bisedime.


Rezultat i ketij qendrimi gjithnje e me te pavarur ka qene rritja e tensioneve midis paleve ne nivele te larta, qe e arriti kulmin me planin e deklaruar pranveren e kaluar nga Beogradi per te perdorur trupat, per ti mbyllur gojen mediave te pavarura Malit te Zi.


Lideri i Levizjes per Ringjalljen e Serbise, Vuk Draskovic deklaroi se kjo ishte nderhyrja e tij qe i prishi planet e Beogradit. Por burime te aferta me lidershipin e Beogradit, ja atribuan deshtimin e planit per puç ushtarak, perçarjeve midis rrymave Serbe dhe Malazeze ne partine Socialiste ne pushtet.


Pavaresisht se kush e beri te pamundur planin, “qendra politike e Beogradit deshiron akoma te beje te njejten gje”, i tha te perditeshmes Vijesti, Kryeministri Malazez Filip Vujanovic, “por eshte e qarte qe nuk ka shance per sukses”.


Te henen, kryeprokurori Malazez ngriti akuzat kunder Bulatovicit, duke deklaruar qe ai “pergatiti nje aksion qe do te dhunonte rendin shteteror, nepermjet komlotimit per veprim ushtarak. Çeshtja pritet qe te rezohet nga gjykatat ne Beograd. Bulatovici, ish-president i Malit te Zi, nuk njihet si kryeminister, nga qeveria e Podgorices.


Nderkohe, forcat e Beogradit vazhdojne te konvergjojne ne republiken me shume pak bregdet. Vujanovici tha se, burimet ushtarake, informojne per prezence te shtuar te njesive policore ushtarake, duke perfshire edhe forcat speciale te trainiara per veprime sabotimi, anti-gueril dhe anti-terrorist.


Duke qene se ata jane nen komanden direkte te Departamentit te Sigurise se Ushtrise Jugosllave, ata jane jashte kontrollit te Podgorices, policia paraushtarake e te ciles as nuk mund te krahasohet me skuadrat e Beogradit. Ne te njejten kohe, e perditshmja zyrtare Nedeljni Telegraf ka dis-informuar se Djukonavici ka krijuar ushtrine e tij private, per te theksuar rrezikun e supozuar ndaj federates.


Burime te aferta me Socialistet, thone se Milloshevici, komandantet ushtrak te te cilit po kercenojne se do te sfidojne NATO-n ne Kosove, do te shikoje se sido te zhvillohen situatat politike bne vend perpara se te vendosi. Por te tjeret, duke perfshire edhe Gjeneralin e NATO-s Wesley Clark, kane paralajmeruar se Beogradi eshte pergatitur te perdore forcen per te arritur largimin e Djukanovicit.


Sa te verteta jane keto deklarata? Cilat jane synimet e verteta te Beogradit?


Veprimet e Ushtrise Jugosllave ne Mal te Zi, jane nen juridiksionin e Ushtrise se Dyte, te komanduar nga Gjenerali Mile Obradovic, besnik i lidershipit politik dhe ushtarak te Beogradit. Forcat e ushtrise ne Mal te Zi, tashme perfshijne brigaden e motorizuar te Podgorices te komanduar dikur nga Veselin Slijivancanin, i akuzuar nga Haga si pjesemarres ne bombardimin e qytetit Kroat te Vukovarit ne 1991, - brigada e Niksicit, dhe nga brigada e 83 e motorizuar e Marines Jugosllave.


Te pajisur me tanket e vjeter por akoma te fuqishem T-55, keto brigada mbeshteten me njesi te artilerise se lehte te paisuara me topa te levizshem, mortaja te kalibrit 60 dhe 120 mm, anti-tank te levizshem Sager dhe leshues raketash kunder-ajrore SA-7.


Sidoqofte, ekspertet ushtarake thone se keto forca nuk jane te pershtateshme per nje sulm – ne qofte se merret ne konsiderate nje i tille – kunder policise paramilitare te Djukanovicit. Nje burim i IWPR-se brenda Ushtrise Jugosllave thote se Ushtria e Dyte do te perballet me probleme te ndryshme, jo me pak te lehta se perdorimi i paisjeve shume te blinduar ne terenin malor te Malit te Zi. Vendi e ka provuar veten si nje pengese e forte ndaj pushtuesve ne shekuj. Çdo operacion do te mbeshtetet kryesisht ne ato qe jane pjesa me e dobet e zbarkimit te Ushtrise ne Mal te Zi, batalionet e kembesorise.


Behen paralelizma me luften e humbur shpejt nga VJ-te, kunder Sllovenise ne 1991, dhe me mundesine qe qe numer relativisht i larte i oficereve Malazes qe sherbejne ne Ushtrine e Dyte, mund te refuzojne urdherat. Alternativa do te ishte te silleshin trupat nga Serbia, duke perfshire edhe Ushtrine e Trete, te perdorur kohet e fundit ne Kosove, ne qofte se keto forca do te jene te gateshme qe tu binden urdherave dhe te filojne nje lufte civile me Malin e Zi.


Humjet e Serbeve me Sllovenine, Kroacine, Bosnjen dhe tani me Kosoven, te kombinuara me pamundesine e Beogradit per te paguar rogat dhe dietat, e kane ulur shume moralin, dhe nje atak mbi Podgoricen – qe konsiderohet aleat nga perendimi – mund ta sjelli NATO-n ne kufi nga Kosova, nga toka po nga ajri.


Kjo nuk do te thote se beogradi nuk do te luaje karten e vjeter per perçarjen e Malit te Zi. Alternativa e perdorimit te Ushtrise, do te ishte perdorimi i forcave policore federale paramilitare. Policia federale eshte ngritur nga partia Socialiste ne pushtet, parti larg Vj-se, qe Milloshevici e ka konsideruar te dyshimte ne te kaluaren. Policet pramilitare kjane me te rregullt e me mire te paguar (dhe rregullisht), jane te pajisur me arme dhe automjete te te njejtes force si edhe ato te ushtrise.


Perveç kesaj, ato nuk jane njesi ushtrie dhe keshtu nuk jane nen komanden e Obradovicit, por ashtu si dhe gjate operacioneve ne Kosove, jane nen komanden direkte politike te Ministrise se Puneve te Brendeshme, dhe keshtu te vete Bulatovicit.


Dejan Sunter eshte nje gazetar i agjensise VIP ne Beograd.


Frontline Updates
Support local journalists