MAQEDONIA: SUKSESI I MARREVESHJES SE OHRIT
Autoritetet e Shkupit synojne zbatimin e marreveshjes se paqes deri ne vitin 2004
MAQEDONIA: SUKSESI I MARREVESHJES SE OHRIT
Autoritetet e Shkupit synojne zbatimin e marreveshjes se paqes deri ne vitin 2004
Qeveria Maqedonase do te miratoje javen e ardheshme nje plan veprimi per zbatimin e plote te marreveshjes se Ohrit, duke hapur keshtu nje periudhe te re per bashkepunimin ne rajon.
Ky plan parashikon ndryshimin e mbi 90 ligjeve per te zbatimin e kerkesave te shtruara ne marreveshje, e cila i dha fund konfliktit civil ne republike ne Gusht te vitit 2001. Reformat duhe te zbatohen deri ne fund te vitit te ardheshem.
"Marreveshja e Ohrit eshte dokumenti me i rendesishem politik per te ardhmen e Maqedonise," ka thene per IWPR, zevendes kryeministri Musa Xhaferi i Bashkimit Demokratik per Integrim, i cili eshte zyrtari pergjegjes per zbatimin e saj.
"Deri me tani nuk ka pengesa, por nese duam te shmangim gabimet ne zbatimin e marreveshjes, duhet te pergatisim mire strategjine. Per kete aresye ne kemi pergatitur nje plan veprimi, i cili do te filloje te zbatoje se shpejti".
Plani, i cili do te miratohet me 13 Janar, eshte pergatitur ne nje mbledhje te nivelit me te larte me 26 Dhjetor, kur Presidenti Maqedonas Boris Trajkovski eshte takuar me zyrtare te qeverise dhe drejtues te partive ne prezencen e ambasadorit te SHBA Lawrence Battler dhe te derguarit special te Bashkimit Europian, Alexis Brouhns.
Vetem drejtuesi i VMRO-DPMNE Ljupcko Georgievski - i cili ka qene kryeminister ne kohen e nenshkrimit te marreveshjes - nuk ka marre pjese, mesa duket ne shenje proteste ndaj arrestimit te anetareve te partise se tij me akuza per korrupsion.
"Une mendoj se ishte nje takim i mire," ka thene Brouhns "Te gjitha palet pjesmarrese dhe qeveria ka konfirmuar vendosmerine e tyre per te perfunduar zbatimin e marreveshjes".
Zedhenesi i qeverise Saso Colakovski e pranon kete vleresim, duke e pershkruar marreveshjen e Ohrit si "shtyllen kurrizore e cila mban te bashkuar qeverine".
"Zbatimi i saj - se bashku me luften kunder krimit te organizuar, korrupsionit dhe varferise - eshte nje nder prioritetet me te rendesishme tonat," ka thene ai.
Decentralizimi eshte nje nder ceshtjet kryesore te percaktuara ne marreveshje, dhe po trajtohet si nje ceshtje prioritare. Qeveria do te pergatise nje sere ligjesh per te filluar kete process deri ne Dhjetor 2003, te cilat do te transferojne pushtetin nga niveli qendror ne nivel lokal, gje e cila eshte planifikuar te behet realitet ne fund te vitit 2004.
Dy prioritete te tjera te identifikuara ne takimin e Dhjetorit kane qene nevoja per te ndertuar besimin dhe per te forcuar masat e sigurise dhe rikthimi i rreth 8,000 personave te shperngulur ne shtepite e tyre - kryesisht Maqedonas etnik - ne zonat te cilat jane perfshire nje vit me pare nga luftimet.
Ceshtja e perfaqesimit ne administraten shteterore po diskutohet, por zyrtaret kane paralajmeruar se kjo nuk do te ndodhe menjehere. "Problemet me te medha jane klima jo e mire ekonomike dhe sociale dhe papunesia e larte ne Maqedoni," ka thene Xhaferi per IWPR.
"Marreveshja kerkon qe qeveria te punesoje me shume Shqiptare etnik ne administraten shteterore ne nje kohe kur ne na duhet te shkurtojme disa mijera punonjes - kryesisht Maqedonas etnik. Ekziston rreziku qe kundershtaret politik te perdorin kete si nje argument qe marreveshja e Ohrit po favorizon Shqiptaret ne kurriz te Maqedonasve etnik.
"Por ne po pergatisim prioritetet tona ne nje numer institucionesh ku do te punesohen me teper Shqiptare dhe ku do te shkurtohen nje numer i vogel punonjesish Maqedonas. Ky process do te jete transparent dhe ne shpresojme qe te gjithe te kuptojne se kjo nuk eshte kunder asnje grupimi etnik".
Bashkepunimi ndermjet autoriteteve Maqedonase dhe drejtuesve Shqiptare eshte perforcuar me tej me 6 Janar, kur Kryeministri Branko Cervenkovski ka shtruar nje dreke per te gjithe anetaret e qeverise se tij me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse. Presidenti Boris Trajkovski eshte ftuar gjithashtu ne kete dreke, dhe kjo eshte pare si nje shenje e forcimit te koalicioni Maqedonas-Shqiptar.
Evridika Saskova dhe Jasminka M. Janeva jane gazetare te gazetes se perditeshme Makedonija Denes ne Shkup.